Mos u dëshpro, gjithçka do të marrë fund

0
215

Vdekja do t i vijë çdokujt: Shtypësit dhe të shtypurit, të fortit dhe të dobtit, të pasurit dhe të varfrit. Ti nuk je përjashtim në këtë dukuri natyrore, para teje kanë vdekur njerëzit e edhe pas teje do të vdesin.

Ibn Batuta tregon se diku në veri ishin varrosur një mijë mbretër, e mbi varret e tyre shkruhej: “Mbretërit, pyete dheun për ta dhe për kryetarët e tyre; të gjithë janë shndërruar në eshtra.” Pra, habia qëndron në harresën e njeriut për këtë dukuri, që është e pashmangshme rreth tij nga mëngjezi deri në mbrëmje, në harresën e tij se ai nuk është i përhershëm në këtë botë dhe se nuk mund të shpëtojë nga përballja me vdekjen. Allahu [xh.sh.] thotë: “O njerëz, ruajuni nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së Kijametit është Ilahtari e madhe” (Kur’an 22:1).

“Njerëzve iu është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të” (Kur’an 21:1).

Allahu [xh.sh.] tregon për popujt mizorë që me mizorinë e tyre u shkatërruan: “Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon pëshpëritjen e tyre?” (Kuran 19:98

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here