Home Të tjera Pyetje Po këto i dinit?..

Po këto i dinit?..

brazil-dzhuruena-park-national-butterfly-wallpapersTuneli hekurudhor më i gjatë në botë është ai që gjendet në Sejkan, Japoni. Ky tunel është i gjatë 53 km e 850 metra. Pas tij renditet tuneli i La Manshit, i cili lidh Francën me Anglinë dhe që ka një gjatësi prej 50 kilometra e 500 metra.

Qyteti më i lartë në botë është qyteti Potos në Bolivi, i cili ndodhet 3976 metra mbi nivelin e detit, ndërsa kryeqyteti më i lartë në botë është La Pas po i Bolivisë, i cili ndodhet në një lartësi prej 3627 metra mbi nivelin e detit.

Vendi me jetëgjatësinë më të madhe për meshkujt është Gjermania, jetëgjatësia mesatare e meshkujve të të cilit është 79 vjeç, ndërsa për femra në vend të parë qëndron San Marino, ku jetëgjatësia mesatare e femrave është 85 vjeç. Jetëgjatësinë mesatare më të ulët për meshkuj e ka Nigeria me 41 vjeç, kurse për femra Ruanda me 44 vjeç.

Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë ka qenë -68 C dhe është regjistruar në Verhojansk, Rusi, ndërsa temperatura më e lartë është regjistruar në El Aziz, Libi dhe ka qenë 57,7 C.

Vendi me dendësinë më të madhe të popullsisë është Principata e Monakos me 16359 banorë për kilometër katror, ndërsa vendi me dendësinë më të vogël është Mongolia me 1 banor për kilometër katror. Shteti me sipërfaqen më të madhe është Rusia me 17 076 400 kilometra katrorë, kurse shteti me sipërfaqen më të vogël është Vatikani që ka një sipërfaqe prej 0,44 kilometra katrorë. Më shumë banorë numëron Kina, ndërsa shteti me më pak banorë është Vatikani.

Në SHBA ekzistojnë rreth 1500 grupe të ndryshme fetare. Një pjesë e mirë e tyre janë “jo të zakonshme”. Midis tyre për shembull mund të përmendim Frymëmarrësit, të cilët pretendojnë të jetojnë vetëm me ajër, pa konsumuar asnjë lloj ushqimi apo pijeje, si dhe Pitagorikët, të cilët besojnë se toka është e sheshtë e jo e rrumbullakët.

Katari mban vendin e parë në botë për sasinë e konsumit të energjisë elektrike për frymë me 30471 kw/h në vit për çdo banor. Vendin e dytë e mbajnë Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa në vend të tretë renditet Bahreini. Vendi me konsum më të ulët të energjisë elektrike për frymë është Çadi me 14 kw/h energji të shpenzuar mesatarisht në një vit për çdo banor.

Një lloj bime e quajtur Paheseolus lunatus, e cila sulmohet nga bretkosat, ka veti të aktivizojë disa qeliza të cilat lëshojnë një substancë të veçantë alarmi. Kjo substancë ka dy funksione: njofton gjahtarët natyrorë të bretkosave (pra thërret aleatët) dhe në të njëjtën kohë paralajmëron për rrezikun bimët e tjera rreth e rrotull të cilat përgatiten për t’u mbrojtur. Ndërsa kur sulmi vjen nga ndonjë substancë kimike, Paheseolus lunatus aktivizon disa qeliza të tjera të cilat nuk kanë veti të njoftojnë aleatët biologjikë, meqenëse në këtë rast ata do të ishin të panevojshëm.

Gjeniu i lodrave. Quhet Andy Johnson dhe është konsideruar mbreti i aeromodeleve (lodrave fluturuese), në SHBA. Midis qindra ekzemplarëve që e kanë bërë të famshëm, janë edhe disa avionë lodër të telekomanduar me forma mjaft të veçanta si për shembull në formën e një shtëpie.

Kryeqyteti i Perusë Lima, quhet edhe qyteti pa shi, pasi atje bien rreth 37 milimetra reshje në vit. Në këtë qytet, shtëpitë nuk ndërtohen me ulluqe e as me kanale për të mbledhur ujërat e shiut. Madje atje nuk shiten as çadra.

Ujërat e lumit Kurum në Venezuelë kanë ngjyrë të kuqe nga kalimi i degëve të tij nëpër masive me rërë të kuqe. Ndërsa në Algjeri, ndodhet një lumë ujërat e të cilit kanë ngjyrë blu si bojë shkrimi. Ky lumë furnizon “me bojë” edhe liqenin në të cilin derdhet.

Shteti me përqindjen më të lartë të popullsisë qytetare janë Belgjika dhe Kuvajti me 97 për qind të popullsisë që jeton në qytet, ndërsa shteti me përqindjen më të ulët të popullsisë qytetare është Bhutani me vetëm 6,4 për qind të popullsisë që jeton në qytet.

Vendi që shpenzon më shumë për ushtrinë është Koreja e Veriut me 26,3 për qind të buxhetit vjetor, ndërsa vendi që shpenzon më pak në këtë fushë është Gana me 0,7 për qind të buxhetit vjetor.

Irlandezët janë njerëzit që marrin më shumë kalori nëpërmjet ushqimit. Mesatarisht një irlandez merr 3952 kalori në një ditë. Ndërsa njerëzit që marrin më pak kalori gjatë ushqimit janë somalezët, të cilët gjatë një dite arrijnë të marrin mesatarisht vetëm 1499 kalori.

Ndërtesa më e lartë në botë e ndërtuar jo me ndihmën e mjeteve moderne si vinçat etj., është kulla Mazuera e cila ndodhet në Bogota, Kolumbi. Ajo është e lartë 248 metra.

Në Japoni ekzistojnë plot 14 mijë e 808 stacione televizive.

Vendi me përqindjen më të lartë të makinave personale është SHBA ku mesatarisht ka 1,3 banorë për një makinë, ndërsa vendi me përqindjen më të ulët të makinave personale është India në të cilën ekziston mesatarisht një makinë në çdo 172,8 banorë.

Bangladeshi mban vendin e parë në botë për numrin e anëtarëve të një familjeje. Atje një familje ka mesatarisht 10,7 anëtarë.

Parlamenti më i madh është Asambleja Kombëtare Popullore Kineze me 2896 deputetë, ndërsa më i vogli është Këshilli i Kardinalëve të Vatikanit që përbëhet nga 5 veta.

Koreja e Veriut është vendi në të cilin shërbimi i detyrueshëm ushtarak zgjat më tepër se në çdo vend tjetër. Atje një ushtar i forcave tokësore kryen 5-8 vjet shërbim të detyrueshëm ushtarak, ndërsa një ushtar i forcave detare kryen 5-10 vjet shërbim të detyrueshëm. Ndërsa Izraeli është i vetmi vend ku edhe femrat kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili zgjat 2 vjet. / multimediaislame

Previous articleEfektet biologjike të telefonit celular
Next articlePajisja në trupin tuaj që mund të kopjojë një milionë faqe të dhënash nër njëzet minuta