ALLAHU TË SHËROFTË !

0
240

Falënderimi i takon Allahut, Një të vetëm. Paqja dhe bekimet qofshin për atë pas të cilit nuk ka Profet tjetër. E në vazhdim!

Mirësitë e Allahut mbi robërit e Tij janë të shumta. Ku më e madhje e tyre pas mirësisë së besimit dhe sigurisë është mirësia e shëndetit në trup. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush nga ju gdhihet i sigurtë në familjen e tij, i shëndetshëm në trup e tij dhe që posedon furnizim të mjaftueshëm për atë ditë është njësoj sikur t’i jetë dhënë e gjithë dynjaja.”

Mirësia e shëndetit trupor është mirësi e madhe dhe është detyrë për muslimanin që ta falënderojë Allahun për këtë me zemrën, gjuhën dhe gjymtyrët e tij dhe ta shfrytëzojë këtë në bindjen ndaj Allahut.

Ndodh që ky shëndet të dëmtohet për shkak të sëmundjeve që e godasin atë. Por kjo sëmundje me të cilën goditet muslimani dhe muslimania është sprovë prej Allahut, shkak për fshirjen e mëkateve dhe ngritje të gradëve nëse i sëmuri llogarit shpërblimin tek Allahu dhe bën durim.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “E çuditshme është çështja e besimtarit, e gjithë çështja e tij është e mirë dhe kjo nuk është veçse për besimtarin. Nëse i vjen ndonjë e mrë, ai falënderon dhe kjo është e mirë për të, e nëse e e godet ndonjë e keqe, ai bën durim dhe kjo është e mirë për të”.[1]

Në lidhje me të sëmurin ka disa edukata (morale), që kërkohet nga ai të zbukurohet me to gjatë kohës së sëmundjes. Po ashtu dhe për vizituesin ekzistojnë disa edukata dhe për sëmundjen ka dispozita, sepse ajo është prej shkaqeve që i bëhen lehtësime të sëmurit përsa i përket adhurimeve.

E lexuam broshurën “La bas tahurun inshaAllah” dhe gjetëm se ka përmbledhur edukata, dispozita, fetaua dhe disa histori, të cilat i interesojnë (bëjnë dobi) të sëmurit në lidhje me veten e tij, adhurimete tij dhe si të veprojë gjatë sëmundjes së tij. Po ashtu gjëra që i interesojnë (bëjnë dobi) vizituesit duke i qartësuar atij edakatën e vizitës.

Allahu e shpërbleftë shejh Abdulaziz es-Sed’han për atë që ka bërë. Allahu na bëftë dobi me përpjekjen e tij dhe shpërblimi i saj t’i vazhdojë atij!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për profetin tonë, Muhamedin, familjen e tij dhe për të gjithë shokët e tij!

Myftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite
Kryetari i dijetarëve të mëdhenjë dhe i kërkimeve shkencore e fetuave
Abdulaziz bin Abdullah bin Muhamed Al esh-Shejh

Parathënie

Es-Selamu alejkum ue rahmetullah ue berakatuhu!

Vëllai im i sëmurë!

La bas tahurun inshaAllahu teala – Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu Lartësuar. Lus Allahun madhështor, Zotin e Arshit madhështor që të të shërojë. Allahu të shëroftë, të ruajttë e të ktheftë tek familja jote të sigurtë dhe të pasur! Amin. E në vazhdim.

Vëllai im i sëmurë!

I kam shkruar për ty këto rreshta (fletë) dhe mendimi im për Allahun është që të takohemi të sigurtë dhe të shëruar nga çdo sprovë.

Vëllai im, Allahu të ruajttë!

E di –dhe kjo nuk prej hamendësisë- dhe po ashtu çdo njeri se të sëmurët ndryshojnë nga njëri-tjetri në varësi të sëmundjes së tyre. Ai që ka sëmundjen e rëndë i shtohet atij sikleti dhe pikëllimi dhe ai që ka sëmundje të letë dhe sikleti i tij është më i lehtë. Porse mendimi i mirë për Allahun e bën të lehtë çdo vështirësi dhe çdo çështje të vështirë e kthen të lehtë. Në momentin kur njeriu ka mendim të mirë për Allahun, atij i lehtësohet sëmundja.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Allahu i Lartësuar thotë: Unë jam tek mendimi i mirë i robit. Prandaj të mendojë për mua çfarë të dojë. Nëse ai mendon mirë për Mua, do të gjejë të mirën, e nëse mendon keq, atë do ta gjejë.”[1]

Prandaj medito, Allahu Lartësuar të shëroftë!, këtë hadith dhe përqëndrohu në të herë pas here dhe ki mendim të mirë për Allahun, sepse Ai për çdo gjë është i mundshëm.

Nëse ki mendim mendim të mirë për Allahun dhe Allahu e di[2] se ti je i sinqertë në këtë, atëherë ke për të ndjerë rehatinë shpirtërore, qetësi në zemër dhe ke për ta fajësuar vetën tënde për humbjen e kësaj rehatije përgjatë ditëve të kaluara.

Allahu i Lartësuar të shëroftë!

Ti gjendesh i shtrirë në shtrat i sëmurë dhe i sheh njerëzit përreth teje që shkojnë dhe vijnë, ndërsa ti shpreson të ecësh i shëruar ashtu siç ata ecin dhe të shkosh ashtu siç shkojnë dhe ata. Ti ke të drejtë të jesh i sigurtë. Madje secili shpreson që gjendja e tij të jetë gjithmonë e shëndetshme. Pra, a e ke pyetur veten tënde përse Allahu i Lartësuar të ka sprovuar me këtë sëmundje? “Lus Allahun madhështor, Zotin e Arshit madhështor që të të shërojë!“[3]

Vëllai im, Allahu i Lartësuar të ruajttë!

Prej Sunetit –ligjit- të Allahut të Lartësuar te krijesat e Tij është se Ai i sprovon ata me fatkeqësi. Këto fatkeqësi ndryshojnë në varësi të llojit të tyre. Kështu që, këto fatkeqësi herë ndodhin në trup, herë në pasuri dhe herë tek fëmijët.

Nëse e mësove këtë.

Ti e di –Allahu i Lartësuar të shëroftë– se mirësia e shëndetit tek njeriu është më e rëndësishme sesa pasuria e tij dhe gjërat që ai posedon, sado që të arrijë numri i tyre. Prandaj dhe shohim se i sëmuri shpenzon shumë dhe nuk do t’ia dijë aspak për shumën që shpenzon, si e si që të shërohet. Kjo është diçka të cilën e shohim.

I sëmuri nuk preokupohet për atë që humbet prej pasurisë. Përkundrazi, ndodh që ai të marrë dhe borxh nëse një gjë e tillë është e nevojshme dhe nuk i intereson sesa i madh mund të jetë ky borxh në këtë moment për shkak të mirësisë madhore të shëndetit.

Vëllai im, Allahu të shëroftë!

Ndërsa përse sprovohet muslimani me fatkeqësi -në përgjithësi- dhe më sëmundje në veçanti?

Përgjigja për këtë është: Përsa i përket sëmundjes ajo ka disa shkaqe. Prej tyre shkaqeve është:

–Njeriu ka qenë i neglizhentë ose i pakujdesshëm në lidhje me disa gjëra që Allahu Lartësuar ka urdhëruar.

Prandaj dhe sëmundja është dënim nga Allahu i Lartësuar për të. Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk është as sipas dëshirave tuaja, as sipas dëshirave të ithtarëve të Librit;[4] kushdo që bën një të keqe, do të ndëshkohet për të[5] dhe nuk do të gjejë as mbrojtës, as ndihmues tjetër në vend të Allahut.[6]”[7]

Allahu i Lartësuar thotë: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.”[8]

Dikush prej vepërmirëve ka thënë: “Nuk kam bërë ndonjë mëkat veçse e kam parë dënimin e tij në trupin tim, ose në familjen time, ose në pasurinë time”.

Titulli në origjinal:

“La bas tahurun inshaAllah”

Titulli në shqip:

“Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu”

Autor:

Shejh Abdulaziz es-Sed’han

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here