Nga Redi Shehu.
Tek martesat tradicionale, bashkimi trupor përfshin koordinimin trupor me qëllimin për të përftuar një ”të mirë trupore” dhe e mira biologjike e bashkimit trupor është riprodhimi. Riprodhimi si ”e mirë trupore” është jo vetëm i tillë, por është edhe e mirë publike. Kjo e mirë publike nuk mund të sillet në hapësirën publike, veçse përmes bashkimit mes një burri dhe një gruaje, të cilët janë të vetmit që mund ta konceptojnë dhe ta formësojnë atë.
Te bashkimi i personave të të njëjtit seks, nuk mund të arrihet ”e mira trupore” si e mirë publike dhe meqë riprodhimi, fëmijët pra, janë domethënia e vetë martesës, atëherë në rastin e homoseksualëve bashkimi NUK MUND TE KONSIDEROHET MARTESE pikërisht prej paaftësisë për të sjellë ”një të mirë trupore”.
Pra, ajo që e dallon martesën tradicionale nga forma të tjera të të njëjtit seks, është aftësia riprodhuese. Partnerët homoseksualë, pavarësisht statusit të tyre, nuk mund të prodhojnë martesë sepse u mungon çfarëdolloj orientimi për të pasur fëmijë. Bashkimi i tyre nuk vuloset nga akti riprodhues.
Martesa nuk dhurohet. Martesa meritohet.