Muamer Zukorliç, lideri simbol i muslimanëve në Serbi, njëherësh ish-kandidat për president, vijon rregullisht të stërvitet në artet marciale, pasion që e trashëgon që nga rinia e tij.
Në një shkrim kushtuar këtij kleriku në mediat boshnjake, thuhet se ai vijon të sërvitet rregullisht edhe sot e kësaj dite, duke u ushtruar në palestrat e Beogradit 5 herë në javë. Zukorliç ka rrëfyer se që nga shkolla e mesme në Sarajevë, në vitet ’80, nisi të merrej me arte marciale. Zukorliç, i cili si klerik ofron gjithnjë qëndrime dhe episode të një natyre eklektike, mund të jetë rast i rrallë që ka dhe një performancë kaq sportive. /tesheshi.com/