Ramazani është muaj i vetëdijes se Allahu e mbikëqyrë

0
191

Mësimet e Ramazanit nuk përfundojnë, bereqetet e tija nuk kanë skaj, kurse sekretet nuk ndalen në ndonjë përkufizim.

Prej mësimeve më të mëdha që i merr besimtari gjatë këtij muajit dhe gjatë agjërimit është vetëdija se Allahu e mbikëqyre në çdo hap dhe çdo kohë.

Si ndodhë kjo?

Agjëruesi ndalet nga ushqimi gjatë tërë ditës, e kontrollon vetveten, e mbikëqyrë në çdo gjë të vogël dhe të madhe, e paramendon Madhërinë e Allahut, mbikëqyrjen e Tij dhe praninë e Tij në formën më të plotë, andaj as që i flet shpirti i tij për të përdorur elementet ushqimore që ia prishin agjërimin, as që i bjer ndërmend për ta rrënuar agjërimin e tij edhe poqë se fshihet prej syve të njerëzve. Në këtë mënyrë arrin gradën e ihsanit- mirësisë, që ta adhuron Allahun ashtu sikurse ta sheh Atë.

Mu për këtë Allahu [subhanehu ve teala] e ka veçuar agjërimin nga veprat e mira tjera, duke e veçuar për Vetvete dhe duke e shpërblyer Ai në mënyrën e veçantë të Tij.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( كل عمل ابن آدم له ، الحسنة بعشرة أمثالها إلى سبعمائة ضعف (( قال الله عز وجل في الحديث : )) إلا الصيام فإنه لي وأنا أجزي به ؛ إنه ترك شهوته وطعامه وشرابه من أجلي ))

“Secila punë e birit të Ademit është për te. Një e mirë shpërblehet dhjetëfish deri në shtatëqind fish. Allahu thotë: “Përveç agjërimit, i cili është i Imi dhe unë e shpërblej për te. E le epshin, ushqimin dhe pijen për Mua”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dijetarët kanë përmendur disa sqarime rreth kësaj fjale: “Përveç agjërimit, i cili është i Imi dhe unë e shpërblej për te”. Mirëpo dy mendime dhe sqarime janë më të mira:

E para: Agjërimi është thjeshtë braktisje e ëndjeve personale dhe epsheve burimore, nga të cilat sipas natyrës anon kah to. E kjo nuk gjendet në asnjë adhurim tjetër përveç se në agjërim. Sepse me ihram lihen marrëdhëniet intime dhe elementet joshëse që kanë të bëjnë me te, mirëpo jo edhe ushqimi dhe pija. Edhe me itikafin ndodh e njëjta gjë, edhe pse ai është shoqërues i agjërimit.

Kurse namazi, edhe pse namazliu i le të gjitha epshet e tija gjatë namazit, mirëpo koha është aq e shkurtë saqë namazliu nuk e ndien këtë edhe aq shumë. Madje edhe është ndaluar të falet në prani të ushqimit gjersa të ha aq sa e qetëson urinë. Andaj është urdhëruar t’i jep përparësi darkës para namazit të jacisë.

Për dallim nga agjërimi i cili e kaplon tërë ditën, ku agjëruesi e ndien mënjanimin nga këto epshe, dhe i mallëzohet shpirti për këto gjëra, sidomos gjatë ditës së verës, e cila është shumë e gjatë dhe shumë e nxehtë.

Nëse mallëngjehet shpirti për gjëra të cilat i dëshiron, në një kohë kur ka mundësi ti realizon, e pastaj i le për hir të Allahut, në vend ku nuk e sheh askush përveç Allahut, kjo është argument se ky njeri ka besim të shëndoshë.

Agjëruesi e di se ka Zot, i Cili e sheh kur është në vetmi, e i janë ndaluar epshet nga të cilat për nga natyra anon, edhe e respekton Allahun, e zbaton urdhrin e Tij, largohet nga ndalesat e Tija, frikohet nga dënimi dhe shpreson shpërblimin e Tij. E ndien mbikëqyrjen e Tij, andaj e falënderon për këtë gjë Allahun [subhanehu ve teala]. Për këtë edhe Allahu e ka veçuar këtë punë nga punët tjera. Për këtë në fund thotë:

(( إنه ترك شهوته وطعامه وشرابه من أجلي )).

“E le epshin, ushqimin dhe pijen për Mua”. (Buhariu dhe Muslimi).

Aspekti i dytë: Agjërimi është sekret mes robit dhe Zotit të vet, askush nuk e sheh këtë adhurim. Ky adhurim përbëhet nga nijjeti i brendshëm, të cilin nuk e sheh askush përveç Allahut dhe lënien e përdorimit të epsheve, të cilat zakonisht i bën në fshehtësi. Andaj dijetarët kanë thënë se ky adhurim nuk ka syfaqësi në te.

Edhe ky aspekt është afër aspektit të parë. Ai që i le gjërat në të cilat e thërret epshi i tij në një vend ku nuk e sheh askush përveç Atij që e ka urdhëruar dhe ndaluar, kjo është argument se ka besim të shëndoshë. Allahu dëshiron nga robërit e Tij që të kenë raporte të fshehta mes tyre, sepse kështu i kanë raportet ata që duhen mes vete.

Kur agjëruesi e ka parasysh këtë domethënie të madhe, lind te ai vetëdija për mbikëqyrjen e Allahut që ka mbi ten ë të gjitha çështjet, sepse ai që e mbikëqyr gjatë agjërimit të tij e mbikëqyr në çdo rast.

Kjo është një e fshehtë e çuditshme, është mësim i madh që i bën dobi mbarë ummetit në përgjithësi dhe individëve në veçanti. Andaj përmirësuesit dhe udhëheqësit e ummetit duhet ta kenë parasysh këtë fakt dhe duhet të kujdesen që ta përhapin në mesin e muslimanëve. Sepse elementi fetar dhe vetëdija për mbikëqyrjen e Zotit ndikon aq shumë te njerëzit sa nuk mundet të ndikojë elementi i forcës dhe pushtetit. Nëse një njeriut i bëhet shprehi vetëdija se Allahu e kontrollon dhe vazhdimisht e ka parasysh se Allahu e sheh dhe është i pranishëm, shoqëria rehatohet nga të këqijat dhe dëmet e tija.

E nëse mbështeten vetëm në elementin e forcës dhe pushtetit, në rrojën e ligjit, le ta dijë se forca mundet të dobësohet kurse rroja të jetë i shkujdesur, e ligji mundet të komentohet në shumë mënyra, ashtu që nuk është edhe shumë rëndë t’i iket ligjit.

Për këtë shtohen fatkeqësitë dhe krimet nëse nuk është evidente edukata fetare në një shoqëri. Nëse e përhapin këtë domethënie në mesin e njerëzve, e i edukojmë me metoda fetare dhe vlera të larta, do të rehatohemi dhe do t’i rehatojmë të tjerët. Do të deponojmë shumë energji të cilat ndoshta janë harxhuar pa dobi.

Pra, vetëdija për kontroll të Zotit është ruajtës i mirë dhe i fuqishëm që e ndalon njeriun nga mendimi për të keqe dhe për krim.

Nëse një njeri e ka parasysh kontrollin e Allahut dhe e respekton dhe nderon Atë kur është në vetmi, Allahu [subhanehu ve teala] e shpalos vlerën e këtij njeriut, sepse sipas vlerës vjen edhe shpërblimi, e kush bën keq ashtu shpërblehet.

Ebu Hazimi [rahimehull-llah] thotë:

(( لا يُحسن عبدٌ فيما بينه وبين الله سبحانه وتعالى إلا أحسن الله فيما بينه وبين الناس ، ولا يعِّور فيما بينه وبين الله سبحانه وتعالى إلا عوَّر الله فيما بينه وبين العباد ، ولَمُصَانعةُ وجهٍ واحدٍ أيسرُ من مصانعة الوجوه كلها ؛ إنك إذا صانّعت الله مالت الوجوه كلُها إليك ، وإذا أفسدت ما بينك وبين الله شنأتك الوجوه كلها )).

“Nëse njeriu e përmirëson gjendjen me Allahun, Allahu ia përmirëson gjendjen e tij me njerëzit, e nëse i prish marrëdhëniet me Allahun, Allahu ia prish marrëdhëniet me njerëzit. Të kujdesesh që të jesh i mirë më një Fytyrë është më lehtë se të kujdesesh të bëhesh i mirë me krejt njerëzit. Nëse kujdesesh me qenë i mirë me Allahun, të gjitha fytyrat anojnë kah ty, e nëse e prish raportin mes teje dhe Allahut, të gjitha fytyrat të qortojnë”.

Mutemer ibën Sulejmani thotë:

(إن الرجل يصيب الذنب في السر ّ ، فيصبح وعليه مذلته).

“Njeriu e bën mëkatin fshehurazi, mirëpo kur gdhinë Allahu ia lëshon mbi te hijen e mëkatit”.

Ibën Xhevziu [rahimehull-llah] thotë:

(( نظرت في الأدلة على الحق سبحانه وتعالى فوجدتها أكثر من الرمل، ورأيت من أعجبها ؛ أن الإنسان قد يخفي ما لا يرضاه الله عز وجل فيظهره الله سبحانه وتعالى عليه ولو بعد حين، وينطق الألسنة به ، وإن لم يشاهده الناس ، وربما أوقع صاحبه في آفة يفضحه بها بين الخلق ؛ فيكون جواباً لكل ما أخفى من الذنوب ، وذلك ليعلم الناس أن هنالك من يجازي على الزلل ، ولا ينفع من قدرِه وقدرتِهِ حجابٌ ولا استتارٌ ، ولا يضاع لديه عمل)) .

“Shikova në argumentet mbi Allahun e i gjeta ma shumë se sa rëra. Prej më të çuditshmeve e gjeta këtë: njeriu mundet t’i fsheh disa gjëra të cilat nuk e kënaqin Allahun, kurse Allahu ia shpalos këto gjëra pas një kohe. Atë mëkat e flasin njerëzit edhe pse nuk e kanë parë. Ndoshta e shpien në ndonjë të metë me të cilën e turpëron në mesin e njerëzve, e kështu bëhet përgjigje për mëkatet që i ka fshehur. Krejt kjo që të kuptohet se ka kush dënon edhe për rrëshqitjet dhe se nuk bën dobi para caktimit dhe mundësisë së Allahut as mbulesë e as pengesë, se te Allahu asnjë punë nuk humbë.

Edhe nëse njeriu i fsheh punët e mira, Allahu [subhanehu ve teala] ia shpalos, e njerëzit i bisedojnë, madje edhe ma shumë se sa janë ato në të vërtetë, saqë mendojnë se ai nuk ka asnjë mëkat, vetëm të mirat ia kujtojnë, që të dihet se ka Zot që nuk ja humbë askujt punët që i ka bërë.

Zemrat e njerëzve e njohin gjendjen e një personi, e duan dhe e refuzojnë, e lavdërojnë ose e qortojnë, në përputhshmëri me atë që është mes tij dhe Allahut [subhanehu ve teala], sepse Ai i mjafton nga çdo brengë dhe largon nga ai çdo të keqe.

Nëse njeriu mundohet të përmirëson raportin me njerëzit, duke mos shikuar raportin e tij me Allahun, i ndodh e kundërta e asaj që e ka qëllim dhe në vend se të lavdërohet qortohet”.

Gjithashtu thotë:

(( إن للخلوة تأثيراتٍ تَبِيَّنُ في الجلوة ؛ كم من مؤمن بالله عز وجل يحترمه عند الخلوات ، فيترك ما يشتهي ، حذراً من عقابه ، أو رجاء لثوابه ، أو إجلالاً له ، فيكون بذلك الفعل كأنه طرح عوداً هندياً على مجمر ، فيفوح طيبه ، فيستنشقه الخلائق ، ولا يدرون أين هو )).

“Vetmia ka ndikime të cilat shfaqen në publikë. Sa besimtarë të devotshëm e respektojnë Allahun në vetmi, i le gjërat e këndshme nga frika e dënimit ose nga shpresa e shpërblimit të Tij, ose në shenjë madhërimit të Tij. Kjo i ngjan sikurse njeriut i cili e ka hedhur një dru aromatik në zjarr, nga i cili derë aroma e këndshme, mirëpo askush nuk e di sa nga vjen kjo aromë.

Aq sa përpiqet njeriu për të lërë gjërat e këndshme, aq forcohet dashuria ndaj tij, aq sa i refuzojmë ato gjëra të këndshme dhe të mira aq ma shumë shtohet aroma.

Në këtë rast do të vërejmë se sytë e njerëzve e madhërojnë këtë person, gjuhët e tyre e lavdërojnë, nuk e dinë pse as nuk munden ta përshkruajnë këtë gjë.

Këto aroma mundet të vazhdojnë edhe pas vdekjes, aq sa ka bërë mirë kur ka qenë gjallë. Disa përmenden një kohë e pastaj harrohen, të tjerët përmenden njëqind vjet dhe harrohen, e disa përmenden përjetë.

E kundërta ndodh me ata që i frikohen krijesave, nuk e respekton vetminë me Allahun. Ky njeri aq sa i publikon mëkatet dhe aq sa bën mëkate aq prej tij del erë e keqe dhe e urrejnë zemrat”.

Vazhdon e thotë:

(( قال أبو الدرداء رضى الله عنه : إن العبد ليخلو بمعصية الله تعالى – فيلقي الله بغضه في قلوب المؤمنين من حيث لا يشعر )).

“Ebu Derdaja [radijAllahu anhu] ka thënë: Nëse njeriu kur vetmohet bën mëkate ndaj Allahut, Allahu e bën që besimtarët ta urrejnë atë, duke mos e ditur pse”.

Ibn Xhevziu thotë:

(( إنه بقدر إجلالكم لله ، عز وجل يجلكم ، وبمقدار تعظيم قدره واحترامه ؛ يعظم أقداركم وحرمتكم ))

“Aq sa e madhëroni Allahun, aq ju madhëron Allahu juve. Aq sa e madhëroni dhe e respektoni Atë madhëroheni dhe respektoheni ju”. (Sejdul-Hatir).

Në këtë mënyrë fitojmë në këtë muaj të bekuar të Ramazanit adhurimin e vetëdijes për kontroll të Allahut, e cila është diç prej fryteve të këtij adhurimi.

Për në fund do të përmendim disa ajete dhe hadithe që flasin mbi këtë temë.

Allahu [subhanehu ve teala] thotw:

{الذي يراك حين تقوم وتقلبك في الساجدين}.(الشعراء 219، 220)

“(Allahu) I cili të sheh ty kur ngrihesh për t’u falur dhe bie në sexhde bashkë me të tjerë”. (Esh-Shuara: 219-220).

{وهو معكم أينما كنتم}.(الحديد 4)

“Allahut nuk mund ti fshihet asgjë në tokë dhe as në qiell”. (Ali Imran: 5).

{يعلم خائنة الأعين وما تخفي الصدور}.(غافر 19)

“( Allahu ) I di ç’janë sytë tradhtues dhe ç’farë fshihet në krahërorë.” (El-Gafir: 19).

Kurse Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((اتق اللَّه حيثما كنت، وأتبع السيئة الحسنة تمحها، وخالق الناس بخلق حسن )). رواه الْتِّرْمِذِيُّ وَقَالَ حَدِيثٌ حَسَنٌ.

“Kij frikë Allahun ( mos bëj të këqia ) kudo që të jesh. Të keqen pasoje me të mirë sepse kjo e fshin atë. Sjellu me njerëzit me moral të mirë”! (Tirmidhiu, hasen).

Enesi [radijAllahu anhu] thotë:

أنس رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: إنكم لتعملون أعمالا هي أدق في أعينكم مِنْ الشعر كنا نعدها عَلَى عهد رَسُول اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّم مِنْ الموبقات رواه الْبُخَارِيُّ

“Është e vërtetë se ju i bëni disa punë që i konsideroni të vogla sa qimja e flokut, kurse ne në kohën e Profetit [salAllahu alejhi ve sel-lem] i konsideronim këto katastrofike. Transmeton Buhariu

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( الكيس من دان نفسه وعمل لما بعد الموت، والعاجز من أتبع نفسه هواها وتمنى عَلَى اللَّه))! رَوَاهُ الْتِّرْمِذِيُّ وَقَالَ حَدِيثٌ حَسَنٌ.

“Njeri i mençur është ai që kontrollon vetveten dhe punon për jetën e pasvdekjes. Kurse njeri i dobët është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe pa ndonjë meritë shpreson e mbështetet tek Allahu”. (Tirmidhiu, hasen).

E lusim Allahun që të na dhuron frikën prej Tij në jetën tonë të fshehtë dhe publike dhe të na bëjë udhëzues e të udhëzuar.

Amin.

Përgatiti: Bekir Halimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here