Shukri Alija: Si më malltretojnë në burgun e Prilepit

0
579

SHUK

Të nderuar lexues, për hir të së vërtetës po shkruaj këtë shkrim nga paraburgimi, edhe pse ky shkrim ka mundësi të më dëmtojë personalisht me ndalesë të vizitave nga familjarët.

Dëshiroj të informojë opinionin se në Maqedoni, gjykatat vazhdojnë të kryejnë gjykime politike mbi të pandehurit shqiptar, ekstradimi im nga Kosova u shoqërua me një bujë mediatike maqedonase duke plasuar gënjeshtra të ndryshme në prag të zgjedhjeve për përfitime politike nga ana e partive maqedonase në qeveri.

Fillimisht, për mua në gjykatën themelore Shkupi 1, nuk zhvilloheshin as nuk zhvillohen përveç se dy lëndë, njëra për “Ndihmë kryesit pas kryerjes së veprës penale”, neni.365 al.2 nga Kodi Penal, për të cilën parashihet dënim prej 3 muaj deri më 5 vite heqje lirie. Kjo aktakuzë rëndon mbi mua që nga fundi i vitit 2004, për të cilën gjykata themelore Shkupi 1, më ka shpallur dy herë të pafajshëm. Njëherë në vitin 2005 dhe herën e dytë në vitin 2005, pasiqë gjykata e apelit e kishte abroguar lëndën dhe e kishte kthyer në gjykatën e shkallës së parë, në vitin 2007 Gjykata kishte pauzuar lëndën pasi gjykata e apelit e kishte kthyer për herën e dytë.

Edhe pse Gjykata kishte të drejtë në bazë të kushtetutës të merr vendim në mungesë, ajo këtë nuk e kishte bërë!

Dhe lënda e dytë që zhvillohej kundër meje, ishte “Dhunë”, neni 386, al.2 në lidhje me al1. nga kodi penal ku parashihet dënim prej 6 muaj e deri në 5 vite. Kjo akuzë rëndon që nga viti 2005, për të cilën kam qenë i dënuar në mungesë.

Më 05.12.2012 u bë ekstradimi im nga Kosova në Maqedoni.

Në Maqedoni u vendosa në paraburgim në burgun e Shutkës, vendimi për paraburgim në dorë mua më është dorëzuar një muaj e gjysmë pasi kisha bërë paraburgimin dhe se paraburgimi më ishte shqiptuar për lëndën n.365 al.2. “Ndihmë kryesit të veprës pas kryerjes së veprës penale”.

Një muaj e gjysmë e kisha i kisha të ndaluara vizitat, gardianët shqiptar nuk kishin të drejtë të hapin derën e qelisë sime, të paraburgosurit e kishin të ndaluar të flisnin me mua, në shëtitje qëndronin me mua dy gardian maqedonas!

Nuk mu lejua të kem takim me përfaqësues të organizatës së OSBE, edhe pse unë kisha kërkuar. Nuk mu mundësua as takim me avokatin e popullit Ixhet Memeti, e që unë kisha kërkuar. Më sollën një maqedonas si i dërguar i avokatit të burgit i cili mbronte gjykatën e cila kishte ndaluar vizitat dhe se nuk kishin të drejtë të ndërhyjnë.

Filloi procesi i cili udhëhiqej nga gjykatësja Maria Markoska në mungesë të provave, ajo prolongonte seancat në vazhdimësi. Më në fund tha se procesi në këtë mënyrë nuk mund të zhvillohet dhe se gjykata ka sjell vendim që dy dëshmitë e dy të akuzuarve që kishin dhënë në seancën kryesore në vitin 2005, të konvertohen në një lëndë tjetër, sepse në këtë lëndë nuk mund të shfrytëzohen!

Kurse sjellja e dy të akuzuarve në cilësinë e dëshmitarëve në vitin 2005, kishte ndodhur me kërkesë të prokurorisë së Shkupit dhe ishte aprovuar nga Gjykata themelore Shkupi 1.

Mirëpo, pasiqë dëshmitë ishin në anën time dhe u mungonin provat për të dënuar, ata morrën këtë vendim.

Pas kësaj rrëzuan edhe tri dëshmi tjera, të gjitha në anën time. Dhe më në fund mbeti të thotë fjalën e vet ekspertiza.

Ekspertizën e përfaqësoi Nenad Muriç, i cili dëshmoi në bazë të provave që kei i akuzuari i parë I.R. nuk ka mundur të ketë kryer veprën penale (vrasje).

Kështu që unë si i akuzuar i dytë nuk ka mundësi ta kem ndihmuar pas kryerjes së krimit kur ai nuk ka kryer krim.

Megjithatë Gjykatësja morri vendimin e padrejtë, ku të akuzuarin e parë e dënoi me 7 vite heqje lirie, mbrojtje në liri, kurse mua si i akuzuar i dytë 10 muaj, dhe vazhdoi paraburgimin deri sa aktvendimi të bëhet i plotfuqishëm. Edhe pse unë, kur u mor ky vendim më 22.04.2013, kisha plotësuar gjysmën e dënimit nga ajo që më ishte shqiptuar, dhe prokurorja Engjellusha Kadriu kërkoi të ndërpritet paraburgimi, gjykatësja këtë nuk e bëri. Aktvendimin e gjykatës e mora dy muaj të plota, pasiqë isha dënuar.

Ndaj këtij aktvendimi parashtrova ankesë në Gjykatën e Apelit dhe në të njëjtën kohë kërkova që dënimin e mbetur ta kaloj në burg para se gjykata e apelit ta thotë fjalën e vet. Kjo është e drejtë e çdo të dënuari me n.371 al.8 të LPP, mirëpo duket se ankesa ime hidhëroi gjykatësen dhe këtë të drejtë ma mohoi.

Unë vazhdova të qëndroj në paraburgim dhe u dërgova në burgun e Prilepit të qëndroj në paraburgim në qeli gjashtë metra katrorë, tre të paraburgosur e ndonjëherë katër. Lënda ime u rishikua në gjykatën e apelit më 27.09.2013, nga një trup gjykues ku si kryetar i trupit gjykues ishte Safet Kadriu. Ky trup gjykues me aktvendim K.27 NR.1285/13 bëri aborgimin e lëndës dhe lëndën sërisht e ktheu në gjykatën e shkallës së parë. Mirëpo, çuditërisht, Gjykatësi Safet Kadriu vazhdoi paraburgimin nga 27.09.2013 deri më 27.12.2013. Edhe pse kisha mbajtur tërë dënimin në paraburgim, lënda tani ishte në fillim, kurse unë isha tani i paraburgosur, i padënuar, me dhjet muaj paraburgim, kurse akuzohem me N.365. AL2. që parasheh dënim maksimal për pesë vite dhe për këtë, maksimum mund të ketë 6 muaj paraburgim, për mua kjo nuk vazhdoi.

Gjykata themelore Shkupi 1, më vazhdoi paraburgimin nga 27/10/2013 deri më 26/11/2013! Në një ankesë timen Gjykata e apelit e refuzoi duke u arsyetuar se për akuzat që mund të shqiptohet dënim deri në 15 vite heqje lirie, paraburgimi mund të zgjasë deri më 1 vit!

Dhe kjo në bazë të nenit 207 al.3 dhe 3, ku parashihet paraburgimi i shqiptuar (K.2H 605/13 kryetar i trupit gjykues Katerina Orovçanec)

Më datën 26/11/2013 kur kishin mbetu edhe nëntë ditë për të mbushur 1 vit paraburgim, gjykata themelore vazhdoi paraburgimin deri më 26/12/2013!

Kurse gjykatja Maria Markoska, seancën e radhës e caktoi më 24/12/2013. Po kjo gjykatëse, ankohej se kemi njeri në paraburgim dhe duhet të mbahet gjykimi më shpejt, ngase e kishte parasysh se më 05/12/2013, mbushi 1 vit. Kjo është drejtësia e Gjykatave në Maqedoni, të cilën e garantojnë qeveria e Maqedonisë me partinë shqiptare në qeveri dhe ministrin e drejtësisë.

Letër konsullatës së Republikës së Kosovës në Maqedoni

Unë Shukri Alija, i lindur më 06.11.1974, në fshatin Bitinjë e poshtme në komunë të Shtërpcës, nga dy prindër kosovarë me nënshtetësi të Kosovës, ju shkruaj nga paraburgimi ku mbahem në burgun e prilepit.

Lajmëroj konsulatën se mbi mua po zhvillohet gjykim policor nën heshtjen e ministrisë së drejtësisë dhe ministrit Blerim Bexheti, për të cilin mendoj se është në dijeni për këtë proces gjyqësorë.

Më 05.12.2012, jam ekstraduar me arsyetim se jam i dënuar për veprën “Dhunë” dhe jam mbajtur në paraburgim në burgun e Shutkës nën akuzën “Ndihmë kryerësit të veprës pas kryerjes së veprës penale”, në bazë të Nenit 365 Al2, të KP, për të cilën parashihet dënim nga 3 muaj deri në 5 vite.

Aktëpadia për këtë veper ndaj meje nga prokuroria e Shkupit, është ngritur në vitin 2005. Po në atë vit, gjykata themelore Shkupi 1, më ka shpallur të pafajshëm, siç ka shpallur të pafajshëm të akuzuarin e parë Imer Riza, nga Shkupi.

Gjykata e Apelit e ka abroguar lëndën dhe e ka kthyer në shqyrtim në Gjykatën e shkallës së parë. Në vitin 2006, në mungesë timen, gjykata themelore Shkupi 1, më ka shpallur të pafajshëm si në vitin 2005. Gjykata e Apelit prap e ka abroguar dhe e ka kthyer në shqyrtim në gjykatën e shkallës së parë.

Tani, më 22.04.2013, Gjykata e shkallës së parë më ka shpallur fajtor duke bërë konvertimin e dy dëshmive të kërkuara nga prokuroria e Shkupit dhe të pranuara nga Gjykata nga viti 2005, ku i ka ndarë nga lënda.

Ka rrëzuar edhe tri dëshmi tjera vetëm e vetëm për të më dënuar. Ajo nuk është ndalur vetëm me këtë. Nuk ka marrë parasysh as dëshminë e ekspertizës e cila kategorisht ka mohuar që personi në fjalë Imer Riza, të ketë kryer krimin. Ashtuqë nuk ka mundësi të kem ndihmuar pas kryerjes së krimit kur ai nuk ka kryer krim.

Gjykata sjelli aktvendimin dhe dënoi të akuzuarin e parë me 7 vjet burg dhe i dha të drejtën e mbrojtjes në liri dhe më dënoi me 10 muaj heqje lirie dhe më vazhdoi paraburgimin deri në plotfuqishmëri të vendimit.

Unë nënshkrova që dënimin ta vuaj në burg, siç parashihet në Nenin 371 Al.8 të LPP, por kjo e drejtë më është mohuar.

Ky dënim ka qenë si vërtetim i propagandës së mediave maqedonase, kinse për këtë vepër kam qenë i dënuar dy vjet, kurse unë jam shpallur dy herë i pafajshëm.

Më 27.09.2013, Gjykata e apelit ka abroguar dënimin dhe lëndën e ka kthyer në Gjykatën e shkallës së parë, kurse mua për të njëjtën vepër më ka vazhduar paraburgimin, edhe pse unë dënimin e shqiptuar të tërin e kam mbajtur në paraburgim/ Gjykata themelore Shkupi 1, më ka vazhduar paraburgimin me arsye se për veprat që ka dënim deri në 15 vite, paraburgimi mund të zgjasë deri në një vit!

Më 26.12.2013 në ankesën e parashtruar nga avokati im deri te gjykata e apelit, e cila duhet të shkojë nëpërmjet gjykatës themelore Shkupi 1, për të ndërprerë paraburgimin sepse unë më 05.12.2013 kam mbushur 1 vit paraburgim. Gjykata themelore nuk ka ngritur ankesën në gjykatën e Apelit, por kolegji i cili ka vazhduar paraburgimin me gjykatsën Lubinka Basheska, po ai kolegj më është përgjigjur! Ku në përgjigje aspak nuk ka arsyetuar pse vazhdohet paraburgimi edhe pasi kam mbushur 1 vit në paraburgim i padënuar!

Gjithashtu, përgjigjeja më ka arritur një muaj pas ankesës së parashtruar për të cilën mendojë se është vonuar me qëllim. Po në të njëjtën ditë, më 30.12.2013, më arrin vendimi nga i njëjti kolegj nën gjykatësen Lubinka Basheska se paraburgimi më vazhdohet për 30 ditë tjera, prej 26.12.2013, deri më 25.01.2014!

Kërkoj nga Konsulata e Republikës së Kosovës, për këtë proces gjyqësorë të padrejtë të merr në telefonatë Ministrin e drejtësisë dhe nga ai të kërkoj shpjegim.

Të lajmërojë organizatën e OSBEs-ë dhe të kërkojnë nga ata të vëzhgojnë procesin gjyqësorë.

Të lajmërojnë organizatën për të drejtat e njeriut.

Të dërgojë vëzhgues nga Konsulata të përcjell Gjykimin e padrejtë që zhvillohet mbi mua.

Ju falënderit

Shukri Alija

Burgu i Prilepit, paraburgim qelia 8.

Gjykatësja e lëndës: Marija Kletniçka Markovska

Numri i lëndës: 2799/13

Numri i vjetër i lëndës: 4034/07