HOMSI I NDRIÇUAR (MREKULLI). Tregim nga Dr Razin Gazali (Një mjek vullnetar në Siri)

0
195

133379020_homs_436242b

Natën e fundit, jemi sprovuar me ndërprerje të energjisë elektrike, derisa dy operacione kirurgjike emergjente ishin në pritje e sipër…, një numër i mjekëve vullnetarë, bërtisnin në errësirë, duke kërkuar që ndokush të zgjidh defektin me energjinë elektrike. Disa muxhahidë që ishin në roje rreth zonës se spitalit, nxituan për të ristartuar gjeneratorin.

Por për fat të keq, karburanti ishte ne fund. Në ndërkohë, një mjek nga Norvegjia sheh një zonë të ndezur me shkëlqim. Dhe pastaj mjeku kërkoi që një krevat dhe pajisjet kirurgjikale emergjente të zhvendosen atje. Askush nuk e dinte se prej nga erdhi ajo drite me shkëlqim?!!

Në ndërkohë në afërsi të kësaj zone, një njeri i vjetër, i cili ishte i verbër, po lexonte Kuran derisa ishte në kërkim të nipit te tij, i cili njërën këmbë e kishte të amputuar, zona ishte aq e ndritshme sikur të ishte shfaqje e dritës se hënës së plotë, derisa e ana e majte dhe e djathte e saj ishin ne errësirë. Ky plak, ishte nga Homsi, ai e bënte atme Kuranin për një ditë. Për çdo ditë bënte atme Kuranin, Subhanallah.

Në zonën e ndezur me shkëlqim kishte mund të vendosen dy shtretër kirurgjikale dhe hapësirë të mjaftueshme për personin mjekësor, të mjaftueshëm për operacion. Ai (plaku) ishte një i huaj (dhe u paraqit në momentin) kur ne kishim nevojë për energji elektrike që të aktivizojmë gjeneratorin, që ishte me se i nevojshëm për kryerjen e operacionit, njëra prej lidhëseve kishte shenjë se ka drite. Njëra prej infermiereve që ishte prej Maldives, e cila kishte harruar se energjia elektrike ishte e ndërprerë, mu në atë moment e vendosi kabllon dhe e shtypi pullën për aktivizim. Me vullnetin e Allahut të Lartësuar gjeneratori punoi! Pasi që operacioni përfundoi, ne ishim të hutuar për një kohë, saqë filluam të pyesim veten, se si gjeneratori punoi?! Si mund që zona të jetë aq e ndritshme?!

Shumë gjëra të jashtëzakonshme kane ndodhur këtu (në Homs). Kjo mund të jetë arsyeja pse mjekët të cilët mbetën këtu, nuk duan të lënë këtë vend, edhe pse vetes lanë një jetë të rehatshme në vendet e tyre.

Ashtu siç një muxhahid nga Bosnja u shpreh: ” Sikur kopshtet e Xhenetit, tashmë mund të shihen këtu”.

Homsi, pothuajse është shkatërruar tërësisht, por një ndjenjë e rehatisë ka kapluar shpirtin tim.
Natën e kaluar, ishte një vajzë, emri i saj ishte Sumeja. Ajo ishte vetëm 7 vjeçe. Ajo e pyeti një vullnetar , “pse po qan?” Vullnetari i tha asaj: “sepse ishte i trishtuar pasi që Sumea nuk ka prindërit e saj më. Sumeja u përgjigj, “Ju jeni gabim. Nga ana e Allahut babai im dhe nëna ime janë ende gjallë, ata janë të lumtur dhe të nderuar.” (in shaa Allah).
Të dashur miq, Allahu dëshiron të tregojë se Kur’ani ka mundësi të japë dritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here