Nëse i zoti i shtëpisë pyet se kush është, trokitësi nuk duhet të thotë: Jam unë.
Fjala “unë” nuk e bën të njohur identitetin e trokitësit. Ai sërish mbetet i panjohur. Kjo përgjigje është e urryer.
Argument kemi hadithin e transmetuar nga Xhabiri, radijAllahu anhu, i cili thotë: “Shkova tek Profeti, alejhi selam, për t’i shlyer borxhin e babait. I rashë derës. Profeti, alejhi selam, pyeti: “Kush është?” I thashë: “Unë.” I dërguari i Allahut tha: “Unë, unë.”
M’u duk sikur nuk i pëlqeu kjo përgjigje.” (Buhariu, Muslimi)
Lejohet që trokitësi të thotë: “Jam unë filani”, ose “Jam babai i filanit.”
Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub