Pas fyerjes së Pejgamberit, konvertohet në Islam dhe qan pranë varrit të Pejgamberit

0
250

Ish anëtar i Partisë së Lirisë të krahut të djathtë holandez Arnoud van Doorn, njoftoi konvertimin e tij në Islam para dy muajsh dhe tani shkoi të vizitojë Dy Xhamitë e Shenjta. Arnoud van Doorn ishte anëtar i partisë që kontribuoi për prodhimin e filmit kundër pejgamberit Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të.

Sipas gazetës saudite “Ukadh” van Doorn vizitoi Xhaminë e Pejgamberit me sytë e mbushur me lot tek vendi “Revdah” (Kopshti) dhe te varri i Pejgamberit.

Van Doorn deklaroi se i përkiste partisë më ekstreme dhe armiqësore ndaj Islamit. Pas shikimit të reagimeve kundër prodhimit të filmit, ai filloi të hulumtojë të vërtetën e Islamit për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij lidhur me sekretin e dashurisë së muslimanëve për fenë dhe pejgamberin e tyre të nderuar.

Gazeta “Ukadh” publikoi momentet e qarjes së van Doorn gjatë qëndrimit të tij para varrit të Pejgamberit. Ai e kuptoi gabimin e tij të rëndë që kishte bërë para se Allahu t’ia zgjeronte gjoksin për ta përqafuar Islamin. Ai deklaroi për gazetën: “Procesi i hulumtimit më çoi për të zbuluar madhësinë e veprës penale që bëri ish partia e tij. Ai filloi të hulumtojë rreth Islamit si dhe t’u afrohet muslimanëve në Holandë derisa vendosi për ta përqafuar Islamin.”

Pasi e vizitoi kodrën e Uhudit ai tha: “Sa shumë kam lexuar lidhur me këtë vend dhe këtë betejë, sa kam dashur të qëndroj në këtë vend dhe sot është një ndjenjë më e bukur sesa leximi.”

Ai u takua me imamët e xhamisë së Pejgamberit Shejh Salah el-Budejr dhe Shejh Ali Hudhejfi duke bërë një bisedë miqësore me ta. Ai mori prej tyre këshilla e udhëzime që do ta ndihmojnë në të ardhmen. Më pas ai vizitoi galerinë e xhamisë ku mori shpjegime të hollësishme në lidhje me fazat e zgjerimit të xhamisë.

Ai vizitoi edhe xhaminë Kuba ku u takua me imamin e saj Shejh Salih Megamisi.

Ai do të udhëtojë në Mekë për ta kryer umren para se të niset në drejtim të Riadit për t’u takuar me një numër zyrtarësh para se të kthehet në Holandë. Vlen të theksohet se van Doorn shprehu admirimin e tij për Kompleksin e Mbretit Fehd për shtypjen e Kur’anit, të cilin ai e përshkroi si një projekt të madh që i shërben librit të Allahut dhe të gjithë muslimanëve në mbarë botën.

Në fund ai deklaroi: “Lamtumira e Medinës është një mërzi, mirëpo ngushëllimi është se unë jam duke shkuar për të kryer umren në Mekën e Ndershme dhe se unë do të kthehem përsëri në këto vende të shenjta përsëri së shpejti.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here