MUSLIMANËT QË IMITOJNË TË KRISHTERËT

MUSLIMANËT QË IMITOJNË TË KRISHTERËT

MUSLIMANËT QË IMITOJNË TË KRISHTERËT

 

fgulennursi1Transmeton Ubu Said El-Hudriu se i Derguari i Allahut (Sbuhanehu ve Teala) na e ka terhequr vemendjen qe te mos i imitojme Ehli Kitabet (Cifutet dhe te Krishteret) duke thene: “Do te pasoni traditat e atyre qe kane qene para jush pellembe pas pellembe, llere pas llere, sa qe po te hynin ata ne vrime te hardhuces, do t’i pasonit”. I thame: kush jane ata Cifutet dhe te Krishteret? –Tha: “Kush tjeter perpos tyre?”. (Buhariu dhe Muslimi).

Meqe te krishteret ne ditet tona jane me ndikues do te mundohemi te bejme disa krahasime ndermjet tyre dhe cemteve apo tarikateve.

Pretendimi se Refuzojne Shirkun (te berit shok Allahut).

Sipas te krishtereve shirku eshte mekati me i madh. “Shirku ndalohet qe ne urdhrat e para dhe themelore te tyre. Te besosh zota te tjere perveç nje Zoti dhe ti adhurosh ata eshte e ndaluar. Gjithashtu feja e tyre e ndalon adhurimin statujave. Ne Bibel thuhet: “Degjoni o Hebrej, Zoti jone eshte tek dhe i vetem”. (Bibla sipas Markut 12/29).

Jezusi ka thene: “Adhuro vetem Zotin tend te vetem, dhe vetem Atij beju rob”. (Bibla sipas Lukasit 4/5-8).

Megjithese ne Bibel urdherohet per adhurimin e nje Zoti te vetem, te krishteret pas kater shekujsh filluan te besojne Ndermjetesues ndermjet tyre dhe Zotit. Parimet baze te Besimit te krishtere te dalura nga Keshilli i Iznikut ne vitin 325 u deformuan, aq sa te krishteret me pas filluan te besojne si parime kryesore te fese se Jezusi eshte bir i Zotit, nuk eshte i krijuar por eshte me prejardhje nga vete Zoti.

Por te krishteret qe te mos quhen mushrike (qe i kane bere shok Allahut), filluan ta mashtrojne veten e tyre duke thene se Babai (Zoti) i Plotfuqishem, i biri (Jezusi) dhe Shpirti i shenjte jane Nje Zot i Vetem.

Megjithate ata e dine shume mire se kete parim nuk ka matematike apo logjike ne bote qe ta marre si te vertete. Sepse ata vete pohojne se: “Porsonat qe perbejne Zotin jane te ndryshem. I biri nuk eshte Babai, as Babai nuk eshte Bir dhe gjithashtu Shpirti i Shenjte nuk eshte as Babai as i Biri. Qe ne baze jane te ndryshem nga njeri-tjetri.

Allahu (Sbuhanehu ve Teala) ne Kur’anin Famelarte thote: “Bene kufer (mohuan te verteten) ata qe thane: “Allahu eshte ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vete Mesihu (Isai) tha: “O bijte e Izraelit, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qe i pershkruan Zotit shok, Allahu i ka ndaluar (ia ka bere haram) atij xhennetin dhe vendi i tij eshte zjarri. Per mizoret nuk ka ndihmes”.

Themeluesi i Sektit: Said Nursi
Themeluesi i Sektit: Said Nursi

“Gjithashtu bene kufer ata qe thane: “Allahu eshte i treti i te treve”. S’ka ne gjithesi tjeter perveç nje Allahu, e nese nuk heqin dore nga ajo qe thane (tre zotera), do t’i kape denimi i dhembshem, ata qe nuk besuan prej tyre”.

Edhe sipas xhemateve dhe tarikateve te muslimaneve shirku eshte mekati me i madh. Sepse Allahu (subhanehu ve Teala) ka thene ne Kur’an: “S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mekatin) ti pershkruhet Atij shok(idhujtarine), e perveç ketij (mekati) i fal kujt do. Kush i pershkruan Allahut shok, ai ka trilluar nje mekat te madh”.

Ne ç’do faqe te Kur’anit Famelarte zene vend Ajete ne lidhje me shirkun. Mirepo ne librat e muslimaneve qe flasin per Besimin Islam shohim se nuk i eshte dhene rendesia e duhur ketyre Ajeteve. Aq sa ne disa raste keto Ajete jane anashkaluar. Dhe si pasoje e kesaj tarikatet dhe xhematet e kane lene rrugen e tyre ne lidheje me shirkun dhe kane imituar te krishteret.

Hyjnizimi i Pejgamberit (a.s.)

Shejtani i tha Allahut: “…“Pershkak se me humbe mua, une do t’u ulem atyre (do t’u bej pengese) ne rrugen Tende te drejte, madje, do t’u sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicen e tyre nuk do t’i gjeshe falenderues (adhurues)”.

Shejtani perpiqet qe ti pengoje ata qe jane ne rruge te drejte. Ta shohesh Pejgamberin si mbinjerezore ta ngreshe ate ne pozite me shume seç duhet eshte nje nga kurthet kryesore te tij. Per kete çeshtje ai ka mbeshtetes te vete shejtane nga njerezit. Gjithmone njerezit kane refuzuar t’i quajne Pejgamberet ne te njenjten shkalle me njerezit, dhe si shkak ata gjithmone kane kerkuar qe t’i shenjterojne ata. Ndersa Allahu(subhanehu ve Teala) thote: “Dhe asgje nuk i ndaloi njerezit nga te besuarit, kur atyre u erdhi udhezimi, perveç asaj qe thane: “A ka sjelle Allahu nje njeri si te derguar (te Vet)?” Thuaju: “Sikur te kishte ne toke meleke qe te shetitnin ne paqe e siguri, atehere sigurisht qe Ne do te kishim zbritur nga qielli te Derguar”.

Edhe mekasit nuk mund t’a mendonin se Allahu (Subhanehu ve Teala) dergon te Derguar te Tij nga mesi i njerezve si vet ata. Ne lidhje me kete ata thane: “… “Ç’eshte me kete te Derguar i cili ha ushqim dhe ecen neper tregje (si edhe ne)? Perse te mos jete derguar nje Melek se bashku me te, e te jete qortues?”

Shume njerez ne ditet tona ngelin te hutuar perballe ketij Ajeti: “Thuaj (o Muhammed a.s. njerezimit) une jam vetem nje njreri si edhe ju (por) mua me eshte frymezuar dhe me eshte shpallur se i adhuruari juaj eshte Nje i Adhuruar i Vetem Allahu…”. Shkaku i habitjes se ketyre njrezve perballe ketij Ajeti eshte se keta njerez e mendojne Pejgamberin a.s. si krijese mbinjerezore.

Te krishteret Isain a.s. e bene Zot, siç e cekem edhe me pare. Pershembull sipas katolikeve sikur te mos ishte Isai (Jezusi) a.s. nuk do te ishte krijuar universi. Ata pretendojne se gjithça qe eshte ne qiell, ne toke, qe duket dhe qe nuk duket çdo gje eshte krijuar per ate.

Ky besim i gabur eshte pervetesuar edhe nga disa muslimane. Sipas nje Hadithi te trilluar qe populli e ka marre ate si te vertete, Allahu (Subhanehu ve Teala) per Pejgamberin a.s. ka thene: “Po te mos ishe ti (o Muhammed) nuk do t’a krijoja gjithesine”. Sipas disa tarikateve dhe xhemateve Pejgamberi a.s. eshte fillimi i ekzistences. Atehere kur nuk ekzistonte dikush tjeter perveç Allahut (Subhanehu ve Teala), ne fillim ka ekzistuar edhe Nuri (Drita) e Muhammedit a.s. (Hakikatu’l-Muhammedijje) dhe pastaj ç’do gje eshte krijuar nga ai. Ky nur (drite) eshte i perhershem dhe i pa vdekshem keshtu qe per Pejgamberin a.s. nuk thuhet se “Vdiq”. (Hakikatu’l-Muhammedijje) eshte burimi nga i cili e kane marre dijen e tyre te gjithe Pejgamberet dhe Eulijate. Dhe ky (Hakikatu’l-Muhammedijje) eshte ndermjetesi qe e percjelle Fejzin nga Allahu tek njerezit e tjere.

Udheheqesi i sotem: Fethullah Gulen
Udheheqesi i sotem: Fethullah Gulen

Sipas te krishtereve “Mesihu Isa, eshte Zot i Vertete dhe nje njeri i i veretete. Per kete arsye ai eshte ndermjtesi i vetem ndermjet Allahut dhe njrezve”.

Edhe sipas disa tarikateve Allahu dhe Hakikatu’l-Muhammedijje jane dy pjesat (anet) e nje te vertete te vetme. Siç e shohim tek nje poezi te tyren:

Ahad eshte Ahmeti, ndryshimi eshte nje mim

Dhe e gjithe Bota eshte ne ate mim

Ahad (qe ne shqip perkthehet nje i vetem dhe qe eshte njeri nga Emrat e Bukur te Allahut (Subhanehu ve Teala)), pra, domethene Allah.

Ahmed eshte njeri nga emrat e Muhammedit a.s. qe kalon ne Kur’an. Sipas poezise qe thote “Ahad eshte Ahmedi” domethene “Allahu eshte Ahmedi” pra “Allahu eshte Muhammedi”, duke pasur parasysh se Ahmed eshte emri i Pejgamberit a.s. dhe Ahad eshte emer i Allahut (subhanehu ve Teala). Nga kjo poezi kuptojme se ndryshimi midis fjales أحد (Ahad, pra Nje qe eshte Allahu), me fjalen أحمد (Ahmed qe eshte pra nje nga emrat e Muhammedit qe permendet ne Kur’an), eshte vetem germa م (mim) Allahu xh.sh. na ruajte dhe ne kete germe eshte e gjithe Bota, sipas atyre. Kjo nuk ka asnje baze ne Islamin e paster. Allahu (Subhanehu ve Teala) assesi nuk kerkon prej nesh qe ta teprojme ne lavderimin e Pejgamberit a.s. Allahu (Subhanehu ve Teala) thote:

“Muhammedi nuk eshte tjeter vetem se nje i Derguar. Edhe para tij pati te Derguar”.

“Thuaj (o Muhammed): “Une jam veten nje njeri sikurse edhe ju, mua me shpallet se Zoti juaj eshte Nje Zot i Vetem, pra drjetohuni Atij dhe kerkoni falje nga Ai. Per idhujtaret ka mjerim te madh.”

“Thuaj (o Muhammed): “Une nuk kam ne dore t’ju largoj demin, as t’ju sjell dobi”.

“Thuaj: “Eshte e vertete se mua nuk me mbron askush prej (denimit te) Allahut dhe perveç Tij, une nuk gjej mbeshtetje”.

“(Nuk kam ne dore tjeter), perveç njoftimin (te se vertetes) prej Allahut dhe Mesazheve te Tij (te besimit dhe rruges islame) dhe kushdo qe kundershton Allahun dhe te Derguarin e Tij, atehere vertete per te eshte Zjarri Xhehennemit per te banuar ne te pergjithmone”.

 

Shenjterimi i Prijesve Fetare

 

Ithtaret e secilit xhemat apo tarikat per te rritur ndikimin e tyre ne popull cdonjeri prej tyre e ka veshur me cilesi mbi natyrore hoxhen themelues te tarikatit apo qe ata pretendojne se eshte themelues. Ne lidhje me kete mund te marrim si shembull Said Nursiun. Sipas Risaletun-Nurit Said Nursiu “dijen perfshire ketu edhe shkencat natyrore esencialisht, qe normalisht nevojiten te mesohet ne nje kohe prej njezet viteve, i ka mesuar ne tre muaj. Dhe cdo pyetjeje qe iu behej i kthente pergjigje direkt dhe saktesisht”. Kete veti e kishte sepse “i kishte kerkuar Pejgamberit a.s. ne enderr qe ta mesonte, edhe Pejgamberi a.s. duke i vene si kusht qe te mos i pyese pyetje asnjerit nga njerezit i ka premtuar se do t’ia mesoje Shkencen e Kur’anit. Edhe keshtu qe i vogel eshte njohur si dijetari i kohes, nuk i ka bere kujt pyetje dhe cdo pyetjeje qe i ka bere i ka dhene pergjigjen me pa tjeter.

Nje pretendim te tille e gjejme edhe te Shiat qe i thone keto fjale per Imamet qe vijne me prejardhje nga Aliu r.a. Shiat thone: “…asnje nga Imamet nuk ka shkuar te ndonje mesues dhe as qe ka marre mesim prej ndonje mesuesi. …asnjeri nuk ka marre mesim nga ndonje hoxhe dhe nuk ka shkuar neper Mektebe e Medrese. Megjithate atyre po t’iu drejtohej ndonje pyetje ata (Imamet) i jepnin menjehere pergjigjen me te sakte. Ashtu sic nuk ka ndodhur qe te dale nga goja atyre fjala “nuk e di” po ashtu nuk ka ndodhur ndonjehre qe t’a vonojne pergjigjen. Dhe kjo ndodh sepse ata kane lidhje me Pejgamberin a.s. ose me Imamin paraardhes.

Lexues i nderuar eshte mese e qarte se nje njeri nuk ka mundesi te zoteroje keta cilesi, sepse keto cilesi nuk gjenden as te Pejgamberet. Ne e dime shume mire qe Muhammedi a.s. shume here kur e kane pyetur ka heshtur ne dhenien e pergjigjes derisa Allahu (Subhanehu ve Teala) ia ka treguar me ane te shpalljes. Allahu (Subhanehu ve Teala) thote:

“Thuaj (o Muhammed): “Une jam vetem njeri sikurse edhe ju, mua me shpallet se Zoti juaj eshte Nje Zot. E kush e shpreson takimin me Zotin e vet, le te beje veper te mire, e ne adhurimin e Zotit te tij te mos e perzieje askend”.

“Thuaj (o Muhammed): “Une nuk kam ne dore qe t’ju largoj demin, as t’ju sjell dobi”.

“Thuaj: “Eshte e vertete se mua nuk me mbron kush prej (demit te) Allahut dhe pervec Tij, une une nuk gjej mbeshtetje”.

“(Nuka kam ne dore tjeter), pervec kumtimit prej Allahut dhe pervec Shpalljeve te Tij. Kush e kundershton Allahun dhe te derguarin e Tij, i tij eshte zjarri i xhennemit, aty do te jete pergjithmone”.

Said Nursiu neper veprat e tij (Emirdag lehikasi, c.II, s. 1 1768), duke e tepruar pretendon se ka marre mesim nga njerez qe ai assesi nuk i ka takuar dhe as qe ka patur mundesi te takohet sic eshte Imam Rabbani, Abdul Kader Gejlani, Imam Gazali, Zejnelabidin. Gjithashtu pretendon se ka marre tridhjete vejet rresht mesim nga Imam Husejni dhe Aliu r.a. dhe ka pasur lidhje shpirterore me ta.

Eshte me se e qarte se keto pretendime ne lidhje me Said Nursiun nuk kane asnje lidhje me te verteten. Sepse ai vete me doren e tij ka shkruar se pasi ka plotesuar mesimin fillor ka marre mesim nga Shejh Muhammed Celali. Me pas eshte zhvendosur ne Van per 15 vjet me rradhe.

Sipas informacioneve te dhena ne Tarihce-i Hayat (ku flitet per jeten e Said Nursiut) thuhet se: “Ne fillim eshte marre me Sarf dhe Nahv, ka arritur deri te Idh’hari. Pastaj ka shkuar te Shejh Muhammed Celali dhe atje ka studjuar te gjithe librat ne cfare do lemi qofshin, ndersa dyzet libra ne lidhje me fene i mesoi permendesh. Gjethashtu ka marre mesim edhe nga te tjere si: Sejjid Nur Mehmedi, Shejh Abdurrahman Tagiu, Shejh Fehimi, Shejh Mehmed Kufreviu, Shejh Emin Efendiu, Molla Fet’hullahu dhe Shejh Fet’hullahu.

Me kete hidhen poshte te gjitha pretendimet (gënjeshtrat) se Saidi e ka mesuar dijen per tre muaj, i ka dhene pergjigje te gjitha pyetjeve apo se ju kane dhene keto ne enderr nga Pejgamberi a.s. Keto pretendime nuk jane gje tjeter vetem se perpjekje qe behen per te shenjteruar njerezit.

Vete Said Nursiu eshte nga te paret qe kane bere keto perpjekje per te shenjteruar njerezit. Megjthese ishte ne moshen rreth shtatedhjete vjec ia ka arritur te shqiptoje keto fjale nga goja e vet: “Isha katermbedhjete vjec. Ne ate kohe ne vend te diplomes, hoxha te jepte nje çallme dhe nje xhybbe, por hoxha mua nuk mund te m’i jepte, per disa arsye. Nuk mund te ma pershtaste mua nje veshje qe e vishnin hoxhallaret e medhej per vet faktin se isha i vogel. Nga ana tjeter hoxhallaret mua ose me kishin kundershtare, ose kur ishin para meje nuk mund te flisnin fare, pra nuk e shikonin veten si hoxhe para meje. Nuk pat dalur njeri qe ta quante veten hoxhe para meje (ne prezencen time). Kete te drejte (te veshjes se callmes dhe xhybbes) e perdora pas pesedhejte e gjashte vitesh. Mevlana Dhulxhenahejn Halid Zijaeddini i cili ka vdekur para njeqind vjetesh me dergoi mua callmen dhe xhybben te cilat po i perdor tani. Kete emanet te bekuar (callmen dhe xhybben) e mora nga dora e nje zonje te nderuar, nxenese e Risaletun-Nurit dhe moter e jona ne Ahiret me emrin Asije”.

Said Nursiu le te vazhdoje te pretendoje se qe ne moshe te vogel ka qene dijetare qe nuk i dilte kush perpara. Nderkohe qe ne jeten e tij ne Tarihce-i Hayat thuhet se dija e tij ka qene si dije Synuhati. Synuhat quhen gjerat qe i vine ne mendje apo ne kujtese nje njeriu dhe nese do t’a quanim kete lloje dije te vertete, atehere nuk ngelet gje tjeter qe te mos quhet dije.

Hyjnizimi i Prijesve Fetare

Shejtani dhe bashkepunetoret e tij, pasi arriten te hyjnizojne Pejgamberin a.s. iu perveshen punes per te hyjnizuar edhe prinjesit e medhej fetare. Dhe rruga me e thjeshte per te bere kete eshte thenia se ata jane perfaqesuesit e Pejganberit a.s. Kete ne fillim e bene te krishteret dhe me pas i imituan qorrazi disa nga muslimanet.

Sipas Katolikeve kisha perfaqeson Isain a.s. Kisha eshte nga organet hijerarkike dhe qe formohet nga trupi mistik i Mesihut. Kisha eshte e ndertuar nga dy elemente te ndryshen, ai njerezor dhe ai hyjnor. Kisha eshte ndermjetesja qe lidh njerezimin me Zotin. Papa ka nje ndikim te plote dhe te madh mbi kishen. Papa eshte nje autoritet i pagabueshem.

Edhe neper tarikate dhe xhemate te ndryshem kemi te bejme me konceptin e Njeriut te Plote (Insanul-Kamil). Sipas tyre ky njeri perfaqeson Hakikatul-Muhammedijjen (drita e udhezimit e Muhammedit a.s.), dhe eshte i polte si nga ana materiale edhe nga ana shpirterore. Cdo tarikat beson se shejhu i tij eshte Insanul-Kamil, pra njeri i plote si nga ana shpirterore (fetare) ashtu edhe materiale. Dhe ngaqe keto grada si nga ana materiale ashtu edhe shpirterore gjenden vetem te Allahu, ata besojne se shejhu eshte gjendja e shkrire e Allahut (Subhanehu ve Teala) ne mish dhe ne kocka. Porse lexues i nderuar eshte e qarte se Allahu (Subhanehu ve Teala) nuk ka te beje me keto marrezira.

Marrja e Fjales se Njeriut si Fjale te Allahut

Inxhili eshte Liber te cilin Allahu (Subhanehu ve Teala) ia dha Isait a.s. Allahu (Subhanehu ve Teala) ne Kur’an thote: (E zbritem) Qe ithtaret e Inxhilit te gjykojne sipas asaj qe Allahu e zbriti ne te. E kush nuk gjykon sipas asaj qe Allahu e zbriti, te tillet jane mekatare te dale jasht rruges se Zotit.” Ama ne realitet Inxhilit te cilin ata e posedojne tashme i eshte perzier fajala e njeriut. Nje pjese e madhe e tij eshte shkruar nga Pauli i cili nuk e ka pare Isain a.s., nga nxenesit dhe nga njerez anonime qe nuk dihet asgje rreth tyre. Sipas Katolikeve Inxhilet jane totalisht te shenjte dhe jane ne perputhje me ligjet e kishes. Ngaqe jane shkruajtur nga shpallja e Shpirtit te Shenjte, shkruajtesi i tyre eshte Allahu. Allahu vazhdon te flase me kishen. Kisha eshte zeri i gjalle i Inxhilit.

Ndersa Kur’ani eshte libri i fundit te cilin Allahu (Subhanehu ve Teala) ia zbriti Muhammedit alejhisselam. Atij nuk i eshte perzier fjale njeriu. Sepse vete Allahu (Subhanehu ve Teala) e mori persiper ta ruaje ate. Allahu (Subhanehu ve Teala) thote: “Ne me madherine Tone e shpallem Kur’anin dhe ne gjithsesi jemi mbrojtes te tij.”

Meqe do te ishte e pa mundur qe t’i shtoje dicka nje Libri i cili gjendet ne memoriet e miliona muslimaneve dhe ne kopje te panumerta, ata te cilet duan ta marrin fene sipas qejfeve te tyre jane perpjekur qe kete Liber ta nxjerrin jashte jetes se perditshme dhe ne vend te tij te sjellin libra te tjere, dhe kete kane mundur ta bejne brenda per brenda xhemateve te tyre. Pershembull sipas Nurxhinjve Risaletun-Nuri eshte tefsiri mi i mire dhe me i shenjte i Kur’anit ne kete shekull. Te vertetat qe ky tefsire na i sjelle, jane te zbritura nga qielli dhe i perkasin Kur’anit. Sa kohe qe lexohet Kur’ani edhe ai do te lexohet.

Said Nursiu thote: “Ne po na zbresin te vertetat e Kur’anit bashke me Risaletun-Nurin!! …Ashtu si zbriti Kur’ani me ane te shpalljes ne kohen e Pejgamberit a.s., ashtu zbresin nga vendi i tyre ne arsh edhe te fshehtat e te vertetes se Kur’anit dhe argumentet e prere te te vertetes me ane te ilhamit (frymezimit), ne cdo shekull”.

Pra Risaletun-Nuri, ka zbritur nga vendi qe ka zbritur Kur’ani me ane te shpalljes dhe i ka sjelle Said Nursiut te vertetat sekrete te Kur’anit. Sipas Nurxhinjve ai nuk ka ndje ndonje veshtiresi per te marre dije, apo qe te shkoje ne mesim, por vetvetiu eshte ndricuar me dije duke e mesuar ate.

Te thuash keto fjale do te thote te kesh ndonje pretendim per pejgamberllek. Ndersa persa i perket asaj qe thote Said Nursiu se i kane zbritur sekretet qe nuk jane qartesuar ne Kur’an, nuk na jep te kuptojme gje tjeter vetem se libri i tij qenka me i rendesishem se Kur’ani.

Allahu (Subhanehu ve Teala) thote: “O ti i derguar! Komunikoje ate qe t’u zbrit prej Zotit tend, e nese nuk e ben, atehere nuk e ke kryer detyren.”

Po t’iu ishin treguar Pejgamberit a.s. ato qe pretendon Said Nursiu sekrete ai pa tjeter do te na i kishte transmetuar. Sekretet qe thote mund t’i jene treguar vetem atij ndoshta.

Pretendimi se Risaletun-Nuri ka ardhur nga vendi prej nga ka ardhur edhe Kur’ani eshte perseritur disa here. Nje nga ato eshte:

“Risaletun-Nuri nuk eshte citim i marre as nga kulturat dhe dijet e lindjes, as nga filozofia dhe shkencat e perendimit. Ajo eshte marre nga Arshi nga i cili eshte marre edhe Kur’ani. Arsh i cili ndodhet mbi lindjen dhe perendimin.”

Said Nursi duke e tepruar me tej vazhdon e thote: “Risaletun-Nuri e cila perbehet nga tridhjete e tre Fjale (Söz), tridhjete e tre Letra (Mektub) dhe nga tridhjete e nje Lem’a, jane ajetet (argumentet) e ajeteve te Kur’anit ne kete kohe. Pra tregueset e te te vertetave te Kur’anit. Argument i prere qe verteton vertetesine e Kur’anit. Jane dokumente te fuqishme te ajeteve qe kane te bejne me besimin ne Kur’an”.

Do me thene ashtu si Kur’ani eshte Liber qe verteton Teuratin dhe Inxhilin, ashtu edhe Risaletun-Nuri eshte liber qe verteton Kur’anin sipas Said Nursiut. Per kete ajetet e Risaletun-Nurit jane bere argument i Ajeteve te Kur’anit.

Said Nursiu per te mos qene i vetem thote se edhe Aliut r.a. i ka zbritur nje liber me emrin Sikine ne te cilin gjendeshin te gjitha sekretet ne te kaluaren dhe te ardhmen dhe se ne kete liber behet me shenje edhe per Risaletun-Nurin.

“Xhebraili a.s. i hodhi Aliut r.a. i cili ishte prane Pejgamberit a.s. nje flete qe quhej Sekine ne te cilen ishte shkruar Ismul-A’dham. Aliu r.a. thote: “E pashe Xhebrailin a.s. vetem si brez (Kushak) qiellore. Ia degjova zerin, ia mora fleten dhe keto emra i gjeta brenda”. Kur flet per Ismul-A’dhamin pasi tregon disa ngjarje thote: “Na u deshmuan (treguan) ne dije dhe sekrete te rendesishme qe nga fillimi i botes e deri ne kijamet”. Koshdo le te pyese c’fare te doje, ai qe dyshon ne fjalen tone eshte i poshter”.

Nje flete e tille qe merr ne brendesine e saj te gjithe dijen dhe sekretet e rendesishme nga fillimi i botes deri ne kijamet. Nje gje e tille nuk mund te jete flete por nje liber shume i madh. Te pranosh se Xhebraili a.s. i ka dhene Aliut r.a. nje liber te tille do te thote qe ta quash Pejgamber. Meqenese eshte e prere se Pejgamberi a.s. nuk e dinte se c’fare shkruante ne liber, Aliu r.a. ne kete rast vjen ne pozite me te larte se Pejgamberi a.s.

Allahu (Subhanehu ve Teala) kundrejt ketyre pretendimeve thote: “Mjere ata te cilet e shkruajne librin me duar e tyre, e pastaj thone: “Ky eshte prej Allahut!”, per te arritur me te nje fitim te pakte, pra eshte shkaterrim i madh per ta ajo cka fitojne”.

Per t’u marre Risaletun-Nuri si e shenjte Said Nursiu ka thene cka i ka ardhur ne koke: Sozleret pa dyshim jane nuri i ndritshem i Kur’anit. Megjithese nuk mungojne pjese qe duhen shpjeguar, jane pa te meta e mangesi”. “Risaletun-Nur ne kete kohe eshte nje Urvetul-Vuthka. Domethene eshte e sakte dhe nje Hablull-llah (Litar i Allahut) qe nuk keputet. Ai qe ia zgjat doren dhe kapet pas saj shpeton”.

Urvetul-Vuthka dhe Hablull-llah jane te vecanta qe i perkasin Kur’anit. Le te shohim se c’fare thote Allahu (Subhanehu ve Teala) ne Kur’an ne lidhje me kete:

“Nuk ka dhune ne fe. Eshte sqaruar e verteta nga o kota. E kush nuk i beson te pavertetat dhe i beson Allahut, ai eshte kapur per lidhjen me te forte (Urvetul-Vuthka), e cila nuk ka keputje. Allahu eshte Degjues i Dijshem”.

“Dhe kapuni qe te gjithe ju per Litarin (fene dhe Kur’anin) e Allahut (Hablull-llah)”.

Gjithashtu Saidi vazhdon t’a cilesoje Risaletun-Nurin edhe me keto cilesi: “Risaletun-Nuri eshte sheriat, dua, hikmet, ibadet, urdher dhe thirrje, dhiker, fiker (mendim), hakikat, tasavvuf, logjike, shkence kelami, shkence teologjie, art, belagat dhe liber argumentues i njesimit. Ajo i mund kundershtaret dhe ia mbyll gojen atyre”.

Ne Risaletun-Nur ka shume perseritje te te njejtes gje. Said Nursiu duke bere te ditur se kjo ndodh edhe me Kur’an, thote: “Hikmeti i perseritje (se Ajeteve) ne Kur’an, ndodh edhe ne Risaletun-Nur. Keshtu qe, nga qe Kur’ani nuk mund te lexohet i gjithe per nje kohe te shkurter cdo Sure kalon ne hukmin e Kur’anit dhe disa pjese sic jane pjeset ku flitet per Kijametin, Teuhidin dhe Musain perseriten disa here. Ne te njenjten kohe edhe mua me jane perseritur hollesirat ne lidhje me besimin dhe me argumentet e tij ne disa vende ne Risale. U cuditja pse te me jene shkruajtur ne menyre te perseritshme. Pastaj e kuptova ne menyre te prere se; njerezit ne kete kohe megjithese ia kane nevojen Risales nuk mund ta lexojne te gjithe, por lexon aq sa ka nevoje nga ndonje Risale e vogel.

Perkthyer nga Turqishtja: T.SH