Përse mëlçia e Balenës është ushqimi i parë i banorëve të Xhenetit

0
209

Pyetja:

Përse mëlçia e balenës është ushqimi i parë i banorëve të Xhennetit? Kam dëgjuar për efektet pozitive të tij në pastrimin e stomakut. A është e vërtetë kjo? Mund të na jepni shpjegim për këtë, Zoti iu dhëntë të mira!

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë All-llahut ndërsa përshëndetjet janë për Profetin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!

Së pari, është konfirmuar në hadithe autentike se gostia e banorëve të Xhennetit me të hyrë në Xhennet është veshëza e mëlçisë së balenës (ar. zijadetu kebidi hút). Më konkretisht, në hadithin e Theubanit qëndron se rabin çifut kishte ardhur tek Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] për ta testuar për disa çështje (që ta vërtetonte në ishte apo jo profet). Në hadith është përshkruar biseda kështu:

Tha çifuti: Cila është gostia e tyre (banorëve të Xhennetit) kur të hyjnë në Xhennet?

Tha: Veshëza e mëlçisë së Nun-it (balenës).

Tha (çifuti): E cili është ushqimi i tyre pas gostisë?

Tha: Theret për ta demi i Xhennetit që kulloste qosheve të tij.

Pastaj e pyeti edhe për pijen dhe gjëra të tjera.

Hadithin e transmeton Muslimi ndërsa Imam Neveviu në shpjegim të tij thotë: Thënia ‘Cila është gostia e tyre’ (ar. fe-ma tuhfetuhum) nënkupton dhuratën që i jepet njeriut, gjëja me të cilën veçohet dhe ajo me të cilën shprehet mirësjellja me të. Ndërsa Ibrahim Halebiu ka thënë se për qëllim me të janë fruta pemësh të rralla. (3/227)

Ka thënë po kështu: Sa i përket nun-it, të gjithë dijetarët njëzëri pohojnë se është balena. Kurse ‘zijadetu kebidi hút’ (veshëza e mëlçisë së balenës) është pjesa (copa) e veçuar e lidhur me mëlçinë, që është në fakt pjesa më e shijshme e saj. (17/135-136)

Këto janë konfirmuar edhe në hadithe tjera autentik në dy sahihët (të Buhariut dhe Muslimit) dhe në sunene (katër sunenet), por e përzgjodhëm këtë hadith për shkak të shpjegimit që jep për dallimin ndërmjet gostisë [që është veshëza e mëlçisë së balenës] dhe ushqimit [që është mishi i demit në Xhennet].

Së dyti, ne nuk dimë për ndonjë urtësi të veçantë sa i përket veçimit të tyre me këtë lloj gostie, por ne besojmë se gjithsesi që All-llahu i Madhëruar ka vënë një urtësi të madhe për këtë. All-llahu është i Gjithëdituri dhe i Urti dhe për Vete ka thënë:

وَرَبُّكَ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُ وَيَخۡتَارُۗ مَا كَانَ لَهُمُ ٱلۡخِيَرَةُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

“Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër është i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.” [El-Kasas: 68]

Kjo nuk nënkupton mohimin e përpjekjeve të shkencëtarëve për të medituar në urtësinë e përzgjedhjes së kësaj gostie për banorët e Xhennetit. Disa dijetarë kanë thënë se në këtë përzgjedhje aludohet në fundin e botës dhe kalimin në Xhennetin e përjetshëm, sepse balena është prej shtazëve ujore që aludon në komponentin e jetës në tokë, derisa demi është prej kafshëve tokësore që aludon për mbjelljen dhe fitimin në tokë. Kështu, ushqimi i banorëve të Xhennetit me mishin e këtyre dy kafshëve, aludo në fundin e botës dhe fillimin e ahiretit. (Shih: Ruh el-meani të Alusiu, 7/94)

Së treti, sa i përket dobive mjekësor të të ushqyerit e mish balene janë shumë. Ekspertët e kësaj fushe kanë përmendur disa prej tyre, si: ulja e përqindjes së kolesterolit në gjak, ulja e nivelit të yndyrave në trup, pakësimi i dhimbjeve të nyejve, pasurimi me vitaminën D, etj.

Për më shumë dobi shëndetësore duhet kthyer ekspertëve të kësaj fushe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here