Serbët vepruan dhe sot atë që e synuan më herët! Insistimet e tyre për ta hequr lapidarin e UÇPMB-së thjesht ishte një lojë e shpifur e tyre. Sot Presheva u vërshua nga korbat e zinj të cilët kishin ardhur që ta rrëmbyen me kthetrat e tyre lapidarin e lirës !
Sikurse të mos ishte njeri në Preshevë, sikurse asgjë nuk lëvizte në rrugët e saj, sot u shanë të gjithë zërat kur sot ishte dita të dëgjoheshin ata të cilët “mbrojtën” nderin tonë në luftën e Kosovës. Por siç thotë Profeti Muhamed a.s “Krijuesi i’a pranon lutjet, dhe kërkesat vetëm të denjëve dhe të sinqertëve”. Ata që ishin të sinqert sot nuk janë në mesin tonë, por janë në të freski të parajses. E ndërsa ata që sot krenohen që ishin pjesëtar të saj sot ishte dita të deshmohet trimëria e tyre, e kurrsesi të mos lejojnë që institucionet e serbis ta komandojnë Kosovën sikurse të ishte një lodër e tyre.
Deshmorët nuk kanë luftuar për një lapidar, nuk kanë luftuar as për t’i përmendur nëpër mbledhje përkujtimore. Po rata ishin që sakrifikuan jetën e tyre për një liri që ne tash nuk jemi të gatshëm që ta ruajmë, këtë thesar të çmuar ne sot jemi duke e humbur me paditurin e udhëheqësve tanë që janë duke punuar për ti kënaqur udhëheqësit serbë duke iu plotësuar çdo dëshirë që sa herë që dëshiroj të vizitojnë kultet e tyre fetare.
Qeveria e Kosovës duhet të tregohet më sy hapur ndaj këtyre veprimeve të Qeveris së Serbisë e cila çdo ditë e më shumë po i provokon qytetarët e Kosovës. Çdo durim dikur ka fund ! Edhe Qeveria e Kosovës duhet të ketë parimet e veta që siç i ka çdo shtet që nuk lejon që t’i thyej askush.
Kjo së mund të jetë tolerante që kriminelët që kanë bërë gjatë luftës në Kosovës krimet më ç’njerëzore sot të vijnë dhe ta heqin lapidarin nga një qytet me popullsin në shumicë shqiptare. Pamjet që ne të gjithë kemi pasur mundësin t’i shohim në ditën e heqjes së lapidarit nëpër edicionet e lajmeve në televizionet tona ishin një rikujtim i çasteve të luftës në Kosovë kur polica e Serbisë lëviz ende lirshëm në territorin e Kosovës tonë “Të pavarur” !
Berat Mernica