“Nënë, unë të urrej ty, të urrej!”t

0
230

Ndoshta e keni dëgjuar tregimin e një djali të vogël, i cili, në zemërim, i tha nënës së tij: “Nënë, unë të urrej ty!”

Nga frika e dënimit, vrapoi dhe doli nga shtëpia, u ngjit mbi një kodrinë aty pranë dhe bërtiti me zë të lartë: “Unë të urrej ty, unë të urrej, unë të urrej!”

Nga lugina ai e dëgjoi një jehonë e cila ia ktheu: “Unë të urrej ty, unë të urrej, unë të urreeej!”
I frikësuar, djali vrapoi për në shtëpi dhe i tha nënës sesi një djalë i keq nga lugina i thërret se e urren.

Nëna e mori për dore dhe e çoi tek e njëjta kodrinë. Ajo i tha djalit të saj të bërtiste me gjithë zërin e tij: “Unë të dua, të dua, të dua!”

Djali e dëgjoi nënën e tij, por këtë herë zbuloi se nga lugina po e thërret një djalë shumë i mirë, me fjalët: “Unë të dua, të dua, të dua!”

Jeta është jehonë, jehona e veprave tona.
Atë që e dërgojmë – ajo na vjen përsëri.
Atë që e mbjellim – atë do ta korrim.
Atë që e japim – ajo do të na kthehet.
Ajo që e shohim tek të tjerët – ajo ekziston tek ne.

Pa marrë parasysh se kush jeni apo çka bëni ju, nëse kërkoni mënyrën më të mirë për të arritur sukses në të gjitha fushat e jetës, kërkoni të mirën te çdo person dhe në çdo situatë dhe do ta përvetësoni këtë rregull të artë te jetës:

“Në jetë ju mund të arrini çdo gjë që dëshironi, nëse ju ndihmoni të tjerëve të arrijnë atë që ata dëshirojnë. Kjo vlen për ju me çkado që të merreni, edhe nëse ju jeni tregtar, nënë, baba, shitës, biznesmen, student, mekanik.”
Nëse dëshironi që tek të tjerët të gjeni ‘mirësi’ dhe ‘aftësi’, mjafton që ta kërkoni.

Autor: Zig Ziglar; Akos.ba;

Përshtati: Miftar Ajdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here