...
Home Blog Page 841

MUHAMMEDI ALEJHI SELAM

0
Shkruar nga Ali Hasen Abdul Hamid (Nga arabishtja: Enis Rama)
Allahu xhel-le shanuhu për të na njoftuar me atë çka kërkon prej neve dhe për të na sqaruar atë çka na bënë dobi në jetën tonë, dërgoi disa prej njerëzve, të cilët kishin cilësi fisnike dhe moral të lartë që t’i përcjellin urdhrat dhe dispozitat e Tij te të gjithë njerëzit, duke filluar prej të afërmve, shokëve, fqinjëve dhe të gjithë atyre që ishin përreth tyre.
E këta ishin ata që i zgjodhi Allahu i Lartësuar dhe i quajti të Dërguar dhe Lajmëtarë. I fundit prej këtyre të dërguarve dhe lajmëtarëve ishte i Dërguari i Allahut te krijesat e Tij, prijësi ynë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të cilin e dërgoi Allahu mëshirë për të gjitha botët, prej njerëzve dhe xhinëve.
Dërgimi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk ishte vetëm për popullin apo familjen e tij, por ishte për njerëzit në përgjithësi përgëzues dhe tërheqës i vërejtjes. Allahu i Lartësuar thotë:
“E ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botërat.” (Enbija, 107).
Për ta pasur edhe më të qartë këtë që përmendëm, domosdo duhet të dimë pjesën nga jeta e këtij Pejgamberi fisnik sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Emri i tij është Muhammed bin Abdullah bin Abdulmutalib bin Hisham, rrjedh nga fisi më i madh prej fiseve arabe, e ai është fisi Kurejsh. U lind në Mekë në siujdhesën arabe, e cila është qytet prej qyteteve të Mbretërisë së sotme Saudite.
U rrit jetim, babai i vdiq sa ishte ende në barkun e nënës. E edukoi nëna e tij Amineja, bija e Vehbit me edukatë, e cila ishte në pajtim me traditat arabe, të cilat shumicën prej tyre i trashëguan nga feja e babait të Pejgamberëve Ibrahimit alejhi selam. Pastaj i vdiq edhe nëna sa ishte 6 vjeçar e për përkujdesje e mori gjyshi i tij Abdulmutalibi, i cili ishte njëri prej udhëheqësve Kurejshit para shpalljes. Pas dy viteve i vdiq edhe gjyshi, e për kujdesje e mori mixha i tij Ebu Talibi.
Jeta e tij pas fëmijërisë ishte jetë e dalluar me çdo të mirë. Ishte trim, i sinqertë, kishte moral të mirë, sa që edhe populli i tij filluan ta quanin “i sinqerti, besniku”.
Në fëmijëri ishte bari i deleve, gjë e cila ia shtoi edhe më tepër dëlirësinë e zemrës, udhëzimin në të mirë dhe largimin nga e keqja.
Në rininë e tij punonte për Hatixhen, bijën e Huvejlidit, e cila ishte prej grave më të pasura dhe më të dalluara kurejshite. Pasiqë e dërgoi në Sham për tregti, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pati sukses dhe u kthye me fitim të madh.
Kur i mbushi 25 vjet mixha i tij e martoi me Hatixhen, e cila ishte më e vjetër se ai 15 vjet.
Në moshën 40 vjeçare Allahu xh.sh. e përgatittë për pejgamberllëk, kur filloi të sheh ëndrra të vërteta, dhe gjithë atë që e shihte në ëndërr të nesërmen i dilte realitet. Pastaj ia bëri të dashur vetminë, që të mund të logjikojë dhe të studiojë, ashtu që kalonte një muaj të plotë të çdo viti në një shpellë afër Mekës, e cila quhej “Hira”.
Pas një periudhe të shkurtër kohore Allahu xhel-le shanuhu ia dërgoi njërin prej melekëve të mëdhenj, melekun me emrin Xhibril i cili ia shpalli ajetin e parë, e ai është: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë).” (Alek, 1).
Nga kjo e kuptoi se Allahu xhel-le shanuhu e kishte zgjedhur që të jetë Pejgamber dhe i Dërguar i Tij te ky popull.
Kështu filloi i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem t’i thërrasë njerëzit që ishin përreth tij në këtë fe. Në fillim thirrja e tij ishte fshehurazi, duke pasur kujdes nga jobesimtarët, të cilët adhuronin idhuj dhe gurë. Prej të parëve, të cilët iu përgjigjen kësaj thirrjeje ishin: gruaja e tij Hatixheja, djali i mixhës së tij Aliu i biri i Ebu Talibit, shoku i tij Ebu Bekri dhe një pjesë e vogël e popullit të tij.
Allahu xhel-le shanuhu më vonë e urdhëroi që ta shfaq haptazi thirrjen e tij në Fenë Islame, e cila është fe e Allahut të Lartësuar dhe për të cilën Ai ishte i kënaqur që të jetë fe e fundit për të gjithë njerëzit.
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thërriste në adhurimin e të Vetmit Allah dhe në thyerjen e idhujve, gjë e cila ishte në kundërshtim me fenë e gjyshërve dhe baballarëve të tyre, dhe për këtë ata filluan të bëjnë çmos ta pengojnë dhe të tallen me të vetëm që ta ndalin nga thirrja e tij, por ai edhe krahas gjithë kësaj duroi. Nga torturat dhe maltretimet e kurejshitëve e mbronte mixha i tij Ebu Talibi, i cili megjithëkëtë nuk e pranoi Islamin dhe vdiq si jobesimtar.
Islami filloi të përhapet shumë shpejtë, sa që atij iu bashkëngjitën edhe disa prej banorëve të Jethribit. Pasi u kthyen në vendin e tyre, Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem prapë i erdhën edhe një grup prej 12 vetëve, të cilët gjithashtu i besuan dhe kur deshën të kthehen Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u dha me vete një shok të tij, i cili do t’ua mësonte atyre parimet islame. Pas pak kohe u përhap Islami në Jethrib dhe një grup prej banorëve të Jethribit i erdhën Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe e thirrën që të shkojë tek ata duke iu besatuar atij se do ta mbrojnë dhe se do t’i ndihmojnë.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj ftesës së tyre dhe i urdhëroi shokët e tij që të dalin nga Mekja, ku më vonë edhe ai iu bashkëngjitë atyre. Kurejshitëve posa u arriti lajmi për shpërnguljen e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dërguan disa njerëz që ta vrasin, por Allahu xhel-le shanuhu si çdoherë e shpëtoi nga ata.
Kur hyri në Jethrib, i cili më vonë u quajt Medinetu el-Munevvere, banorët e tij i bënë pritje madhështore. Menjëherë pas kësaj e ndërtuan xhaminë e njohur të tij “Xhamia e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)”. Dhe filluan që të thërrasin në Islam e ta përhapin atë haptazi. Kurejshitët bënë përpjekje të mëdha që ta pengojnë thirrjen dhe përhapjen e tij, kështu që dëshiruan ta bëjnë këtë edhe me forcë. Përgatitën fuqi ushtarake që t’i mposhtin muslimanët, por megjithatë Allahu xhel-le shanuhu u ndihmoi të dashurve të Tij (besimtarëve).
Beteja e parë mes Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe Kurejshitëve u zhvillua në “Bedr” vend në afërsi të Medinës. Në këtë betejë Allahu xhel-le shanuhu u ndihmoi muslimanëve kundër jobesimtarëve. Kështu filluan betejat dhe përleshjet e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe jobesimtarëve. Ndodhën “Beteja e Uhudit”, “Beteja e Hendekut”, “Beteja e Hunejnit”, e të tjera. Pas çdo beteje fuqia e Islamit shtohej edhe më tepër.
Për përhapjen e Islamit edhe më gjerë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dërgoi disa shokë të tij si misionarë te Kisrau, Kajseri, Nexhashiu e mbretër tjerë prej mbretërive të mëdha që t’i ftojnë në Fenë Islame.
Në vitin e nëntë të hixhretit muslimanët e çliruan “Mekën”, e cila ishte dëshmitarja e parë e fillimit të misionit islam, por banorët e saj e luftuan dhe u munduan që ta pengojnë Pejgamberin islam sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ajo atëherë konsiderohej si vendi më i madh në të cilin tuboheshin idhujtarët Kurejshitë dhe të vendeve tjera.
Me çlirimin e Mekës filluan që t’i vijnë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem delegacione të shumta arabe dhe filluan që të hyjnë njerëzit në fenë e Allahut grupe-grupe.
Allahu i Lartësuar thotë: “Kur erdhi ndihma e Allahut dhe çlirimi (ngadhënjimi) dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut. Ti pra, lartësoje Zotin tënd duke e falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është Mëshirues i madh.” (Nasr, 1-3).
Ndërsa, në vitin e dhjetë hixhri e bëri haxhin lamtumirës, duke u ligjëruar në te të pranishmëve porositë e tij të fundit, e cila njëherit konsiderohet fjalimi më i gjatë i tij që kishte ligjëruar ndonjëherë mbi çështjet dhe rregullat e fesë.
Me 12 rebiul-evvel të vitit dymbëdhjetë sipas hixhretit, ndërroi jetë i Dërguari i Zotit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pas një sëmundje, e cila e goditi. U varros në shtëpinë e tij, por sot varri i tij gjendet në brendësi të xhamisë së tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Nga jeta e tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me fjalë dhe vepra, dituri dhe punë arriti deri te ne feja e Allahut të Madhëruar, Islami. Vetëm me nënshtrim ndaj Tij është udhëzimi dhe shpëtimi.
Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse i nënshtroheni atij, do të udhëzoheni.” (Nurë, 54).

/Besimtari.com

NEVOJA E NJERIUT PËR BESIM ËSHTË NATYRALE DHE E MISHËRUAR NË VETË BOTËKUPTIMIN DHE IDENTITETIN

0
Shkruan: Dr.Fadil MalokuTeza e teorisë marksiste leniniste se: “feja është opium për popullin”, në të vërtetë është një vazhdimësi e një teorie jo vetëm antifetare, por edhe antihumane që njerëzimin e përcolli gati një shekull dhe se gjatë tërë kësaj periudhe riprodhoi vetëm dhimbje shpirtërore në vetëdijen e vendeve të Evropës Juglindore, Lindore, Kinës, Kubës, e sidomos Shqipërisë dhe (më pak) Kosovës ku edhe la gjurmët më të dhimbshme.
Mirëpo, meqë kjo problematikë nuk është objekt i interesimit tonë ne as që po ndalemi më tepër në të. Çështja në të cilën ne dëshirojmë të fokusohemi kësaj radhe është se: Çfarë roli, në të vërtetë apo çfarë ndikimi mund të ushtrojë feja në gjeneratat e reja të pasluftës në Kosovë. Është interesant se këtij diskursi, gjerë tani askush nga eminencat shkencore e as ato fetare deri ne këtë kohe nuk i kushtoi edhe gjithaq vëmendje të madhe, që qe mënjanuar një kohë të gjatë nga preokupimi i njerëzve. Filozofët fetar botëror islamist, gjate kulmimit të tyre ne historinë e atëhershme të civilizuar kishin hetuar shumë mirë se: koncepti i besimit është në esencë kuptimi i tërë sistemit monoteist. Sidomos, ngase thjesht për këtë kishin investuar mjaft.
Në këtë drejtim nuk është e tepërt të përmenden sistemi shkollor peripatik (të cilin më vonë do ta marrin me një zhdërvjelltësi të pahetueshme evropianët!), i cili nxori eminencat me të shquara pedagogjike islame në këtë kohë.
D.m.th. edukata islame si një bazë e fundamentuar për preokupim të vetin permanent e kishte: pasurimin e të riut me ide te shëndosha, të cilat nuk do të vijnë në kundërshtim asnjëherë me idetë globale të Islamit si fe dhe si koncept i të jetuarit të njeriut në këtë botë. Çfarë në esencë prejudikon koncepti i besimit fetar, shtrohet pyetja? Temë kjo që rrallë herë, apo pothuajse asnjëherë, nuk është shtruar në diskursin tonë edukativ, mirëpo falë të Madhërishmit Krijues përherë ka qenë temë diskutimi në mos në sistemet shkollore, atëherë bile nëpër kisha e xhamia.
T’i kthehemi pra temës së lartpërmendur: Çfarë i ofron besimi fetar njeriut të sotëm bashkëkohor, në gjithë rruzullin tokësor?
Oferta e sistemit të besimit fetar (e kam fjalën për diskursin islam), do të thosha në Kosovën e pasluftës do të mund të ndihmonte shumë në edukimin e të rinjve tanë. Me vetë faktin që shqiptarët, rastësisht apo jo rastësisht, i përkasin shumicës së këtij konfesioni, që nuk kisha dashur të ndalem në shkaqet dhe arsyet e mbetjes së tyre në këtë fe, ngase thjesht ekziston mundësia e politizimit të tepruar, politizim që pastaj nuk na jep përgjigjen e duhur rreth temës se fokusuar. Pra, cila është oferta e diskursit fetar në shtimin e besimit të të rinjve tanë, në këtë moment? Dhe se dyti a ushtrohet farë digresioni në mes asaj se çfarë ofrohet dhe çfarë realizohet në këtë drejtim?
Tema këto që diskursi aktual fetar ne Kosovë, do të duhej t’u kushtonte një rendësi të dorës së parë, e them kështu duke pasur parasysh tregun e ofertës pseudofetare që është duke u ushtruar dhe vërshuar në stilin e plaçkave tajlandeze (ku çdo gjë të ofrohet para hundëve, kurse e jotja është të seleksionosh kërkesat dhe shijet tua!?). Sistemet fetare, e kam fjalën për ato të mëdhatë sidomos, për opinionin tim nuk kanë edhe aq nevojë të dalin në konkurrencë me sistemet pseudofetare e të garojnë me idetë e tyre, ngaqë ato janë sisteme dhe diskurse që janë dëshmuar kaherë në aulat fetare, shkencore, e më pak politike. Joshitja e sistemeve të këtilla tek të rinjtë tanë sikur është bërë një opsesion, të cilin duhet eliminuar. Eliminimi, nuk duhet të shkaktojë skandale ndërfetare, ai duhet ushtruar përmes sistemit të njëmendtë të vlerave që i ofrojnë fetë botërore. Dosido, në kushtet dhe rrethanat e një privimi total të të rinjve tanë shqiptarë, pra TË NJË ANARKIE TË VËRTETË FETARE, ku bëhet garë për të dominuar opinionin shqiptar me gjithfarë mjetesh makiaveliste nga ana e organizatave kinse joqeveritare perëndimore, do të thosha është e pandershme të vrapohet pas ndërgjegjësimit kolektiv të kosovarëve. Ngase thjesht, shqiptarët e Kosovës, i kanë konservuar disa vlera madhore, të cilat ua kanë lakmi do të thosha edhe kombet më të mëdha. Një ndër ato vlera madhore është edhe toleranca ndërfetare që ata e konservuan me shekuj. Nuk ka të ngjarë në historinë e popujve që një komb kaq i vogël për nga numri, të kultivojë kaq gjatë një tolerancë aq të theksuar fetare se sa ata! Kjo është diçka fascinuese! Për mua një ndër përgjigjet e mundshme rreth kësaj tolerance të theksuar shqiptare, është edhe ajo se ata tragjikisht në historinë e tyre të qenësimit u ndanë: politikisht, fetarisht, e që është më e rëndësishme u ndanë edhe territorialisht në pesë shtete.
Diskursi i ndërgjegjësimit të të rinjve tanë, e kam fjalën kryesisht për ata të rinj që tani kanë filluar të pllakosën me standardet e”demokracisë”, siç janë ato të: drogës, kriminalitetit, prostitucionit, etj. është një detyrë imediate e shoqërisë shqiptare. Për këtë shkak nuk duhet ngurruar asnjë investim në këtë drejtim, ngase këtë e ka dëshmuar edhe e kaluara se nëse institucionet (të cilat momentalisht nuk i kemi!) shtetërore nuk kujdesen për frymën e edukimit të të rinjve , pseudovlerat që inkorporohen tani përmes lloj lloj imponimesh dhe kushtëzimesh nga devijantët jo vetëm perëndimorë por edhe ata tanë që e kanë shijuar “kulaçin” e botës së çoroditur, do të mund të ç’orientohej edhe struktura e shoqërisë shqiptare.
Tek shqiptarët, që kanë pasur, rastësisht apo jo rastësisht, rastin të kenë strukturë të ngjeshur familjare, diskursi i deformiteteve (droga, kriminaliteti, prostitucioni, etj.) shumë vështirë kanë depërtuar. Në traditën e shqiptarëve asnjëherë nuk ka qenë stereotipi i kidnapimit të fëmijëve për qëllim të përfitimit material, ashtu siç po ngjet bie fjala gjatë këtyre viteve të pasluftës. Kjo dukuri e shëmtuar, së bashku me ato të reketimit, kriminalitetit të organizuar, e çka është edhe më tragjike rrjetës së prostitucionit, është pasojë e kontakteve me kulturat që po ashtu i luftojnë me sistem: politik, juridik, policor, etj.. Tragjika e ambientimit të këtyre shëmtive, jo vetëm për traditën tonë, por edhe për mbarë njerëzimin dhe për të gjitha kohërat, është gjithmonë një sinjal i mjaftueshëm signifikues se diçka nuk është në rregull me sistemin e mbrojtjes sonë intelektuale, fetare, politike, juridike, etj..
Unë do të thosha, se këto shëmti nuk janë pasojë e ndonjë armiku tonë konspirativ (ashtu, siç pretendojnë të thonë disa grupime fetare, intelektuale, politike, etj.), por pasojë e gjendjes historike në të cilën kosovarët e besa e shqiptarët e Shqipërisë (pas hapjes euforike ndaj çdo gjëje të jashtme) i përjetuan gjatë fundmileniumit të kaluar. Kjo “mrekulli”, ndodh edhe tek popujt tjerë, të cilët i përjetojnë po ashtu dhimbjet e tranzicionit, mirëpo dallimi qëndron në atë se p.sh.: polaku, hungarezi, slloveni, kroati, etj. me sistem u kundërvihen këtyre deformiteteve. Virusi, i këtyre gjërave nuk duhet të na mashtrojë që krahas demokracisë (mozallah!) edhe si kushtëzim të importojmë edhe këto vlera. Thënë më shkurt, kjo assesi nuk bënë të ndodhë!?
Strategjia e dukurisë së akomodimit tek shqiptarët është një fenomen që gjithnjë i ka përcjellë ata gjatë historisë së tyre të bujshme. Ky lloj diagnostifikimi, do të thosha me kompetencë të plotë do të mund të arsyetohej në cilëndo pjesë të historisë sonë që ta marrësh për objekt të fokusimit. Merre p.sh. periudhën e Ilirisë, çdo historian (kuptohet i mirëfilltë, jo kësi të komunizmit!) do të pohojë se me ardhjen e pushtuesve romak, ilirët (ani pse për këtë periudhë ka pak të dhëna faktike) shumë shpejt me aty këtu ndonjë kundërshtim, iu përshtatën rrethanave të pushtimit: merre pastaj ardhjen e turqve në Ballkan (të cilët përdorën një metodë shumë të sofistikuar të animimit të popujve (atë të islamizmit, që shqiptarët i shpëtojë nga konvertimi /me dhunë/ në orthodoksizëm), e cila shqiptarët i shpëtoji në momentet e fundit nga bizantizmi i Car Dushanit: merre pastaj periudhën prej 1912 e këndej (përkundër kuptohet kryengritjeve të pareshtura, por të vetmuara dhe të gabuara në kohë dhe hapësirë!) do hetosh se si ata ditën të mbijetojnë në mënyrë fenomenale pikërisht në saje të instinktit të akomodimit me pushtuesit sllav: merre tash ardhjen e perëndimorëve dhe analizo vetëm p.sh. imponimin që na bëhet në mësimin e gjuhës angleze pothuajse në të gjitha shkollat shtëpitë, zyret, rrugët, etj. do të kuptosh dhe do të nxjerrësh një konkludim shumë banal: Kush jemi ne!? Çfarë populli jemi, kur kush të vjen na e imponon sistemin e vet: politik, juridik, ekonomik , e fatlumnisht jo edhe atë fetar, megjithëse edhe këtu punohet me sistem nga disa NGO-ja perëndimore /kam shkruar pak a shumë për këtë problem/ pa pra?
Pastaj, a mund të shpjegohet e tërë kjo katrahurë e kësisojt kolektive me një fakt që historianët kanë punë të merren me të (e si duket i pritojnë kësaj pune t’i hyjnë), e ajo është toleranca që historikisht e kemi dëshmuar. Në esencë, çka nënkuptojmë me tolerancë? Kjo shqiptare, për opinionin tim nuk është tolerancë e mirëfilltë! Unë do të thosha gabimisht e kemi pagëzuar, si tolerancë! Kjo më tepër i ngjanë inferioritetit që e kemi dëshmuar historikisht! Pse dikush do të pyet?
Shkaqet janë të shumta, por më madhori dhe më kryesori është ai: se nuk kemi pasur asnjëherë kulm mbi krye (pardon shtet tonin), i cili do të na mbronte e njëkohësisht edhe do të na forconte bindjen se tolerancën e ushtrojnë vetëm popujt që kanë forcë, kanë energji kolektive, kanë kulturë, kanë durim, kanë sistem, shkurt pra kanë SHTET të tyre.
Vetëm ata popuj (kombe në të vërtetë, se koncepti popull prejudikon një nivel më të ulët të zhvillimit të komuniteteve!) që kanë arritur ta posedojnë (power system) fuqinë e sistemit: politik, juridik, ekonomik, kulturor, etj., i cili patjetër identifikohet me fuqinë madhore të shtetit, vetëm ata kanë mundur të bëhen tolerantë. Shqiptarët, bile këta të Kosovës kurrë në qenësimin e tyre historik nuk kanë pasur kulm (lexo: shtet) të vetin mbi krye! Ai që thotë se jemi komb tolerant, ai e vetëm e mashtron veten dhe të tjerët përreth tij. Intelektuali i mirëfilltë nuk guxon të bie në gracka të këtilla të pseudoshkencëtarëve dhe pseudopatriotëve. Sepse thjesht: Nuk është ashtu.
Pra, i tërë ky ekskursion i shkurtër i notimit hapësinor nëpër traditën tonë e ka për qëllim që gjeneratat e reja t’i mveshen punës dhe misionit të shenjët të pakryer (dikush, me laps dikush me pushkë, e gjithqysh dikush me lutje ndaj Krijuesit të Madhërishëm) për krijimin e zotësisë që të jemi zot në shtëpinë tonë. Ngase, të mos mashtrohemi, ashtu siç po mashtrohen disa të painformuar se gjoja historia (fetare sidomos!) e shqiptarëve të Kosovës fillon prej vitit 2000 e këndej! Historia e shqiptarëve është e lashtë sa edhe lashtësia e Ballkanit. Edhe këtë të vërtetë, ç’është edhe më interesant, nuk e kanë vërtetuar ata vetë, por të tjerët, që është një statisfaksion moral për të gjithë neve kullët e Zotit xh.sh..
Dhe të përfundojmë, me një konstatim dhe një fakt të përgjithshëm, se: Feja është e vjetër sa edhe vetë gjinia njerëzore dhe se gjatë tërë historisë së qenësimit të tij në këtë botë, nuk ka pasur asnjë popull apo shoqëri që nuk ka besuar në Krijuesin e vet. Ngase, thjesht njeriut përveç ushqimit trupor (që është bazë dhe fundament i ekzistencës së tij materiale) ka nevojë edhe për atë shpirtëror që e mobilizon atë për të bërat dhe të pabërat në këtë botë.
Thënë më thjesht, feja e luan rolin e katalizatorit dhe mobilizuesit, atë të vetëdijesimit dhe përkujtimit se kush është ai, prej nga vjen dhe ku shkon (pyetje që këto ai/njeriu/ një kohë të gjatë mundohej t’i hulumtojë në filozofi, por pa asnjë sukses!?), në mënyrë që në këtë botë të zbatojë rregullat apo moralin e prejudikuar të Krijuesit përmes: Tevratit, Zeburit, Inxhilit dhe Kur’anit. Feja, pra energjinë e njeriut, përkatësisht të riut tonë të sotëm të dalë pas katrahurës së luftës, ka për qëllim ta shërojë dhe ta përgatisë për betejat dhe pengesat e paqes. Në këtë drejtim të rinjtë tanë, duhet të jenë të vetëdijshëm se ajo që e kanë ata në shoqërinë e re, ku në emër të një “lirie dhe demokracie” nuk guxon t’i lëshohet pasioneve të cilat Krijuesi i ynë i Madhërueshëm më së miri na udhëzon se çfarë në esencë ne duhet të bëjmë. Sa më të mobilizuar të jemi në këtë drejtim, aq më të pastër do të jemi në këtë dhe botën tjetër. Zaten, ky është edhe një ndër imperativat e fesë. Dhashtë ZOTI dhe i marrim seriozisht, të gjitha këto sugjerime. Amin!
Fadil Maloku

Shënim: Autori është profesor i Globalizimit dhe Civilizimeve në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës
/besimtari.com/

ISLAMI PËR KOHËN TONË, SI DHE PSE!?

0
Kemi për qëllim kur themi se Islami është i mirë për të gjitha kohët? Si mund të zbatohet ai në kohën tonë?
Islami, pikërisht ashtu siç iu zbrit Pejgamberit Muhammed (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), dhe pa kurrfarë ndryshimi ose modifikimi, është feja që Allahu e ka zgjedhur për gjithë njerëzimin qysh prej kohës kur e dërgoi Pejgamberin e Tij e deri në fund të kohëve.
Islami është i tillë për kohërat e reja, ashtu siç ka qenë për kohërat e hershme. Por, përderisa tekstet e kësaj feje janë të pandryshueshme, kushtet e njerëzve nuk qëndrojnë ashtu.
Çka mund të bëjmë?
Njerëzit duke dashur t’i përgjigjen kësaj pyetje këto ditë janë ndarë në dy grupe kryesore: Besnikët (të devotshmit) dhe revizionistët. 

REVIZIONISTI thotë: Leri tekstet fetare ashtu siç janë, por jepu kuptime që i përshtaten kulturës bashkëkohore, ashtu siç i kanë dhënë ata para teje kuptime që iu kanë përgjigjur kulturës së tyre përkatëse. Tekstet janë shpallje hyjnore, por kuptimi i tyre është përpjekje e njeriut. Fjalët hyjnore janë të pakundërshtueshme (absolute), ndërsa kuptimi njerëzor i tyre është relativ.
BESNIKU përgjigjet: Por Kur’ani ka zbritur me fjalë në gjuhën e pastër arabe kuptimi i të cilave është mirë i njohur nga njerëzit që e flasin arabishten: “Ne e zbritëm atë Kur’an arabisht, ashtu që ta kuptoni.” (Jusuf, 2).
Pejgamberi, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), e ka sqaruar Kur’anin me fjalë dhe me shembuj. Të gjitha fjalët dhe veprimet e Pejgamberit Muhammed konsiderohen të jenë interpretim i gjallë i Kur’anit. Pas tij, shokët e Pejgamberit kanë pasur përparësi ta bëjnë këtë (interpretimin e Kur’anit) më shumë se sa gjeneratat e mëvonshme, sepse arabishtja ka qenë gjuha amtare e tyre, dhe sepse ata i kanë njohur rastet, shkaqet dhe ngjarjet për të cilat ajetet e Kur’anit kanë zbritur, si dhe situatat në të cilat Pejgamberi i ka thënë fjalët e tij. Pastaj kanë ardhur gjenerata pas gjeneratash të dijetarëve prijës të mëdhenj veprat e ruajtura të të cilëve janë dëshmi e gjallë e faktit se ata i kanë kuptuar kuptimet bazike të ajeteve të Kur’anit në përgjithësi në të njëjtën mënyrë që janë kuptuar nga gjeneratat e para. Pretendimin tënd se secila gjeneratë i ka dhënë fjalëve të Kur’anit dhe atyre të Pejgamberit kuptime që u janë shkuar për shtati kulturës përkatëse të asaj kohe e përgënjeshtron historia.
REVIZIONISTI: A don të thuash se ato kurrë nuk kanë ndryshuar?
BESNIKU: Ndryshimet kanë qenë të vogla dhe të parëndësishme përderisa janë përfillur kuptimet themelore të ajeteve dhe haditheve (fjalëve të Pejgamberit). Por ato, natyrisht, kanë ndryshuar ndonjëherë në çështjet siç janë, për shembull çfarë konkluze logjike nxirret nga teksti, ose në çfarë mënyra të zbatohen rregullat në situatat e reja. Ajo që është me rëndësi këtu se ndryshimet, çfarëdo të kenë qenë, nuk kanë ardhur si rezultat i ndryshimeve në kulturë. Ato kanë qenë ndryshime individuale që hasen edhe në mes të bashkëkohësve që kanë jetuar në një mjedis të njëjtë kulturor. Vërtet, ka pasur ndryshime drastike, por ato kanë qenë në mes të atyre që nuk u janë përmbajtur parimeve të metodave korrekte si dhe në mes të atyre që i kanë përvetësuar metodat irracionale.
REVIZIONISTI: A po mëton se ekziston metoda shkencore për interpretimin e tekstit islamik?
BESNIKU: Më parë po them se ekziston një metodë shkencore për kuptimin themelor të çdo teksti, islamik apo çfarëdo çoftë.
REVIZIONISTI: Si?
BESNIKU: Nëse don ta kuptosh një poezi, të themi për shembull të Shekspirit çka bën?
REVIZIONISTI: I konsultoj librat që tregojnë çka Shekspiri ka dashur të thotë me të.
BESNIKU: A po thua se nuk e kupton atë poezi në dritën e kulturës tënde bashkëkohëse?
REVIZIONISTI: Jo, sepse qëllimi im është të kuptoj çka Shekspiri ka dashur të thotë me atë poezi.
BESNIKU: A po thua se fjalëve dhe frazave të tij u jep kuptimin që ai e ka pasur për qëllim në kohën kur ai e ka shkruar atë poezi, edhe nëse kuptimi i atyre fjalëve dhe frazave ndryshon në anglishten moderne?
REVIZIONISTI: Natyrisht; ngase qëllimi im, siç thash më parë, është të di se çka ka dashur Shekspiri të thotë. Nëse unë u jap fjalëve të tij kuptime, të cilat ai nuk i ka pasur për qëllim me to, unë do t’i kisha veshur atij diçka që nuk e ka thënë.
BESNIKU: A i përmbahesh të njëjtës metodë nëse don të bëhesh, ta zëmë, ekspert për Aristotelin? A provon, për shembull, të mësosh për Greqinë antike në të cilën e ka shkruar filozofinë e tij?
REVIZIONISTI: Sigurisht se po, dhe do të përpiqesha mos ta ngatërroj atë me Greqinë moderne, sepse qëllimi im është të kuptoj se çka ka dashur të thotë Aristoteli.
BESNIKU: A ka rrugë tjetër, pos gjuhës së tij, që mendon se do të të kishte ndihmuar ta kuptosh filozofinë e tij?
REVIZIONISTI: Po, për shembull, do të mundohesha të shoh se si e kanë kuptuar atë shoqëruesit e tij, ngase ata kanë më shumë përparësi ta kuptojnë atë se sa unë. Gjithashtu do t’i konsultoja veprat e ekspertëve të mëparshëm, e kështu me radhë.
BESNIKU: E pra, kjo është metoda që e quajmë shkencore, dhe është metodë në të cilën mbështetemi për t’i kuptuar tekstet islamike.
REVIZIONISTI: Mirëpo, ti po e injoron dallimin e madh në mes teksteve të zakonshme dhe teksteve islamike.
BESNIKU: A do t’i kishe sqaruar ato dallime, të lutem!
REVIZIONISTI: Njëra nga ato është se unë mund të kuptojë se çka don të thotë një njeri siç jam unë, sepse unë jam njeri dhe ata më drejtohem mua në fjalë që janë njerëzore, së këndejmi të kufizuara. Por Zoti është absolut dhe ajo që e thotë Ai është absolute, prandaj nuk mund të formulohet në fjalë njerëzore te kufizuara. Nëse çdo lexuesi të teksteve islamike i jepet e drejta t’i interpretojë ato në atë mënyrë që lexuesi vet i kupton ato, do të kishim pasur një mori kuptimesh, të cilat do t’iu afroheshin absolutes.
BESNIKU: Lëri anash ato fjalë të turbullta që po thua për të kufizuarën dhe absoluten, esenca e asaj që po thua është se përderisa njerëzit kanë aftësi që me sukses të komunikojnë mes vete përmes gjuhës, siç është arabishtja për shembull, Zoti dështon në këtë. Kjo është në kundërshtim me faktin se Ai vet thotë se e ka përdorë këtë gjuhë të njerëzve në mënyrë që ata, të cilët e kuptojnë këtë gjuhë ta kuptojnë mesazhin e Tij.
REVIZIONISTI: Ky duket të jetë argument i mirë. Por, sa i përket dallimeve që posa folëm për to është edhe një dallim i rëndësishëm, po ashtu. Themi se Islami është i mirë për të gjitha kohët dhe vendet. Nëse fjalëve të teksteve të tij u japim kuptimet e njëjta që u kanë dhënë edhe gjeneratat e mëhershme, siç u kanë dhënë shokët e Pejgamberit, ne atëherë do ta kufizonim Islamin në një shekull të caktuar.
BESNIKU: Cila është zgjidhja, pra?
REVIZIONISTI: Zgjidhja është ajo që e shtrova në fillim të dialogut tonë. Çdo gjeneratë muslimane duhet t’u jep atyre teksteve kuptime që u përshtaten kulturës së tyre.
BESNIKU: A është ky kuptimi i parimit të përshtatshmërisë së Islamit për të gjitha kohët dhe vendet?
REVIZIONISTI: Po, ky është dhe unë nuk shoh se si mundet të jetë ndryshe?
BESNIKU: Nëse karakteristika e përshtatshmërisë së një mesazhi për të gjitha kohët dhe vendet është kjo, që ti po e konsideron të tillë, atëherë çdo mesazh, bile edhe ai që mbështetet nga njeriu më i marrë mund të jetë i tillë!
REVIZIONISTI: Mendoj se po ia tepron.
BESNIKU: Jo, aspak. Supozo një njeri që quhet zotëri Gomari, i cili ka formuluar një ideologji, për të cilën ai thotë se është e plotë dhe e gjithanshme, e cila përmban shumë doktrina në aspekte të ndryshme të jetës. Supozo që, në mënyrë që ta bëjë të përshtatshme për të gjitha kohët dhe vendet, zotëri Gomari e ka përfunduar ideologjinë e tij me këto fjalë: U jap të drejtë të gjithë besimtarëve në këtë ideologji botërore të bëjnë çfarëdo ndryshimi, të cilin ata e gjykojnë si të nevojshme për ta bërë atë të përshtatshme për kohë dhe rrethana të ndryshme.
REVIZIONISTI: Ndryshimet do të fillojnë të bëhen në “gomarizëm” shpejt pasi që është shpikur ai, derisa pas një periudhe të shkurtë kohore asgjë nuk do të kishte mbetur nga ai pos asaj deklarate të fundit. Por “gomaristët” do të vazhdojnë të mburren me përshtatshmërinë e ideologjisë së tyre për të gjitha kohët dhe vendet.
BESNIKU: A është kjo që ti po e kupton edhe me Islamin?
REVIZIONISTI: Natyrisht, jo. Atëherë, cili është koncepcioni yt për këtë veçanti të Fesë Islame?
BESNIKU: Unë e kuptoj se Islami, ashtu siç iu ka shpallur Muhammedit, dhe pa ndryshimin edhe më të vogël, është i mirë për të gjitha kohët dhe vendet. Ajo që e bën këtë mrekulli të qëndrueshme është se Islami nuk është religjion i një njeriu. Ai është mesazh udhëzimi prej Krijuesit të njerëzimit, i cili e din se kush janë ata, dhe i cili u drejtohet atyre si njerëz, pavarësisht nga kulturat, ngjyrat, kohët, vendet e tyre të ndryshme, standardet e jetës e kështu me radhë.
REVIZIONISTI: Atëherë, çka mendon ti me frazën “Islami për kohën tonë”?
BESNIKU: Karshi idesë se religjioni nuk ndryshon qëndron fakti se rrethanat dhe problemet e njerëzve ndryshojnë. Kështu që, për ta bërë fenë e pandryshueshme të përshtatshme me rrethanat e tyre specifike, ne duhet ta prezantojmë atë në gjuhën, të cilën bashkëkohësit tanë e kuptojnë dhe e vlerësojnë, dhe në dritën e kësaj çdo ide apo ideologji që ka lidhje me të dhe çdo pretendim apo kërkesë që futë dyshim në të, të hedhet poshtë si dhe të gjenden në të zgjidhje për problemet e reja intelektuale.
Më në fund është me rëndësi të përdoren zbulimet shkencore që të forcohet besimi i pasuesve të kësaj feje, si dhe të shfrytëzohen ato si mjete për thirrje në Islam. Dhe edhe pse tekstet e Islamit janë të kufizuara, gjërat që mund të deduktohen dhe të mësohen nga ato nuk janë të tilla. (Burimi: Al Jumuah Magazine, Vol 11, Issue 9). 

Marrë nga:
Revista periodike fetare kulturore shkencore “Drita e besimit” /Besimtari.com/

ARGËTIMI FAMILJAR

0
Jeta familjare na servir shumë të papritura, por njëkohësisht edhe shumë kënaqësi kur dimë se si të sillemi me njëri-tjetrin, kur bashkëshortët dinë të komunikojnë dhe të organizojnë lojëra nga më të ndryshmet për të thyer monotoninë e jetës. Lidhur me këtë do të tregojmë historinë e Pejgamberit Muhammed.

Garimi me bashkëshorten
Aishja radijallahu anha tregon se njëherë ajo ishte në udhëtim me Pejgamberin dhe po vraponte.
“E ndiej veten mirë”, – i tha, – pasi nuk jam shëndoshur dhe mund të eci shpejt”.
Pejgamberi alejhi selam iu drejtua shokëve të tij dhe u tha:
“Ecni pak përpara!”
Pastaj i tha Aishes:
“Hajde të bëjmë garë bashkë.”
“Kështu ne garuam”, – tregon Aishja radijallahu anha – “dhe unë ia kalova atij. Pas disa kohësh, kur ishim në një udhëtim tjetër, Pejgamberi u tha shokëve të tij të ecnin pak përpara dhe më ftoi sërish për të garuar.”
Aishja tregon se ajo në atë kohë ishte shëndoshur dhe i thotë Pejgamberit se nuk mund të garonte në atë gjendje.
“Mundesh!” – ia ktheu Pejgamberi. Kështu ata garuan për të dytën herë dhe Pejgamberi alejhi selam ia kaloi Aishes.
Më pas zuri të qeshë dhe i tha: “Kjo është për atë të parën.”

Asistimi në një lojë me armë
Aishja radijallahu anha tregon: “Ishte ditë bajrami, ndërkohë që disa habeshinj (abesinas) po luanin me disa mburoja prej lëkure dhe me shtiza. Pejgamberi më tha:
“A do të shohësh?”
“Po” – i thashë. Ai më ngriti lart, aq sa unë arrija të shihja dhe kur e pa se s’po më tërhiqte më shfaqja, tha:
“Mjafton me kaq?”
“Po.” – i thashë.
“Mirë, shko tani.” – tha ai.
Këto janë disa fragmente nga jeta bashkëshortore e të dashurit tonë, Muhammedit alejhi selam dhe gruas së tij, Aishes, që argumentojnë dhe flasin për lojërat dhe argëtimin.
Gjithashtu, është transmetuar se ai e ka përkëdhelur bashkëshorten e tij dhe, kur ka pirë ujë, ka vendosur buzët në të njëjtin vend ku ka pirë dhe Aishja. Pejgamberi alejhi selam ka luajtur, ka bërë shaka e ka qeshur, jo vetëm me Aishen, por edhe me të tjerët. Si një rast të tillë përmendim edhe shakanë që ka bërë ai me ndihmësin e tij, Enes bin Malikun, kur i thoshte:
“O njeri me dy veshë.”
Në vazhdim të temës që po trajtojmë, po përmendim një ndodhi tjetër:
Një grua plakë shkoi te Pejgamberi alejhi selam dhe i tha:
“O i Dërguari i Allahut! Lute Zotin që të më fusë në xhenet!”
Pejgamberi alejhi selam i tha:
“O nëna e filanit! Nuk hyjnë në xhenet plakat.”
Ajo u kthye duke qarë. Pejgamberi alejhi selam dërgoi tek ajo njerëz dhe u tha:
“Njoftojeni atë se nuk ka për të hyrë në xhenet plakë, sepse Allahu thotë: “Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re). Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.” (Vakia, 35-36).
Një burrë me emrin Zahir ishte i shëmtuar dhe Pejgamberi alejhi selam e donte shumë. Një ditë Zahiri ishte në treg dhe po shiste mallin e tij. Pejgamberi alejhi selam e shtrëngoi nga pas dhe ai nuk po e shihte.
“Më lësho, kush është?” – tha Zahiri.
Kur u kthye dhe pa Pejgamberin alejhi selam, nuk lëvizi dhe e mbajti shpinën te gjoksi i tij. Pejgamberi alejhi selam, duke bërë shaka, po thoshte:
“Kush e ble këtë rob?”
“E kush e ble një njeri të shëmtuar si unë? – tha Zahiri.
“Tek Allahu nuk je i tillë.” – ia ktheu Pejgamberi alejhi selam.Loja dhe argëtimi janë prej nevojave të natyrshme të njeriut. Prandaj dhe Pejgamberi alejhi selam ka vepruar kështu me bashkëshortet dhe me shokët e tij. Në të vërtetë më pëlqeu tefsiri i Muhammed Rashid Ridasë kur komenton ajetin kur’anor “Çoni jetë të mirë me to (gratë)!”
Lidhur me këtë ajet ai komenton dhe thotë: “Është detyrë për ju besimtarë që të kaloni jetë të mirë me gratë tuaja. Le t’i përputhen sjelljet tuaja natyrshmërisë së tyre”.
Më pas ai thotë: “Vrenjtja e fytyrës dhe rrudhja e vetullave shpesh kur takohesh me gruan nuk është prej shkuarjes së mirë.”
Pra, loja, argëtimi, shakatë, dëfrimi dhe të qeshurat janë shprehje, për të cilat njeriu ka nevojë.

Qeshje e dyzuar
Një grua ankohej për burrin e saj dhe thoshte: “Ai ka një personalitet gazmor dhe pëlqen të dëfrehet, mirëpo këtë gjë e bën vetëm me miqtë dhe shokët e tij. Sa hyn në shtëpi, bëhet njeri tjetër, serioz dhe i ngrysur.
Pasi bisedova pak me atë grua, zbulova se shkaku ishte edukata që kishte marrë ky burrë që në vegjëli. Ai ishte i bindur se burrat nuk duhet të luanin dhe të qeshnin me gratë, pasi kjo gjë cenonte personalitetin, burrërinë dhe respektin që ata gëzonin në sy të grave.
Për fat të keq, këto janë disa ide të diktaturës zakonore që përjetohet në disa mentalitete të caktuara, ndonëse kemi hyrë në mijëvjeçarin e tretë. Kjo praktikë bie ndesh me traditën e Pejgamberit Muhammed alejhi selam. Psikologët kanë mundur të numërojnë 180 lloje të qeshurash. Si mundet vallë që ky burrë nuk mund të zgjedhë vetëm një prej këtyre llojeve për të gëzuar familjen dhe fëmijët e tij?!
Psikologët pranojnë të ketë të qeshura nga gëzimi, të qeshura tallëse, të qeshura kënaqësie, të qeshura nga pëlqimi, mahnitja, marrëzitë, të qeshura nga dashuria, e të tjera lloje të tyre. Personi në fjalë del jashtë natyrshmërisë së njeriut. Foshnja fillon të buzëqeshë që në fund të muajit të dytë dhe ajo buzëqeshje mbetet me të derisa të vdesë.
Unë njoh një familje gazmore, pjesëtarët e së cilës janë të lidhur shumë ngushtë me njëri-tjetrin. Shkak për këtë është se ata hapen me njëri-tjetrin dhe shpesh tregojnë edhe gjëra për të qeshur. Babai i kësaj familjeje tregon se i biri i hapet atij edhe për gjërat më intime.
E qeshura është kurë psikologjike për njeriun. Mjeku amerikan Hilman ka zbuluar një metodë për të kuruar sëmundjet organike me anë të tregimeve gazmore. Ai shpesh i këshillon pacientët e tij përmes recetave duke u thënë: “Shih ndonjë teatër apo film komik para gjumit!” apo “Dëgjo ndonjë anekdotë çdo dy orë!”
Një shoku im më thotë se çdo ditë i tregon gruas nga një anekdotë dhe se ka parë ndikim të madh në marrëdhëniet e tyre kur qeshin së bashku. Pra, e qeshura ka dobi të mëdha shoqërore. Po ashtu, ajo ka dhe dobi shëndetësore: Ajo nis me tkurrjen e muskujve të gojës, më pas shoqërohet me dridhje të pandërprera të duarve, muskujve të barkut e të tërë trupit. Në këtë mënyrë këto dridhje bëjnë që të nxirren nga trupi sasi të mëdha tymrash që do të kompensohen menjëherë me sasi të mëdha oksigjeni. Gjatë së qeshurës qarkullimi i gjakut është më aktiv e po ashtu edhe qelizat e trupit. Gjithashtu, shtohen lëngjet në stomak. Lotët që rrjedhin gjatë të qeshurës pastrojnë sytë. E qeshura rregullon të rrahurat e zemrës, ul presionin e gjakut dhe qetëson të gjitha organet e trupit, pasi ajo është një lloj masazhi për gjithë organet e brendshme të tij.
Tani e kuptuam më mirë pse Pejgamberi alejhi selam ka porositur që të buzëqeshet sa më shumë duke thënë: “Kur i buzëqesh vëllait tënd ke sadaka (shpërblim)…”
Kjo është për vëllain musliman, e ç’mund të themi kur burri i buzëqesh gruas së tij dhe anasjelltas?!
E qeshura është një dhunti që na i ka dhënë Zoti. Ai thotë në Kur’an: “Ai bën për të qeshur dhe për të qarë.”
Kur njeriu qesh, vihen në lëvizje 13 muskuj të fytyrës, ndërsa kur ai vrenjtet dhe ngryset, vihen në lëvizje 48 muskuj të fytyrës dhe ata persona që vrenjten shpesh preken nga rrudhosja e shpejtë e fytyrës.
Shpresojmë nga bashkëshortët dhe bashkëshortet që të mos i rrudhin vetullat me partnerët e tyre, por të marrin shembull nga Pejgamberi ynë i dashur, Muhammedi alejhi selam, i cili ka lënë porosi që t’i buzëqeshim sa më shpesh njëri-tjetrit e ta ujitim gjithmonë dashurinë e tyre që ajo të jetë e gjallë dhe e freskët.
U themi gjithë bashkëshortëve të luajnë, të qeshin, të buzëqeshin dhe të gëzohen në jetë, sepse argëtimi familjar ka dobi të shumta shoqërore, shëndetësore, edukative dhe shpirtërore.

I dhënë pas drogës për shkak të mosargëtimit
Nga emisionet dhe ligjëratat më të vyera që patën ndikim të madh te dëgjuesit, më ka bërë përshtypje një ligjëratë e titulluar “E qeshura e Pejgamberit tonë të dashur, Muhammedit alejhi selam”. Ai që shfleton historinë e jetës së Pejgamberit alejhi selam, do të gjejë shumë fragmente që bëjnë për të qeshur, që kanë ndodhur ndërmjet Pejgamberit alejhi selam dhe të tjerëve, derisa numri i haditheve që flasin për të qeshurën arrin në 300. Më tepër Pejgamberi alejhi selam ka bërë shaka me familjen e tij.
Shumë shkrimtarë dhe poetë të hershëm kanë shkruar për lojërat dhe shakatë. Pëlqeva që të bëj një hyrje të tillë për të folur për një djalosh të dhënë pas drogës për shkak të mosargëtimit.Shejh Abdulhamid el-Bilali ka qenë drejtuesi i një organizate islame që merrej me trajtimin e të droguarve. Ai bisedonte vetë me ta dhe u fliste për besimin dhe shpresën për jetën. Ai rrëfen dhe thotë:
“Vizituam spitalin për t’u takuar me disa të sëmurë që kanë marrë drogë. Atje gjetëm një djalë që nuk i kalonte të nëntëmbëdhjetat. Më parë ai kishte qenë i dhënë pas hashashi,t dhe shkak për këtë ishte presioni i prindërve. Ata nuk i kishin përfillur nevojat dhe dëshirat e tij për të luajtur kur ai kishte qenë i vogël. Ata e ndalonin të dilte edhe te të afërmit e vet. Edhe kur familja e tij dilte si turistë, e detyronin që ai të mos vizitonte vende të tjera veç ambienteve shkencore dhe muzeve. Me pak fjalë prindërit dëshironin që djali i tyre të rritej ashtu siç donin ata, e më pas të studionte në universitet e të dilte “doktor” dhe njeri me emër. Rezultati ishte se ai djalë shpërtheu për shkak të presionit të prindërve dhe dëshirës imagjinare të tyre që nuk u bë realitet.”
Kjo është një histori prekëse. Asnjë prej nesh nuk mund ta imagjinojë se si një djalë në këtë moshë, i rritur në një familje intelektualësh, të arrijë një fund të tillë, për shkak se nuk i plotësohen nevojat e tij fëmijërore për të luajtur e për t’u argëtuar. Kjo është një çështje e rrezikshme që u tërheq vëmendjen të gjithë prindërve që nuk tregojnë interes për dëshirat e fëmijëve të tyre, duke mos luajtur me ta, e duke mos u lënë hapësirë për t’u argëtuar. Dikush mund ta quajë një gjë të tillë humbje kohe që nuk sjell kurrfarë dobie materiale, veçse shpenzim të hollash, mirëpo ai harron se kështu e neglizhon anën shpirtërore të fëmijës së tij. Është fakt se të gjithë kanë nevojë të luajnë, të mëdhenjtë dhe të vegjlit. Loja dhe argëtimi na bëjnë më të efektshëm në aktivitetet tona, në këtë mënyrë ne mbajmë në formë trupin dhe ruhemi nga sëmundjet.
Një psikolog thotë: “Ai burrë që mburret se nuk ka marrë pushim gjatë pesë viteve punë, është si ai shoferi që mburret se nuk e ka ndërruar vajin e makinës, megjithëse ka përshkuar 6000 km.”
Gjithashtu, ai thotë: “Shumë njerëz e konsiderojnë lojën gjë të panevojshme, që nuk sjell dobi, veçse humb kohë dhe mendojnë që nuk duhet ta praktikojnë, përveçse kur nuk kanë punë. S’ka dyshim se ata njerëz e privojnë veten nga kënaqësia e të luajturit dhe e fusin veten në shumë probleme mendore dhe shpirtërore.”
Prandaj ne vëmë re në praktikën e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit alejhi selam, ndonëse ai ishte i shqetësuar me çështjen e themelimit të shtetit të ri islam dhe përgatitjen e ushtrive për të përballuar armiqtë dhe ziliqarët e shumtë të Islamit, se përsëri kishte kohë për të luajtur dhe për t’u argëtuar me fëmijët. Ai e dinte se koha që kalonte me fëmijët nuk kishte më pak vlerë se koha që kalonte në luftë në rrugë të Zotit. Ebu Ja’la ka nxjerrë një transmetim të saktë nga jeta e Pejgamberit alejhi selam, ku Umer bin el-Hattabi radijallahu anhu thotë: “Kam parë Hasanin dhe Hysenin mbi supet e Pejgamberit alejhi selam dhe u thashë: “Kalë është ai poshtë jush?” Pejgamberi alejhi selam u përgjigj: “Po dhe ata të dy janë kalorës.”
Taberiu transmeton nga Xhabiri radijallahu anhu, se ky i fundit ka thënë: “Shkova te Pejgamberi alejhi selam, dhe ai na ftoi për të ngrënë. Hyseni radijallahu anhu po luante me fëmijët e tjerë në rrugë. Pejgamberi alejhi selam e mori në qafë dhe po e bënte për të qeshur. Pastaj e puthi dhe tha: “Hyseni është prej meje e unë jam prej tij.”

Bëri vetëvrasje, ngase mendonte se nuk e dëgjonte e shoqja
Po përmend një histori që ka ndodhur në vitin 1950 me një burrë që u hodh nga kati i pestë i një ndërtese dhe shpëtoi për mrekulli. Shkak për këtë u bë e shoqja, pasi atij i dukej se ajo nuk ia vinte veshin. Në fund ai u habit kur mori vesh se gruaja e tij nuk ishte ashtu si ai e kishte menduar.
Në dhjetor të vitit 1950, një burrë me emrin Bill Xhons u hodh nga kati i pestë, pasi ishte shumë i dëshpëruar dhe donte t’u shpëtonte atyre që u kishte marrë para borxh, pasi tregtia e tij kishte falimentuar pas një suksesi të bujshëm. Ky burrë, me anë të vetëvrasjes, donte t’i jepte fund edhe një gjëje tjetër. Ai e ndiente se nuk kishte mundësi që ta bënte edhe bashkëshorten pjesë të dëshpërimit dhe streseve të tij. Pesimizmi e çoi deri sa të ngjitej në majë të ndërtesës pesëkatëshe ku tregtonte. Për një moment ishte në mëdyshje. Të hidhej apo të mos hidhej? Pasi vështroi pak poshtë, mori zemër dhe u hodh pa hezitim. Për çudi, në katin e parë ishte një çadër dhe ai ra sipër saj dhe shpëtoi për mrekulli. Kur e pa se ishte ende gjallë, kur pa me sytë e tij mrekullinë që i ndodhi, iu dukën të gjitha streset dhe lodhjet e mëparshme të pallogaritshme e të kota. Vetëm para pesë minutash më parë e shihte jetën të zymtë, pa rrugëdalje dhe më pas ndryshoi krejtësisht dhe filloi ta vlerësojë atë. U kthye shpejt në shtëpi dhe i tregoi së shoqes historinë e plotë që i kishte ndodhur. Ajo u mërzit shumë, pasi ai nuk i kishte folur për streset dhe shqetësimet e mëdha që kishte pasur më parë. Kështu ajo filloi të mendojë seriozisht për zgjidhjen e problemit të tij dhe në fund ia doli. Për herë të parë pas muajsh të tërë burri u qetësua, pasi gjërat filluan të marrin për mbarë. Sot ky burrë zotëron një tregti të fuqishme dhe mësimi më i rëndësishëm që nxori ishte angazhimi i bashkëshortes për ta bërë pjesë të halleve dhe vështirësive të tij, ashtu siç e bën dhe pjesë të sukseseve dhe kënaqësive.
Bill Xhons për pak i dha fund jetës së tij se dyshonte se gruaja e tij nuk do t’ua vinte veshin streseve dhe shqetësimeve të tij. Ndodhia e tij tregon se nuk është faji i gruas nëse nuk ke besim tek ajo, pasi ai nuk kishte folur me të për shumë probleme të tij dhe nuk e dinte reagimin e vërtetë të saj. Disa burra mendojnë se u ulet personaliteti kur diskutojnë me gratë për hallet dhe shqetësimet që kanë. Ata synojnë të jenë gjithmonë burim i së mirës e begatisë, e nëse ndodhin vështirësi gjatë jetës, ata përpiqen që të mos i marrin në konsideratë në sytë e grave, duke dashur t’i përballojnë vetë ato dhe mos t’i ngarkojnë bashkëshortet me ato halle.
U drejtohemi grave dhe u themi: “Dëgjojini me vëmendje burrat tuaj!” E po ashtu u drejtohemi dhe burrave e u themi: “Kini besim te gratë tuaja dhe flisni me to për çdo hall tuajin!”
Natyrisht që njeriu qetësohet kur gjen dikë që dëgjon për hallet dhe vështirësitë e tij.
Të dëgjosh me vëmendje është një kërkesë bazë për bashkëbiseduesin dhe çelësi i lumturisë bashkëshortore.

Marrë nga:
Revista periodike fetare kulturore shkencore “Drita e besimit” /Besimtari.com

Kinë: Ujgurët ndalohen nga agjërimi i Ramazanit

0
Ujguret
Ujguret

Kina po ndalon zyrtarët dhe studentët mysliman nga agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit në rajonin Ujgur në vend.

Udhëzime të postuara në faqet e internetit të qeverisë kërkojnë nga udhëheqës të partisë Komuniste që të kufizojnë aktivitetet fetarë gjatë këtij muaji përfshirë aty agjërimin dhe vizitat në xhami.

Qeveria ka ndaluar të gjitha aktivitetet fetare për muslimanët në rajon, sipas një zëdhënësi të Kongresit Botëror të Ujgurëve në Munih të Gjermanisë.

Po ashtu iu është kërkuar prijësve fetarë të mbajnë ligjërata ideologjike komuniste gjatë predikimit të xhumasë, në mënyrë që të monitorojnë gjendjen e Ujgurëve.

Rajoni i Turkistanit Lindor apo Xinjiang-ut është shtëpi e rreth 9 milionë Ujgurëve mysliman vendas të cilët vazhdojnë të i përballen persekutimit fetar dhe politik nga qeveria Kineze. /mesazhi/besimtari.com

GJËRA TË RËNDËSISHME NË DHIKRIN E ALLAHUT DHE NË SALAVATIN MBI PEJGAMBERIN

0
Vlera e dhikrit të Allahut në Kur’anin Fisnik

Allahu i Lartësuar thotë: “Pra, ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos më mohoni.” [Bekare, 152] Po ashtu thotë: “Për ata që e përmendin Allahun me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur dhe kur janë të shtrirë..” [Ali Imran, 191]
Po ashtu thotë: “Ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes.” [Ali Imran, 41] Po ashtu thotë: “Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro.” [A’rafë, 205] Poashtu thotë: “Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij.” [Muzzemmil, 8]

Dobitë e dhikrit të Allahut
1.E përzë shejtanin, e thyen dhe e shkatërron.
2.Kënaq Allahun azze ve xhel-le.
3.Eviton brengën dhe pikëllimin nga zemra.
4.I jep zemrës gëzim, ngazëllim dhe kënaqësi.
5.Forcon zemrën dhe trupin.
6.Shndrit fytyrën dhe zemrën.
7.Sjell rrizkun dhe të mira.
8.Është fidanishte dhe kopsht i xhenetit. Transmeton Xhabiri ga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë: “Kush thotë: “Subhanallahi ve bihamdihi” do të mbillet për të një pemë (palme) në xhenet.”
9.Dhikri bën që Allahu dhe melaiket të bëjnë dua dhe salavat mbi atë që bën dhikër.

Vlera e salavatit mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Kur’anin Fisnik
Allahu i Madhëruar thotë: “Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke dërguar salavate) dhe përshëndeteni me selam.” [Ahzabë, 56] Poashtu thotë: “Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij për t’ju nxjerrur juve prej errësirave në dritë. Ai është shumë mëshirues ndaj besimtarëve.” [Ahzabë, 43]

Dobitë e salavatit mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
1.Zbatimi i urdhërit të Allahut të Lartësuar.
2.Miratimi i Allahut për salavatin mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
3.Miratimi i melaikeve në këtë.
4.Arritja e dhjetëfishit të shpërblimit dhe salavatit për një herë që bie salavat.
5.Ngritja për dhjetë shkallë.
6.I shkruhen dhjetë sevape dhe i fshihen dhjetë gjynahe.
7.Shpreson në përmbushjen e lutjes së tij kur e fillon falënderimin e Allahut me të (salavat).
8.Me këtë fiton ndërmjetësimin (shefa’atin) e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
9.Robi me këtë afrohet në Ditën e Kijametit afër Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
10.Robi me këtë përgëzohet me xhenet para vdekjes së tij.
11.Me këtë robi shpëton nga llahtaria dhe tmerri i Ditës së Kijametit.
12.Me këtë fiton mëshirën e Allahut.

Rastet kur lexohen salavatet mbi Pejgamberin
1.Në teshehudin (uljen) e parë, në fund të kunutit dhe në fund të namazit pas teshehudit.
2.Në namazin e xhenazes pas tekbirit të dytë.
3.Në hutben e namazit të xhumasë, të namazit të bajrameve dhe të namazit të shiut.
4.Pas përgjigjies së muezinit, para ikametit dhe tek duaja.
5.Kur hyjmë në xhami dhe kur dalim nga ajo.
6.Kur të përmendet dhe kur të shkruhet emri i tij.
7.Kur të njohtohemi për ndonjë humbje apo për ndonjë nevojë, në fillimin dhe mbarimin e ditës.
8.Pas përfundimit të abdesit dhe hyrjes në shtëpi.

Vlera e lutjes Allahun (duasë) në Kur’anin Fisnik
Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes.” [Ali Imran, 38] Poashtu thotë: “O Zoti im! Më bën mua nga ata që e falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zot!” [Ibrahim, 40] Poashtu thotë: ” Zoti juaj ka thënë: Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem.” [Gafir, 60]

Dobitë e lutjes Allahun (duasë)
1.Është argument i imanit të tij në Allahun dhe të mbështetjes në Të.
2.Kjo shkakton zbritjen e mëshirës dhe largimin e fatkeqësive.
3.Duaja është e dashur te Allahu.
4.Është nënshtrim ndaj Allahut dhe largim i hidhërimit të Allahut.
5.Hap gjoksin, zhduk brengën e pikëllimin dhe i lehtëson punët.

Kohë dhe vende, në të cilat Allahu i përgjigjet duasë-lutjes
1.Nata e Kadrit.
2.Dita e Arafatit.
3.Muaji Ramazan.
4.Nata e xhumasë, dita e xhumasë dhe ora e xhumasë.
5.Pjesa e fundit e natës.
6.Në kohën e syfyrit.
7.Takimi i rreshtave (grupeve) në dyluftim në luftë.
8.Mes ezanit dhe ikametit.
9.Në sexhde.
10.Pas namazeve farze.
11.Në syfyr.
12.Kur imami në namaz thotë: Vel-led-dal-lin.
13.Kur pin ujë zem-zem.
14.Kur gjeli këndon.
15.Kur muslimanët mblidhen në mexhlis të përkujtimit.
16.Kur bjen shi.
17.Në kohën e iftarit.

Vendet, në të cilat Allahu përgjigjet në lutje:
1.Me rastin e qëndrimit në Safa dhe Merve, ngase Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka ardhur në Safa, shikoi në drejtim të Qabes, i ngriti duart duke e falënderuar Allahun dhe e luste Atë çfarë dëshironte.
2.Me rastin e hedhjes së guralecëve në Mine, në vendet e shenjta, vërtetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ngriste duart tek xhemeratet (vendet ku hidhen guralecët gjatë haxhit) dhe lutej.
3.Brenda Qabes, ngase Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur hynte në të lutej në një skaj të tij.

Kushtet e duasë
1.Të jesh i bindur se Allahu është i Vetmi që mund të të përgjigjet në lutje.
2.Falënderimi ndaj Allahut dhe salavati mbi Pejgamberin.
3.Kërkimi nga Allahu gjërat e lejuara me kushtet e duasë.
4.Mendimi i mirë për Allahun.
5.Mosnxitimi.
6.Ushqimi, pija dhe veshja të jenë hallall.

Rregullat e duasë
1.Dije se nevoja për Allahun dhe nënshtrimi para Tij, kërkesa e ndihmës prej Tij haptas dhe fshehtas janë prej kushteve të rëndësishme në përgjigjien e duasë.
2.Nuk prish punë nëse ngriten duart me rastin e duasë, ngase Pejgamberisal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur robi i drejton duart kah Allahu, Allahu turpërohet t’i kthejë ato bosh.” [Hadith i vërtetë]

3.Mos e fërko fytyrën me duar pas duasë, sepse kjo nuk ka ardhur nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, madje Izz bin Abduselam thotë: “Këtë nuk e bën përveç atij që është injorant.” [Në librin e tij: “Sahihul edhkar min kelam hajril ebrar”]

METODOLOGJITË BASHKËKOHORE NË SHKRIMIN E HISTORISË SË PERANDORISË OSMANE

0

osmanlı-devleti-abartılmış-balon-bir-devlettir_127772

Shkruar nga Dr. Ali Muhammed es-Sal-labi (Nga arabishtja: Bahri Curri)

Historianët evropianë, çifutët, të krishterët dhe laikët (shekullaristët) keqdashës nuk u hamenden në sulmin e tyre mbi historinë e Perandorisë Osmane. Përdorën modelin e sulmit, shpifjes, kontestimit, shtrembërimit dhe futjes së dyshimit në tërë atë që bënë osmanlinjtë në shërbim të Akides dhe Islamit.
Këtë rrugë të gabuar e pasuan shumica e historianëve arabë me gjithë ndryshimet e tyre në përkatësinë dhe orientimin nacional e laik. Po ashtu këtë rrugë e ndoqën edhe historianët turq, të cilët u ndikuan nga orientimi laik që e udhëhiqte Mustafa Kemal. Andaj dhe është e natyrshme që këta ta dënojnë periudhën e kalifatit osman, për këtë gjetën shumë materiale të shkruara nga të krishterët dhe çifutët për të ndihmuar përpjekjet e tyre nacionale laike në Turqi pas Luftës së Parë Botërore.
Qëndrimi i historianit evropian karshi historisë osmane është për shkak të shqetësimit të tij për çlirimet (pushtimet) e mëdha që realizuan osmanlinjtë, e posaçërisht pas rënies së kryeqytetit të Perandorisë Bizantine, Kostandinopojës, të cilën osmanlinjtë e shndërruan në Vend Islam (Daru Islam), madje ia vunë edhe emrin “Islam Boll” (që do të thotë: vend islam – daru islam).
Shpirtrat e evropianëve u mbushën me vrer dhe u helmuan me tendenca keqdashëse e të zemëruara që i trashëguan kundër Islamit. Këto inate u reflektuan në fjalët, veprimet dhe shkrimet e tyre.
Osmanlinjtë vazhduan dërgimin e ekspeditave dhe përpjekjet e tyre për bashkimin e Romës me shtetin islam, vazhduan xhihadin derisa depërtuan në mes të Evropës, dhe u përpoqën të arrijnë edhe në Endelus (Spanja e sotme) për t’i shpëtuar muslimanët atje. Evropa jetonte në frikë lemeritëse, në shqetësim të tmerrshëm, në drojë dhe nuk u qetësuan zemrat e tyre derisa vdiq Sulltani Muhammed el-Fatih.
Prijësit fetarë të krishterë, priftërinjtë e murgjit, dhe mbretërit mbushnin (ushqenin) rrugën evropiane me urrejtje e nxitje kundër Islamit dhe muslimanëve. Puna e njerëzve të fesë krishtere ishte që të mblidhnin sa më shumë pasuri dhe njerëz vullnetarë për t’i luftuar muslimanët (të pafetë sipas mendimit të tyre) berberë. Sa herë që osmanlinjtë fitonin kundër këtyre grumbullimeve e ekspeditave, aq më tepër shtohej vala e urrejtjes dhe zilisë ndaj Islamit dhe ithtarëve të tij. Paria krishtere i akuzonte osmanlinjtë me piratëri, brutalitet dhe egërsi, tërë këto akuza u shënuan në kujtesën e evropianëve.
Sulmet propagandistike të caktuara nga prijësit krishterë bëheshin për shkak të ruajtjes së përfitimeve të tyre politike e materiale, dhe për shkak të urrejtjes ndaj Islamit dhe ithtarëve të tij. Në fakt, disa familje sunduese (dinasti) në Evropë arritën që të mbajnë fronin, në fillim, në shoqëritë evropiane duke sunduar për një kohë të gjatë, ku realizuan përfitime të majme e pasuri të mëdha, dhe thurën për vete lavdi e legjenda të shumta, që shumica prej tyre bazoheshin në mashtrime e humbje (çorientim).
Edhe pse më vonë shoqëritë evropiane u ngritën kundër këtyre grupeve pasi që zbuluan mashtrimet dhe devijimet e tyre duke filluar një kohë e zgjimit, fillimi i një etape të re në historinë evropiane, nuk u arrit që të formohej shoqëria evropiane e të mos njollosej me fundërrinën e trashëguar nga këto grupe lidhur me qëndrimin ndaj Botës Islame në përgjithësi, e ndaj Perandorisë Osmane në veçanti. Për këtë ata nisën forcat e tyre ushtarake, të ndihmuara edhe me civilizimin material, për t’iu hakmarrë Islamit dhe muslimanëve, për të marrë të mirat e tyre të cytur nga motive fetare, ekonomike, politike dhe kulturore. Këtë fushatë e mbështetën edhe shkrimtarët e historianët e tyre duke i nxitur në shpifje, shtrembërime e dyshime në Islamin, në besimin (akiden) dhe historinë e tyre. Fati i Perandorisë Osmane u ndikua shumë nga këto shpifje, sulme e sherre.
Edhe çifutët iu bashkuan evropianëve me penat e tyre të helmuara dhe me idetë e tyre të tërbuara në fushatën e sulmeve të vazhdueshme kundër Perandorisë Osmane në veçanti, dhe kundër Islamit në përgjithësi. Armiqësia e çifutëve kundër Perandorisë Osmane u shtua edhe më shumë pasi që ata dështuan në të gjitha përpjekjet e tyre për të grabitur ndonjë pëllëmbë toke nga prona e kësaj Perandorie për të ngritur qenien politike (shtetin) të tyre përgjatë katër shekujve, sa zgjati jeta madhështore dhe krenare e Perandorisë Osmane.
Çifutët arritën me ndihmën e shteteve të krishtera dhe të shteteve kolonizatore perëndimore, dhe përmes lozhës së tyre masone, të realizojnë qëllimet e tyre në llogari të sistemeve dhe organizimeve nacionale që u bënë në Botën Perëndimore dhe në Botën Islame, në të cilat ata e përshkruanin veten me përparim e civilizim, dhe e akuzonin Kalifatin Osman gjatë tërë historisë së tyre me prapambeturi, jozhvillim, stagnim, keqësim e dështim, etj.. Madje, lozha masone, organizatat sekrete që i përkisnin çifutëve dhe forcat botërore kundërshtare e luftuese të Islamit e muslimanëve shprehën qartë se njollosja e epokës së famshme historike të Perandorisë Osmane është prej synimeve më të rëndësishme të tyre.
Ndërsa, historianët arabë në Botën Islame pasuan këtë orientim sulmues ndaj epokës së Kalifatit Osman të shtyrë nga shumë shkaqe (arsye e faktorë). E para, iniciativa e turqve nën udhëheqjen e Mustafa Ataturkut për largimin e Kalifatit Islam në vitin 1924 duke e zëvendësuar me një pushtet laik turk, i cili në tërësi ishte i bazuar në programin laik në të gjitha segmentet shoqërore, ekonomike dhe politike, në disfavor të Sheriatit Islam, i cili ka sunduar në Turqi që nga ngritja e Perandorisë Osmane. Ky pushtet bëri aleancë me politikën evropiane që ishte kundërshtare e shteteve islame e arabe. Një sërë aleancash ushtarake evropiane u bënë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e të cilat i refuzuan popujt arabë e muslimanë dhe disa qeveri të tyre. Turqia ishte prej vendeve të para që e pranoi ngritjen e qenies politike të shtetit izraelit në Palestinë në vitin 1948, gjë që i bëri popujt arabë dhe muslimanë të jepen pas qeverive të tyre nacionale në mungesë të Perandorisë Osmane, e cila gjithmonë luftonte kundër çdokujt që kërcënonte ndonjë pëllëmbë të tokave muslimane.
Pastaj vijon shkaku i nënshtrimit dhe pasimit të studimeve të shkollës së historisë arabe, e cila e pason shkollën e historisë me planprogram perëndimor, që është një faktor i rëndësishëm në orientimin ndaj sulmeve kundër Kalifatit Osman, veçanërisht pasi që pikëpamjet e historianëve evropianë dhe të atyre arabë përputhen lidhur me njollosjen dhe luftimin e Kalifatit Islam Osman.
Shumë historianë arabë u ndikuan nga civilizimi evropian material, dhe për këtë ata mbështetën gjithçka dhe çdo gjë që shkëlqente në historinë e vendeve të tyre, deri në fillimin e fërkimit të këtij civilizimi të largët me të gjitha përmasat e të përplaset me Programin Hyjnor. Fillimin e historisë së tyre të re e llogaritin që nga arritja e ekspeditës franceze në Egjipt e në Sham që rezultoi me shkatërrimin e murit izolues mes Lindjes e Perëndimit, e si pasojë u ngrit shteti kombëtar në kohën e Muhammed Aliut në Egjipt. Tërë këtë e shoqëroi edhe orientimi i tyre për dënimin e Perandorisë Osmane, e cila është angazhuar për mbrojtjen e besimit të popujve muslimanë, fenë e tyre-Islamin, nga sulmet e egra që i bënin evropianët e krishterë.
Fuqitë evropiane inkurajonin idenë e kundërshtimit të Kalifatit Islam, dhe ndihmonin historianët e mendimtarët në Egjipt e në Sham për të rrënjosur këtë ide në kuadër të strukturës nacionale atdhetare dhe forcimin e saj, si El-Bestani, El-Jazexhi, Xherxheri Zejdan, Edib Is’hak, Selim Nekkash, Ferah Antoan, Shibli Shemil, Selame Musa, Henri Korijel, Helil Shfarc, etj.. Vërehet se shumica prej tyre janë të krishterë dhe çifutë, sikur që vërehet se shumica prej tyre, jo të gjithë, edhe pse nuk i takonin lëvizjes masone punonin për interesat e tyre, e cila lëvizje filloi të përhapej në Lindjen Islame që nga koha e Muhammed Aliut, dhe që rrënjët e para i lëshoi me ardhjen e Napoleonit me ekspeditën e tij franceze.
Armiqtë e Islamit e kuptuan se përkrahja e ideologjisë nacionale dhe ndihma e ideatorëve të saj është një sigurim për dobësimin e Umetit Islam dhe shkatërrimin e Perandorisë Osmane.
Lozha masone arriti të dominojë në kokat e liderëve të orientimit nacional përbrenda popujve muslimanë, këta iu nënshtruan ndikimit të lozhës masone më tepër se sa kërkesave të popujve të tyre, e sidomos me qëndrimin e tyre ndaj Fesë Islame, e cila dhe pasqyron formën reale të civilizimit musliman, kulturës dhe shkencave të tij. Kjo metodologji e devijuar nuk ndryshoi te historianët arabë as pas grushtetit ushtarak që ndodhi në Egjipt, dhe që nga fillimi, sikur shumica e pushteteve ushtarake, përkrahu orientimin nacionalist. Shumë prej këtyre pushteteve u përqendruan në themele që thuaja tërësisht ishin laike në të gjitha aspektet, ndër to edhe aspekti kulturor e ideologjik. Ata e konsideronin Kalifatin Osman dhe pushtetin e tij mbi popujt muslimanë e arabë si një luftë dhe një pushtim. Ia mveshën të gjitha fajet dhe faktorët e ngecjes, dobësimit, ngurtësisë dhe prapambeturisë, të cilat e përfshinë Botën Arabe dhe atë Islame. Lëvizjet për shkëputje e kryengritje gjatë kohës së Perandorisë Osmane, e që në fakt motiv kishin lakmitë personale, ose ishin të nxitura nga forcat e jashtme që ishin kundërshtare të Kalifatit Islam, i konsideruan si lëvizje çlirimtare të pavarësimit duke i llogaritur me atribute kombëtare si lëvizja e Ali Bej el-Kebir në Egjipt, kirmanilët në Libi, Dhahir el-Umer në Palestinë, husejnitët në Tunis, ma’nitët dhe shihabitët në Liban, e të tjerë. Tërë kjo që në ta të rrënjosin orientimin nacional kombëtar, të cilin ata e plasuan, madje pretenduan se Muhammed Ali ishte një udhëheqës kombëtar që u mundua ta bashkojë Botën Arabe, por dështoi, ngase nuk ishte arab me origjinë. Ata harruan se Muhammed Ali kishte lakmi personale, për të cilën arsye ai u lidh me politikën kolonizatore, e cila i ndihmoi në ekzistimin e tij. Përmes tij realizuan synimet e tyre të dëmshme duke sulmuar shtetin selefit saudian dhe duke dobësuar Kalifatin Osman. Mbështetje e kishte edhe lozhën masone, e cila i ndihmoi në goditjen e forcave islame në rajon dhe ta parapërgatit për pushtimin perëndimor të krishterë keqdashës.
Lozha çifute bëri aleancë me fuqitë kolonizatore perëndimore si dhe me forcat vendore që ishin agjentë e spiunë, e cila u mundësoi nënshtrimin e tyre përmes lakmisë së tyre. U takuan që të gjithë për shkatërrimin e forcës islame dhe heqjen e lirisë për popujt e saj (islamë), grabitën të mirat e saj, vendosën një pushtet diktator të pajisur me armatim modern perëndimor, e të cilin e përfaqësonte Muhammed Ali.
Disa historianë selefitë në Lindjen Arabe u bashkuan me të tjerët në sulmet e tyre ndaj periudhës osmane, të shtyrë në këtë nga qëndrimi armiqësor që pati roli i Kalifatit Osman kundër thirrjes selefite në disa etapa të saj për shkak të komploteve të vendeve kolonizatore perëndimore, gjë e cila i bëri sulltanët osmanë të përplasen me forcat islame në Nexhd për ta përmbytur thirrjen selefite. Po ashtu edhe për shkak të mbështetjes që i dha Perandoria orientimit sufit, i cili filloi ta shoqërojë atë, dhe i jepte një pamje që nuk përkonte aspak me aspektet themelore të Sheriatit Islam. Përveç kësaj, në vitet e fundit të Perandorisë, nacionalistët turq mbizotëruan në të, të cilët e larguan pushtetin nga praktikimi i programit islam, me të cilin u shqua Perandoria Osmane për kohë të tëra gjatë historisë dhe që kishte nxitur të gjithë muslimanët të lidheshin me të, ta përkrahnin dhe ndihmonin.
Ndërsa, historianët marksistë nisën një luftë të ashpër pa asfarë butësie kundër Perandorisë Osmane, duke e konsideruar kohën e pushtetit të saj si një epokë dedikuar udhëheqjes feudale, e cila dominoi mbi historinë e etapave të kaluara të mesjetës, se osmanlinjtë nuk shpikën asnjë përparim në mjete apo në fuqinë prodhuese. Se historia moderne filloi me shfaqjen e klasës borgjeze, pastaj të kapitalizmit, e cila kontribuoi në ndryshimin e aspekteve ekonomike dhe shoqërore në fillim të shekullit XIX. Ata u pikëtakuan në këtë me historianët evropianë ithtarë të liberalizmit, si dhe me ithtarët e botëkuptimit nacionalist. Disa historianë dhe ideologë të krishterë e çifutë filluan t’i vënë në qarkullim të dy pikëpamjet, perëndimore dhe marksiste, përmes shkrimeve dhe përkthimeve të veprave të tyre, gjë të cilën e mbështeti edhe lozha masone.
Ata u përpoqën që të largohen nga çdo gjë që i përket konstruktit unik islam duke i dhënë vlerë e përparësi thirrjes për nacionalizëm në botëkuptimin vendor-lokal apo arab, si projekti Gjysmëhëna pjellore (fertile) në Sham, apo projekti për bashkimin e Luginës Nil që është e ndarë mes Egjiptit dhe Sudanit, duke i shtuar kësaj edhe aktivitetet e tyre për qarkullimin e pikëpamjeve nacionaliste të kufizuara, si thirrja për faraonizëm në Egjipt, ashurizëm në Irak, fenikizëm në Sham, etj..
Ndërsa, historianët turq, të cilët u shfaqën në kohën e thirrjes nacionaliste turke, e diskriminuan shumë epokën e Kalifatit Osman që është në pajtim me pikëpamjen politike e ideologjike, e cila mbretëronte në vendin e tyre, dhe e cila e fajëson epokën paraprake për të gjitha aspektet e dobësisë e të dështimit. Apo për shkak të influencimit të turqve nga gjendja e turpshme në të cilën kaloi autoriteti i Kalifatit, dhe i cili ishte vetëm formal pas rrëzimit të Sulltan Abdulhamitit në vitin 1909, ku pësoi disfatë në disa beteja me hyrjen në Luftën e Parë Botërore që si pasojë pati humbje të mëdha të tokave të saj dhe dorëzimi i saj me nënshkrimin e marrëveshjes më 1918, e cila në realitet ishte disfatë e njerëzve të Bashkimit dhe Përparimit dhe si rezultat i politikës së saj. Ndërkohë që lëvizja nacionaliste nën udhëheqjen e Mustafa Kemal arriti ta shpëtojë Turqinë nga ky ofendim dhe rimori shumicën e tokave turke, dhe e detyron Greqinë, dhe forcat që e mbështetën, të marrë anën e influencuar të mendimtarëve turq lidhur me qëndrimin e disa arabëve, të cilët i mbështetën aleatët e tyre perëndimorë gjatë Luftës së Parë kundër shtetit të Kalifatit dhe shpallja e kryengritjes më 1916.
Pavarësisht nga ndryshimet dhe dallimet e shkaqeve, shumica e historianëve bashkohen në pikëpamjen e tyre për njollosjen, shtrembërimin dhe falsifikimin e historisë së Kalifatit Islam Osman. Historianët, që punuan për njollosjen e Perandorisë Osmane, u bazuan në falsifikimin e fakteve, gënjeshtër, shpifje, futje dyshimi dhe intriga. Në këto libra e studime dominon fryma e inatit të verbër dhe motivet jo të mira, larg nga objektiviteti në çdo aspekt. Kjo shkaktoi paraqitjen e kundërveprimit islam për t’i prapësuar dyshimet dhe akuzat drejtuar Perandorisë Osmane, e ndoshta libri më i rëndësishëm e më i spikatur me këtë shtjellim të hollësishëm është libri në tre vëllime të mëdha i dr. Abdulaziz esh-Shenavi me titull: “Perandoria Osmane është një shtet islam që i është bërë shpifje”[1]. Edhe pse ka dhënë një kontribut të çmueshëm me motiv islam dhe me një objektivitet që e shquan në shumicën e punës së tij, prapëseprapë nuk ka arritur t‘i trajtojë të gjitha aspektet e historisë osmane. Ai ka dhe disa vërejtje, si rasti kur flet për jeniçerët, gjë e cila nuk qëndron dhe nuk përkon me studimin shkencor të paanshëm. Prej arritjeve të çmuara në këtë fushë është puna e shkencëtarit të madh dhe profesorit të njohur që ka specializuar në historinë e perandorisë Osmane dr. Muhammed Harbi, i cili shkroi për Umetin Islam disa libra me vlerë, si: “Osmanlinjtë në Histori dhe në Civilizim”[2], “Sulltani Muhammed el-Fatih, Çlirimtari i Kostandinopojës dhe Ngadhënjimtari mbi romakët”[3], “Sulltan Abdulhamiti, i fundit i sulltanëve të mëdhenj osmanë”[4].
Puna e dr. Muveffak Beni el-Merexhe është shumë e vlefshme në shërbim të historisë së Perandorisë Osmane në punimin shkencor me të cilin ka mbrojtur titullin e magjistraturës me titull: “Ndërgjegjësimi (zgjimi) i njeriut të sëmurë, apo Sulltan Abdulahamitit, apo Kalifatit Islam”[5]. Ky libër arriti të shpjegojë shumë fakte, të ndihmuara edhe me dokumente, argumente e prova të pakundërshtueshme. Ka dhe shumë autorë tjerë bashkëkohorë që shkruajnë në këtë fushë, por ekzistojnë disa aspekte në historinë e Perandorisë Osmane, dhe në historinë tonë islame në kohën e re që duhet të rishikohen nga pikëvështrimi islam, e cila do të kontribuonte në paraqitjen e fakteve, ngase mbledhja dhe formimi i këtyre gjërave, jo rrallë që po lulëzojnë, janë rezultat i thurjes së historisë sonë nga pikëvështrimi nacional ateist, dhe që u shërbejnë armiqve tanë në rend të parë, madje dhe i kanë shfrytëzuar si një prej mjeteve për përçarjen e popujve muslimanë.
Andaj, ne kur të shkruajmë historinë e re duhet të shpjegojmë e të spikasim rolin e lozhës masone, planet dhe projektet perëndimore në orientimin e kësaj thurjeje të keqe historike, gjë të cilën e bëjnë një grup i agjentëve çifutë e të krishterë, e të cilët thirren në sistemin liberal e laik, ku bëjnë shfaqjen e elementeve masone në sheshin historik, si dhe duke e vendosur rolin e lëvizjes masone përkrah me lëvizjet çlirimtare.
Historia e vjetër dhe e re islame është cak i sulmeve nga forcat armiqësore ndaj Islamit duke e pasur parasysh se ajo është një anije ideologjike dhe edukative me dekada në ndërtimin dhe formimin e identitetit të popujve muslimanë.[6]
Allahu është prapa synimeve të secilit, dhe Ai është Udhëzuesi për në Rrugën e Drejtë!

Marrë nga libri:
“Ed-devletu el-uthmanijjetu, avamil en-nuhudi ves-sukuti”


[1] Titulli në arabisht: “Ed-devletu el-uthmanijjetu devletun islamijjetun muftera alejha” (sh.p.).
[2] Titulli në arabisht: “El-Uthmanijjune fi et-tarihi vel hadareti” (sh.p.).
[3] Titulli në arabisht: “Es-Sulltan Muhammed el-Fatih, fatih el-Kustantinijjeti ve kahir err-rrum” (sh.p.).
[4] Titulli në arabisht: “Es-Sulltan Abdulhamid, ahir es-selatin el-uthmanijjin el-kibar” (sh.p.).
[5] Titulli në arabisht: “Sahvetu err-rrexhul el-merid, e ves-Sultan Abdulhamid, e vel-hilafeti el-islamijjeti” (sh.p.).
[6] Shih: “Kiraetun xhedidetun fi et-tarih el-uthmanijjin” – dr. Zekerija Bejjumi, 7-17.

CILA ËSHTË VAJZA MË “E BUKUR”?

0
Me qenë e veçantë, me arrit shumë, me e pëlqye veten, bukuria, janë gjëra, të cilat çdo vajzë i dëshiron t’i posedojë dhe t’i arrijë. Mirëpo, a e ka pyetur ajo ndonjëherë veten se çka është bukuria dhe cilat janë tiparet që cilësojnë një vajzë të bukur?!
Nëse një vajzë e percepton veten e saj si të bukur, atëherë kjo është dhunti nga dhuntitë e Zotit subhanehu ve teala që një njeri të perceptojë veten si të bukur. Vajza fillon ta dojë veten. Përmes kësaj, ajo zgjedh rrugën e drejt për veten e saj, rrugë e të qenurit e veçantë e produktivitetit.
Pëlqimi dhe respektimi i vetes është diçka e rëndësishme në jetën e saj. Vajza lirshëm le të kujdeset për bukurinë, në mënyrë që arritjet dhe produktiviteti i saj të gjejnë shprehje në një mënyrë të bukur.
I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na fton në të bukurën. Kjo nuk është për t’u habitur për të Dërguarin tonë, i cili na ka mësuar për çdo gjë në jetën tonë. Ai në udhëtimet e tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjithnjë strehohej nga situatat, në të cilat kishte diçka të shëmtuar, për arsye se diçka e tillë ndikon në gjendjen shpirtërore të njeriut, dhe përmes saj zvogëlohet apo humb tërësisht produktiviteti. Si duket gjendja jote kur shikon diç të bukur, qoftë kodra, pemë dhe lumenj? A nuk e ndjen fuqinë dhe gatishmërinë për aktivitete e guxim?

Cilat përmasa i ka “bukuria”?
Bukuria është e rëndësishme në jetën e njeriut. Secili nga ne e kërkon atë. Për këtë Allahu subhanehu ve teala iu ka dhënë njerëzve një formë të bukur.
Mirëpo, çka është një formë e bukur? A janë një invalid dhe një i verbër të bukur? Po, për arsye se çdo njeri është i bukur edhe nëse ka të ”meta” trupore.
I verbëri ka mundësi përmes të prekurit të perceptojë të bukurën. Ne mund t’i parashtrojmë vetes pyetjen “a dashuron një i verbër?”, përgjigjja është po, sepse dashuria nuk lind vetëm nga fuqia e të pamurit!
Dashuria i ka tre mundësi: Dashuria e syve, e mendjes dhe e shpirtit. Pra, të verbëtit i ikën vetëm 1/3, ndërsa 2/3-tat ai i posedon.

A është “bukuria” e rëndësishme njësoj si për femra ashtu edhe për meshkuj?
Kur ne flasim për bukurinë, atëherë ne nënkuptojmë që kjo tematikë është e rëndësishme si për femra ashtu edhe për meshkuj.
I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Me gruan lidhet kurorë për katër gjëra: për pasurinë, për fisin, për bukurinë dhe për besimin. Ti gjeje atë që është besimtare, do të bëhesh i lumtur”.
I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka potencuar këtu që bukuria te njerëzit është e rëndësishme. Ai ka thënë që meshkujt dëshirojnë t’i martojnë femrat për shkak të bukurisë, si qëndron puna te femrat? Përse për meshkujt ai (Pejgamberi) sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë që: “Kur t’iu vjen ndonjëri, të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, veçoritë e karakterit, me qëllim për t’ju martuar, atëherë martoje atë…”.
Përse ai sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka kufizuar cilësitë e një mashkulli në tipare të besimit dhe në tiparet të karakterit?
Për arsye se besimi dhe tiparet e karakterit pasqyrojnë te një femër bukurinë e një mashkulli.
Përse ne pohojmë nganjëherë kur të takojmë në rrugë ndonjë çift bashkëshortor, që ata nuk po përshtaten me njëri-tjetrin? Për arsye se ne e kemi vëzhguar vetëm bukurinë e jashtme. Me sytë tanë, ne nuk mund ta vëmë re bukurinë e shpirtit. Po ashtu ne nuk mund ta perceptojmë se ndërmjet tyre mbizotëron një qetësi dhe bukuri shpirtërore, kështu që bukuria e jashtme e ka kamufluar, dhe ata janë gjetur.

Çfarë kuptojnë njerëzit me “bukuri”?
Ne jemi mësuar që të bukurën ta shohim vetëm përmes formës. Për të gjitha produktet, reklamimi bëhet me trup të bukur, me aktore dhe këngëtare që prezantojnë trupin e tyre.
Ne, harrojmë që këta njerëz, qëndrojnë me orë të tëra para pasqyrës për t’u dukur aq bukur.
Nëpër revista mund të lexoni për make up-in më të mirë, për styling-un më të mirë, dietën më të shpejtë. Po ashtu, ne asnjëherë nuk kemi dëgjuar për ndonjë konkurs bukurie, që vlerëson bukurinë shpirtërore dhe tiparet e karakterit.
Ndërkohë, që unë edhe personalisht, po dëgjoj që edhe disa gra muslimane nuk dëshirojnë të kenë fëmijë, pasi që shtatzënia dhe të ushqyerit e fëmijëve ua dëmton bukurinë!
Tani ne po përjetojmë çdo kund, në rrugë, në TV, etj., një formë false të bukurisë. Tani më nuk mund të dallosh ndryshimin ndërmjet bukurisë reale dhe asaj artificiale. Me anë të kirurgjisë, gratë munden po thuajse çdo gjë të ndryshojnë në trupin e tyre…

Si e ka shfrytëzuar i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem “bukurinë”?
Në mënyrë që të mos mendohet që jemi kundër të bukurës, kemi nxjerrë disa raste nga jeta e të Dërguarit të Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ka luajtur rol bukuria e formës.
I Dërguari kujdesej që lajmëtarët, që i dërgonte te udhëheqësit, t’i zgjidhte më të bukurit ndër sahabët. Sahabiu Dihjetul Kelbi radijallahu anhu ishte i njohur për bukurinë e tij. Xhibrili alejhi selam i paraqitej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në formë të këtij sahabiu. Mus’ab bin Umejr radijallahu anhu ishte i njohur për bukurinë dhe erën e tij të këndshme, atë e dërgoi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem si lajmëtar në Medinë. Muadh bin Xhebel radijallahu anhu, i cili cilësohej me bukuri, besim e shumë dituri, u dërgua nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Jemen. Kështu, ne dimë se Pejgamberi i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dinte shumë mirë si ta shfrytëzonte bukurinë për Islam.
Bukuria e formës është e dëshirueshme. Mirëpo, të merremi vetëm me të dhe ta lëmë anash bukurinë e shpirtit, veçoritë e karakterit dhe të fesë, ky është gabim. A nuk e keni vënë re, se si në televizion emetohen shumë emisione të dobëta dhe të pa dobishme, dhe me anë të joshjes së gruas i tërheqin shikuesit? Emisione të tilla vetëm nga këto arsye janë bërë të suksesshme!

Çka është më mirë, femra me apo pa hixhab?
Bukuria e një vajze del në pah atëherë kur ajo bart hixhabin. Këtu kam fjalën për bukurinë e dëgjueshmërisë ndaj Zotit subhanehu ve teala. A nuk themi ne, nëse një njeri ka mëkatuar, që ai ka bërë diç të keqe? Ndërsa, nëse ka vepruar një vepër të lejuar, themi se ai ka vepruar një punë të hijshme. Një vepër e mirë krahasohet me të bukurën, përderisa vepra e keqe me të shëmtuarën!
Dëshiroj t’ju tregoj një tregim për një femër shumë të bukur me emrin Oissal.
Një djalë i ri dëshironte t’i afrohej asaj në mënyrë të ndaluar. Ajo i tha:
“Kjo mund të ndodh vetëm pasi ta kesh falur namazin e sabahut 40 ditë radhazi në xhami!
Ai i tha:
“S’ka problem”.
Dhe me të vërtetë filloi ta falte namazin e premtuar në xhami.
Pasi kaluan 40 ditë, erdhi Oissal te ai dhe shprehu gatishmërinë për të realizuar premtimin e dhënë. Djaloshi e refuzoi tani këtë propozim!
Kështu është kur zemra e njeriut mbushet me dashuri ndaj Allahut. Çdo gjë tjetër është në rend të dytë. Allahu subhanehu ve teala është I Bukur dhe e donë të bukurën.
Kulmi i bukurisë së një femre muslimane është që ndaj Krijuesit të saj, Allahut subhanehu ve teala, të jetë e dëgjueshme dhe ta plotësojë urdhrin e hixhabit.

Një fatamorganë me emrin “Bukuri”
Naomi Campbell, njëra ndër fotomodelet më të famshme në SHBA pohon:
“Edhe pse kam arritur shumë, dhe mund t’i shijoj të gjitha liritë që dëshiroj, përsëri kam mbetur robëreshë e një gjëje të vetme e Fatamorganës së quajtur BUKURI”.
Ajo refuzon idenë që një femër me figurë të dobët sportive duhet të jetë model. Kjo përmasë shkakton tek ajo dhe tek shumë vajza pakënaqësi me veten e tyre. Ky është rezultati i vrapimit pas një ideali të bukurisë. Psikologët vënë në presion organizatorët e konkurseve të bukurisë, në mënyrë që misset të përzgjidhen në bazë të kualiteteve të ndryshme!
Natyrisht, që një femër do të vuajë nga presioni i bukurisë, përderisa ajo nuk e merr si shembull gruan e Islamit:
Një femër që e merr si shembull Ajshen, Hatixhen, Hafsen apo Zejneben, Allahu qoftë i kënaqur me to. Nuk do të shikojë shumë figurën e trupit, apo ta bëj bukurinë si qëllim të jetës së saj! Do të kujdeset për atë që është shumë më e rëndësishme se sa bukuria e trupit. Do të kujdeset për bukurinë shpirtërore e fetare.
Nuk po ju them vajzave që të anashkalojnë kujdesin për bukurinë e trupit të tyre! Unë, po i këshilloj ato që në rend të parë ta vënë kujdesin e bukurisë shpirtërore dhe të fesë së tyre, pastaj të kompletohen me kujdesin ndaj trupit të tyre. Kjo është bukuria e vërtetë e një vajze muslimane!
Na lejoni që t’i përgjigjemi pyetjes sonë: Cila është vajza më e bukur?
Ajo është vajza që e respekton veten e saj, kujdeset për bukurinë dhe veçoritë e karakterit.

Shkruar nga A. Fadil (Përktheu: Lule Uka)
Burimi:
www.islam-verstehen.de

TË FILLOJMË TË MENDOJMË PËR ATË QË ALLAHU NA KA DHËNË!

0

Shkruar nga Sis Zabrina (Përktheu: Arsim Jonuzi)
Atë ditë isha me motrën time në një shitore mobilesh duke shikuar në brendësi të bukurive të tyre. Duke shikuar përreth, pashë një “karrige të vjetër për pleq” dhe nuk munda ta ndaloj vetveten time për t’u ulur në të. Ishte aq komforte sa nuk mund të paramendoni. Mbështjellësi i saj ishte aq mirë i rregulluar dhe sipërfaqja ulëse e saj ishte mjaft e gjerë. Thënë shkurt, u dashurova në atë karrige që në momentin që u ula në të.
Fillova të mendoj rreth bekimeve të kësaj karrigeje aq të mrekullueshme. Pastaj thashë me vete: Nëse kjo karrige është në gjendje të më japë kaq kënaqësi, atëherë si është puna me gjërat tjera që i kam konsideruar si dhurata?! Besoj se janë edhe një milion gjëra tjera, për të cilat nuk e kam falënderuar Allahun e Lartësuar.Mendo për këtë gjë!
Nga arsyeja se prej 114 kaptinave të Librit Hyjnor, një kaptinë na shtyn të mendojmë në këtë gjë:
“Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella. Edhe drithi me kashtën e tij dhe bimët aromatike. O ju njerëz, dhe o ju xhinë, cilën të mirë të Zotit ju po e mohoni?!” (Rrahman, 10-13).
Cilën të mirë të Zotit tim jam duke e mohuar?
Të mendojmë pak…, për ajrin që e thithim, për aromën e barit të prerë, për të qeshurën e padjallëzuar të fëmijëve, për ngjyrën e gjelbër të diellit, për ndjenjën e mrekullueshme të erës kur ajo më bie në fytyrë, për qetësinë e orëve të mesnatës, për plasaritjen e fytyrës së njerëzve të quajtur si buzëqeshje, shijen misterioze të kremit të vaniljes, për britmat e fëmijës së uritur…
Vallë, këto gjëra, a nuk sjellin kënaqësi në jetë? Me siguri je futur në mendime tani?! Se si mund që britma e fëmijës të jetë bekim? Ja që sipas këndvështrimit ajo është e tillë, pasi që, kur fëmija është i uritur, ai do të qajë, kështu duke kërkuar kujdesin prej nënës së tij. Ky akt, në mënyrë indirekte, simbolizon, dashuri dhe varësi. E pjesa më e mirë është kur nëna i përgjigjet kësaj kërkese dhe i afrohet fëmijës së saj dhe e ushqen atë, me një buzëqeshje të bukur e që gjithashtu i shton disa fjalë të ëmbla si: “O engjëlli im i ëmbël, nëna është këtu, mos u brengos, je i uritur, ë? Nëna bëri këtë ëmbëlsirë të shijshme për ty.
Tani, vallë, a nuk është kjo bekim??? Të dëgjosh këtë gjuhë të ëmbël mes nënës dhe të voglit të saj. Vallë, a mos tani u shfaq një shkëndijë buzëqeshjeje në fytyrën tënde?
“Mandej do t’ju sillem atyre nga para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të të falënderohen!” ( A’rafë, 17).
Ky ajet, pikërisht, na përket neve, pasi që, kemi harruar t’i gjejmë bekimet duke filluar qysh prej gjërave të vogla kah të mëdhatë. Vetëm në ato raste kur humbim diçka, atëherë, vërejmë se ajo që dikur e kemi pasur, vërtet ka qenë një bekim prej Allahut. Vallë, a nuk duhet ta falënderojmë Atë për ato që na ka dhënë? Allahu në Librin e Tij thotë:
“Pra, Më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos Më mohoni!” (Bekare, 152).
Ky ajet na tërheq vërejtjen që gjithmonë të jemi falënderues, e jo përbuzës. Një njeri që është falënderues, është edhe mirënjohës, apo jo?! Të jesh falënderues do të thotë të falënderosh për gjëra të caktuara që i kemi marrë prej Allahut, por të jesh mirënjohës ndaj Tij është diçka më shumë se të shprehurit me fjalë dhe është një ndjenjë më e madhe e mirënjohjes. Mirënjohja, pra, është dëshira e zjarrtë për ta falënderuar dikë. Ajo (mirënjohja) nuk përmban vetëm lëvizjen e buzëve, por këtu futen edhe ndjenjat e zemrës dhe shpirtit. Të paktën kështu thotë fjalori.
Ki parasysh tash një shembull praktik, kur dikush thotë “të faleminderit që më ndihmove ta kryej këtë punë” dhe “të jam mirënjohës që më ndihmove ta kryej këtë punë”, ose shembulli tjetër “e falënderoj Allahun që më dha një fëmijë” dhe “i jam mirënjohës Allahut që më dha një fëmijë”? Vallë, a mund të themi se është e njëjtë? Prapëseprapë, Allahu e di më së miri!
Lexoja një ditë për një vëlla të sëmurë që ishte i vendosur në spital. Ky vëlla kishte një infeksion në stomak, i cili shkaktoi një farë shpërthimi brenda stomakut të tij. Si rezultat i kësaj, mjekët u detyruan t’ia largojnë gjysmën e stomakut të tij përmes një operacioni. Për shtatë ditë të tëra, ai nuk kishte mundësi të hajë e të pijë. Familja dhe shokët e tij i thoshin që të jetë i durueshëm dhe t’i lutet Zotit që ta shërojë. Një ditë ai tha: “nëse dëshira e Allahut është që ne të mos hamë as një kokërr të orizit, kurrë nuk do të kishim pasur mundësi ta bëjmë atë”.
Subhanallah! Sa fjalë me vend!
Bëhu falënderues për të gjitha bekimet që Ai na i ka dhënë! Bëhu gjithashtu mirënjohës për gjithë atë që e ke! Të fillojmë e të mendojmë për të mirat që na i ka dhënë Allahu, para se të bëhet vonë! Pra, të bëjmë ashtu si na ka porositur Ai: Përkujtomëni dhe ju përkujtoj! Sa për tash, unë falënderoj Allahun që ma ka dhënë aftësinë e të lexuarit dhe të shkruarit, përndryshe, nuk do të kisha qenë në gjendje për t‘jua treguar këto fjalë. ELHAMDULILAH!!!

PANORAMA E RAMAZANIT

0
RAMAZANI
RAMAZANI

Shkruar nga: Hoxhe ULVI FEJZULLAHU

PARATHËNIE

Lavdia i takon Allahut.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar lexues!
Është gjë e natyrshme që njeriu të shprehë gëzim në momente të veçanta; disa gëzohen për çështjet e kësaj bote të përkohshme dhe disa gëzohen kur u jepet rasti për të manifestuar adhurimin ndaj Allahut me atë që Ai ka urdhëruar. Pa dyshim, besimtari i përkushtuar gëzohet kur mysafiri thërret dhe troket në derë dhe ia uron mirëseardhjen me nderimet më të larta, me shprehjet më të bukura, me zemërgjerësinë më të madhe dhe me respektin më të sinqertë.
Gëzohet shpirti i muslimanit sepse aktiviteti i tij do të jetë përpjekja dhe gara për të fituar një mbiemër cilësor, një fjalë të bukur me karakteristika lavdërimi, pra epitetin “i devotshëm”.
Pse të mos gëzohet besimtari nga muaji i bereqetit, i dhuratave, i namazit, i durimit, i faljes, i pendimit, i devotshmërisë, i mëshirës, i pastërtisë, i bamirësisë, i fitores, i ngadhënjimit…?
“Thuaj: Vetëm Mirësisë së Allahut dhe Mëshirës së Tij le t’i gëzohen. Kjo është më e mirë se ajo (pasuri) që ata grumbullojnë.” (Junus, 58).
Të nderuar lexues!
“Panorama e Ramazanit” është një përmbledhje dhe paraqitje e përgjithshme e mësimeve, udhëzimeve, porosive, këshillave. Kjo është një përzgjedhje nga fjalët e Allahut të Lartësuar dhe nga trashëgimia e Sunetit të Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Kjo është vetëm një përmbledhje e nxjerrë nga shfletimi dhe shëtitja nëpër libra, punime, artikuj, përkthime etj.. Qëllimi i kësaj panorame është vetëm një përkujtim së pari për vetveten dhe pastaj për agjëruesit dhe agjërueset.
E lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që ta pastrojë nijetin!
Allahu im! Më bëj të lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër!
Allahu im! Më regjistro në rangun e të shpëtuarve në dynja dhe në ahiret!
Allahu im! Ma zbardh fytyrën në atë ditë kur zbardhen fytyrat e miqve të Tu!
Allahu im! Pranojua veprat besimtarëve dhe besimtarëve në këtë muaj të bekuar!
Allahu im! Më fal mua dhe prindërit e mi!

JU KA ARDHUR RAMAZANI
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Mirë se erdhe muaj i bekuar! Mirë se erdhe muaj i faljes dhe i mëshirës!
I nderuar mik, pas një pritjeje të gjatë dhe pas një viti të plotë, prapë po na viziton. Gjatë kësaj kohe shumë njerëz vdiqën dhe shumë të tjerë lindën, shumë njerëz përjetuan lumturinë dhe shumë të tjerë shijuan hidhërimin.
Të nderuar muslimanë!
Me mall dhe dëshirë, me gëzim dhe hare ua shprehim këto ndjenja edhe të tjerëve.
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) i përgëzonte besimtarët me ardhjen e muajit të bekuar, në të cilin hapen portat e faljes dhe njëkohësisht mbyllen dyert dhe hyrjet e së keqes. Pa dyshim që urimi i Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na përgëzon:
“Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët. Allahu në këtë muaj ka (veçuar) një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë.” (Shënon Nesaiu).
Pse të mos gëzohet besimtari nga muaji i bereqetit, i dhuratave, i namazit, i durimit, i faljes, i pendimit, i devotshmërisë, i mëshirës, i pastërtisë, bamirësisë, i fitores, i ngadhënjimit…?
Mirë se vjen mysafir i nderuar, dhe ne gëzohemi me Ramazanin, muajin më të nderuar ndër muajt dhe ditët më të ëmbla ndër ditët.Mirë se vjen pas një pritjeje të gjatë e të përmallueshme!
Mirë se vjen i nderuari mik, me erën tënde të këndshme do të kënaqen zemrat tona, me vizitën tënde do të na pastrosh nga gjynahet dhe do të na mbulosh të metat.Allahu i Lartësuar thotë:
“Thuaj: Vetëm Mirësisë së Allahut dhe Mëshirës së Tij le t’i gëzohen. Kjo është më e mirë se ajo (pasuri) që ata grumbullojnë.” (Junus, 58).
Dymbëdhjetë muajt janë si shembulli i bijve të Jakubit alejhi selam; muaji i Ramazanit në mesin e muajve është si Jusufi alejhi selam në mesin e vëllezërve. Ashtu siç ishte Jusufi alejhi selam më i dashur për Jakubin alejhi selam, edhe muaji Ramazan është ndër muajt më të zgjedhur të Krijuesit. Jusufi alejhi selam ishte i sjellshëm dhe i mëshirshëm ndaj vëllezërve, me gjithë sjelljen e tyre të egër. Ai me butësi dhe falje i amnistoi duke u thënë:
“Asnjë qortim për ju këtë ditë, Allahu ju fali dhe Ai është më Mëshirëploti se çdo mëshirues!” (Jusuf, 92).
Po kështu, ky muaj do të jetë falje dhe mëshirë për besimtarët, prangosje e shejtanëve.Gëzohu me faljen e Allahut të Lartësuar. Gëzohu që Ai të dha mundësinë e përmirësimit dhe të pendimit. Gëzohu me hapjen e dyerve të xhenetit dhe mbylljen e dyerve të xhehenemit.
Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të Larta të na ndihmojë në përmendjen dhe falënderimin e Tij të sinqertë.
Allahu im! Na mundëso që në këtë muaj ta shijojmë kënaqësinë e adhurimit Tënd!
Allahu im! Sundues i Arshit të madh, më ndihmo të të falënderoj!

AGJËRUESI LIDH KONTRATËN
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Vëllezër dhe motra!
Era e këndshme e Ramazanit arriti, prandaj lidheni kontratën për ripërtëritjen e imanit, duke pranuar edhe këto porosi e mesazhe:
Porosia e parë:
Largohuni nga bisedat dhe polemikat e panevojshme në shtëpi. Krijoni atmosferë qetësie në shtëpinë tuaj duke kryer veprime me të cilat Allahu i Lartësuar është i kënaqur. Ndër begatitë që Ai i ka dhuruar robit të Tij është edhe shtëpia ku banon dhe mbrohet me atë nga e cila ka dobi. Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Allahu ua ka bërë shtëpitë tuaja vendbanim.” (Nahl, 80).
Porosia e dytë:
Ringjalleni shpirtin, mendjen dhe trupin me agjërim. Agjëroni me të gjitha pjesët; shpirtin duke e këshilluar për jetën e shkurtër, mendjen duke e larguar nga epshet, dhe trupin duke e përmbajtur e kontrolluar nga ushqimet e pijet.
Porosia e tretë:
Mbylleni gojën dhe përmbajeni veten nga fjalët e tepërta, mendoni për atë që thoni. Allahu i Lartësuar thotë:“Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf, 18).
Allahu i Lartësuar ju dhuroi dy sy dhe dy veshë dhe vetëm një gjuhë, prandaj është nevoja të flisni më pak.
Porosia e katërt:
Ripërtërini ndjenjën e kujdesit ndaj prindërve dhe farefisit. Tregoni respekt dhe mirësi ndaj prindërve, pasi e keni për obligim kujdesin ndaj tyre. Allahu i Lartësuar na porosit:
“Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet.”  (Ahkaf, 15).
“Dhe druajuni Allahut, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore.” (Nisaë, 1).
Porosia e pestë:
Largohuni nga gjynahet. Mos lejoni të bini pre e mëkateve, largohuni nga çdo rrugë e rrugicë që mund t’ju shpjerë në të keqe. Shpejtoni drejt pendimit të sinqertë duke mos i kundërshtuar dhe tejkaluar kufijtë e Allahut të Lartësuar:
“Këta janë kufijtë e urdhëruar nga Allahu, kështu që mos i kaloni ata. Dhe kushdo që i kalon kufijtë e urdhëruar nga Allahu, atëherë këta janë zullumqarë (keqbërës).” (Bekare, 229).
Pranojini këto porosi, që ta përjetoni Ramazanin me kënaqësi dhe me mirësitë e Allahut drejt xheneteve të larta.
“Ata nuk do ta dëgjojnë as zërin më të lehtë të tij (xhehenemit) dhe do të banojnë ku ata të dëshirojnë. As tmerri më i egër e më i madh (në Ditën e Kijametit) nuk do t’i shqetësojë ata dhe melekët do t’i takojnë ata (me përshëndetjen): Kjo është Dita juaj, e cila ju qe premtuar.” (Enbija, 102-103).
Allahu im! Më zgjo nga gjumi dhe plogështia, nga harresa dhe mërzia!
Allahu im! Më ndihmo që ta shfrytëzoj kohën në atmosferë qetësie, ringjalljeje shpirti, përmendje të Krijuesit, respekt ndaj prindërve dhe largim nga mëkatet!

AGJËRIMI ËSHTË OBLIGIM
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar besimtarë!
Së bashku le të lexojmë fjalët e Allahut të Lartësuar:
1-Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët për agjërim me qëllim të ngritjes së moralit, të devotshmërisë dhe të përkushtimit:
O ju që keni besuar! U është urdhëruar juve edhe es-savm (agjërimi) siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni el-muttekunë (të përkushtuar).” (Bekare, 183).
2-Allahu i Lartësuar urdhëroi agjërimin e ditëve të caktuara:
(Për t’u agjëruar janë) Një numër i përcaktuar ditësh, por nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, atëherë (po aq ditë) duhet të plotësohen nga ditët e mëvonshme. Ndërsa, sa u përket atyre, të cilët e kanë të vështirë agjërimin (p.sh. të sëmurët, të moshuarit etj.), ata kanë të drejtë zgjedhje: ose të agjërojnë, ose të ushqejnë një të varfër për çdo ditë, por kushdo që i bën mirë vetes së vet me vullnetin e tij (jep më tepër), është akoma më mirë për të. Pra, nëse agjëroni, kjo është akoma më mirë për ju, veç sikur ta dinit.” (Bekare, 184).
3-Allahu i Lartësuar e lavdëron muajin Ramazan me mirësitë që ka; muaj në të cilin filloi të zbresë Kur’ani, muaj që dalloi udhëzimin prej humbjes; muaj që duhet të lartësohet dhe të madhërohet Allahu, Krijuesi i çdo gjëje:
“Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën). Kështu pra, kushdo prej jush që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (të Ramazanit), ai duhet ta agjërojë këtë muaj; ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër (i ditëve, të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohen) nga ditët e tjera (të pastajme). Allahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nuk do që t’i vështirësojë gjërat për ju. (Ai do që ju) duhet të plotësoni të njëjtin numër (ditësh) dhe që ju duhet të lartësoni Allahun për atë që Ai ju ka udhëzuar juve drejt, me qëllim që ju të jeni shumë mirënjohës e falënderues ndaj Tij.” (Bekare, 185)
.
4-Allahu i Lartësuar i bën të qartë kufijtë e Tij duke i treguar lejimet dhe ndalimet, me qëllim që ata të bëhen të devotshëm:
“Ju është bërë e ligjshme që ju të keni marrëdhënie me gratë tuaja natën e agjërimit (gjatë Ramazanit nga koha e prishjes së agjërimit në mbrëmje deri në fillimin e agjërimit për ditën pasardhëse në agim). Ato janë libas (mbështjellje, mbështetje, vend prehje – sakan – d.m.th. ju ndjeni kënaqësi të jetoni bashkë, ndjeni qetësim e kënaqësi në bashkëjetesën tuaj) për ju, ashtu siç jeni edhe ju libas për ato. Allahu e di mirë se ju gënjenit vetveten, kështu që Ai u kthye drejt jush (e pranoi pendimin tuaj) dhe ju fali. Tash pra, afrojuni atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju (fëmijët, pasardhësit) dhe hani e pini derisa të dallohet peri i (drita e) bardhë në agim qartë nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës (pasardhëse). Dhe mos iu afroni atyre, kur ju jeni në itikaf (qëndrimi në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit në xhami në lutje e përkushtim në adhurim ndaj Allahut në kërkim për të takuar natën e madhe të Kadrit) në xhami. Këta janë kufijtë e përcaktuar nga Allahu, kështu që mos iu afroni atyre. Kësisoj Allahu i bën të qarta ajetet (provat, treguesit, shpalljet, ligjet, lejimet dhe ndalimet, kufijtë e përcaktuar, urdhërimet) e tij për njerëzit. me qëllim që ata të mund të bëhen prej el-muttekunëve (të përkushtuarve në besimin e pastër islam).” (Bekare, 187).
Agjërues dhe agjëruese!
Katër ajetet e agjërimit lexoji edhe një herë dhe mendo për to. Shpreso në faljen dhe shpërblimin e madh, xhenetin. Dhe në fund lexo fjalët e Allahut të Lartësuar:
Me të vërtetë që muslimanët dhe muslimanet (që i nënshtrohen vullnetit të Allahut në Islam), besimtarët dhe besimtaret (që besojnë dhe që janë në besimin e pastër islam në Një Zot të Vetëm), të bindurit dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtit dhe të drejtat (me fjalë e me vepra), durimtarët dhe durimtaret, të nënshtruarit dhe të nënshtruarat, sadakadhënësit dhe sadakadhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit dhe përkujtueset që e përkujtojnë shumë Allahun me zemër e me gojë, mu për këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh (xhenetin).” (Ahzabë, 35).

FALËNDERO ALLAHUN E LARTËSUAR

Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Ramazani është një mundësi ekskluzive për besimtarin e mirë që ai të jetë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut të Lartësuar. Le të kujtojmë së bashku se jemi të obliguar ta falënderojmë Krijuesin Fuqiplotë për të mirat dhe dhuntitë e pakufishme të Tij. Veçojmë tri mënyra falënderimi:

1-Falënderimi me zemër. Falënderim me zemër do të thotë bindje e fuqishme se Allahu është Zot, Krijues, Sundues, Furnizues, i Pastër, Mbikëqyrës, Mbizotërues, dhe kështu bëhet konfirmimi i brendshëm për të mirat e pakufishme.
2-Falënderimi me gjuhë. Mirënjohja që duhet të bëhet me anë të gjuhës është shprehje dhe shfaqje e asaj që është në brendësi.
3-Falënderimi me vepër. Falënderimi me vepër arrihet duke i përdorur dhuntitë e Allahut në formën më të mirë.
Falënderimi ka një pozitë të rëndësishme në fe. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Allahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.” (Nahl, 78).
Njeriu është i pajisur me shqisat e të dëgjuarit, me të parët dhe me zemër. Këto janë dhunti të dhuruara që e vërteta të dëgjohet, të studiohet dhe në fund të shprehet falënderimi. S’ka dyshim se falënderimi është i lidhur ngushtë me imanin (besimin) dhe se njeriu do të jetë mirënjohës ose përbuzës. Allahu i Lartësuar ka thënë:
“E falënderuat dhe i besuat. Allahu është mirënjohës i dijshëm.” (Nisaë, 147).
“Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.” (Insan, 3).
Allahu i Lartësuar njeriun e porositi që të jetë mirënjohës ndaj Krijuesit si dhe ndaj prindërve:
“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (Llukman, 14).
Tradita e Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na motivon për mirënjohje dhe falënderim. Nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet:
“Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ngrihej natën për namaz aq gjatë, saqë këmbët iu patën ënjtur nga dhembja, atëherë unë i thashë: Përse po vepron kështu, o i Dërguari i Allahut, kur t’i ka falur ty Allahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet? Ai tha: “A nuk duhet të jem rob falënderues?” (Shënon Muslimi).
Sipas një transmetimi tjetër të Aishes thuhet:
“I Dërguari i Allahut shpeshherë thoshte në ruku dhe në sexhdet e tij: “Subhaneke Allahumme rabbena ve bihamdike, Allahummagfir li. – (Falënderimi të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar, o Allahu im, më fal!)” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Të nderuar agjërues! Lutuni Krijuesit Allah në muajin e falënderimit dhe të faljes:
Allahu im! Të falënderoj për faljen, mëshirën, udhëzimin, shëndetin dhe furnizimin!
Allahu im! Të falënderoj për mbrojtjen që ma ofrove nga presionet e sprovave dhe nga thellësitë e fatkeqësisë!
Allahu im! Të falënderoj për udhëzimin tim në dritën e imanit!

MENDO DHE FALËNDERO
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët e tij dhe mbi ata që e pasojnë Sunetin e tij.
Të nderuar agjërues!
Fjalët e Allahut të Lartësuar dhe mësimet e Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na tërheqin vëmendjen për të kujtuarit e të mirave të Allahut të Lartësuar që na rrethojnë. Kujtoji mirësitë e Allahut të Lartësuar, të cilat po të vijnë nga të gjitha anët; shëndeti, ushqimi, veshmbathja, ajri, uji e gjithë dynjaja në shërbim, por përsëri nuk e di, dy sy për të parë, gjuha, buzët, duart, këmbët…
Mendon se është e lehtë të ecësh me këmbë? Pyete ata që nuk i ka.
Ke nevojë për mbështetje apo për të mbajtur me dorë? Pyete atë që nuk ka dorë.
Gjumin nuk e llogarit fare dhe nuk ia di rëndësinë? Pyete atë që nuk mund të flejë për shkak të dhimbjeve apo sëmundjes.
Ushqimin e merr dhe e fut në stomak, mendoje këtë dhe falëndero.
Mendo për sytë, e ti nuk je i verbër.
Mendo për lëkurën që ke në trup, e ti nuk ke sëmundje lëkure.
Mendo për mendjen. A pranon të jesh i çmendur?
Agjërues dhe agjëruese po të pyes: A e ndërron të shikuarit me një kodër ari?
A e shet të dëgjuarit për një kilogram ar?
A e shet gjuhën ose dorën për një pallat të mirë?
O njeri, mendo për të gjitha këto!
Mendo për veten tënde, për familjen, për shtëpinë, për punën, për shëndetin, për shokët dhe dynjanë!Kur të zgjohesh, mos e prit mbrëmjen, mendo se do të jetosh vetëm sot, prandaj përpiqu dhe puno për ditën që jeton, mos mendo për ditën e djeshme e as për të nesërmen.
Ditën e sotme ndaje në orë dhe puno, minutat llogariti vite, sekondat muaj, mbille të mirën, kërko falje nga Allahu i Lartësuar. Përmende Allahun dhe përgatitu për botën e ardhshme. Jeto i gëzuar dhe i qetë, kënaqu me rizkun që të ka ndarë Allahu i Lartësuar.
“Merr atë që të dhashë dhe bëhu mirënjohës!” (A’rafë, 144).
Falëndero, lavdëro dhe madhëro Allahun, Krijuesin e gjithësisë!
Allahu im! Të falënderoj për udhëzimin tim në dritën e imanit!
Allahu im! Të falënderoj për përkryerjen e fesë sime, për mbrojtjen e jetës sime!
Allahu im! Sundues i Arshit të madh, më ndihmo të të falënderoj!

PASTRO SHPIRTIN
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Pastrimi i shpirtit është nevojë e patjetërsueshme. Allahu i Lartësuar e kërkon një gjë të tillë. Ai dërgoi Pejgamberët dhe zbriti librat, me të vetmin qëllim që të ofrojë lehtësi në edukimin, korrigjimin dhe pastrimin e shpirtrave, e cila arrihet vetëm duke kuptuar obligueshmërinë e adhurimit ndaj Allahut të Lartësuar.
Me pastrim shpirtëror kuptohet dëlirësia e vetes nga çdo gjë e prishur, duke kultivuar të mirën, e cila realizohet duke besuar dhe vepruar. Vetja e pastruar me recetën islame meriton të cilësohet me cilësitë më të larta në këtë botë dhe në botën tjetër të shpërblehet me çdo të mirë.
Shpëtimi është i varur nga pastrimi shpirtëror, ndërsa humbja dhe dështimi vjen me përdhosjen dhe njollosjen e shpirtit me sëmundjet e dyshimeve, epsheve, dëshirave, të cilat çorientojnë jetën dhe aktivitetin e besimtarit. Për t’u rezistuar atyre, ai duhet t’i kthehet shpirtit- Kur’anit, që është fjalë e Allahut të Lartësuar, duke mësuar dhe kuptuar këshillat e Tij.
Agjëruesi posedon dy fuqi, të cilat ia ka dhuruar Allahu i Lartësuar, e me to mund të rezistojë:
E para është forca e të kuptuarit dhe e vizionit.
Besimtari me anë të kësaj fuqie të dhuruar nga Allahu i Lartësuar mund të formojë një vizion të qartë mbi mësimet e Allahut të Lartësuar dhe të të Dërguarit të Tij. Kështu, ai mund t’i pengojë apo t’i largojë sëmundjet e dyshimit dhe dëshirave me diturinë hyjnore.
E dyta është forca e vullnetit.
Qëllimi, vendosmëria dhe veprimi duke u ushqyer me vullnetin e mirë e ndihmojnë besimtarin që të gjallërohet nga udhëzimet islame dhe të forcojë lidhjet me Allahun e Lartësuar.
Kur forca e të kuptuarit dhe e vullnetit harmonizohen, atëherë besimtari i përgjigjet Allahut të Lartësuar me bindje të plotë:
O ju që besuat! Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit (Muhammedit) kur Ai ju fton për atë që ju jep juve jetë (ju ngjall) dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij. Tek Ai do të tuboheni! (Enfalë, 24).
I nderuari agjërues!
Nëse dëshiron ta përjetosh lumturinë e devotshmërisë në këtë muaj të bekuar, mos harro se Kur’ani dhe Suneti janë ofruesit më të mirë të lumturisë. Kur besimtari sigurinë, qetësinë, rehatinë e kërkon në Kur’an dhe Sunet, atëherë ka shijuar ëmbëlsinë e lumturisë. Vetëm Allahu i Lartësuar na ka ofruar formulën e saktë të fatbardhësisë, falë së cilës besimtari shijon lumturinë në dynja dhe ahiret.
“Ndërsa ata që janë të lumtur do të jenë në xhenet përgjithmonë sa të jenë qiejt dhe toka, vetëm si të dëshirojë Zoti yt, dhuratë pa përfundim.” (Hudë, 108).
Duke kërkuar falje nga Allahu i Lartësuar dhe duke e dëshiruar nënshtrimin e Tij jemi duke ecur rrugës së pastrimit shpirtëror.
Allahu im! Ushqeji zemrat e besimtarëve me udhëzim të drejtë në Kur’an dhe Sunet, që ta gëzojnë lumturinë në dy botët!
Allahu im! Na mundëso orientimin e drejtë dhe na ruaj nga çdo e keqe pëshpëritëse!

TË BËHEMI MUTTEKUNË
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Qëllimi i agjërimit është që besimtari të ngjitet në shkallën e takvallëkut (devotshmërisë, përkushtimit). Dijetarët dhanë disa përkufizimi mbi takvallëkun, si:
Muttekunë janë ata që ruhen nga dënimi i Allahut, duke u larguar prej asaj që e ka ndaluar Allahu dhe njëherazi zbatojnë urdhrat dhe obligimet e Allahut;
– Muttekunë janë ata që largohen prej gjynaheve;
– Muttekunë janë ata që ruhen nga shirku (idhujtaria), ndërsa adhurimin e kanë të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar.
Të devotshëm janë ata që e kanë frikë më së tepërmi Allahun dhe zbatojnë urdhrat e Tij. Të devotshmit janë shëmbëlltyrë e vlerave të larta, janë miq të Allahut që kanë frikë të vërtetë dhe nuk vdesin ndryshe vetëm se besimtarë besnikë. Nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, nuk janë shpikës në fenë e Allahut, por janë zbatues të Sunetit të Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Le të kujtojmë së bashku fjalët e Allahut të Lartësuar:
“O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).” (Bekare, 21).
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare, 183).
Dhe se kjo është rruga
(feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (En’amë, 153).
“…e kush iu përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare…” (Talakë, 2-3).
“E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” (Talakë, 4).
“Ky është vendim i Allahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.” (Talakë, 5).
“Kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ia ka frikën Allahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë.” (Nurë, 52).
“…që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut.” (Ali Imran, 200).
“…ruajuni ashtu që të mëshiroheni.” (En’amë, 155).
Sa përparësi të mira: shlyerje mëkatesh, shpërblim të madh tek Allahu, hapje e dyerve të bereqetit nga qiejt dhe toka, furnizim nga nuk e pret, lehtësim të punëve, zmadhim të shpërblimit, shpëtim në dynja dhe ahiret, mëshirë e madhe dhe sukses i sigurt.
Pra, devotshmëri është ibadeti (adhurimi) i drejtë, organizimi i jetës sipas mësimeve të fesë, përqendrimi serioz në fenë e Allahut të Lartësuar, largimi nga rrugët dhe rrugicat e shejtanit.
E lusim Allahu e Lartësuar të na lehtësojë shtimin e ibadeteve në këtë muaj të bekuar!
Allahu im! Na udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që i begatove me shumë të mira!
Kërkoj faljen nga Allahu i Lartësuar për veten time dhe për ju muslimanë të nderuar!
Allahu im! Na bëj prej muttekunëve, të devotshmëve, të përkushtuarve në rrugën Tënde!

PENDIMI DHE RAMAZANI
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Besimtari synon udhëtimin deri tek Allahu i Lartësuar, por duhet të ketë kujdes që mëkatet të mos jenë pengesë gjatë këtij rrugëtimi. Edhe pse njeriu ndonjëherë do të jetë pre dhe viktimë e gjynahut, ai duhet ta kujtojë pendimin. Njeriu bën mëkat, Allahu e thërret në pendim, ai prapë bën mëkat, prapë Ai e thërret në pendim.
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer, 53).
“E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te Allahu falje, kur Allahu dihet se falë shumë, është mëshirues?” (Maide, 74).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Natën e parë të muajit Ramazan prangosen shejtanët dhe xhinët, mbyllen dyert e xhehenemit dhe nuk hapet asnjë derë. Hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjë derë. Thërret një thirrës: O kërkues i së mirës, urdhëro, kurse ti o kërkues i së keqes ngurro. Allahu në çdo natë liron njerëz nga zjarri i xhehenemit.” (Shënon Tirmidhiu).
Urdhëroni besimtarë dhe besimtare, drejtohuni kah Krijuesi juaj të penduar dhe të përulur!
Po nëse edhe në këtë muaj nuk mendon për pendimin, nuk e di kur do të pendohesh!
Po nëse edhe në këtë muaj nuk e ndien mëkatin, nuk e di kur do ta ndiesh!
Le të jetë ky muaj fillimi i pendimit të sinqertë dhe të vërtetë para Allahut.
Vëlla, mos shiko madhësinë e mëkatit, por shiko kujt po i bën mëkat!
Vëlla, mendo për mbikëqyrjen e Allahut ndaj teje!
Vëlla, kujto se si mëkatet të shndërrohen në të mira: Allahu do t’ua shndërrojë gjynahet në vepra të mira dhe Allahu është vazhdimisht Falës i Madh, kurdoherë Mëshirëplotë.” (Furkan, 70).
Allahu t’i zëvendëson të këqijat me të mira, sa dhunti dhe fitim i madh!
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
“Allahu gëzohet më shumë me pendimin e robit të Tij sesa njeriu që gjendet në shkretëtirë, të cilit i ka humbur deveja, në të cilën ka pasur ushqimin e tij, dhe e gjen.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Allahu i Lartësuar gëzohet për pendimin e robit të Vet, prandaj shpejto të pendohesh dhe të kërkosh falje.
Allahu im! Nuk kam Zot tjetër, të cilin do ta lus dhe prej të cilit do të shpresoj!
Allahu im! Nëse nuk më fal Ti, kush do t’i falë mëkatet?!
Allahu im! Nëse nuk më mëshiron, kush do të më mëshirojë?!
Allahu im! Po kthehem dhe pendohem te Ti, me mëshirën e faljen Tënde mos më refuzo!
Allahu im! Më prano, o Ti që e pranon pendimin nga robërit dhe i fal gabimet!

Allahu im! I kam bërë padrejtësi të madhe vetvetes, kurse askush përveç Teje nuk i fal mëkatet, më fal, më mëshiro! Ti je Falësi dhe i Mëshirshmi!


ALLAHU E FAL MËKATIN
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Le të lexojmë dhe të meditojmë së bashku për thëniet pejgamberike. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na përgëzon me fjalët e Allahut:
“O biri i Ademit! Nëse më lutesh dhe më shpreson, t’i fal mëkatet që ke bërë dhe nuk më intereson asgjë më tepër. Biri i Ademit, nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj kërkon falje, t’i fal mëkatet dhe nuk më intereson asgjë.”
“O robërit e Mi! Ju bëni mëkate gjatë natës dhe gjatë ditës, kurse unë ua fal të gjitha mëkatet, andaj kërkoni falje, që t’ua fal.”
I Dërguari i Allahut, Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
“Allahu e shtrin Dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë gabime gjatë ditës, dhe e shtrin Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kështu vazhdon derisa të dalë dielli nga perëndimi i tij.”
“Allahu i Lartësuar pranon pendimin e robit derisa ai nuk gargarit (para vdekjes).”
“Çdo robi (të Zotit) që bën mëkat, pastaj merr abdes mirë dhe i fal dy rekate namaz e në fund kërkon falje prej Allahut për këtë mëkat, Allahu ia fal mëkatin e bërë.”
“Kur ta bëjë robi ndonjë mëkat, në zemër i bëhet një pikë e zezë, nëse ai largohet (nga mëkati), pendohet dhe kërkon falje, pastrohet zemra e tij…”
“Atij që më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, atij që më afrohet një krah, i afrohem një pash dhe atij që më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi.”
“Ai që pendohet nga mëkati është sikurse ai që nuk ka mëkate.”
Të nderuar agjërues!
Pendimi sjell shumë të mira, ndër të cilat:
–  pendimi fshin gjynahet,
–  pendimi kthen mëkatet në punë të mira,
–  pendimi pastron zemrën atij që pendohet,
–  pendimi ofron jetë të qetë dhe të sigurt,
–  pendimi shton rizkun,
pendimi ofron shpëtim në dynja dhe ahiret.
Nëse dëshirojmë të pendohemi para Allahut të Lartësuar, patjetër duhet të bëjmë llogari. Kur njeri fillon ta llogaritë vetveten, ka filluar të trokasë në derën e pendimit.
Allahu i fal mëkatet që ke bërë. Ai shtrin dorën e pendimit gjatë ditës dhe natës dhe e pastron zemrën e besimtarit nga njollat e mëkatit.
Vëlla, shpejto dhe afrohu afër Allahut të Lartësuar me pendim!
Pra, kontrollo vetveten, kontrollo punët e tua. Umeri thotë: “Llogariteni vetveten para se të llogariteni, peshoni punët tuaja para se t’ju peshohen.”
Besimtari e kontrollon dhe e llogarit vetveten për hir të Allahut.
E lusim Allahun të na dhurojë pendim të sinqertë!

KUR’ANI DHE RAMAZANI
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Kur’ani dhe Ramazani janë miq dhe dashamirë të pandarë:
“Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën).” (Bekare, 185).
I gjithë Kur’ani zbriti në Levhi Mahfudh në muajin Ramazan dhe pikërisht për këtë Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) së bashku me Xhibrilin bënin përsëritjen e Kur’anit në këtë muaj.
Duke lexuar Kur’anin, Fjalën e Allahut të Lartësuar, agjëruesi përjeton bereqetin dhe mirësitë e këtij Libri madhështor:
(Ky është) një Libër (Kur’an) gjithë bekime e mirësi, të cilin Ne ta kemi zbritur ty me qëllim që ata të mendojnë e të thellohen në vargjet (ajetet) e tij dhe që njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të mund të përkujtojnë.” (Sad, 29).
“A nuk mendojnë thellë ata në Kur’an, apo zemrat e tyre janë të kyçura (për ta kuptuar atë)?” (Muhammed, 24).
“A nuk mendojnë thellë për Kur’anin? Po të kishte qenë ai prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, sigurisht që do të kishin gjetur në të mjaft kundërthënie e mospërputhje.” (Nisaë, 82).
“Është Ai, i Cili të ka zbritur ty (o Muhammed) Librin (Kur’anin). Në të ka vargje (ajete) plotësisht të qarta, të cilat janë themelet e Librit (këto janë vargjet (ajetet) e ahkamit-urdhrat, etj.; të feraidit-detyrat e detyrimet; hududet-ligjet për ndëshkimet e vjedhësve, imoralëve, etj.); dhe të tjera jo krejt të qarta (për t’u kuptuar nga njerëzit). Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, në këtë mënyrë duke kërkuar fitne (mosbesim, sprovime, trazira, fatkeqësi etj.) dhe duke kërkuar për kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta përveç Allahut. Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë: “Ne besojmë në të, i tëri (ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë.” Dhe nuk marrin mësim, veçse ata që janë të brumosur me mendje të shëndoshë.” (Ali Imran, 7).
“Elif, Lam, Ra. Ky është një Libër, vargjet (ajetet) e të cilit janë përsosur (në çdo fushë të dijes) dhe pastaj janë shpjeguar në imtësi nga (Allahu) Një, i Cili është më i Urti Gjithëgjykues, i Mirënjohur (deri në imtësi për çdo gjë).” (Hudë, 1).
“Ky është Libri (Kur’ani) mbi të cilin nuk ka asnjë dyshim, udhëheqje për el-muttekunët (që janë njerëz të përkushtuar dhe besimtarë të drejtë, të cilët i frikësohen shumë Allahut; të cilët përmbahen nga të gjitha llojet e gjynaheve dhe veprave të ulëta, të cilat Ai i ka ndaluar dhe të cilët e duan shumë Allahun; të cilët veprojnë dhe zbatojnë të gjitha llojet e punëve të mira që Ai i ka urdhëruar; të përkushtuarit në besimin e pastër islam në Një Zot të Vetëm).” (Bekare, 2).
“Është Ai, i Cili ta ka zbritur ty (o Muhammed) Librin (Kur’anin) me të vërtetën, duke vërtetuar çfarë ka zbritur para tij. Dhe Ai ka zbritur edhe Tevratin dhe Inxhilin, kohë më parë, si udhëheqje për njerëzimin. Dhe Ai zbriti edhe Kriterin (e gjykimit mes të mirës dhe të keqes – Kur’anin). Vërtet, ata që mohojnë ajetet e Allahut, për ta ka ndëshkim të ashpër. Dhe Allahu është i Gjithëfuqishëm, Gjithëzotërues për shpagim.” (Ali Imran, 3-4).
“Edhe ky (Kur’ani) është Libër i bekuar, të cilin Ne e kemi zbritur, kështu që ndiqeni atë dhe kini frikë Allahun, me qëllim që të mëshiroheni (të shpëtoni nga dënimi i xhehenemit).” (En’amë, 155).
“Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, i Cili i ka dërguar robit të Tij (Muhammedit alejhi selam) Librin (Kur’anin) dhe nuk ka sjellë e nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim.” (Kehf, 1).
Të nderuar agjërues!
Ejani të jetoni me Kur’anin në muajin e Kur’anit!
Allahu im! Bëje Kur’anin të dashur në zemrat tona!

SHTËPIA E MUSLIMANIT NË RAMAZAN
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Ndër begatitë që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar njeriut është edhe shtëpia, e cila është vendi ku banojmë, mbrohemi dhe nga e cila kemi shumë dobi. Nëse do të shikosh gjendjen e njerëzve që nuk kanë shtëpi, të cilët jetojnë rrugëve e parqeve, nëse do të shikosh gjendjen e refugjatëve, të cilët jetojnë nëpër kampe të ndryshme, do ta kuptosh begatinë e shtëpisë dhe rëndësinë e saj dhe se çfarë çrregullimi buron nga mospasja e shtëpisë.
Allahu i Lartësuar hebrenjtë e fisit Benu Nadir i dënoi duke ua marrë këtë begati dhe duke i nxjerrë prej shtëpive të tyre. Ai e tregon këtë duke thënë:
”Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut, po Allahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duart e besimtarëve rrëzonin shtëpitë e tyre; pra merrni mësim o ju të zotët e mendjes!” (Hashr, 2).
Shtëpia e muslimanit duhet të ndërtohet mbi bazat e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar e të devotshmërisë ndaj Tij:
“A është atëherë më i mirë ai, i cili vuri themelin e ndërtesës së tij tek përkushtimi ndaj Allahut dhe të kënaqësisë së Tij të vyer, apo ai, i cili vuri themelin e ndërtesës së tij të paqëndrueshëm buzë greminës, saqë u thërrmua bashkë me të në zjarrin e xhehenemit? Dha Allahu nuk i udhëzon njerëzit dhalimunë (politeistë, keqbërës).”  (Tevbe, 109).
Muslimani duhet t’i kushtojë rëndësi përmirësimit të shtëpisë, familjes, sepse ai është bari që ka përgjegjësi. Allahu i Lartësuar thotë:
”O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” (Tahrimë, 6).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
”Allahu i Lartësuar do ta pyesë çdo bari (përgjegjës) për tufën që ka pasur nën përgjegjësinë e tij, a e ka ruajtur apo e ka humbur, derisa të pyetet njeriu për anëtarët e shtëpisë së vet.”
Shtëpia është faktor i rëndësishëm për ndërtimin e shoqërisë islame, ngase qeliza kryesore e shoqërisë është shtëpia. Çdo shtëpi është një tullë në shoqëri, nëse këto tulla janë të mira, kjo shoqëri do të bëhej aq e fortë, saqë do t’u bënte ballë armiqve të Allahut dhe në të do të përhapej e mira e do të ndalohej e keqja.
Kjo shtëpi mund të nxjerrë burra që do të përmirësojnë gjendjen e shoqërisë. Vetëm prej shtëpive të tilla mund të dalin thirrës shembullorë, kërkues të diturisë, muxhahidë të sinqertë, femra të ndershme, nëna edukatore… etj..
Shtëpia është vendi ku mbrojmë veten, ku jemi të qetë prej të këqijave dhe është vendi ku duhet të rrijë muslimani gjatë kohës së fitnes. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
”Xheneti qoftë për atë që e mbisundon gjuhën, i mjafton shtëpia e vet dhe për atë që qan mëkatin e vet.”
Të nderuar agjërues!
Shtëpia e muslimanit në Ramazan jeton në devotshmëri dhe frikërespekt ndaj Allahut.
Shtëpia e muslimanit në Ramazan jeton duke praktikuar Sunetin e Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Shtëpia e muslimanit turpërohet prej Allahut të Lartësuar, aty nuk dëgjohet muzika, por dominon qetësia dhe përmendja e Allahut.
Allahu im! Mbushi shtëpitë tona me iman, urtësi dhe rehati!

ZEMRA AGJËRON
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Allahu i Lartësuar thotë: Ai e udhëzon zemrën e tij (drejt besimit të vërtetë) dhe Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë.” (Tegabun, 11).
Zemra është bazë e udhëzimit dhe kapital i çdo gjëje. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
“Në trup ka një copë mishi, nëse ajo është e mirë, i tërë trupi është i mirë, e nëse ajo është e keqe, i tërë trupi është i keq. Ajo është zemra.” (Shënon Buhariu).
Kur zemra është e përmirësuar, njeriu përjeton lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër. Kjo është zemra e gjallë, e ndriçuar nga drita e besimit, e mbushur me përkushtim dhe devotshmëri.
“Vërtet që në të ka padyshim kujtim për atë që ka zemër, ose që vë veshin e dëgjon duke qenë i vëmendshëm e dëshmues.” (Kaf, 37).
Allahu na ruajt nga zemra e vdekur, e cila është e shkatërruar me mëkate, dyshime dhe epshe. Allahu i Lartësuar thotë:
“Në zemrat e tyre ka sëmundje (dyshimi dhe hipokrizie), ndërkohë që Allahu ua ka shtuar edhe më shumë sëmundjen. Për ta do të ketë ndëshkim të dhimbshëm për shkak të asaj që gjithnjë gënjenin.” (Bekare, 10).
“Dhe thonë: “Zemrat tona janë të mbështjella (nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë Fjalën e Allahut)”. Jo, përkundrazi, Allahu i ka mallkuar ata për shkak të mohimit të tyre, kështu që fare pak është ajo që ata besojnë.” (Bekare, 88).
“A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ato janë zemra që kanë drynat e vet! (Muhammed, 24).
Të nderuar!
Zemra e besimtarit agjëron në Ramazan dhe jashtë Ramazanit. Agjërimi i zemrës arrihet kur njeriu largohet nga besimet e kota, idhujtaria shkatërruese, dyshimet dhe epshet e shfrenuara.
Zemra e besimtarit është e stolisur me dashurinë ndaj Allahut.
Zemra e besimtarit është e ndriçuar me dritën e mesazhit hyjnor.
“Dritë përmbi dritë! Allahu udhëzon drejt dritës së Tij atë që do Ai. Allahu sjell shembuj e përngjasime për njerëzimin dhe Allahu është për çdo gjë i Gjithëditur. (Nurë, 35).
Zemra e besimtarit agjëron kur ai largohet nga mendjemadhësia, urrejtja, egoizmi, mëkatet.
Zemra e besimtarit agjëron kur ai bie për të fjetur dhe nuk e urren, nuk ka xhelozi dhe nuk mendon të mashtrojë vëllanë e vet besimtar.
”Atij që Allahu ia ka zgjeruar kraharorin (zemrën) në Islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerët janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin Allahun, të tillët janë në humbje të qartë.” (Zumer, 22).
Për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e zemrës duhet t’u referohemi këshillave dhe udhëzimeve të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij. Në vazhdim po ofrojmë dy rekomandime bazë:
1. Besimi në Allahun e Lartësuar dhe lutja për stabilitet: “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.
2. Largimi nga mëkatet: Mëkatet e përmbysin zemrën e njeriut dhe e fundosin në humnerat e errëta. Largimi nga të gjitha kategoritë dhe llojet e mëkateve është çështje parësore. Allahu i Lartësuar porosit të Dërguarin e Tij duke i thënë: “O ti (Muhammed) i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i këshilluar)! Dhe Zotin tënd (Allahun) madhëro! Dhe rrobat e tua pastroji (ndyrësitë)! Dhe të keqes së ndyrë (idhujt) largohu!” (Muddeththir, 1-5).
Te: “Dhe rrobat e tua pastroji (ndyrësitë)!”, fjala rrobat lidhet me zemrën, kurse fjala pastroji ka kuptimin përmirësim dhe korrigjim të veprave dhe të sjelljeve.
Allahu im! Çliroji zemrat tona nga prangat e ateizmit dhe të imoralitetit! Vendosi ato nën dritën e udhëzimit, të frikës dhe të respektit ndaj Teje!

GJUHA AGJËRON
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Gjuha ka një agjërim të veçantë. Këtë formë agjërimi e dinë ata, të cilët gjuhën e kanë të ruajtur. Ruajtja e saj nga përgojimi, shpifja, mashtrimet duhet të vazhdojë edhe jashtë Ramazanit. Ruajtësit e gjuhës hyjnë në radhët e të shpëtuarve.
“Vërtetë që tashmë kanë fituar besimtarët. Ata, të cilët janë të nënshtruar në faljen e namazit. Edhe ata, të cilët largohen nga lagvu (fjalët e kota, të rreme e të liga, mashtrimet, përgojimet dhe gjithë çfarë ka ndaluar Allahu).” (Mu’minunë, 1-3).
Dëmet e gjuhës janë të mëdha. Ebu Bekri e kapte gjuhën me dorë, e qante, dhe shprehej: “Kjo do të më humbë”. Ibën Abbasi i drejtohej gjuhës me fjalët: “Flit vetëm të mirën, do të përfitosh ose hesht, do të shpëtosh”.
“Dhe thuaju robërve të Mi se duhet të flasin vetëm fjalët më të mira, sepse vërtet shejtani mbjell mosmarrëveshje mes tyre. Me të vërtetë që shejtani është për njeriun armik i hapur.” (Israë, 53).
“O ju që keni besuar! Largohuni prej dyshimeve. Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe. Edhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave, as mos përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur? Vërtet që do ta urrenit një gjë të tillë. Dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Ai fal dhe e pranon pendimin, është Mëshirëplotë.” (Huxhuratë, 12).
Të nderuar agjërues! Çdo fjalë është e ruajtur. Për çdo fjalë do të jepet llogari. “Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf, 18).
Atëherë, si mund të agjërojë gjuha kur ajo përgojon dhe shpif?! Si mund të agjërojë kur ajo gënjen dhe mashtron?! Si mund të agjërojë kur fyen dhe dëshmon rrejshëm?!
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
Besimtar i mirë është ai prej gjuhës dhe dorës së të cilit muslimanët janë të ruajtur.” (Shënon Buhariu).
Të kujtojmë edhe këtë: I Dërguari i Allahut thotë:
Njerëzit më të urryer tek Allahu janë polemizuesit e ashpër dhe ata që nuk lëshojnë pe në hasmëri.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
”I garantoj shtëpi në qoshet e xhenetit atij që lë polemikën edhe nëse është në të drejtë, shtëpi në mes të xhenetit atij që le gënjeshtrën edhe në shaka, dhe shtëpi në lartësi të xhenetit për atë që ka moral të mirë.” (Shënon Ebu Davudi).
Atëherë, agjërim i vërtetë është kur gjuha është në përmendje të Allahut të Lartësuar. Dhikri më i mirë i këtij lloji është lavdërimi i Allahut me atë që e ka lavdëruar Allahu vetveten dhe me atë që e ka lavdëruar i Dërguari (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Ky lavdërim është në tri shkallë: hamd, thena dhe mexhd.
Kur të thuash elhamdulil-lah, kjo është lajmërim mbi Allahun me cilësi të plota, duke e dashur dhe duke qenë i kënaqur me Të, por nëse e përsërit këtë gjë herë pas here, bëhet thena, e nëse e lavdëron me cilësi të madhështisë dhe mbretërisë, atëherë bëhet mexhd.Allahu i Lartësuar këto tre lloje i ka përmendur në fillimin e Fatihasë. “Kur të thotë njeriu: “El-Hamdu lil-lahi rabbil-alemin”, Allahu thotë: “Më falënderoi robi Im.”. Kur të thotë: “Errahman Errahim”, Allahu thotë: “Më lavdëroi robi Im”, kurse kur të thotë: “Maliki jevmid-din”, Allahu thotë: “Më madhëroi robi Im”.
Përmendja e Allahut është një dhunti e madhe, dhuratë bujare, me të afrojmë nimetet (dhuntitë) dhe largojmë nikmetet (dënimet), është ushqim i zemrës, kënaqësi e syrit, lumturi e shpirtit, shpirt i jetës dhe jetë e shpirtit.
Allahu im! Më mundëso që gjuha ime të thotë vetëm të vërtetën!
Allahu im! Ruaje gjuhën time nga çdo gjë që Ti nuk e do dhe nuk je i kënaqur!

SYRI DHE VESHI AGJËROJNË
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Agjërimi i syrit është ndalimi i shikimit të haramit. Allahu i Lartësuar thotë:
“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t’i ruajnë vendet e trupit (nga shikimi, veprimet e paligjshme imorale). Kjo është më e pastër për ta. Vërtet që Allahu është i Mirënjohur për çfarë veprojnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t’i mbrojnë vendet e trupit të tyre.” (Nurë, 30-31).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
”Allahu ka përcaktuar hisen e njeriun në imoralitet (zina), ai do të bjerë në të domosdo. Syri bën zina, kurse zinaja e syrit është shikimi.” (Shënon Buhariu).
Shikimi i pakontrolluar shkakton depozitimin e atyre pamjeve në kujtesë, pa marrë parasysh a janë të gjalla, fotografi të shtypura në revista ose pamje që lëvizin në filma. Shikimi i herëpashershëm i tyre shkakton lehtësimin e rikthimit të këtyre pamjeve dhe rikthimi i këtyre pamjeve shkakton parafytyrimin e tyre në forma të caktuara. Kjo zgjon epshin, kurse njeriun zemërsëmurë e kaplon stresi i madh.
Ulja e shikimit sjell shumë dobi në jetën e kësaj bote, si:
-Zbatimi i urdhrit të Allahut, që është kulmi i lumturisë së njeriut në jetën e kësaj bote dhe në ahiret;
-Pengon depërtimin e gjurmëve të shigjetave të helmuara;
-Shkakton gëzim të zemrës me Zotin dhe i tërë potenciali i njeriut përqendrohet tek Allahu, sepse shikimi i pakontrolluar shkakton shkapërderdhjen e zemrës, largimin e saj nga Zoti. Gjëja më e dëmshme për njeriun është shikimi i pakontrolluar, i cili sjell egërsi mes njeriut dhe Zotit të vet;
-Forcon zemrën dhe e gëzon, ashtu sikurse shikimi i pakontrolluar e dobëson dhe e mërzit;
-I jep zemrës dritë, ashtu sikurse shikimi i pakontrolluar i jep errësim.
Të nderuar agjërues!
Edhe veshi ka përgjegjësi para Allahut të Lartësuar. Të dëgjuarit i nënshtrohet agjërimit atëherë kur veshi nuk dëgjon haramin, fjalën e ndytë dhe të keqe, muzikën e shejtanit. Mos harroni fjalën e Allahut të Lartësuar:
“Dhe mos ndiq (o njeri! Mos fol, mos bëj) atë gjë për të cilën s’ke dijeni. Me të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, secila prej tyre do të pyetet (nga Allahu në Ditën e Llogarisë).” (Israë, 36).
Zemra që nuk e kupton të vërtetën, syri që nuk sheh realitetin dhe veshi që nuk e dëgjon këshillën, të gjitha këto e ulin njeriun në nivel dhe shkallë shumë të ulët. Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe vërtet që Ne kemi krijuar shumë nga xhinët dhe njerëzit për xhehenem. Ata kanë në vete zemra, me të cilat nuk kuptojnë, ata kanë në vete sy, me të cilët nuk shohin, ata kanë në vete veshë, me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëti. Jo, akoma më keq. Ata! Ata janë krejt të pamend e të hutuar.” (A’rafë, 179).
Të nderuar agjërues!
Nëse prishet dhe çoroditet syri, prishet dhe çoroditet edhe zemra e bëhet si vend mbeturinash, ku grumbullohen ndyrësirat dhe mbeturinat. Kjo zemër nuk është më e përshtatshme që në të të banojë njohja e Allahut, dashuria ndaj Tij, pendimi tek Ai, gëzimi me Të dhe me afërsinë e Tij, por në të banojnë gjërat e kundërta.
Allahu im! Ruaji sytë tanë nga harami!
Allahu im! Ruaje dëgjimin tonë nga çdo gjë që është e ndaluar!

O ROBËRIT E MI
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Të ndalemi te hadithi kudsi. Me fjalën e Allahut të Lartësuar: “O robërit e Mi!”.
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) tregon se Allahu i Madhërishëm ka thënë:
“O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes padrejtësinë, por e kam ndaluar atë edhe për ju, prandaj mos i bën padrejtësi njëri-tjetrit!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni në humbje, përveç Atij që unë e udhëzoj, prandaj kërkoni udhëzimin Tim që t’ju udhëzoj!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që Unë e ushqej, prandaj kërkomëni t’ju ushqej dhe Unë do t’ju jap!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç Atij që unë e vesh, prandaj më kërkoni veshje, dhe Unë do t’ju vesh!
O robërit e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fal të gjitha mëkatet, prandaj më kërkoni falje që t’ju fal!
O robërit e Mi! Ju nuk do të arrini kurrë të bëni diçka që do të më dëmtonte dhe as të bëni diçka që do të më sillte dobi.
O robërit e Mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, sikur të gjithë njerëzit dhe xhinët të ishin të devotshëm si zemra më e devotshme e njeriut më të devotshëm, kjo nuk do t’i shtonte asgjë sundimit Tim.
O robërit e Mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, sikur të gjithë njerëzit dhe xhinët të ishin të prishur si zemra e njeriut më të prishur, kjo nuk do t’i hiqte asgjë sundimit Tim.
O robërit e Mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, sikur të gjithë njerëzit dhe xhinët të mblidheshin në një vend të më luteshin e Unë t’jua plotësoja dëshirat dhe lutjet secilit prej jush, prona Ime nuk do të pakësohej, aq sa pakësohet deti kur i hiqet një gjilpërë.
O robërit e Mi! Këto janë veprat tuaja, të cilat Unë i ruaj, i llogaris dhe ju shpërblej në bazë të tyre. Kush gjen mirë, të falënderojë Allahun, ndërsa kush gjen tjetër gjë, të mos fajësojë tjetërkënd veç vetvetes.”
Të nderuar agjërues!
Allahu na drejtohet dhe na e bën të qartë se ne kemi nevojë për Të, i Madhëruar qoftë, e Ai s’ka nevojë për ne. Ne kemi dobësi dhe nevojë, ne kemi nevojë për udhëzim dhe furnizim, ne kemi nevojë për Zotin tonë. Duke qenë se Ai na do, na këshillon që t’i drejtohemi me lutje Atij, na këshillon që t’i drejtohemi Atij, sepse në dorë të Tij janë të gjitha çështjet, Ai është i vetmi, i Cili mund të na ndihmojë, vetëm Ai ka fuqi të na udhëzojë, vetëm Ai i fal mëkatet, prandaj Atij duhet t’i drejtohemi, tek Ai duhet të kthehemi. Ai na do, prandaj na këshillon që t’i kthehemi Atij, të kërkojmë falje nga Ai dhe ta lutim të na mëshirojë, të na mbrojë nga xhehenemi dhe të na fusë në xhenet. E nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë i kemi bërë dëm vetvetes nuk duhet të fajësojmë askënd pos vetvetes.
Vëlla i nderuar, motër e respektuar!
A e di se Allahu i madh e do robin e Tij kur kthehet tek Ai?
A e di se Allahu i madh gëzohet kur i kthehet robi Atij si i penduar?
”Allahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.” (Bekare, 222).
Allahu im! Të falënderoj për faljen, mëshirën, udhëzimin, shëndetin dhe furnizimin!
Allahu im! Sundues i Arshit të madh, më ndihmo të të falënderoj!

BESIMTARË, PËRGJIGJUNI ALLAHUT
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Ajo që kërkohet më tepër prej njeriut është hapja e një kapitulli të ri në jetë duke ripërtërirë besimin në zemër dhe duke iu përgjigjur thirrjes së Allahut të Lartësuar:
“O ju që besuat, përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jep jetë (ringjallje), dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se tek Ai do të tuboheni!” (Enfalë, 24).
Rregulli dhe mirëmbajtja në shtëpi, në punëtori, në bibliotekë apo kudo pasqyron përpjekjen e një njeriu serioz. Sa i bukur dhe i këndshëm është administrimi i vetes duke vështruar me mendjehollësi çdo qëndrim, veprim dhe realizim!
Kështu duhet të jetë besimtari në jetë, që në asnjë rast të mos neglizhojë rëndësinë e ripërtëritjes së besës dhënë Allahut të Lartësuar. Rilindja e besimit në zemër është veprim i domosdoshëm për çdo besimtar dhe kjo realizohet me veprimet e obligueshme dhe ato shtesë. Disa njerëz, pasi u udhëzuan, parapëlqyen vendnumërimin dhe pushimin, kështu kaluan në gjumë dhe pushim afatgjatë. Islami rekomandon dhe këshillon ripërtëritjen e imanit çdo ditë, duke iu përgjigjur Allahut të Lartësuar dhe të të Dërguarit të tij. Feja jonë nuk përfundon vetëm me disa veprime rutinë, por çdo ditë kërkon diçka të re dhe çdo veprim i freskët ngre nivelin e seriozitetit te besimtari.
Muhammed Husejn Jakubi, dijetar dhe edukator i Umetit islam, thotë: “Njëherë ishim duke biseduar me disa vëllezër dhe iu drejtova atyre duke i thënë: “Shkencëtarët tregojnë se oksigjeni i prodhuar në laborator ndizet shumë më shpejt sesa oksigjeni i pranishëm në ajër? Pse kjo ndodh kështu? Përgjigjja ishte se është i riprodhuar.”
Pra, veprimet e vazhdueshme ripërtërijnë energjinë dhe fuqinë e imanit. Mos harro se sferat e veprimit në fenë tonë janë të shumta e të ndryshme. Adhurimet janë të formave të ndryshme. Për çdo ditë realizo diçka, se kështu përjeton ripërtëritjen e besimit, pengon lodhjen dhe mërzinë.
I nderuari vëlla, shpejto, ripërtërije jetën në këtë muaj të bekuar!Që sot, programo synimet dhe besatohu se do të jesh i përpiktë në kryerjen e namazit. Po, fillo nga ky obligim madhor e do të përjetosh kënaqësinë shpirtërore dhe do ta ushqesh zemrën tënde me iman.
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) e ka përgëzuar atë që e fal namazin, duke i siguruar hyrje në xhenet nga ana e Allahut duke thënë:
“Allahu azze ve xhel-le i ka bërë farz pesë namaze. Ai që merr mirë abdes, i fal në kohë të tyre, i plotëson rukutë dhe sexhdet e tyre dhe i fal me frikërespekt, Allahu i siguron falje të gjynaheve. Kurse, ai që nuk vepron kështu, nëse do ia fal, ose e dënon.” (Shënon Ebu Davudi).
I nderuari agjërues, namazi të largon dhe të pastron nga mëkatet. Njëra ndër lutjet e preferuara në hyrje të namazit është:
“O Zot! Largomë prej mëkateve, ashtu siç ke larguar lindjen prej perëndimit. O Zot! Pastromë prej mëkateve, ashtu siç pastrohen rrobat e bardha prej fëlliqësirës. O Zot! Laji mëkatet e mia me ujë, borë dhe breshër!” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Besimtari i vërtetë duke kujtuar Allahun e Lartësuar përjeton një jetë të mirë e të lumtur në këtë botë:
“Kushdo që bën punë të mirë, burrë apo grua, duke qenë besimtar (i vërtetë), Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre më të mira që ata i kanë punuar.” (Nahl, 97).
Allahu im! Ringjalle besimin në zemrat e muslimanëve, përforcoji muslimanët në fenë e vetme dhe të pranuar tek Allahu, që është Islami!

SHFRYTËZO KOHËN
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Besimi i muslimanit është në trekëndëshin bindje, shqiptim dhe veprim. Kësisoj rilindja e besimit në zemër është çështje e patjetërsueshme dhe e domosdoshme për çdo besimtar. Kjo realizohet duke kryer detyrat e obligueshme, duke riorganizuar jetën sipas standardeve dhe normave të sistemit islam si dhe duke harmonizuar kohën gjatë zhvillimeve dinamike.
Përpjekja e çdo besimtari për të rivendosur disiplinë në administrimin e kohës pasqyron mendjemprehtësinë e një njeriu serioz. Kështu duhet të jetë muslimani, i tillë që në asnjë rast të mos injorojë rëndësinë e kohës dhe të veprimit.
Është me rëndësi të theksojmë këtu se muslimanët sot nuk i kushtojnë rëndësi kohës. Marrëzisht dhe në mënyrë krejt të padobishme ata e humbin kohën duke kaluar orë të tëra para ekranit dhe kjo për një numër të konsiderueshëm muslimanësh është thuajse normale. Të marrim një shembull nga përditshmëria jonë. Dy orë kohë të humbura gjatë ndjekjes së një ndeshjeje futbolli, një orë e humbur gjatë shikimit të një seriali, para dhe mbrapa tyre reklamat afro një orë, pastaj shfaqja e filmit për gati dy orë. Të gjitha këto bëjnë gjashtë orë, duke mos llogaritur shikimin e ndonjë drame, programet zbavitëse dhe humorin.
Pra, mbi gjashtë orë në ditë humben kot së koti. Vallë, a nuk është kjo mënyrë e të jetuarit një e metë që se pikasim, por që meriton urrejtjen tonë?
Humbja e kohës nga ana jonë, apo sipas terminologjisë së përdorur “vrasja e kohës”, është bërë vërtet një lloj arti i keq, “vrasje”, e cila realizohet duke hapur mes nesh debate shterpë, të panevojshme, duke grumbulluar pa një synim të qartë informata dhe lajme, në shumicën e rasteve jo të sakta, duke u shërbyer me ngjarje jo vetëm të rëndësishme, por shpesh edhe mjaft të dëmshme, e të tjera, e të tjera.
Për fatin tonë të keq, kjo sëmundje e trashëguar prej “injorancës” është një dukuri mjaft e dendur edhe ndërmjet fetarëve. Një pjesë e vëllezërve jo vetëm që nuk janë të kujdesshëm në lidhje me shfrytëzimin e mirë të kohës, por përkundrazi, parapëlqejnë t’i jepen pasivitetit, përjetimit të kotësisë dhe kësisoj shumë kohë ia falin gjumit të zgjatur, ose limontisë së pushimit afatgjatë. Gjithsesi, ana më e keqe e kësaj dukurie është ajo kur këta “vrasës të kohës” së vet përpiqen të bëjnë të njëjtën edhe me kohën e të tjerëve.
Koha është dhunti e çmuar, një dhuratë madhore dhe këtë nuk e kuptojnë vetëm se ata, të cilët sinqerisht i pranuan, kuptuan dhe praktikojnë porositë e Allahut të Lartësuar dhe këshillat pejgamberike. Ibën Kajimi thotë: “Kur Allahu ia do të mirën besimtarit e ndihmon atë në veprime.” Kështu veprimet e vazhdueshme ripërtërinë energjinë dhe fuqinë e besimit, kurse në anën tjetër largohet lodhja, mërzia, plogështia…
Të parët tanë ishin të përkushtuar në ruajtjen e kohës dhe ishin të pikëlluar kur një pjesë e saj shkonte pa angazhim. Disa u shprehën duke thënë: “O njeri! Ti je ditë, nëse të shkon një ditë, ka shkuar një pjesë e jotja.”
Të parët tanë ishin të inkurajuar për vepra të mira dhe bënin konkurrencë për t’u dalluar në të mira. Ata shpejtonin për të kërkuar falje nga Allahu i Lartësuar dhe ishin adhurues të denjë, gjer në vdekje. Këta ishin më të mirët në besim, më të fortët, më të dashurit dhe më të ngriturit tek Allahu Fuqiplotë. Ishin të ngritur tek Ai me përulje dhe sexhde. Për secilën sexhde që bënë ndaj Allahut, Allahu i Lartësuar i ngriti me nga një shkallë.
Të nderuar agjërues!
Të mësojmë nga veprimet e të parëve tanë dhe mos të mashtrohemi duke i neglizhuar dhuntitë dhe të mirat me të cilat Allahu i Madhëruar na begatoi. Muhammedi paqja dhe bekimi qoftë mbi të thotë: Në dy begati shumica e njerëzve janë mashtruar, në shëndet dhe kohën e lirë.” (Shënon Buhariu).
Kini kujdes për detyrat dhe obligimet që keni, mos iu nënshtroni dembelisë dhe papunësisë, menjëherë filloni dhe veproni. Në moment planifikoni orarin e obligimeve. Njihuni me akiden e të parëve tanë dhe ftoni njerëzit në rrugën e Allahut të Lartësuar.
Besimtarë i sinqertë është:
-Ai, i cili i di detyrat dhe përgjegjësitë e veta.
-Ai, i cili ka hartuar strategjinë dhe orarin e veprimit.
-Ai, i cili e synon shpërblimin e Allahut, xhenetin Firdeus.
Besimtari i vërtetë përjeton një jetë të mirë e të lumtur në këtë botë:
“Kushdo që bën punë të mirë, burrë apo grua, duke qenë besimtar (i vërtetë), Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre më të mira që ata i kanë punuar.” (Nahl, 97).

NE DO T’JU SPROVOJMË
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Nuk mjafton që njerëzit të thonë besojmë dhe veprojmë e të mos të ballafaqohen me teste, sprova, vuajtje, shqetësime. Besimtarët ndeshen me shqetësime dhe sprova të natyrave të ndryshme. Është e natyrshme të bëhen teste dhe analiza në sfera dhe lëmi të ndryshme. Blerësi kërkon të testohet sendi që blihet, po ashtu studenti i nënshtrohet provimit pranues kur aplikon për studime, edhe punëtori i nënshtrohet intervistave, e kështu me radhë.
Prej ligjeve të Allahut të Lartësuar është që besimtari të testohet me një provim të përgjithshëm, ku i jepet mundësia për të marrë notë të lartë apo mesatare, por mund të marrë edhe notë të dobëta dhe jokaluese. Pyetjet e përgatitura janë të hapura dhe të njohura për të gjitha shtresat e njerëzve. Me siguri që dihet edhe lënda e provimit, notat kaluese dhe rëndësia e këtij provimi.
Lënda e provimit është imani, besimi. Allahu i Lartësuar në Kur’an ka thënë:
“A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar”, dhe nuk do të sprovohen?” (Ankebutë, 2).
Pyetjet e provimit testues janë të përmbledhura në fjalën e Allahut të Lartësuar:
Ne do t’ju provojmë me ndonjë frikë, me uri, humbje të pasurisë, të jetës, të frutave. Por ti përgëzoji durimtarët.” (Bekare, 155).
Vendi i mbajtjes së provimit testues është kjo botë, dynjaja; përderisa njeriu jeton ai do të testohet. Allahu i Lartësuar ka thënë:
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të lakmuarave, si ndaj grave, djemve, ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, kuajve të stolisur, bagëtisë dhe bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Allahu është e ardhmja më e mirë.” (Ali Imran, 14).“Shembulli (ngjashmëria) i jetës së kësaj bote është si i një shiu që Ne e kemi sjellë nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) bimët e tokës prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne ua sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.” (Junus, 24).
Më pas, besimtari duhet të marrë masat paraprake për të kaluar testin provues dhe kjo arrihet me durim dhe namaz. Allahu i Lartësuar ka thënë:
Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (Bekare, 45).
Nota kaluese për çdo besimtar është mëshira dhe udhëzimi në rrugë të mbarë. Allahu i Lartësuar në Kur’an ka thënë:
Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” (Bekare, 157).
E gjithë dobia nga ky provim është testimi i njeriut në këtë botë:
Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.” (Ankebutë, 3).
Të nderuar agjërues!
Sprovat janë të nevojshme që të ngrihet vullneti i besimtarëve të sinqertë, sepse ato nxjerrin në shesh dhe ripërtërijnë besimin, hapin dhe shndritin zemrat e besimtarëve.
Allahu im! Na forco në sprova dhe mos na sprovo në besim!

SPROVA SIPAS BESIMIT
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Shumë gjëra nuk do t’i dinte besimtari, po të mos sprovohej dhe kështu ai kalitet nën klimën e sprovës. Poeti Mutennebiu thotë:
Më gjuajti koha me fatkeqësitë,
Derisa pëlhura e zemrës m’u bë e hekurt.
Dhe u bëra që kur të më godasin me shigjetën,
Të thyhen, sikur preknin shigjetat njëra me tjetrën.
Dhe ja kështu jetova, e për fatkeqësitë as që u interesova,
Ngase të mbaj mërzinë dobi nuk pata e as që diçka fitova.
Testi sprovues nuk ka karakter fyes dhe ofendues, por është i natyrës verifikuese dhe korrigjuese, edukuese dhe reformuese.
“Dhe që Allahu t’i provojë (pastrojë) besimtarët (nga gjynahet) dhe t’i shkatërrojë mosbesimtarët.” (Ali Imran, 141).
I Dërguari (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“E çuditshme është çështja (gjendja) e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askënd tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (Allahun), e kjo i sjell dobi. E kur e godet e keqja, ai është durimtar, andaj kjo i sjell dobi (shpërblim).” (Shënon Muslimi).
Njerëzit më të sprovuar ishin të Dërguarit e Allahut të Lartësuar, meqë ishin më të paluhaturit në misionin e shenjtë thirrës. Sa’d bin Ebu Vekasi e pyet Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të): “Cilët njerëz janë më të sprovuar?”, e ai përgjigjet: “Njerëzit më të sprovuar janë Pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre dhe ata që i ndjekin ata. Sprovohet njeriu sipas shkallës së besimit, nëse është i fortë në besimin e tij, edhe sprovën e ka më të madhe. Nëse është i dobët në besimin e tij, do të sprovohet sa shkalla e besimit të tij. Njeriu sprovohet derisa të ecë mbi tokë pa asnjë mëkat.” (Shënon Tirmidhiu, hadithi është sahih).
Kështu do të testohen besimtarët. Allahu Fuqiplotë i sprovon ata që i do nga të devotshmit, por çdoherë duhet të jetë në gatishmëri dhe i qëndrueshëm, posi dega që luhatet nga era djathtas dhe majtas, por prapë mbahet.
O njeri! Kërko mbështetje tek Allahu i Lartësuar dhe duro. Asnjëherë mos u ligështo dhe mos u dobëso.
Besimtarët, të dashurit e Allahut, janë të kënaqur dhe durimtarë me çdo caktim të Allahut të Lartësuar, ata nuk janë aspak të frikësuar e as të dëshpëruar. Të kujtojmë së bashku fjalët e Allahut të Lartësuar:
“Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e dynjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhenet). Premtimet e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh.” (Junus, 62-64).
“E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.” (Ali Imran, 139).

STOLISJA ME MORAL
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shokë dhe me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve.”
Imani është sistem vlerash. Imani ka disa degë, edhe mirësjellja është pjesë e imanit.Imani dhe mirësjellja janë të ndërlidhura ngushtë. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin, dhe kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë, ose le të heshtë.”
“Besimtari me besim më të plotë është ai që e ka karakterin më të mirë.”
“Pasha Allahun, nuk beson, pasha Allahun nuk beson, pasha Allahun nuk beson!” I thanë: “Kush, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Ai, fqinji i të cilit nuk është i sigurt nga të këqijat e tij!”
“Personi tek i cili gjenden këto tri cilësi është hipokrit, edhe nëse agjëron, falet, kryen haxhin e umren dhe thotë unë jam musliman: Kur flet, gënjen, kur premton, nuk e përmbush premtimin dhe kur zotohet, e shkel zotimin (tradhton).”
“Kush nuk e lë të dëshmuarit e rrejshëm dhe punën me të, Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.”
“A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” I thanë: “I falimentuar te ne është ai, i cili nuk ka as para, as mall.” Tha: “I falimentuar i Umetit tim është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, me zekat, me agjërim dhe vjen me mëkatin e sharjes së një personi, me shpifje të një tjetri, me ngrënien e pasurisë së një tjetri, me gjakderdhjen e një personi, me rrahjen e një tjetri, kur t’u jepen atyre prej veprave të mira të këtij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pastaj ky do të hidhet në zjarr.”
Të nderuar agjërues!
Prej këtyre citateve, që janë pjesë e citateve të tjera të shumta, na bëhet e qartë rëndësia që Islami i jep moralit, nxitjes së tij, që të stolisemi me cilësi dhe moral të lartë. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) është dërguar për të plotësuar virtytet morale, pasi ato ishin të mangëta dhe t’i bashkonte ato pasi ishin të shpërndara:
”Jam dërguar që të plotësoj virtytet (e mira) morale.”
“Besimtari me besim më të plotë është ai që ka moral më të mirë, kurse më i miri nga ju është ai që është më i mirë në sjellje me gratë e tij.”
Besimi i plotë shkakton moralin e mirë dhe bamirësinë ndaj mbarë njerëzve, kurse mirësia e njerëzve del nga mirësia e tyre ndaj grave të veta, sepse ato kanë nevojë për mëshirë, pasi janë të dobëta.
Allahu im! Na e përmirëso moralin tonë dhe na i zbukuro veprat tona!
Allahu im! Ashtu sikurse na e ke zbukuruar krijimin tonë, na e zbukuro moralin tonë!

SHËTITJA IME NË XHENET
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Xheneti është vendbanim i të devotshmëve. Vendbanim me kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, vendbanim në të cilin pallatet janë me tulla të arta e të argjendta dhe balta e tij është misk.
Në xhenet gjithashtu ka njerëz, të cilët qeshin e nuk qajnë, ka fytyra të shndritura e të gëzuara. Begatitë e tij janë të përhershme. Në të mund të shihet Allahu i Lartësuar.
Në xhenet ka gjëra, të cilat nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi e as nuk i ka paramenduar mendja e njeriut. Të bëjmë një shëtitje me fjalët e Allahut në xhenet:
Dhe përgëzoji ata që besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi (sipas këtij besimi), se për ta do të ketë kopshte të begatë (të xhenetit) nën të cilët rrjedhin lumenj. Çdo herë që do t’u shërbehet me fruta të tij, ata do të thonë: “Këta janë nga ç’na është shërbyer më parë”, e atyre do t’u jepen gjëra të ngjashme (në formë, por me shije të ndryshme); atje do të kenë bashkëshorte të pastra (pa të përmuajshme, pa nevoja) dhe atje do të qëndrojnë përgjithmonë.” (Bekare, 25).
“Por ata që besojnë (në njëshmërinë e Allahut dhe në gjithçka që përmban Islami) dhe bëjnë vepra të njerëzve të drejtë, Ne do t’i pranojmë ata në Kopshtet (e xhenetit) poshtë të cilëve rrjedhin lumenj, për të banuar atje përgjithmonë. Atje do të kenë për bashkëshorte vasha të dëlira. Do t’i pranojmë edhe nën hije të gjera e gjithnjë e më të thella.” (Nisaë, 57).
“Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte të begat të xhenetit nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar ndër ta ngaherë dhe në vilat mahnitëse në kopshtet e xhenetit të Adnit. Por lumturia më e madhe është Kënaqësia e Allahut. Ky është ai ngadhënjimi më i madh.” (Tevbe, 72).
Ndërsa ata që besuan (në Allahun, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe punuan mirësi e drejtësi, do të futen në kopshtet e xhenetit nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar atje përgjithmonë, me lejen dhe vullnetin e Zotit të tyre. Përshëndetja e tyre atje do të jetë: Selam (paqe!) (Ibrahim, 23).
“Me të vërtetë që muttekunët (të përkushtuarit në besimin e pastër islam) do të jenë ndër kopshte të begatë dhe lumenj (të xhenetit). Në Kuvendin e së Vërtetës (në xhenet) pranë Mbisunduesit Fuqiplotë (Allahut, i Gjithëlavdëruari, më i Larti, Zotëruesi i Madhështisë dhe Nderimeve).” (Kamer, 54-55).
“Përveç robërve të zgjedhur të Allahut (njerëzit me besim të plotë, të bindur, besimtarë të vërtetë në Fenë e Allahut, në Islam). Për këta do të ketë dhuratë të njohur (në kopshtet e xhenetit), Fruta; dhe do të nderohen, Në Kopshtet e lumturisë, Në frone të nderit përballë njëri-tjetrit. Rrotull do t’u sillen kupa me pije të kulluar, E bardhë, e shijshme për ata që e pinë. Nuk ka në të as gaul (dhembje, shqetësime ose gjynahe) që të vijnë prej saj dhe as nuk do të helmohen a dehen prej saj. Dhe me ta do të jenë gra të dëlira me sy të mëdhenj me bukuri e mrekulli që i ndalojnë shikimet e tyre (duke mos dëshiruar askënd veç bashkëshortëve të tyre). (Të brishta, të pastra) si të ishin vezë (të fshehura) të ruajtura mirë.” (Safatë, 40-49).
Sigurisht që muttekunët (të përkushtuarit në besimin e pastër islam) do të jenë në vendin e sigurisë (xhenet). Ndër kopshte e burime, veshur në mëndafsh të butë e mëndafsh të trashë përballë njëri-tjetrit, Kështu (do të jetë) dhe do t’i martojmë ata me hyritë (bukuroshet e brishta) me sy të mëdhenj të mrekullueshëm. Ata do të kërkojnë aty nga çdo lloj frute në paqe e siguri; Kurrë më nuk do të shijojnë atje vdekjen, përveç vdekjes së parë (në dynja) dhe Ai (Allahu) do t’i ruajë ata prej ndëshkimit të zjarrit flakërues, si Mirësi nga Zoti yt! Mu kjo do të jetë vërtet arritja më e lartë!” (Duhanë, 51-57).
Të nderuar agjërues!
Kjo është vetëm një shëtitje e vogël në xhenet.
Allahu im! Mos më privo nga këto të mira!

NATA E KADRIT
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Muaji Ramazan ka edhe një natë të veçantë, e cila ka rëndësinë dhe bekimin e vet. Nata e Kadrit është një natë plot me të mira, një natë e ndershme, me vlerë të madhe dhe me bereqete të shumta. Allahu i Lartësuar thotë:
“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (Kadr, 1-5).
Nata e Kadrit në realitet është mundësi për të zgjatur ymrin, sepse një mijë muaj vlejnë më shumë sesa tetëdhjetë e tre vjet, kurse ai që e arrin këtë natë dhjetë herë është sikur të kishte jetuar tetëqind e tridhjetë vjet. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj, domethënë më e mirë se tetëdhjetë e tre vjet e katër muaj.
Prej bereqeteve të kësaj nate është se ai që e ngjall me adhurime, me besim dhe shpresë për shpërblime, i falen mëkatet që ka bërë më herët. Fjala kadr ka kuptimin e vendimit dhe ka domethënien e natës së vendimit, rregullimit dhe gjykimit.
“Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” (Duhanë,  4).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Kush e kalon natën e Kadrit duke u lutur i penduar, i falen të gjitha mëkatet e kaluara.”
Prandaj është kujdesur i Dërguari ynë që t’u tregonte besimtarëve se kur vinte kjo natë, që të përfitonin nga mirësitë e saj. Aishja, gruaja e tij, na tregon se i Dërguari (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Kërkojeni Natën e Kadrit në netët tek, në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.”
Po ashtu, Aishja na thotë se e kishte pyetur të Dërguarin se çfarë lutjeje, duaje, kërkese t’i bëjmë Allahut në këtë natë, e ai i qe përgjigjur me këtë lutje:
“All-llahumme in-neke afuv-vun, kerimun, tuhib-bu el afve, fa’fu an-ni.” – (O Zoti im, Ti je Falës i Madh e Bujar, do që të falësh, më fal mua!).
Nata e Kadrit është natë e paqes, sepse është nata e parë në të cilën ka zbritur Kur’ani. Pra, Allahu dëshiron për botën paqe dhe siguri, pastrimin e zemrës dhe të shpirtit nga urrejtjet. Nata e Kadrit është lindja e Islamit, prandaj edhe duhet të jetë pikënisja e muslimanit.
Ne kemi pasur fatin e lumtur që i Madhi Zot të na bëjë muslimanë, të jemi pasues të këtij libri të shenjtë, Kur’anit, që Zoti me madhërinë e Tij natën që ka filluar të zbresë në tokë e ka cilësuar “më e vlefshme se një mijë muaj”.
Le ta nderojmë këtë natë të bekuar duke i kërkuar ndjesë të Madhit Zot për gabimet e mëkatet që kemi bërë e t’i lutemi që të na udhëheqë e të na bëjë prej atyre që e mësojnë Kur’anin, i kuptojnë dhe i zbatojnë mendimet e tij.
Të nderuar agjërues! I lutemi Allahut të Lartësuar:
“All-llahumme in-neke afuv-vun, kerimun, tuhib-bu el afve, fa’fu an-ni.” – (O Zoti im, Ti je Falës i Madhe e Bujar, do që të falësh, më fal mua!).

MUHAMMEDI (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) PËRSHKRUAN XHENETIN (1)
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) e ka përshkruar qartë xhenetin, të cilin Zoti ua ka premtuar njerëzve të devotshëm, që muslimani të qetësohet dhe të kënaqet në të.
Kush do të hyjë i pari në xhenet?
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Do të vij Ditën e Gjykimit te dera e xhenetit dhe do të kërkoj që të hapet, e roja do të pyes: “Kush është?” Do të përgjigjem: “Muhammedi.” Do të thotë: “Jam i urdhëruar që të mos ia hap askujt para teje.” (Shënon Muslimi).
Çfarë cilësish do të kenë grupi që do të hyjë në xhenet?
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Grupi i parë (i njerëzve), i cili do të hyjë në xhenet, do t’i kenë fytyrat si hëna natën e katërmbëdhjetë e ata do të jenë si ylli flakërues në qiell që ndriçon. Nuk e kryejnë nevojën as të madhe e as të vogël, nuk pështyjnë, krehrit do t’i kenë të artë, e era e djersës do të jetë erë misku. Gratë e tyre do të jenë hyri. Forma e tyre do të jetë në formë të një njeriu, në formë të babait të tyre Ademit: me gjatësi 60 bërryla (30 metra).” (Shënon Buhariu).
Cili është përshkrimi i hyrjeve të xhenetit?
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Kush i shpenzon dy lloje nga pasuria e tij në rrugën e Allahut, do të thirret nga dyert e xhenetit: “O rob i Allahut, kjo është e mira; kush ka qenë prej atyre që e kanë falur namazin, do të thirret nga dera e namazit; kush ka qenë prej luftëtarëve, do të thirret nga dera e xhihadit; kush ka qenë prej agjëruesve, do të thirret nga dera e Rejjanit (kjo është derë në të cilën hyjnë vetëm ata që kanë agjëruar); kush ka qenë prej dorëdhënësve, do të thirret nga dera e sadakasë.” Ebu Bekri ishte i pranishëm dhe e pyeti Muhammedin: “O i Dërguar i Allahut, a është ndokush, i cili do të thirret prej të gjitha dyerve?” I Dërguari i Allahut iu përgjigj: “Po, dhe shpresoj se ti do të jesh prej tyre.” (Shënon Buhariu).
A ka vdekje në xhenet?
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Kur të hyjnë banorët e xhenetit në xhenet, do të thërret një thirrës: “Për ju do të ketë jetë përgjithmonë dhe nuk do të vdisni kurrë. Për ju do të ketë shëndet dhe kurrë nuk do të sëmureni, do të jeni gjithnjë të rinj, kurrë nuk do të plakeni dhe për ju do jetë kënaqësia dhe kurrë nuk do të mërziteni.” (Shënon Muslimi).
Si janë të cilësuar banorët e xhenetit?
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Do të hyjnë banorët e xhenetit në xhenet me pak flokë, sikurse t’i kenë të lyera me këna, dhe do të jenë me moshë tridhjetë apo tridhjetë e tre vjeçare.” (Shënon Ahmedi).
“Do të hyjnë në xhenet popuj (njerëz), e zemrat e tyre do të jenë si zemrat e shpendëve.” (Shënon Muslimi).
“Do t’i jepet besimtarit në xhenet forcë kaq dhe kaq për marrëdhënie seksuale.” Është pyetur: “O i Dërguar i Allahut, vërtet do të jepet aq?” Tha: “Do t’i jepet forcë sa njëqind vetë.” (Shënon Tirmidhiu).
“Kush hyn në xhenet, do të begatohet e nuk do të ketë dëshpërim, nuk i vjetrohen rrobat dhe nuk i kalon rinia.” (Shënon Muslimi).
Të nderuar agjërues! Hyrje e ndershme, përshkrim i bukur, të rinj dhe të pavdekshëm. Shpejtoni për në xhenetin e Allahut të Lartësuar!
Allahu im! Na i mundëso e mos na privo nga këto të mira!

MUHAMMEDI(Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) PËRSHKRUAN XHENETIN (2)
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) e ka përshkruar qartë xhenetin, të cilin Zoti ua ka premtuar njerëzve të devotshëm, që muslimani të qetësohet dhe të kënaqet në të.
Cili është përshkrimi i grave të xhenetit?
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Sikur të dilte (paraqitej) në tokë një grua e xhenetit, do të ndriçonte e tëra dhe do të mbushej me erë. Vetëm shamia në kokën e saj është më e mirë (më e vlefshme) se gjithë bota dhe çka në të.” (Shënon Buhariu).
“Gratë e banorëve të xhenetit do t’u këndojnë burrave të tyre me zërat më të bukur, të cilët nuk i dëgjuar kurrë, vërtetë ajo çka do të këndojnë është:Ne jemi bukuroshet e zgjedhura, Gratë e njerëzve të ndershëm,Ne jemi të përhershme, nuk vdesim, Jemi të sigurta, nuk frikësohemi. Ne këtu banojmë dhe kurrë nuk do t’ ju lëshojmë.
Cili është përshkrimi i ushqimit të xhenetit?
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Do të hanë dhe do të pinë banorët e xhenetit e nuk do të kryejnë nevojë as të madhe e as të vogël e as nuk do të pështyjnë, nevojën do ta kryejnë përmes gogësimës, ndërsa gogësima e tyre do të ketë aromë misku. Atyre do t’u bëhet shprehi madhërimi i Allahut si frymëmarrja.” (Shënon Muslimi).
“Vërtet në xhenet ka det me ujë, det me mjaltë, det me qumësht dhe det me verë, e pastaj prej tyre rrjedhin lumenjtë e xhenetit.” (Shënon Tirmidhiu).
Si janë përshkruar dhomat e xhenetit?
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Banorët e xhenetit i shikojnë dhomat që janë përmbi ta, siç e shihni ju yllin lindor apo perëndimor në horizont, në krahasim me vlerat tuaja ndaj njëri-tjetrit.” I thanë: “O i Dërguar i Allahut, ato janë gradat e Lajmëtarëve të Allahut, a thua vallë nuk do të mund t’i arrijë askush tjetër përveç tyre?” Tha: “Gjithsesi, pasha Atë, i Cili e ka shpirtin tim në dorën e Tij, ka burra që besuan në Allahun dhe iu besuan Lajmëtarëve.” (Shënon Buhariu).
Si e ka përshkruar Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) tregun e xhenetit?
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Vërtetë në xhenet ka një treg në të cilin çdo të premte takohen banorët e xhenetit. Fryn një erë e veriut në fytyrat dhe rrobat e tyre e do t’u shtohet atyre edhe më tepër mirësia dhe bukuria. E kur të kthehen te familja (gratë) e tyre, do t’u thonë: “Për Allahun, ju qenka shtuar mirësia dhe bukuria!” “Për Allahun, edhe juve ju qenka shtuar mirësia dhe bukuria”, do t’u përgjigjen ata.” (Shënon Muslimi).
Cila është dhuntia më e madhe në xhenet?
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Kur të hyjnë banorët e xhenetit në xhenet dhe banorët e xhehenemit në xhehenem, thërret një thirrës: “O banorë të xhenetit, ju keni premtim nga Allahu që Ai dëshiron ta realizojë.” E thonë (banorët e xhenetit): “A nuk na e rëndoi Allahu peshojën (për veprat e mira), na i zbardhi fytyrat, na fyti në xhenet e na shpëtoi nga zjarri? Largohet perdja (hixhabi) e do të shikojnë në Të (Allahun), e për Allahun, nuk iu ka dhënë Allahu atyre asnjë send më të dashur e më të mirë për sytë e tyre se shikimi i Tij.” (Shënon Buhariu).
Të nderuar agjërues!
Allahu im! Të lutemi me emrat e Tu të Bukur dhe cilësitë e Tua të larta, na i mundëso të gjitha këto!

ËMBËLSIA E IMANIT
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Njëra ndër çështjet themelore dhe të domosdoshme në fe për muslimanin është dashuria dhe respekti real ndaj Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Për nivelin e dashurisë ndaj Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) duhet të mësojë çdo besimtar dhe këtë çështje ta këtë në konsideratë çdo herë. Të kujtojmë hadithin që transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga i Dërguari (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), ku ai ka thënë:
“Tri gjëra, nëse janë tek personi, do të gjejë ëmbëlsinë e imanit (besimit): të jenë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashurit tek ai se çdo gjë tjetër përveç tyre…” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Po ashtu transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), se ka thënë:
Nuk beson askush prej jush derisa të jem tek ai më i dashur sesa prindi i tij, fëmija i tij dhe të gjithë njerëzit.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Nga këto dy hadithe bëhet e qartë dashuria dhe respekti ndaj të Dërguarit të Allahut të Lartësuar (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Ajo duhet të jetë më e madhe se ndaj çdokujt tjetër, bile duhet ta duash më shumë se veten tënde, prindërit e tu, bashkëshorten tënde dhe fëmijët e tu.
Dashuria që duhet të manifestohet ndaj të Dërguarit të Allahut të Lartësuar (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) nuk mjafton të bëhet vetëm një herë në javë, apo një herë në muaj, ose një herë në vit. Nuk mjafton një organizim me një mbrëmje ku paraqitet një kumtesë mbi jetën e Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), madje në formë mjaft të zbehur dhe jo shkencore, e më pas ky organizim pasohet edhe nga një grup recituesish që i ngjason një shfaqjeje teatrale, apo promovimi kulturor që i ngjan spektaklit klasik dhe kështu mendohet se është kryer obligimi ndaj një të Dërguari të Allahut (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Pra, dashuri nuk na qenkan disa poezi që recitohen e as disa ilahi që këndohen, por bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Nuk mjafton vetëm thënia me gojë, unë e dua Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), por kërkohet pasimi, shkuarja pas mësimeve të tij. Allahu i Lartësuar nuk kërkon nga besimtarët vetëm falënderim, por kërkon bindje dhe nënshtrim:
“Thuaj! Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që falë shumë, mëshiron shumë. Thuaj! Binduni Allahut dhe të Dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë Allahu nuk i do jobesimtarët.” (Ali Imran, 31- 32).
Të nderuar besimtarë! Abdullah bin Mes’udi thotë: “Të jesh ekonomik në Sunet është më mirë sesa të angazhohesh në bid’at.”
Besimtari duhet të jetojë në suaza të mësimeve të Sunetit dhe kështu duhet ta organizojë jetën në kuadër të Sunetit dhe përpjekja e tij të jetë vetëm për ta kënaqur Allahun dhe të Dërguarin e Tij (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Në vazhdim po ju prezantojmë disa rregulla, të cilët duhet t’i mësojmë. Ato janë:
1. Dashuria ndaj të Dërguarit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) është obligim.
Allahu i Lartësuar thotë: “Pejgamberi është më i ndjeshëm ndaj besimtarëve sesa ata ndaj vetë vetvetes së tyre …” (Ahzabë, 6).
2. Vlera e dashurisë së të Dërguarit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “E kush do që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) Pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” (Nisaë, 69).
3. Dashuri do të thotë përkrahje dhe mbrojtje e Sunetit.
Me mbrojtje dhe përkrahje kuptojmë nxënien përmendësh të Sunetit dhe praktikimin e tij në jetën e përditshme.
4. Dashuria ndaj Sunetit do të thotë të gjykosh me të.
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë: “Kapuni për Sunetin tim dhe të kalifëve të drejtë e udhëzues pas meje, kapuni për të me dhëmballë.” (Shënon Ebu Davudi, hadithi është sahih).

I LUTEM ALLAHUT (1)
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
I lutemi Allahut të Lartësuar me lutjet nga Kur’ani:
Zoti ynë! Pranoje (këtë shërbim) prej nesh. Vërtet, Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri!
Zoti ynë! Bëna të nënshtruar ndaj Teje edhe pasardhësit tanë një popull musliman (të nënshtruar ndaj Teje); tregona edhe Menasikun (gjithë veprimet dhe mënyrën e vizitës së Shtëpisë, Qabesë, në Mekë, haxhin, umren) dhe na e prano pendimin tonë. Vërtet Ti je Ai, i Cili e pranon pendimin (e robërve të Tu), Mëshirëploti!Zoti ynë! Dërgo nga mesi i tyre një të Dërguar, i cili do t’u sjellë atyre Fjalët e Tua dhe drejtoji ata me Libër dhe Hikmeh (dijen e plotë mbi Fenë e Allahut)!
Zoti ynë! Na jep nga Begatitë e Tua në këtë botë!
Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime. Zoti ynë! Mos na ngarko me barrën e atyre, të cilët i detyrove para nesh (jehuditë dhe të krishterët). Zoti ynë! Mos na ngarko me barrë më të rëndë sesa kemi mundësi për të (që ta mbajmë). Na fal ne, dhe na liro nga gjynahet dhe kij Mëshirë për ne. Ti je Mevla (Mbrojtësi, Ruajtësi) ynë, pra, na ndihmo dhe na jep fitore përmbi popullin kafir (mohues, mosbesimtar)!
Zoti ynë! Mos na i lër zemrat tona që të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë nga Mëshira Jote. Vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!
Zoti ynë! Ne vërtet kemi besuar, kështu pra, falna gjynahet tona dhe na shpëto nga ndëshkimi i Zjarrit!
Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe tejkalimet në punët tona dhe bëna këmbëngulës e të vendosur (në luftë) dhe na ndihmo e na jep fitore mbi popullin mosbesimtar!
Zoti ynë! Na siguro çfarë Ti na premtove me anë të të Dërguarve të Tu dhe mos na pikëllo Ditën e Ringjalljes! Vërtet Ti kurrë nuk e thyen Premtimin!
Zoti ynë! Ne gabuam e i bëmë keq dhe e humbëm veten tonë. Dhe nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri atëherë do të jemi prej të humburve!
Zoti ynë! Na dhuro durim dhe na bëj që të vdesim muslimanë!
O Zoti ynë! Më bëj mua që të plotësoj faljen e rregullt të përcaktuar, po kështu bëji edhe nga pasardhësit e mi. Zoti ynë! Dhe ma prano duanë!
O Zoti ynë! Më fal mua dhe prindërit e mi si dhe gjithë besimtarët Ditën që do të ngrihet llogaria!
Zoti ynë! Na dhuro neve nga gratë tona dhe fëmijët tanë të atillë që të jenë qetësia e syve tanë dhe na bëj prijës të muttekinëve!
Zoti ynë! Ti përfshin gjithçka në Mëshirë dhe Dije, fali pra ata që pendohen e ndjekin Udhën Tënde dhe ruaji ata nga ndëshkimi i zjarrit flakërues!
Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet që Ti je shumë Dashamirës, Mëshirëplotë!
Të nderuar agjërues!
Dhe Ai është Allahu; La ilahe il-la Huve (askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Atij). Për të është gjithë lavdërimi dhe falënderimi në të parën (në këtë botë) dhe në të fundit (në jetën e pasosur). Dhe Atij i takon Vendimi dhe tek Ai do të ktheheni (ju të gjithë).

I LUTEM ALLAHUT (2)
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Nëse dëshironi, le t’i lutemi Allahut të Lartësuar së bashku:
Allahu im! Ajo që më është dhënë mua apo ndonjërit prej krijesave të Tua nga begatitë, e tëra është vetëm nga Ti që Je i pashoq; Ty të qoftë lavdërimi dhe falënderimi!Më mjafton mua Allahu; s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zoti i Arshit të Madh!
Allahu im! Më largo mua prej mëkateve të mia siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! Zoti im! Më pastro prej gabimeve siç pastrohet këmisha e bardhë prej papastërtisë!
Allahu im! Kërkoj prej Teje të gjitha gjërat e dobishme që i di dhe që nuk i di, që janë dhuruar e do të dhurohen në të ardhmen! Zoti im! Tek ti mbështetem prej të gjitha të këqijave që i di e që nuk i di!
Allahu im! Po më le vetëm për vetëm me veten time, më ke shtyrë në dobësi, në nevojtari, në gabime e në mëkat. Unë i besoj vetëm mëshirës Tënde; m’i fal të gjitha mëkatet, sepse mëkatet vetëm Ti i fal! Ma prano pendesën, sepse Ti je që i pranon pendesat dhe je shumë mëshirues!
Allahu im! Ti je më i merituari për të t’u kujtuar emri, vetëm Ti e meriton të adhurohesh! Ti je Zoti Mëshirues e Bamirës! Për hir të bukurisë së fytyrës me të cilën janë ndriçuar dhe për hir të të gjitha të drejtave që janë të drejtat e Tua, të kërkoj falje këtë mëngjes e këtë mbrëmje e të lutem të më mbrosh nga zjarri me fuqinë Tënde!
Allahu im! Mbrohem tek Ti nga dituria që s’jep dobi, nga zemra që s’dridhet, nga nefsi që nuk ngopet, nga lutja që s’merr përgjigje!
Allahu im! Kërkoj prej Teje vendosmëri në punën time, qëndrueshmëri në rrugën e drejtë! Kërkoj të falënderoj për të mirat e Tua! Zoti im! Të lutem të me ndihmosh që të bëj punë të mira, që t’i braktis të këqijat dhe t’i dua të varfrit, të lutem të më falësh, të më mëshirosh! Lus prej Teje dashurinë Tënde, dashurinë e të dashurve të Tu dhe dashurinë e veprave që do të më ofronin te dashuria Jote!
Allahu im! Kërkoj prej Teje fillimin dhe fundin e dobive, ato më të gjërat, të parat dhe të fundit, të dallueshmet e të fshehtat si dhe gradën më të lartë të xhenetit!
Allahu im! Na ndihmo të të përmendim, të të falënderojmë dhe të të adhurojmë bukur e mirë!
Allahu im! Na e bëj fundin të mirë në të gjitha punët tona, na mbro nga turpërimi në këtë botë dhe nga ndëshkimi Yt në botën tjetër!
O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim! O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim! O Zoti im, më jep shëndet në të parit tim! S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri ‎‎(mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje!I Madhëruar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa dëshiron Ai vetë, po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (pafund) për t’i shkruar fjalët e Tij!
Allahu im! Të lutem më jep dituri të dobishme e furnizim të mirë dhe të lutem Të m’i pranosh veprat e mia!

SADAKATUL FITRI
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) e ka obliguar Sadakatul-Fitrin në Muajin e Ramazanit për robin, të lirin, mashkullin, femrën, fëmijën dhe plakun musliman, qoftë nga sa’ë hurme ose elbi. (Shënon Buhariu).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka urdhëruar të jepet Sadakatul-Fitri para se të nisen për në namaz. (Shënon Buhariu).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) e bëri obligim Sadakatul-Fitrin për pastrimin e agjëruesit nga përgojimi dhe fjalët e turpshme; me agjërimin ai (Muhammedi, lavdë­ri­mi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) e obligon t’i ushqejë të varfrit; ai që e jep Sadakatul-Fitrin para namazit pranohet e kush e jep pas namazit (të Bajramit) është sadaka (lëmoshë) e rëndomtë. (Shënon Ebu Davudi).
Vitrat obligohen të jepen para agimit të mëngjesit në ditën e Bajramit të Vitrit (Bajramit të Madh – Fitër Bajrami), kurse për atë që vdes në këtë kohë ose lind pas kësaj kohe, nuk janë obligim. Më mirë është të jepen para namazit të Bajramit.
Sadakatul-Fitri jepet për çdo person një të varfëri. Preferohet dhënia për fëmijën që është në bark për shkak se Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka vepruar ashtu.
Për sa i përket llojit të asaj që jepet për fitra, Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Këto ishin ushqimi më i shpeshtë në Medinë dhe në vendet e krahinat ku ushqimi është tjetër, atyre u takon të japin një sa’ë nga ai ushqim. Dhe nëse ushqimi nuk është nga drithërat, si qumështi, mishi dhe peshku, duhet të japin fitrat e tyre nga ushqimi që kanë në atë vend, çfarëdo lloji qoftë ai. Pra lejohet edhe dhënia miell.
Sadakatul Fitri është e drejtë e fukarasë dhe i jepet vetëm atij.
Po ashtu duhet të theksojmë se sadakatul fitri jepet në llojet e ushqimit dhe nuk jepet vlera e ushqimit në të holla edhe pse disa dijetarë këtë e kanë lejuar, por mendimi i parë është i qëndrueshëm.
Të nderuar agjërues!
Muaji i Ramazanit po përfundon, nuk ka mbetur veçse pak kohë. Ai, i cili nga ju është angazhuar në bamirësi, le të falënderojë Allahun e Lartësuar, le të kërkojë prej Tij pranim dhe shpërblim. Ai njeri, i cili ka qenë mospërfillës, le të pendohet dhe le të kërkojë falje nga Allahu i Madhëruar.
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se i Dërguari (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), duke hipur në minber, tha:
“Amin, amin, amin!” I thanë: “O i Dërguar i Allahut, duke hipur në minber të dëgjuam duke thënë: Amin, amin, amin!” Tha: “Më erdhi Xhibrili (alejhi selam) e më tha: “Cili e takon Ramazanin e nuk i falen mëkatet dhe hyn në xhehenem, e largoftë Allahu! Thuaj amin, e unë thashë amin.” (Shënon Ahmedi).
Allahu im! I kam bërë padrejtësi të madhe vetvetes, kurse askush përveç Teje nuk i fal mëkatet, më fal me falje prej Teje dhe më mëshiro, sepse Ti je Falësi dhe i Mëshirshmi!

LAMTUMIRË RAMAZAN
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Allahu i Lartësuar thotë: “Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Shems, 9-10).
Kërkesat e Kur’anit vijnë njëra pas tjetrës duke thërritur besimtarin për përqendrim në të mira, në udhëzim dhe adhurim.
“Dhe adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë ty e vërteta
(vdekja).” (Hixhr, 99).
Porosi hyjnore të drejtuara të gjithë muslimanëve, qofshin individë ose shoqëri, që të organizojnë çështjet e tyre në bazë të Islamit, që të vazhdojnë sipas metodës së fesë, që të ndalen në kufijtë e fesë, t’u përgjigjen urdhrave të fesë, të ndalen nga ndalesat në formën dhe mënyrën më të plotë. Kështu besimtarëve u realizohet lumturia e përhershme dhe përfundimi i sigurt. Allahu i Lartësuar thotë:
“Ata që thanë: Allahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen. Të tillët janë banues të xhenetit, aty do të jenë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim për veprat që bënë.” (Ahkaf, 13- 14).
“Dhe thuaj: Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i Dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat.” (Tevbe, 105).I
nderuari besimtar dhe e nderuara besimtare!
I lumtur është ai që e ka mbushur kohën duke e përmirësuar ahiretin e tij, nuk e kanë hutuar kërkesat e kësaj jete nga obligimet që ka ndaj Krijuesit të tij dhe nuk e kanë larguar dëshirat e kësaj jete nga të vërtetat e ahiretit të përhershëm.
Ti që ke shijuar ëmbëlsinë e besimit, kujdes nga shijimi i hidhësisë së mëkatit, bëhu i mirë dhe i devotshëm edhe pas Ramazanit, siç ke qenë gjatë Ramazanit.
Dije, vëllai im musliman, se ai që ka agjëruar Ramazanin e pastaj e pason me agjërimin e gjashtë ditëve të muajit Sheval, i shënohet shpërblim sikurse të kishte agjëruar tërë vitin, siç na ka treguar i Dërguari (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Është i pëlqyeshëm agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit, kurse për atë që ka ditë për të kompensuar, kompensimi ka përparësi. Tashmë po dalim nga muaji i bekuar i Ramazanit me fuqi, energji dhe vullnet të akumuluar për gjithë vitin vijues. Jemi më të bindur dhe e ndiejmë veten më të përgatitur shpirtërisht, psikikisht, moralisht të mobilizuar dhe të gatshëm për Ramazanin tjetër.
Së fundi, e lusim Allahun të na i pranojë adhurimet që kemi bërë gjatë këtij muaji; agjërimin, lutjet, faljet e namazeve, leximin e dëgjimin e Kur’anit, sadakatul fitrin dhe të gjitha veprat e tjera të mira!
O Allah! Të lutemi të na japësh udhëheqje dhe devotshmëri, falje dhe pasuri!
O Allah! Na i mbulo të metat tona e na qetëso në momentet trishtuese!
O Allah! Përmirëso gjendjen e muslimanëve dhe cakto drejtues mbi ta më të zgjedhurit të tyre!
O Allah! Pranoje lutjen tonë, Ti je Dëgjues, i Ditur. Prano pendimin tonë, Ti je Pranues i pendimit dhe Mëshirues! Na fal ne, prindërit tanë dhe të gjithë muslimanët!

ALLAHU  EKBER
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Allahu Ekber, Zoti është më i Madhi dhe vetëm për Të janë lavdërimet!
Allahu Ekber, derisa të ketë zëra për t’u ngritur për madhërimin e Tij!
Allahu Ekber, që të hapen dyer e qiejve me mëshirën e Tij në këtë mëngjes të bekuar!
Allahu Ekber, derisa të jemi në këtë botë edhe zbresin bekimet e Tij mbi ne!
Allahu Ekber, derisa të vazhdojnë zemrat e besimtarëve të jenë të bashkuara në këtë ditë të bekuar!
Allahu Ekber, përderisa të vazhdojnë të bashkëpunojnë besimtarët, të mbahen premtimet dhe të zbuten zemrat!
Allahu Ekber pa ndërprerë, lavdëruar qoftë gjithmonë i Madhi Zot, u përmendtë Emri i Tij mëngjes e mbrëmje!
Vëllezër muslimanë!
Dita e Bajramit është prej ditëve të bekuara nga i Madhi Zot. Besimtarët mblidhen në këtë mëngjes të pastër, në shpirt e në trup, falënderojnë të madhin Allah. Tani në këtë mëngjes besimtarët ngrenë duart dhe presin shpërblimin nga Zoti si pagesë për agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Urime pra për ju që kryet detyrën dhe për shpërblimin e madh që ju pret e për kënaqësinë e Zotit që fituat!
Urojmë shkuarjen tuaj në mëngjes duke thënë tekbire e duke falënderuar të Madhin Zot. Është me të vërtetë një gjë e shkëlqyeshme si shenjë e Bajramit thënia e tekbirit, me të cilin e ngrenë zërin muslimanët, në Lindje e në Perëndim. Të gjithë thërrasin Një të Adhuruar, Allahun, drejtimi i tyre është i njëjtë dhe ndjenja e kënaqësisë i mbulon të gjithë, e i drejtohen me lutje Atij, plot përvujtëri, duke shprehur se i dorëzohen me gëzim vullnetit të Tij.
“… që të plotësojnë numrin e caktuar e ta madhërojnë Zotin.”
Ky Bajram është caktuar pas kryerjes së detyrës së agjërimit. Prandaj, Zoti me Madhërinë e Tij, pas kryerjes së një detyre të shenjtë, sa edhe të vështirë, na caktoi që të festojmë, të falënderojmë të Madhin Zot që na dha vullnetin e fortë t’i bindemi urdhrit të Tij. Nga këtu fillojmë duke u falur e lutur që na e bëri mbarë këtë vepër, pastaj urojmë në xhami shokët me të cilët falemi dhe pasi të mbarojmë e të dalim nga xhamia, shkojmë e urojmë njëri-tjetrin nëpër shtëpi. Për më tepër, në këtë ditë nuk harrojmë dhe vëllezërit tanë të varfër, duke u dhuruar atyre Sadakatul Fitrin, i cili është i detyrueshëm të jepet nga kryefamiljari i çdo familje për të gjithë anëtarët e shtëpisë, sado të vegjël qofshin. Kështu e kalojmë këtë festë së bashku, të gjithë të gëzuar e të kënaqur.
Pra, çdo vepër e besimtarit, kur kryhet me sinqeritet e për hir të Zotit, shpërblehet.
Bajrami i Madh për muslimanët është një ditë gëzimi e falënderimi, që patëm sukses dhe kryem agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, është ditë mirënjohjeje.
Ta dini se Zoti juaj ua fali mëkatet.
Kjo është ditë shpërblimi.

Përmblodhi: Ulvi Fejzullahu
Redaktor gjuhësor: Arian Koçi
Titulli: “Panorama e Ramazanit

Përmbajtja
– Parathënie
– Ju ka ardhur Ramazani
– Agjëruesi lidh kontratën
– Agjërimi është obligim
– Falëndero Allahun e Lartësuar
– Mendo dhe falëndero
– Pastro shpirtin
– Të bëhemi muttekunë
– Pendimi dhe Ramazani
– Allahu e fal mëkatin
– Kur’ani dhe Ramazani
– Shtëpia e muslimanit në Ramazan
– Zemra agjëron
– Gjuha agjëron
– Syri dhe veshi agjërojnë
– O robërit e mi
– Besimtarë, përgjigjuni Allahut
– Shfrytëzo kohën
– Ne do t’ju sprovojmë
– Sprova sipas besimit
– Stolisja me moral
– Shëtitja ime në xhenet
– Nata e Kadrit
– Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) përshkruan xhenetin (1)
– Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) përshkruan xhenetin (2)
– Ëmbëlsia e imanit
– I lutem Allahut (1)
– I lutem Allahut (2)
– Sadakatul Fitri
– Lamtumirë Ramazan!
– Allahu ekber!