PRONONCIM LIDHUR ME AGRESIONIN E PADREJTË TË FRANCËS KUNDËR MUSLIMANËVE TË MALIT

0
247

rtklive113225112012_dhuna-gravePërktheu: M-r Talha Kurtishi

Asociacioni i dijetarëve muslimanë ka publikuar deklaratë në të cilën shpreh denoncimin e luftës kundër muslimanëve e të Malit dhe e konsideron atë ndërhyrje pa precedent me arsyetimet terrorizëm dhe fundamentalizëm.

Në deklaratën në fjalë shkruan: Agresioni i Francës kundër muslimanëve duhet të denoncohet, nuk lejohet arsyetimi i tij, e assesi përkrahja materialisht dhe me anë të mediumeve.

Në deklaratën në fjalë Lidhja nënvizon se ndihma e jobesimtarëve kundër muslimanëve është prej veprave me të cilët dilet prej Islamit. Këtë qëndrim e vërteton Kurani dhe i njëjti është i shpjeguar nga shumë imamë dhe dijetarë të Islamit.

Deklarata u bën thirrje muslimanëve, popuj dhe shtete, që ti ndihmojnë muxhahedinët, me mundësitë që i kanë në dispozicion. Në të nënvizohet nevoja që mospajtimi në çështjet nga sfera e ixhtihadit, të mos bëhen shkak që muslimani të braktis vëllanë e tij musliman duke mos e ndihmuar.

Në vijim ju prezantojmë tekstin e plotë të deklaratës:

E falënderojmë Allahun, Ndihmësin e të shtypurve i cili do ti dënojë ata që e luftojnë fenë dhe e luftojnë atë. “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes)”. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi imamin e muxhahidëve dhe udhëheqësin e atyre që do të dallohen me shenjat e abdesit në Ditën e gjykimit i cili na urdhëron: Ndihmoje vëllanë edhe kur bën edhe kur i bëhet padrejtësi. Ai, sal-lallahu alejhi ue selem, gjithashtu ka thënë: Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën zullum,nuk e braktis dhe nuk e dorëzon. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi familjen dhe shokët e tij.

Lufta që Franca e ka filluar kundër muslimanëve të Malit është formë e armiqësisë së hapur dhe ndërhyrje në çështjet e brendshme pa justifikim. Ajo në realitet është luftë kundër disa grupeve të islamistëve që akuzohen me terrorizëm dhe ekstremizëm. Mëkati i vetëm i tyre ishte angazhimi të vendosin sundim të Islamit në tokën e tyre e cila kohë të gjatë ishte koloni dhe gjykonte me legjislacionin e perëndimit. Muslimanët e Malit nuk kanë kryer krime të luftës, krime kundër njerëzimit, nuk e rrezikuan sigurinë dhe paqen rajonale e assesi atë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë sistemi kriminel në Siri i kryen krimet më të shëmtuara  kundër njerëzimit, në kohë që Franca si dhe vendet tjera perëndimori qëndrojnë si spektatorë duke u mjaftuar me deklarata dhe denoncime të ftohta. Nuk ndërmerret asgjë dhe pritet që muxhahidët ti afrohen fitores e pastaj ata të vjelin frytin e luftës dhe xhihadit të tyre!

Lidhur me këtë padrejtësi Umetit ia bëjmë me dije:

1. Agresioni i Francës kundër muslimanëve duhet të denoncohet, nuk lejohet arsyetimi i tij, e assesi përkrahja materialisht dhe me anë të mediumeve apo në çfarëdo forme të ndihmës jo materiale. Ndihma e jobesimtarëve kundër muslimanëve është prej veprave me të cilët dilet prej Islamit. Këtë qëndrim e vërteton Kurani dhe i njëjti është i shpjeguar nga shumë imamë dhe dijetarë të Islamit, në veçanti kur preteksti është të pengohet vendosja e gjykimit Islam në ndonjë shtet. Ndihma ndaj jobesimtarëve në kësi situata është shkatërruese dhe nuk i lejohet muslimanit të participojë në të.

Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit. Ti i sheh ata me zemra të sëmura, sesi vrapojnë për t’u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”. Mbase Allahu do të sjellë fitore ose diçka tjetër nga ana e Tij, kështu që ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre.” (El Maide, 51-52)

2. Gjithë muslimanët, shtete dhe popuj e kanë për obligim që ti kundërvihen agresionit në fjalë me mjetet dhe mundësitë që i posedojnë, duke i ndihmuar gjithashtu muxhahidët aq sa munden. Nëse nuk kanë fuqi për luftë dhe nuk munden që luftëtarëve tu ofrojnë ndihmën e duhur, atëherë së paku le të ndërmarrin aksion për ndërmjetësim që konteksti të zgjidhet në mënyrë paqësore duke e ndërprerë agresionin dhe duke ndërmjetësuar mes vëllezërve në Mali. Këtë barrë duhet ta bartin mbi supet e tyre të diturit, të mençurit dhe të devotshmit e atyre trojeve. Ky angazhim bën pjesë në solidaritetin e obligueshëm me muslimanët, sepse në anën e kundërt ai solidarizim mes jobesimtarëve vetëm se ka ndodhur dhe të gjithë anuan dhe e ndihmuan Francën në këtë fatkeqësi. U vërtetua fjala e Allahut: “Kurse jobesimtarët janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit.” (El Enfal, 73) A nuk është e nevojshme që edhe besimtarët të solidarizohen njëri me tjetrin. “Vërtet, ata që besuan dhe mërguan (për hir të besimit), e më pas luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e i ndihmuan, janë miq e mbrojtës për njëri-tjetrin.” (El Enfal, 72)

3. Gjendja e muslimanëve sot në imponon që për zbatimin e fesë të punojmë më urtësi, të merren parasysh pasojat, kufijtë e mundësive. Allahu nuk na ngarkon përtej mundësive dhe më shumë se sa mundemi. Allahu e mëshiroftë njeriun që është i vetëdijshëm për vlerën dhe mundësitë e tij. Mendon para se të hedh hapin, nuk ja vështirëson vetes as tjerëve. Në shumicën e rasteve vlerësimi i tij të situatës është rezultat i ixhtihadit, prandaj dallimet dhe mospajtimet në këto çështje nuk duhet të janë shkak që ne të braktisim vëllezërit tanë muslimanë. Nuk ka justifikim që atë t’ia dorëzosh armikut, që të ndihmosh armikun kundër tij apo ta përbuzësh atë. Mospajtimi në çështje të ixhtihadit nuk justifikon që ti të pajtohesh me okupimin e vendit të tij. Kështu veprojnë ata që nuk kanë hise në ahiret. Për të tillët Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Atyre që nuk luftuan dhe thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!” (Ali Imran, 168) Këtë e thanë në ditën e Uhudit, kur nga Medineja dolën me ixhtihad dhe nga kodra zbritën me ixhtihad.

Në fund muslimani nuk ka asnjë arsye që të ndihmojë vëllezërit e tij në Mali me lutjen e tij që Allahu ti poshtërojë armiqtë e tyre, T’i ndihmojë kundër tyre  dhe t’i furnizon me durim të shumëfishtë krahasuar me fatkeqësinë që i ka goditur. Allahu e lusim që të jetë i mëshirshëm ndaj tyre, t’i shërojë të plagosurit dhe të sëmurët, t’i mëshiron të vdekurit, t’i shpëtojë të dobëtit duke i shkatërruar zullumqarët.

I falënderuar qoftë Allahu zoti i botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin, shokët dhe familjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here