Qëndrimi ndaj homoseksualizmit, lesbizmi dhe marrëdhënieve me kafshët?

0
213

Qëndrimi ndaj homoseksualizmit, lesbizmi dhe marrëdhënieve me kafshët?

Autor: Muhamed Ali Es-Sabuni

01homosexuality1Homoseksualizmi është nga krimet më të mbrapshta dhe më të turpshme që flet për deformim në natyrën e njeriut, turbulencë mentale dhe çregullim shpirtëror. Homoseksualizëm d.m.th. martesa dhe kontakti seksual i mashkullit me mashkull. I Lartmadhërishmi përkitazi me popullin e Lutit ka thënë: “(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote! (165) E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufi! (166)”.[1]

Në gjuhën arabe, homoseksualizmi është quajtur “Livat” në bazë të popullit të Lutit a.s. tek të cilët u paraqit ky veprim i turpshëm. Allahu i Madhërishëm e dënoi popullin e Lutit me dënimin më të ashpër, gjegjësisht i sharroi në tokë dhe nga qielli u lëshoi gurë nga argjili pjekur si ndëshkim për këtë vepër të turpshme. Këtë dënim, i Lartmadhërishmi e përmendi në Kur’an që të lexohet gjatë gjithë kohës dhe të ngelet shembull dhe mësim për popujt dhe brezat e ardhshëm: “Kur erdhi urdhri ynë, ne përmbysëm zë gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lartë poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda[2] (82) (gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (83)”.[3]

Dijetari i njohur imam Sheukani ka thënë: ”Sa meritorë që janë kryerësit e këtij krimi dhe kësaj vepre të shëmtuar e të turpshme, të dënohen me një lloj dënimi i cili do të ngelet shembull për njerëzit që marrin mësim dhe që e thyejnë epshin e mëkatarëve të rebeluar ndaj urdhrave të Zotit. Ai që bën një mëkat të turpshëm të një populli, të cilit nuk i ka parapri askush tjetër në atë mëkat, e meriton të merr dënim të ashpër e të tmerrshëm identik me dënimin e popullit përkatës. Allahu ata i sharroi në tokë dhe me atë dënim i zhduki të gjithë”.[4]

Qëndrimi i juristëve islam për homoseksualizmin

Këtë krim të mbrapshtë e turpshëm që ka arritur kulminacionin e mbrapshtisë dhe abnormalitetit, e refuzojnë bile edhe kafshët, ashtu që nuk haset një kafshë mashkull që ka marrëdhënie intime me një mashkull të llojit të vet, por ky deformim shfaqet në mesin e njerëzve. Së këndejmi, mund të themi se ky lloj deformimi është një turp moral dhe sëmundje e rrezikshme shpirtërore, ky është deformim në karakter që detyron një qëndrim të ashpër ndaj personit përkatës. Dijetarët, përkitazi me dënimin që duhet t’i jepet homoseksualit, kanë tre qëndrime:

1) Disa thonë se ai duhet mbytur;

2) Disa tjerë thonë se atij duhet t’i jepet ndëshkimi për prostitucion;

3) Disa mendojnë se për ta nuk ka dënim të përcaktuar, por për të vendos gjykatësi.

Qëndrimi i pare

Këtë qëndrim e përfaqësojnë Maliku, Ahmedi dhe njëri nga mendimet e Shafijut. Sipas tyre, homoseksuali duhet të vritet, pa marrë parasyshë a bëhet fjalë për të pamartuar apo për të martuar, aktiv apo pasin në këtë akt të turpshëm. Ky mendim është transmetuar edhe prej Ebu Bekrit, Omerit, Ibn Abasit, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. Ky është mendimi edhe i një grupi dijetarësh, bile disa juristë hanbelit kanë përcjellur konsensus të sahabeve se dënimi për homoseksualizëm është vrasja.

Ata, qëndrimin e tyre e kanë argumentuar me sa vijon:

a) Hadithi:”Cilin e gjeni duke e bërë veprën që e bënte populli i Lutit, vritnie edhe atë që e bën edhe atë mbi të cilin bëhet ky veprim”.[5]

b) Transmetimi i përcjellur prej Aliut r.a. se ai e ka gurëzuar atë që e ka bërë këtë veprim, gjegjësisht ka bërë homoseksualizëm. Shafiju ka thënë:Në bazë të kësaj gjykojmë për gurëzimin e atij që e bën këtë veprim, qoftë i martuar apo i pamartuar.

c) Për argument e kanë marrë edhe transmetimin e përcjellur prej Ebu Bekrit se ai i ka mbledhur shokët e të dërguarit të Allahut, s.a.v.s. dhe i ka pyetur për një mashkull që martohet me një mashkull tjetër dhe vepron si femrat. Atëbotë, më i ashpër ka qenë Ali ibn Ebi Talibi r.a. i cili ka thënë:”Ky është një mëkat që nuk e ka bërë askush tjetër pos një populli, e që keni dëgjuar se si e dënoi Allahu. Mendojmë se duhet ta djegish me zjarr”. Për këtë, Ebu Bekri i shkroi Halid ibn Velidit dhe e urdhëroi që homoseksualin ta djeg me zjarr.[6]

Mënyra e mbytjes

Ata të cilët mbajnë qëndrimin se homoseksuali duhet mbytur, janë ndarë përkitazi me mënyrën e mbytjes së homoseksualit, dhe kanë dhënë disa mendime:

1)      I pritet koka si renegatit. Ky mendim është përcjellur prej Ebu Bekrit dhe Aliut.

2) Gjuhet me gurëz deri në vdekje. Ky mendim është përcjellur prej Ibn Abasit, e ky është edhe mendimi i Malikut dhe Ahmedit.

3) Gjuhet nga një vend i lartë. Ky është mendimi i shkollës Malikite.

4) Mbyetet duke u gjuajtur mbi të një mur. Ky mendim është përcjellur prej Ebu Bekër Es-Sidikut.

Këto forma të dënimit i kanë përmendur, ngase Allahu i Madhërishëm e dënoi popullin e Lutit me të gjitha këto dënime. I Lartmadhërishmi ka thënë: “duke kthyer çdo gjë nga lartë poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda”. Këtë ndëshkim e merituan për shkak të madhësisë së krimit.

Qëndrimi i dytë

Shkolla juridike shafi’ite mban qëndrimin se për homoseksualizëm vlen ndëshkimi i përcaktuar për lavirësinë, gjegjësisht homoseksuali beqar kamxhikohet, ndërkaq ai i martuar gurëzohet. Ky qëndrim është transmetuar edhe nga disa pasardhës të sahabeve, si: Atau, Katade, Nehaiju, Sei’d ibn Musejjibi dhe tjerë.

Dijetarët që kanë mbajtur këtë qëndrim, qëndrimin e tyre e kanë mbështetur me tekste juridike, argumente racionale dhe analogji.

a) Si tekst juridik e kanë përmendur hadithin e përcjellur nga Ebu Musa El-Esh’ariju r.a. se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: ”Nëse dy meshkuj kanë marrëdhënie intime, ata janë lavirë”.[7] Ky hadith argumenton se për homoseksualizëm vlen dënimi i lavirësisë.

b) Racionalisht, qëndrimin e tyre e kanë arsyetuar duke thënë: Lavirësia do të thotë që organi seksual të futet në një organ tjetër seksual me epsh në mënyrë të palejueshme fetarisht. Edhe anusi është pjesë intime sikur edhe vagina.

c) Në drejtim të argumentimit me analogji, mbështetësit e këtij qëndrimi kanë thënë: Argumentet që flasin për lavirët edhe pse nuk i përfshijnë edhe homoseksualët, ata i bashkëngjiten lavirësisë përmes analogjisë. Kështu, shfryrja e epshit si bëhet në vaginë, bëhet edhe në anus, ngase emërues i përbashkët në të dy rastet është kënaqësia që ndjehet në të dy vendet. Ky është veprim i turpshëm dhe kërkon ndalesë, e masa ndëshkuese e lavirësisë është ndalesë valide për të.[8]

Qëndrimi i tretë

Juristët Hanefit janë të mendimit se homoseksualizmi është një krim i madh dhe i pahijshëm, por nuk është si lavirësia, dhe për këtë ndëshkimi për të nuk është identik me atë për lavirësi. Për këtë mëkat duhet të ketë dënim të papërcaktuar. Qëndrimin e tyre e kanë argumentuar si vijon:

a)      Lavirësia dallon nga homoseksualizmi nga aspekti gjuhësor. Lavirësia d.m.th. kur një mashkull ka marrëdhënie intime me një femër në vaginë, ndërkaq homoseksualizëm i thonë kontaktit intim të mashkullit me mashkull. Këtë e vëren edhe në Kur’an. Allahu i Madhërishëm ka bërë dallim ndërmjet këtyre dy dukurive.
I Lartmadhërishmi për popullin e Lutit ka thënë: “A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkuj, e braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorantë (55)”[9]; “(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote! (165) E gratë tuaja i leni anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufi! (166)”.[10] Pra, i cilësoi se janë njerëz injorantë dhe tejkalues të kufijve, por jo edhe lavirë.

b)      Edhe në vokabullarin e përgjithshëm popullor këto dy nocione nuk janë të njejta. Ai që bën amoralitet me femrat thirret lavir, ndërkaq ai që bën amoralitet me meshkujt thirret homoseksual. Njerëzi këtë e njohin kështu që nga kohët më të vjetra. Nëse dikush betohet se nuk do të bëjë zina-lavirësi, por bën homoseksualizëm, dhe të kundërtën, nuk konsiderohet se e ka shkelur betimin.

c) Kanë komentuar:Si mund të jetë homoseksualizmi lavirësi, kur vetë shokët e të dërguarit të Allahut kanë patur mendime të ndryshme përkitazi me tretmanin juridik të homoseksualizmit, ndërkaq ata janë më të njohur me gjuhën dhe kuptimin e fjalëve. Sikur të kishte qenë homoseksualizmi lavirësi, nuk do të kishin polemizuar dhe nuk do të përpiqeshin të japin sqarime.

d) Analogjia e homoseksualizmit me lavirësinë është e pa vend, ngase natyra njerëzore e tërhek mashkullin kah femra dhe kontaktin me femrën e lakmon natyra mashkullore. Ndërkaq, homoseksualizmin e refuzon natyra e njeriut, bile edhe kafshët. Për atë, si mund të jetë tërheqës homoseksualizmi kur njerëzit e konsiderojnë veprim të flliqtë dhe njeriu me karakter të shëndoshë nuk anon kah ai.
Po edhe nëse pranojmë se natyra njerëzore anon kah homoseksualizmi, përsëri lavirësia është ma e rrezikshme dhema e dëmshme marrë parasyshë se shkakton prishjen e pastërtisë së gjenezës. Për këtë, nevoja për ndalesë për lavirësi ka qenë më e madhe dhe më fuqishme.

e) Për argument e kanë marrë edhe hadithin e të dërguarit të Allahut s.a.v.s.”Nuk lejohet gjaku i një muslimani pos për një nga tre shkaqet:bërja e lavirësisë pasi të jetë martuar, të e mohojë fenë pasi të ketë besuar, dhe vrasjen e një personi pa të drejtë”.[11] Kanë komentuar: I dërguari i Allahut, s.a.v.s. e ndaloi vrasjen e muslimanit pos për njërin nga tre shkaqet e përmendura, ndërkaq homoseksuali nuk bën pjesë në këto tre sepse nuk quhet lavir. Po ashtu, sikur të kishte patur të njëjtin tretman me lavirësinë, i dërguari i Allahut s.a.v.s. do kishte bërë dallim në aspektin e statusit juridik ndërmjet të martuarit dhe të pamartuarit kur ka thënë:”Mbyteni atë që bën homoseksualizëm dhe ai të cilit i bëhet”. Pasi i dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk ka bërë dallim, kjo dëshmon se nuk e ka obliguar këtë dënim si masë ndëshkuese të përcaktuar, por si dënim të papërcaktuar (teëzir). Gjykatësi ka hapësirë të gjërë manevrimi në fushën e dënimeve të papërcaktuara.

Kështu do t’i rrumbullakosnim argumentet e hanefive dhe të dijetarëve tjerë.

Dijetari i shquar Sheukani e ka mbështetur mendimin e parë që konsistonte në vrasjen e homoseksualëve, ndërkaq mendimin e Shaf’i’itëve dhe Hanefive e ka konsideruar të dobët. Kujtoj që zgjedhja e Sheukanit është e drejtë, ngase rrezikshmëria e madhe e këtij krimi, pra homoseksualizmit, kërkon ndëshkim të ashpër dhe të rreptë që ta asgjësojë në themel këtë mëkat, ta then epshin e mbrapshtanëve rebelë dhe ta zhduk plangprishësinë dhe plangprishësit.

Nuk ka mënyrë më adekuate dhe më të dobishme se sa dënimi me vdekje, sido që të jetë mënyra e mbytjes, që të jetë mësim për ata që marrin mësim. Me këtë do ta praktikonim edhe udhëzimin pejgamberik: ”Cilët ti shihni duke e bërë veprimin që e ka bërë populli i Lutit, mbytnie edhe atë që e bën edhe atë mbi të cilin bëhet”.[12]

Qëndrimi ndaj lezbianizmit dhe kontaktit intim me kafshët

Për sa i përket lezbianizmit, gjegjësisht prekjes me epsh ndërmjet femrave njëra me tjetrën, dijetarët janë të pëlqimit se për të nuk ka masë të përcaktuar ndëshkuese, por jepet dënim i papërcaktuar-teëzir.

Po ashtu, edhe për atë që bën marrëdhënie intime me kafshë, pjesa dërmuese e dijetarëve janë të mendimit se i shqiptohet dënim i papërcaktuar. Mirëpo, sipas disa transmetimeve prej imam Ahmedit, Allahu e mëshiroftë, për të vlen dënimi i homoseksualizmit, vritet edhe personi që e bën këtë veprim edhe kafsha.

Nuk ka dyshim se personi i cili e bën një akt të këtillë të turpshëm, është ma i poshtëruar se kafsha, megjithatë mendim ma i drejtë është ai i pjesës dërmuese të dijetarëve.

Allahu i Madhërishëm e di më së miri.

Prej arabishtes: Bashkim Aliu

[1] Esh-Shuaraë:165-166.

[2] Në ajet thuhet:<<sixhilin mendud>>. Autori i fjalorit të gjuhës arabe “Lisanu-l-a’reb” ka shpjeguar se fjala “sixhil” ka kuptimin “gurë nga glina”. Një gjuhtar tjetër, El-Xheuheriju ka shpjeguar:Këto janë gurë nga balta e pjekur me zjarrin e xhehenemit ku ishin të shënuar emrat e atyre njerëzve. Fjala “mendud” ka kuptimin “i pandërprerë, që vijnë njëri pas tjetrit”. Shih:Lisanu-l-a’reb, rrënja “sexhele”.

[3] Hudë:82-83.

[4] Shih:Esh-Sheukani, Nejlu-l-eutar, kapitulli i masave ndëshkuese.

[5] Hadithin e ka shënuar Tirmidhiju, nr.1456 dhe Ebu Davudi, nr.4462. Zinxhiri i transmetuesve është i mirë. Shih:Xhami’u-l-usul, vëll.III, f.549.

[6] Këtë transmetim e ka shënuar Bejhekiju me zinxhir të ndërprerë transmetuesish.

[7] Shih:Es-Sajis, Ahkamu-l-Kur’an, vëll.III, f.114.

[8] Shih në detaje argumentet e Shafi’itëve në tefsirin e Fahrudin Raziut, Et-Tefsiru-l-kebir, vëll.XXIII, f.132.

[9] En-Nemël:55.

[10] Esh-Shuaraë:165-166.

[11] Hadithin e kanë shënuar Ebu Davudi, nr.4353 dhe Nesaiju, vëll.VII, f.91. Baza e këtij hadithi gjindet në të dy Sahihet.

[12] Më parë përmendëm se ku është shënuar hadithi. Po ashtu, shih:Xhami’u-l-usul, vëll.III, f.549.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here