Ç’është adhurimi?

0
194

Pyetje: Ç’është adhurimi (ibadeti)?
Përgjigje: Adhurimi (ibadeti) është kulmi i përunjësisë dhe i nënshtrimit, i dashurisë dhe i besnikërisë ndaj të cilit e bën. Me fjalë të tjera, adhurimi është përmbledhës i të gjitha bindjeve, ndjenjave e gjendjeve shpirtërore, fjalëve dhe veprave, të cilat i do dhe i pëlqen Zoti.

Pyetje: Sa lloje adhurimesh (ibadetesh) ka urdhëruar Allahu xh.sh.?
Përgjigje: Allahu ka urdhëruar shumë lloje adhurimesh, fjala vjen: Islami (dorëzimi dhe nënshtrimi ndaj Allahut), imani (besimi i vërtetë i cili përfshin besimin e drejtë në zemër, pohimin e besimit me gjuhë dhe veprimin sipas mësimeve të Islamit), ihsani (përsosja e adhurimit), lutja, frika , varja e shpresës për të arritur atë që dëshiron, mbështetja , dëshira për arritjen e shpërblimit të Zotit, tmerri prej dënimit të Zotit, përulja (devocioni ndaj Zotit), droja, kthimi me pendim, kërkimi i ndihmës, kërkimi i mbrojtjes, kërkimi i shpëtimit , kurbani, zotimi , të gjitha këto dhe të tjera adhurime që Allahu ka urdhëruar, duhen bërë vetëm për Allahun e Madhërueshëm.

Pyetje: Cili është argumenti për këtë?
Përgjigje: Fjala e Allahut: “Xhamitë janë për adhurimin e Allahut, prandaj mos iu lutni askujt krahas Allahut!” (Xhin, 18)
“Ndërsa Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni asgjë tjetër përveç Tij, dhe që të jesh respektues ndaj prindërve.” (Isra, 23)

Pyetje: Ç’qëndrim mbahet ndaj atij personi që ndonjë nga adhurimet e lartpërmendura ia kushton dikujt tjetër përveç Allahut?
Përgjigje: Ai që i kushton ndonjë adhurim dikujt tjetër veç Allahut, është idhujtar, jo musliman (mushrik, kafir).

Pyetje: Cili është argumenti për këtë?
Përgjigje: Fjala e Allahut: “Ai që krahas Allahut lut zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogaria vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për femohuesit (kafirat).” (Mu’minun, 117)

Pyetje: Cili është argumenti se lutja është adhurim?
Përgjigje: Fjala e Allahut: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmëni Mua, se do t’ju përgjigjem. Me të vërtetë, ata që nga mendjemadhësia nuk duan të më adhurojnë Mua, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar.” (Gafir, 60). Dhe fjala e të dërguarit të Allahut: “Duaja është palca e adhurimit.” Ose sipas një thënie tjetër profetike: “Lutja është vetë adhurimi.”

Pyetje: Cili është argumenti se frika është adhurim?
Përgjigje: Fjala e Allahut: “Ju mos kini frikë prej atyre, por frikësohuni vetëm prej Meje, nëse jeni besimtarë.” (Ali Imran, 175)

Pyetje: Cili është argumenti se shpresa është adhurim?
Përgjigje: Fjala e Allahut: “…kushdo që shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë asnjë në adhurim Zotit të vet.” (Kehf, 110)

Pyetje: Cili është argumenti se “mbështetja në Zotin” është adhurim?
Përgjigje: Fjala e Allahut xh.sh.: “Vetëm tek Allahu mbështetuni, nëse jeni besimtarë.” (Maide, 23). Gjithashtu Allahu i lartësuar thotë: “…dhe kujtdo që mbështetet tek Allahu, Ai do t’i mjaftojë… .” (Talak, 3)

Pyetje: Cili është argumenti që vërteton se dëshira për arritjen e shpërblimit të Zotit, tmerri (nga dënimi i Zotit) dhe përulja (devocioni) janë adhurime?
Përgjigje: Fjala e Allahut xh.sh.: “Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe na luteshin, me dëshirë për arritjen e shpërblimit dhe të tmerruar prej dënimit . Ata ishin të përulur dhe të devotshëm ndaj Nesh.” (El-Enbija, 90)

Pyetje: Cili është argumenti se droja është adhurim?
Përgjigje: Fjala e Allahut: “Prandaj, mos u keni dronë atyre, por më keni dronë vetëm Mua”. (El-Bekare, 150) / xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here