...
Home Blog Page 465

Sadakaja e fshehtë, shuan zemërimin e Zotit

0

Sadakaja është ta ndihmosh tjetri në çdo formë qoftë, duke i dhënë të holla, duke i kushtuar kohë, duke e dëgjuar, orientuar dhe edukuar, duke i buzëqeshur dhe falër dhembshuri, duke larguar një pengesë nga rruga ku kalojnë njerëzit etj… Të gjitha këto, hyjnë në konceptin e sadakasë.

Sakaq, sadakanë e fshehtë, nuk e di kush tjetër përveç Zotit dhe ajo shërben si ilaç shpirtëror dhe psikologjik për këdo që e zbaton. Ajo është e fshehtë, pasi nuk e prek dinjitetin e personit që i ofrohet dhe nuk e bën të ndihet inferior. Por ajo e ndihmon të përballojë një situatë dhe hall të rëndë, pa e ditur kush e ndihmoi, përveç Zotit. Kështu lidhjet shoqërore në komunitet forcohen, duke u zëvendësuar ndjenja e zilisë dhe urrejtjes, me atë të dashurisë dhe respektit. Personi që përfiton nga ndihma dhe sadakaja, e vlerëson në maksimum këtë sjellje, e  cila shërben si katalizator energjie për të punuar dhe pse jo, për të ndjekur të njëjtin shembull në të ardhmen me njerëzit e tjerë. Ai ndërgjegjësohet të sillet si duhet me njerëzit dhe të bëhet i dobishëm për veten dhe shoqërinë. Ndjenja e zemërimit, mllefit dhe urrejtjes, i shndërrohen në miqësi, vlerësim, dashuri, mirënjohje dhe maturi. Thotë Zoti në Kuran:” Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin.” (Bekare, 273)

Kjo ishte për personin që përfiton nga sadakaja, sakaq dhënësi i saj përjeton ndjenja të thella gëzimi nga akti i tij. Ai shkëputet nga egoizmi i tij individual dhe kapërcen tek hapësirat pa fund të ndërveprimit dhe lartësimit. Duke dhënë nga pasuria e tij për nevojtarët, ai e mbron pasurinë duke shuar zjarrin e halleve të tyre. Kështu, dobitë dhe përfitimi nga sadakaja, i kthehen sërish dhënësit të saj. Thotë Zoti i lartësuar në Kuran:” Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë juaj”dhe thotë:“Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë…”(Bekare, 272)

Vetë dhënësi i sadakasë, nëpërmjet këtij akti largon stresin, frikën dhe tensionet e ditës. Sadakaja është ilaç edhe për depresivët, të cilëve u duket sikur nuk ekzistojnë zgjidhje për hallet e tyre. Sadakaja e fshehtë u fal atyre gëzim të thellë, sidomos teksa konstatojnë gëzimin, lutjet dhe mirënjohjen nga ana e personit që përfitoi prej saj. Thotë Zoti në Kuran:”Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe që e forcojnë veten me punë të mira, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie shi i imët që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju.” (Bekare, 265)

Kështu, në një psikoanalizë të shpejtë, shohim se dhënia e sadakasë së fshehtë, në konceptin e saj të gjerë, largon tensionet, stresin dhe ndjenjën se njeriu është i padëshiruar. Si rrjedhojë, përhapet mirëbesimi dhe respekti mes përfituesit nga sadakaja dhe dhënësit të saj. Kjo është harmonia e synuar dhe që kënaq vetë Zotin e lartësuar, duke vërtetuar hadithin e Profetit a.s që thotë:”Sadakaja e fshehtë, shuan zemërimin e Zotit.

A duhet t’i ruani këpucët në kuti?

0


Sapo blejmë një palë këpucë të reja, mezi presim t’i nxjerrim nga kutia apo jo? Me siguri ju ndodh të gjithëve.

Por a është mënyra e duhur për t’i ruajtur ato në kuti? Ok, kjo varet nga fakti se sa shpesh i vishni.

Nëse i vesh këpucët shpesh…

Është mirë t’i ruash jashtë kutisë. Kjo e bën materialin e tyre të thahet (edhe nga djersa e këmbëve) dhe i mban këpucët të freskëta.

Gardëroba e këpucëve apo edhe mbajtësja e tyre janë opsionet më të mira për t’i ruajtur.

Nëse këpucët i vesh me sezone

Atëherë ruajtja në kuti është mënyra më e mirë. Kutia mund t’i mbrojë këpucët nga pluhuri, nga rrezet e diellit dhe temperatura.

Nuk është shumë e nevojshme që kutia të jetë origjinlae — shumë njerëz preferojnë edhe kutitë plastike.

Po kështu, mund t’i ruani edhe me një letër mbështjellëse, por kujdes: duhet të jetë pa acid, sepse acid e dëmton shumë materialin e këpucëve./Mesazhi/

Mrekullia e “Erërave Fekonduese” e përmendur në KURAN

0

“Ne i dërgojmë erërat “fekonduese”, pastaj lëshojmë shi nga qielli që t’ju japim për të pirë…”  (El Hixhr 22)

Është ky ajeti Kur’anor në të cilin flitet për erërat fekonduese ose siç njihen ndryshe erërat e shiut. Në këtë ajet na bëhet e qartë se faza e parë e formimit të shiut është era. Deri në fillim të shekullit XX, e vetmja lidhje e njohur ndërmjet erës dhe shiut ishte se “era lëviz retë”. Por ishin kërkimet meteorologjike të kohës së sotme që zbuluan dhe vërtetuan rolin “fekondues” të erës në formimin e shiut. Vetia fekonduese e erës funksionon në këtë mënyrë:

Në sipërfaqen e oqeaneve dhe deteve formohen flluska ajri si pasojë e shkumëzimit të ujit. Në momentin që këto flluska plasin, me mijëra grimca të vogla, me diametër një të qindtën e milimetrit, ngrihen lart në ajër. Këto grimca të njohura me emrin “aerosole”, përzihen me pluhurin e tokës të mbartur nga era dhe ngrihen në shtresat më të larta të atmosferës, ku bien në kontakt me avujt e ujit. Avujt e ujit kondensohen rreth këtyre grimcave, duke u kthyer në pika të vogla uji, të cilat bashkohen me njëra–tjetrën, duke formuar retë dhe pastaj bien në Tokë në formë shiu.

Erërat “fekondojnë” avujt e ujit me grimcat që ato mbajnë nga deti dhe për rrjedhojë, formojnë retë e shiut.

Nëse erërat nuk do ta kishin këtë veti, pikat e ujit në shtresat e larta të atmosferës nuk do të formoheshin kurrë dhe ne nuk do të kishim shi.

Pra, roli vendimtar i erës në formimin e shiut është shpallur shekuj më parë në një ajet të Kuranit, në një kohë kur njerëzit dinin shumë pak rreth fenomeneve natyrore.

“ Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që Allahun e përmendin kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe që thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke arritur në konkludimin): ‘Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran: 191-190.)

Lutja (duaja) më e mirë dhe sekreti i saj

0

Duaja më e mirë dhe sekreti i saj.

Profeti alejhi selam thotë: “Më e mira dua është: El-Hamdulilah (Lëvdatat i takojnë Allahut)” e transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani.

Ibn El-Kajim -Allahu e mëshiroftë- në librat e tij tregon:
Është pyetur Sufjan bin Ujejne: Pse e ka quajtur dua (lutje) kur nuk është e tillë (sepse ajo fjalë është lavdërim)?
Sufjani është përgjigjur: A nuk e ke dëgjuar fjalën e Umeje bin Ebij Salt për Abdullah bin Xhud’an kur i ka thënë:
A të përmend nevojën time apo më mjafton turpi yt? * sepse prej cilësive të tua është turpi.
Nëse ndonjë ditë të lavdëron dikush * i mjafton atij nga lypja, lavdërimi yt.
Pastaj Sufjani i thotë: Ky ishte njeri dhe i mjaftoi lavdërimi e tjetrit nga lypja, atëherë ç’mund të thuash për zotin e botëve?!
* Sufjan bin Ujejne: Dijetar i madh i islamit prej banorëve të Mekës dhe mësues i imam Shafiut dhe i imam Ahmedit -Allahu i mëshiroftë të gjithë- i vdekur në vitin 198 të hixhretit.
* Umeje bin Ebij Salt: Poet arab i kohës para islame që dallohet për urtësinë dhe njohuritë e tij rreth librave të tjerë të Allahut para Kuranit.
* Abdullah bin Xhud’an: Fisnik prej fisnikëve të Mekës në kohën para islame që dallohet për bujari.

Sheikhul-islam Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- në librat e tij thotë:
“E ka quajtur fjalën [El-Hamdulilah] dua edhe pse ajo është plotësisht lavdërim sepse kjo fjalë përmban dashurinë (dmth: kërkon dashurinë e atij që e lavdëron) dhe dashuria është lloji më i lartë i kërkesës. Pra, lavdëruesi është kërkues i atij që do madje e meriton më shumë të jetë i tillë.
Kështu që fjala [El-Hamd] e cila është lavdërim dhe përmban kërkesën më të madhe, është dua e vërtetë madje e meriton të jetë kështu më shumë se çdo lloj tjetër prej kërkesave që janë më poshtë se ajo”.

Dr Abdullah Nabolli

Vdekjet e dyshimta në QKUK, intervistohen disa persona

0

Prokuroria e Shtetit ka intervistuar disa persona në cilësinë e të dyshuarve në rastin e vdekjes së dyshimtë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu i ka thënë Arbresh.info se ky rast ende është në fazën hetimore dhe se deri tash janë intervistuar disa persona në cilësinë e të dyshuarve, por dëshmitarë të këtij rasti.

“Ju njoftoj se ende jemi në fazën e hetimore. Ka të intervistuar në cilësi të të dyshuarve dhe të dëshmitarëve” thotë Lutfiu.

Prokuroria nuk ka pranuar të jap më shumë detaje rreth asaj se kush janë të dyshuarit, duke thënë se informata tjera nuk mund të jepen, ngase rasti ende është në fazën hetimore.

“Jemi në pritje të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të vdekurit, vdekja e të cilëve është cilësuar si e dyshimtë”.

Ndryshe, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më 7 shtator kanë vdekur dy persona, nga siç thuhet, komplikimet gjatë operacioneve. Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë .

Më 19 nëntor numri i të vdekurve në QKUK iu shtua edhe një person tjetër, duke bërë kështu që numri i vdekjeve të dyshimta nga bombolat e gazit të shkoj në tre.

Të tri rastet e vdekjeve dyshohet se u shkaktuan nga përdorimi i oksigjenit në Klinikën Torakale.

Nëna 98 vjecare e cila kujdeset për të birin, 80 vjecar

0

jë nënë 98 vjeçare është duke u kujdesur për djalin e saj 80-vjeçar.

Ada Keating dhe djali i saj, Tom, kanë jetuar gjithmonë së bashku, pasi z. Keating nuk është martuar kurrë.

Ai u zhvendos në një azil për pleq në Liverpool, në vitin 2016 për shkak se kishte nevojë për përkujdesje, por një vit më vonë,azilit iu bashkangjit edhe nëna e tij, e cila dëshironte të kujdesej për djalin e saj.

“Cdo mëngjes unë shkoj ta përshëndes, ashtu si cdo natë që i them natën e mirë”, thotë zonja Keating, e cila edhe me profesion dikur ishte infermiere.

“Një grua kurrë nuk pushon nga profesoni i të qenurit nënë”, thotë zonja që gati ka mbushur njëshekull jetë.

I biri i saj, Tom, i cili ishte piktor dhe dekorator, tha se ishte i lumtur që kishte nënën e tij në shtëpinë e kujdesit.

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 05

0

1. “Njerëzit kur janë në gjendje të shëndoshë (rehati) janë të mbuluar. E nëse ju zbret një fatkeqësi kthehen ne gjendjen e realtë, besimtari bëhet besimtar dhe hipokriti bëhet hipokrit.” – Hasan el-Basri, Allahu e mëshiroftë

2. “Gjysma e bukurisë së njeriut është gjuha e tij, andaj përmirësoi fjalët e tua.” – Nexhib Mehfudh

3. “Forca e fesë është nëpërmjet Teuhudit (Njëshmërisë së Allahut) dhe Istigfarit (kërkimfaljes).” – Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë

4. “Orët e pikëllimit kalojnë nëpër orët e mëkateve.” – Kajs ibn Abbad, Allahu e mëshiroftë

5. “Mos u bë nga ata që ndjekin të vërtetën nëse pajtohet me dëshirat e tyre, dhe nuk e ndjekin nëse nuk pajtohet me dëshirat e tyre.” – Omer ibn AbdulAziz, Allahu e mëshiroftë

6. “Përmirsimi i zemrave është garantuesi i përmirsimit të veprave. Nëse njerëzit do të ishin të kujdesshëm në permirsimin e zemrës nuk do të lodheshin shumë në permirsimin e veprave.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

Burimi: albislam.com

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Libri më qetësues se gjumi

0

Sipas një studimi të fundit thuhet se nëse ju shijoni literaturë mund të përforconi mendjen tuaj madje duke përmirësuar të gjitha aftësitë tuaja të dikurshme.

Por kjo është e vështirë për tu arritur nëse ju nuk jeni një lexues i apasionuar për të nxjerrë diçka përtej imagjinatës.

Edhe nëse ndjeheni të stresuar, leximi mund të sjellë qetësim më shumë se sa një pilulë gjumi.

Këtë e vërtetoi hulumtimi i kryer në vitin 2009 nga Universiteti Sussex-it duke shtjelluar se leximi është mënyra më efektive për të kapërcyer stresin, duke dëgjuar muzikë e duke shijuar edhe një filxhan çaj, kafe apo edhe përderisa shëtisni me një libër në duar.

Nuk ka rëndësi se çfarë libri zgjidhni, mjafton të lexoni një libër mund të shpëtoni veten tuaj nga shqetësimet dhe streset e përditshme të botës./Mesazhi/

ALLAHU TË SHËROFTË !

0

Falënderimi i takon Allahut, Një të vetëm. Paqja dhe bekimet qofshin për atë pas të cilit nuk ka Profet tjetër. E në vazhdim!

Mirësitë e Allahut mbi robërit e Tij janë të shumta. Ku më e madhje e tyre pas mirësisë së besimit dhe sigurisë është mirësia e shëndetit në trup. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush nga ju gdhihet i sigurtë në familjen e tij, i shëndetshëm në trup e tij dhe që posedon furnizim të mjaftueshëm për atë ditë është njësoj sikur t’i jetë dhënë e gjithë dynjaja.”

Mirësia e shëndetit trupor është mirësi e madhe dhe është detyrë për muslimanin që ta falënderojë Allahun për këtë me zemrën, gjuhën dhe gjymtyrët e tij dhe ta shfrytëzojë këtë në bindjen ndaj Allahut.

Ndodh që ky shëndet të dëmtohet për shkak të sëmundjeve që e godasin atë. Por kjo sëmundje me të cilën goditet muslimani dhe muslimania është sprovë prej Allahut, shkak për fshirjen e mëkateve dhe ngritje të gradëve nëse i sëmuri llogarit shpërblimin tek Allahu dhe bën durim.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “E çuditshme është çështja e besimtarit, e gjithë çështja e tij është e mirë dhe kjo nuk është veçse për besimtarin. Nëse i vjen ndonjë e mrë, ai falënderon dhe kjo është e mirë për të, e nëse e e godet ndonjë e keqe, ai bën durim dhe kjo është e mirë për të”.[1]

Në lidhje me të sëmurin ka disa edukata (morale), që kërkohet nga ai të zbukurohet me to gjatë kohës së sëmundjes. Po ashtu dhe për vizituesin ekzistojnë disa edukata dhe për sëmundjen ka dispozita, sepse ajo është prej shkaqeve që i bëhen lehtësime të sëmurit përsa i përket adhurimeve.

E lexuam broshurën “La bas tahurun inshaAllah” dhe gjetëm se ka përmbledhur edukata, dispozita, fetaua dhe disa histori, të cilat i interesojnë (bëjnë dobi) të sëmurit në lidhje me veten e tij, adhurimete tij dhe si të veprojë gjatë sëmundjes së tij. Po ashtu gjëra që i interesojnë (bëjnë dobi) vizituesit duke i qartësuar atij edakatën e vizitës.

Allahu e shpërbleftë shejh Abdulaziz es-Sed’han për atë që ka bërë. Allahu na bëftë dobi me përpjekjen e tij dhe shpërblimi i saj t’i vazhdojë atij!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për profetin tonë, Muhamedin, familjen e tij dhe për të gjithë shokët e tij!

Myftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite
Kryetari i dijetarëve të mëdhenjë dhe i kërkimeve shkencore e fetuave
Abdulaziz bin Abdullah bin Muhamed Al esh-Shejh

Parathënie

Es-Selamu alejkum ue rahmetullah ue berakatuhu!

Vëllai im i sëmurë!

La bas tahurun inshaAllahu teala – Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu Lartësuar. Lus Allahun madhështor, Zotin e Arshit madhështor që të të shërojë. Allahu të shëroftë, të ruajttë e të ktheftë tek familja jote të sigurtë dhe të pasur! Amin. E në vazhdim.

Vëllai im i sëmurë!

I kam shkruar për ty këto rreshta (fletë) dhe mendimi im për Allahun është që të takohemi të sigurtë dhe të shëruar nga çdo sprovë.

Vëllai im, Allahu të ruajttë!

E di –dhe kjo nuk prej hamendësisë- dhe po ashtu çdo njeri se të sëmurët ndryshojnë nga njëri-tjetri në varësi të sëmundjes së tyre. Ai që ka sëmundjen e rëndë i shtohet atij sikleti dhe pikëllimi dhe ai që ka sëmundje të letë dhe sikleti i tij është më i lehtë. Porse mendimi i mirë për Allahun e bën të lehtë çdo vështirësi dhe çdo çështje të vështirë e kthen të lehtë. Në momentin kur njeriu ka mendim të mirë për Allahun, atij i lehtësohet sëmundja.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Allahu i Lartësuar thotë: Unë jam tek mendimi i mirë i robit. Prandaj të mendojë për mua çfarë të dojë. Nëse ai mendon mirë për Mua, do të gjejë të mirën, e nëse mendon keq, atë do ta gjejë.”[1]

Prandaj medito, Allahu Lartësuar të shëroftë!, këtë hadith dhe përqëndrohu në të herë pas here dhe ki mendim të mirë për Allahun, sepse Ai për çdo gjë është i mundshëm.

Nëse ki mendim mendim të mirë për Allahun dhe Allahu e di[2] se ti je i sinqertë në këtë, atëherë ke për të ndjerë rehatinë shpirtërore, qetësi në zemër dhe ke për ta fajësuar vetën tënde për humbjen e kësaj rehatije përgjatë ditëve të kaluara.

Allahu i Lartësuar të shëroftë!

Ti gjendesh i shtrirë në shtrat i sëmurë dhe i sheh njerëzit përreth teje që shkojnë dhe vijnë, ndërsa ti shpreson të ecësh i shëruar ashtu siç ata ecin dhe të shkosh ashtu siç shkojnë dhe ata. Ti ke të drejtë të jesh i sigurtë. Madje secili shpreson që gjendja e tij të jetë gjithmonë e shëndetshme. Pra, a e ke pyetur veten tënde përse Allahu i Lartësuar të ka sprovuar me këtë sëmundje? “Lus Allahun madhështor, Zotin e Arshit madhështor që të të shërojë!“[3]

Vëllai im, Allahu i Lartësuar të ruajttë!

Prej Sunetit –ligjit- të Allahut të Lartësuar te krijesat e Tij është se Ai i sprovon ata me fatkeqësi. Këto fatkeqësi ndryshojnë në varësi të llojit të tyre. Kështu që, këto fatkeqësi herë ndodhin në trup, herë në pasuri dhe herë tek fëmijët.

Nëse e mësove këtë.

Ti e di –Allahu i Lartësuar të shëroftë– se mirësia e shëndetit tek njeriu është më e rëndësishme sesa pasuria e tij dhe gjërat që ai posedon, sado që të arrijë numri i tyre. Prandaj dhe shohim se i sëmuri shpenzon shumë dhe nuk do t’ia dijë aspak për shumën që shpenzon, si e si që të shërohet. Kjo është diçka të cilën e shohim.

I sëmuri nuk preokupohet për atë që humbet prej pasurisë. Përkundrazi, ndodh që ai të marrë dhe borxh nëse një gjë e tillë është e nevojshme dhe nuk i intereson sesa i madh mund të jetë ky borxh në këtë moment për shkak të mirësisë madhore të shëndetit.

Vëllai im, Allahu të shëroftë!

Ndërsa përse sprovohet muslimani me fatkeqësi -në përgjithësi- dhe më sëmundje në veçanti?

Përgjigja për këtë është: Përsa i përket sëmundjes ajo ka disa shkaqe. Prej tyre shkaqeve është:

–Njeriu ka qenë i neglizhentë ose i pakujdesshëm në lidhje me disa gjëra që Allahu Lartësuar ka urdhëruar.

Prandaj dhe sëmundja është dënim nga Allahu i Lartësuar për të. Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk është as sipas dëshirave tuaja, as sipas dëshirave të ithtarëve të Librit;[4] kushdo që bën një të keqe, do të ndëshkohet për të[5] dhe nuk do të gjejë as mbrojtës, as ndihmues tjetër në vend të Allahut.[6]”[7]

Allahu i Lartësuar thotë: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.”[8]

Dikush prej vepërmirëve ka thënë: “Nuk kam bërë ndonjë mëkat veçse e kam parë dënimin e tij në trupin tim, ose në familjen time, ose në pasurinë time”.

Titulli në origjinal:

“La bas tahurun inshaAllah”

Titulli në shqip:

“Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu”

Autor:

Shejh Abdulaziz es-Sed’han

Shpërblimi dhe ndëshkimi i jobesimtarëve në këtë botë

0

Pyetja: Kur katolikët bëjnë mirë apo keq ,a iu kthehen në këtë botë të mirat e të këqijat që i bëjnë ?

Përgjigjja: Sa i përket veprave të mira të cilat i bëjnë jobesimtarët të cilën vdesin në mosbesimin e tyre, ata për to shpërblehen në këtë botë,kurse në botën e ardhme nuk do të ketë kurrfarë shpërblimi për ta, dhe ato vepra do t’u bëhen hi e pluhur.Për këtë tregon Kurani, Suneti dhe Ixhmaja (konsesusi) i dijetarëve.

Allahu i Lartësuar thotë: “Me tëvërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.” (Ez-Zumer, 65);

“Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e tyre (të mira) dotë humbasin në këtë botë dhe nëtjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (El Bekarah, 217);

“Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.”(El Maide, 5).

Ajetet në kuptim janë të shumta.

Kurse, në Sahihun e Muslimit përcillet se Aishja, radijallahu anha, tha: “O i Dërguari i Allahut, vërtetë Ibën Xhed’ani në xhahilijet (injorancën para-islame)i mbante shumë lidhjet farefisnore dhe i ushqente të varfërit. A do t’i bëjnë dobi këto vepra? Ai u përgjigj: “Nuk i bëjnë dobi, sepse ai asnjëherë nuk tha: Zoti im! M’i falë mëkatet në ditën e Gjykimit!”

Pra, Islami është kusht për pranimin e veprave të mira, si dhe për arritjen e shpërblimin për to në botën e ardhme.

Allahu i Lartësuar thotë: “Sadakatë (ndihmesat) e tyre nuk do të pranohen, ngase ata janë njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, namazit i afrohen vetëm në mënyrë të ngathët dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria),veçse në mënyrë përbuzëse.” (Et-Teubeh, 54).

Po ashtu, Islami është kusht për hyrjen në Xhenet.

I Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Në Xhenet hyn vetëm shpirti (njeriu) musliman.” E transmetojnë Buhari dhe Muslimi prej Ebu Hurejres, radijallahu anhu.

Pra, për veprat e mira që i veprojnë jobesimtarët, ata për to shpërblehen në këtë botë. Siç ka thënë i Dërguari, salallahu alejhi we selem: “Kur jobesimtari e bënë një punë të mirë, atij i jepet të hajë prej të mirave të kësaj bote. Kurse, sa i përket besimtarit, atij Allahu ia ruan të mirat e tij për botën e ardhme, ndërsa në këtë botë,pas veprës së mirë Allahu i jep furnizim për shkak të atij adhurimi.”E transmeton Muslimi prej Enesit, radijallahu anhu.

Ndërsa, sa i përket veprave të këqija të tyre, atëherë ata për to do të ndëshkon në botën e ardhme, por ka mundësi që të ndëshkohen edhe në këtë botë. Nganjëherë ky ndëshkim mund të jetë i madh, për shkak mohimit dhe devijimit të madh të tyre. Kështu që, Allahu hakmerret ndaj tyre, por gjithashtu në botën e ardhme ka përgatitur ndëshkim për ta. Siç veproi me popullin e Nuhit, të Faraonit, etj. E, nganjëherë ndëshkimet për ta janë mëshirë prej Allahut, që ndoshta ata pendohen dhe kthehen në rrugën e drejtë.

Allahu i Lartësuar thotë: ” Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t’u bërë të dëgjueshëm. Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur,ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.” (ElEn’am, 42-43).

Ose ky ndëshkim bëhet për ndonjë urtësi të cilin e di vetëm Allahu i Patëmeta, sepse Ai vepron atë që dëshiron, dhe askush nuk mund t’i kundërvihet vendimit të Tij. Ai nuk pyetet se çfarë vepron, por gjithashtu Ai nuk i bën padrejtësi askujt.