Pyetja:
Selam alejkum! Doja t’ju bëja një pyetje. Kur quhet hallall mishi i një kafshe? A lejohet të hahet mishi i therur nga një person që kur e ther kafshën, thotë thjesht “bismilah”? Allahu jua shpërbleftë me të mira!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pyetja juaj është e papërcaktuar dhe ne nuk arritëm ta kuptojmë çfarë po pyesni saktësisht. Sido që të jetë, therja ligjore ka kushte, disa kanë të bëjnë me personin që e bën therjen, disa me mjetin që bëhet therja dhe disa me mënyrën e therjes. Këto i kemi sqaruar në një temë të veçantë në rubrikën e Fikhut, prandaj mund të lexoni at
Therja ligjore
Me therjen ligjore kemi për qëllim therjen e shtazëve që nuk lejohet ngrënia e tyre, vetëm se duke e bërë prerjen e tyre me kushtet që do t’i përmendim më poshtë
Therja është obligim, prandaj edhe dijetarët e fikhut janë në pajtim se ajo kafshë që nuk është prerë sipas dispozitave të sheriatit, nuk lejohet ngrënia e saj. Argument për këtë kemi ajetin e Kuranit : “Juve u janë ndaluar t`i hani: ngordhësirat, gjakun, mishi e derrit, ajo që therret jo në emër të Allahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara ( nga briri i tjetrës, ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë)…” (Maide, 3)
Kushtet e therjes ligjore
Kushti i parë:
Personi i cili e bën therjen duhet të jetë:
1. I mençur, nuk pranohet nëse prerjen e bën i çmenduri, i dehuri dhe fëmija e vogël që nuk është e vetëdijshme për atë që bën.
2. Të jetë musliman.
A lejohet ngrënia e shtazës së therrur nga jomuslimani?
a) Nëse jomuslimani është nga ithtarët e librit (të krishterët dhe çifutët) atëherë është i lejuar. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ushqimi i atyre që u është dhënë libri (të krishterët dhe çifutët) është i lejuar për ju…” (Maide, 5)
Buhariu thotë se Ibën Abasi ka thënë se qëllimi në këtë ajet “ushqimi i tyre” është ajo që e therin.[1]
Nëse ithtari i librit nuk e përmend emrin e Allahut, a lejohet ushqimi i tij?
Në qoftë se nuk e dimë, a e ka përmendur apo jo, atëherë lejohet, në bazë të ajetit të mësipërm.
Nëse e dimë të sigurtë se nuk e ka përmendur emrin e Allahut, atëherë te dijetarët ka mospajtim dhe e verteta është se nuk lejohet, për shkak se përmendja e Allahut gjatë prerjes është kusht. [2]
Atë që është e nevojshme të përmendim këtu është edhe ajo se nuk e kemi obligim të pyesim se si e kanë prerë ithtarët e librit kafshën, a e kanë përmendur emrin e Allahut apo jo.[3]
Nëse përmend emrin e dikujt tjetër qoftë idhull apo profet (p.sh: Isait) atëherë nuk lejohet.
b) Nëse jomuslimani është ateist apo idhujtar, atëherë prerja e tyre është e ndaluar. Argument për këtë është ajeti i lartëpërmendur ku lejon vetëm prerjen e ithtarëve të librit. Gjithashtu, mund të argumentojmë me hadithin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kur është pyetur se çfarë është dispozita për adhuruesit e zjarrit (idhujtarët) ai ka thënë: “Vendosini atyre dispozitën e ithtarëve të librit ( për marrjen e xhizjes), përveç ngrenies së mishit të tyre dhe martesës me ta.”[4]
Kushti i dytë:
Të bëhet therja me mjete të mprehta (të rrjedhë gjaku).
Kushtëzohet që mjeti të mos jetë prej dhëmbi, thoi apo kocka.
I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Ushqehu me atë (prerje) që e rrjedh gjakun, perveç mos të jetë (mjeti) nga dhëmbi dhe thoi”[5]
Kushti i tretë:
Të bëhet prerja e pjesëve në fyt që të rrjedhë gjaku.
Janë katër gjëra në fyt që priten gjatë therjes: kanali ku shkon ajri, kanali ku shkon ushqimi dhe dy kanale të gjakut. E mjaftueshme është që të priten tri nga këto katër kanale.
Shejh Muhamed Salih Uthejmin thotë se mjafton edhe nëse priten vetëm dy kanalet e gjakut, me argumentin se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ushqehu me atë prerje që rrjedh gjaku…” e rrjedhja e gjakut bëhet me prerjen e këtyre kanaleve.
Kushti i katërt:
Përmendja e emrit të Allahut para prerjes.
Allahu i Lartësuar thotë: “Ushqehuni nga ajo që është përmendur emri i Allahut!”
Përgatiti: Alaudin Abazi
[1] Shiko “ Mugni muhtaxh” IV, f. 467
[2] Shiko “Eletime ue ahkamu sejdi ue dhekat” Salih el Feuzan, f. 120.
[3] Shiko “Ahkam udhije e dhekat” Muhamed ibën Uthejmin, f. 16.
[4] Transmeton Bejhakiu.
[5] Buhariu dhe Muslimi.