Njohje me llojet e leximit

0
235

Është e dobishme për kërkuesin e diturisë që të njihet me llojet e leximit dhe të zhvillojë aftësitë e tij, në mënyrë që të fitojë mjeshtëri të reja në fushën e leximit. Dhe në këtë lëmi ka shumë studime, por ne do të përmendim këtu disa çështje:

1. Së pari duhet të shikojmë llojin e librit që dëshirojmë të lexojmë, sepse jo çdo lloj libri mund të zbatohen mbi të rregullat e leximit të shpejtë. Për shembull librat e fikhut, apo të usulit, apo të shkencave të hadithit duhen lexuar me ngadalë me një lexim të thelluar, ashtu që lexuesi të ketë mundësi t’i perceptojë ato dhe t’i kuptojë mirë. Prandaj leximi në këtë rast duhet të jetë lexim për të kuptuar dhe mësuar.

2. Nëse studenti bëhet i zoti në një shkencë të caktuar, e njeh terminologjinë e saj dhe i ka përfshirë të gjitha çështjet e saj, atëherë nuk ka problem që tu hedhë një vështrim të shpejtë librave të rinj që has në atë lëmi, të njihet kësisoj me studimet e reja që bëhen në atë fushë, të shtojë njohuri të reja etj. Prandaj metodologjia e leximit është e ndryshme dhe varion nga njëri person tek tjetri, në varësi të aftësive dhe njohurive që ka secili në atë lëndë. Leximi i atij që është i specializuar në fikh i librit “El mughnij” nuk është njësoj si leximi i atij që nuk është i specializuar në fikh.

3. Librat e letërsisë, jetëshkrimeve, historisë dhe librat enciklopedik voluminozë, ky lloj librash është për tu shfletuar dhe kaluar me lexim të shpejtë. Më të shumtën e këtyre librave studiuesi i zellshëm mund t’i shfletojë dhe të marrë prej tyre shënime të vyera dhe dobi të veçanta, e në to mund të hasë edhe studime jo atje ku mendohet se mund të gjenden. Këto shënime duhen mbajtur në fletë të veçanta (siç do ta sqarojmë pas pak).

Ndërsa ai që dëshiron ta praktikojë këtë lloj leximi me disa prej librave voluminozë dhe librave bazë të diturisë nga më të rëndësishmit, siç janë: “Et temhid”, “Fet’hul Barij”, “Taxhul arus”, “Tefsirul Kurtubij”, “Eduaul bejan” etj, nuk do të fitojë prej tyre dobitë që shpresonte, sepse këta lloj librash kanë një tjetër mënyrë të lexuari.

“Nxitësi për lexim”

Përktheu: Emin Bilali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here