I besojnë euros

I besojnë euros

EURO
EURO

Zyrtarizmi i lekut shqiptarë si monedhë e dytë në Kosovës nuk është pengesë për rritjen e shkëmbi9mëve tregtare mesë Kosovës dhe Shqipërisë thonë njohësit e ekonomisë. sipas tyre, përdorimi i euros si monedhë e dytë në Shqipëri lehtëson këto shkëmbime. E zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se do ta shqyrtoj mundësin për lekun, por ata besojnë fuqishëm tek monedha e përbashkët evropiane.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se Kosova përdor valutën euro si shumë vende të Eurozonës. Ai beson se anëtarët e Eurozonës do të marrin masa që monedha e përbashkët të mos dështoj. “Realisht është e rëndësishme se çfarë qasje kanë vendet me ekonomi më të zhvilluar në BE. Por ne do ta shqyrtojmë edhe këtë mundësi”, tha ministri Hamza, për Telegrafin.

Ndërkaq, Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale STRAS, Ibrahim Rexhepi thotë se leku nuk është monedhë e ndaluar në Kosovës. Sipas tij, përdorimi i saj varet, se sa njerëzit duan të punojnë me të. Rexhepi thotë se leku nuk paraqet problem për rritjen e shkëmbimeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi kjo e fundit, ka si monedhë të dytën euron. “Nëse Kosova dëshiron që edhe në kuptimin institucional që të bëjë lëkund monedhë të dytë atëherë duhet një mobilizimmë i madh institucional dhe ligjo”, thotë për Telegrafin, eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi.

Idenë për të përdorur lekun si monedhë të dytë në Kosovë e ka dhënë, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PD-së, Mesila Doda e cila ka thënë se nuk bëhet fjalë për unifikimin e monedhës mes Shqipërisë dhe Kosovës por vetëm për një zyrtarizmi të monedhës shqiptare. Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit thotë se nëse kjo do të realizohej, do të sillte përfitime ekonomike për të dy vendet, të lidhura tashmë fuqishëm me shkëmbime tregtare.

Po ashtu, kjo do të ndikonte pozitivisht edhe në skenarët e ndryshueshëm lidhur me fatin e Eurozonës.

Ndryshe, Kosova nga vitit 2002 përdorë euro si monedhë këmbimi.