Emiratet e Bashkuara të përzier në komplotin e rrëzimit të qeverisë së Erdoganit?

0
241

ImageProxy

Mediat turke njoftuan të martën informacionin se Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ofruar Turqisë dëmshpërblim prej 10 miliard dollarëve për të ndaluar fushatën mediatike kundër zyrtarëve të saj të lartë për të cilët ekzistojnë dyshime serioze për implikim në komplotin e rrëzimit të Erdoganit. Emiratet, gjithashtu kërkojnë ndalimin e publikimit të fotografive komprometuese të funksionarëve të lartë mes të cilëve është edhe shefi i suspenduar i policisë së rrethit të Abu Dhabit, Daxhi Halfan.

Mediat turke kanë zbuluar emrat e katër zyrtarëve të lartë të policisë të cilët kanë pranuar ryshfet në para dhe shërbime seksuale nga biznesmeni i emirateve i cili është me prejardhje nga Irani, Ride Diraba, të cilin autoritetet turke e arrestuan me 17 dhjetorë të vitit të kaluar. Sipas mediave turke hetimi ka treguar se Dirab u ka dhënë ryshfet në para dhe shërbime seksuale katër zyrtarëve të lartë policorë nga Abu Dhabi.

Familja mbretërore këto ditë i ka dërguar disa letra zyrtare ministrit të jashtëm turk, Dr.Ahmet Davutoglu, ku e lut të ndal eksploatimin e mëtutjeshëm të fotografive dhe videove dhe i bën thirrje që problemi mes dy shteteve vëllazërore të zgjidhet në rrugë diplomatike. Në një letër që ministrit turk të Punëve të Jashtme ia dërgon vetë ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Turqi, thuhet: “Ekselenca juaj, ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë së Madhe. Në përputhje me udhëzimet e ekselencës së tij shejh Halife ibn Zaide Al-Nehejana, emirit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe perfektit të emiratit të Abu Dhabit, ju kishim lutur që ekselenca juaj të ndal fushatën që ka për qëllim diskreditimin e zyrtarëve tanë dhe eksploatimin e fotove dhe të dhënave tjera.”

Raportet mes Turqisë dhe EBA-së, në ditët e kaluara janë përkeqësuar ndjeshëm pasi që kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, në fjalimin e rregullt para kombit paraqiti prova të qarta për përfshirjen e Abu Dhabit në komplotin e rrëzimit të qeverisë së tij, e cila dëmtoi ndjeshëm ekonominë dhe imazhin e Turqisë në botë. Kjo ka qenë shkak që disa oficerë të lartë turk i kanë propozuar Erdoganit edhe veprime ushtarake kundër Emirateve, mirëpo Erdogani kishte refuzuar në mënyrë kategorike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here