Shpërblimi dhe ndëshkimi i jobesimtarëve në këtë botë

0
217

Pyetja: Kur katolikët bëjnë mirë apo keq ,a iu kthehen në këtë botë të mirat e të këqijat që i bëjnë ?

Përgjigjja: Sa i përket veprave të mira të cilat i bëjnë jobesimtarët të cilën vdesin në mosbesimin e tyre, ata për to shpërblehen në këtë botë,kurse në botën e ardhme nuk do të ketë kurrfarë shpërblimi për ta, dhe ato vepra do t’u bëhen hi e pluhur.Për këtë tregon Kurani, Suneti dhe Ixhmaja (konsesusi) i dijetarëve.

Allahu i Lartësuar thotë: “Me tëvërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.” (Ez-Zumer, 65);

“Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e tyre (të mira) dotë humbasin në këtë botë dhe nëtjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (El Bekarah, 217);

“Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.”(El Maide, 5).

Ajetet në kuptim janë të shumta.

Kurse, në Sahihun e Muslimit përcillet se Aishja, radijallahu anha, tha: “O i Dërguari i Allahut, vërtetë Ibën Xhed’ani në xhahilijet (injorancën para-islame)i mbante shumë lidhjet farefisnore dhe i ushqente të varfërit. A do t’i bëjnë dobi këto vepra? Ai u përgjigj: “Nuk i bëjnë dobi, sepse ai asnjëherë nuk tha: Zoti im! M’i falë mëkatet në ditën e Gjykimit!”

Pra, Islami është kusht për pranimin e veprave të mira, si dhe për arritjen e shpërblimin për to në botën e ardhme.

Allahu i Lartësuar thotë: “Sadakatë (ndihmesat) e tyre nuk do të pranohen, ngase ata janë njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, namazit i afrohen vetëm në mënyrë të ngathët dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria),veçse në mënyrë përbuzëse.” (Et-Teubeh, 54).

Po ashtu, Islami është kusht për hyrjen në Xhenet.

I Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Në Xhenet hyn vetëm shpirti (njeriu) musliman.” E transmetojnë Buhari dhe Muslimi prej Ebu Hurejres, radijallahu anhu.

Pra, për veprat e mira që i veprojnë jobesimtarët, ata për to shpërblehen në këtë botë. Siç ka thënë i Dërguari, salallahu alejhi we selem: “Kur jobesimtari e bënë një punë të mirë, atij i jepet të hajë prej të mirave të kësaj bote. Kurse, sa i përket besimtarit, atij Allahu ia ruan të mirat e tij për botën e ardhme, ndërsa në këtë botë,pas veprës së mirë Allahu i jep furnizim për shkak të atij adhurimi.”E transmeton Muslimi prej Enesit, radijallahu anhu.

Ndërsa, sa i përket veprave të këqija të tyre, atëherë ata për to do të ndëshkon në botën e ardhme, por ka mundësi që të ndëshkohen edhe në këtë botë. Nganjëherë ky ndëshkim mund të jetë i madh, për shkak mohimit dhe devijimit të madh të tyre. Kështu që, Allahu hakmerret ndaj tyre, por gjithashtu në botën e ardhme ka përgatitur ndëshkim për ta. Siç veproi me popullin e Nuhit, të Faraonit, etj. E, nganjëherë ndëshkimet për ta janë mëshirë prej Allahut, që ndoshta ata pendohen dhe kthehen në rrugën e drejtë.

Allahu i Lartësuar thotë: ” Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t’u bërë të dëgjueshëm. Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur,ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.” (ElEn’am, 42-43).

Ose ky ndëshkim bëhet për ndonjë urtësi të cilin e di vetëm Allahu i Patëmeta, sepse Ai vepron atë që dëshiron, dhe askush nuk mund t’i kundërvihet vendimit të Tij. Ai nuk pyetet se çfarë vepron, por gjithashtu Ai nuk i bën padrejtësi askujt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here