Home Zgjodhëm për ju. Tregohet për një tregtar, një njeri nga të devotshmit.

Tregohet për një tregtar, një njeri nga të devotshmit.

Tregohet për një tregtar, një njeri nga të devotshmit.

I porosiste punëtorët e tij në lokal që klientëve t’u tregojnë të metat e mallit, nëse eventualisht kishin ndonjë të metë.
Një ditë prej ditësh erdhi një hebre dhe bleu një rrobë me defekt, ndërsa pronari i lokalit nuk ishte prezent.
Punëtori tha: -Ky është hebre, nuk na intereson nëse ia japim me defekt.
Erdhi pronari i lokalit dhe e pyeti për petkun me defekt e punëtori tha: “Ia shita një hebreu për 3000 dirhemë dhe nuk e njoftova për defektin e mallit.”
Pronari pyeti: -Ku është ai?
U përgjigj: -Ai u kthye me karvanin.

Pronari mori të hollat me vete dhe i shkoi pas karvanit derisa e zuri pas ditësh.
I tha hebreut: -O ti! Ke blerë një rrobë kështu e kështu, ndërsa ajo rrobë ka një të metë. Merri paratë e tua dhe ma kthe rrobën.
Hebreu e pyeti: -Ç’të shtyu ta bësh këtë?
Tregtari i devotshëm i tha: -Islami! I Dërguari ynë ka thënë: “Kush na mashtron nuk është prej nesh.”

Hebreu ia ktheu: -Dirhemët me të cilat pagova ishin falsë, prandaj merri 3.000 dirhemë origjinale e po të shtoj edhe më shumë se kaq. Dhe shtoi: Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe Muhamedi alejhi selam është i Dërguar i Tij”.

Të kapurit për mësimet e fesë islame është metoda më e mirë për përhapjen e tij dhe përmirësimin e kuptimit të tij tek jomuslimanët.
Kujdesu për amanetin dhe sinqeritetin me muslimanët dhe jomuslimanët.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

Previous articleCilat vende janë ndaluar të falemi aty ?
Next articleNëse Allahu e krijon edhe të mirën edhe të keqen, atëherë pse e keqja i atribuohet njeriut, ndërsa e mira Allahut