Cilat vende janë ndaluar të falemi aty ?

Cilat vende janë ndaluar të falemi aty ?

1. Në varreza

Ka thënë Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të: “Allahu i shkatërroftë çifutët dhe të krishterët që i kanë marrë varret e Pejgamberëve të tyre për faltore!” Buhariu dhe Muslimi.

2. Në xhamitë që janë ndërtuar mbi varre

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kur ndër ta vdiste ndonjë njeri ose rob i mirë, ata ndërtonin mbi varrin e tij një faltore dhe bënin në të këto formësime. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

3. Në pushimoret e deveve

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Faluni në pushimoret e deleve dhe mos u falni në pushimoret e deveve.” Isnaduhu sahih.

4. Në banjo

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “E gjithë toka është xhami, pos banjos dhe varrezave.”

5. Në çdo vend ku prezantojnë djajtë, si vendet e ndyra dhe të pista dhe në kisha, sinagoga, etj.

6. Në tokën e uzurpuar.

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush merr qoftë edhe një pëllëmbë toke pa të drejtë, Allahu do t’i varë atij në qafë nga shtatë tokat në Ditën e Gjykimit.” Buhariu dhe Muslimi.

7. Në Mesxhidu-Dirar

Allahu ka thënë: “Kurse ata të cilët ndërtuan xhaminë “mesxhidu-dirar” për t’i dëmtuar, për mosbesim dhe përçarje ndërmjet besimtarëve duke u përgatitur për atë i cili qysh më parë ka luftuar kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij…” (Kuran, Tevbe: 107)

8. Në vende të cilat i ka dënuar Allahu

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Mos hyni në vendbanimet e atyre që janë dënuar pos duke qarë. E nëse nuk veproni kështu, frikësohem t’ju godasë e ngjashme me atë që i ka goditur ata.” Pastaj i Dërguari i Allahut mbuloi kokën dhe shpejtoi derisa kaloi vendbanimin.”

9. Vendi ku qëndron imami për namaz të mos jetë më i lartë sesa vendi i namazfalësve (xhematit)

Muhamedi alejhi selam ka ndaluar që imami të qëndrojë mbi diçka se njerëzit pas tij.” Transmetojnë Darekutnij dhe Hakimi.

10. Në mes dy shtyllave

Nga Abdulhamid ibn Mahmud transmetohet të ketë thënë: “U falëm pas një emiri (princi), por njerëzit na shtynin e ne u falëm midis dy shtyllave (të xhamisë). Kur mbaruam namazin, Enes ibn Malik na tha: ‘Në kohën e Profetit alejhi selam nuk e vepronim këtë gjë.” (Transmetuan Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesaiu.

Përktheu: Valdet Kamberi