MËSHIRA E ALLAHUT (AZZE WE XHEL)

0
223

Secili nga njerëzit do ta takoj Zotin e Madhëruar ditën e Gjykimit dhe Allahu xh.sh. do t’i thotë njeriut:

“Robi im, a nuk të bëra me parë dhe dëgjuar?
A nuk të dhashë fëmijë dhe pasuri?
Çfarë ke përgatitur?

Njeriu do të shikoj rreth vetes, ndërsa para vetit do të sheh zjarrin. Allahu i Madhërishëm do të thotë:

“Robi Im, kush është ai që të bëri të pavarur prej Meje, dhe të nxiti dhe udhëzoi te tjetër kush përveç Meje?

Unë tu afrova dhe ti ike nga Unë. Robi Im, Unë të dhashë dynjanë, e ajo të mashtroi dhe hutoi e largoi nga Unë dhe i dha përparësi mbi Mua dhe e nënvlerësove mëshirën Time.

A kështu bëjnë ata të cilëve u tregohet mirësia?

Kush ishte ai i cili të mbuloi (fshehu), të ruajti dhe të mbrojti?

Robi Im, ke bërë këtë e këtë, në këtë kohë e në këtë vend, dhe nuk e ke ditur se Unë të shikoj?

A më ke çmuar më pak të rëndësishëm se tjerët që të kanë parë?

A nuk je frikësuar nga dënimi Im, a nuk je turpëruar nga melekët e Mi, a nuk je frikësuar nga dënimi i rëndë që të pret?

Dhe Allahu do të vazhdoi duke e kritikuar më tej, ndërsa njeriu do të shkrihet nga turpi dhe frika dhe do të thotë: “O Zoti im, vërtetë zjarri është më i lehtë se turpi prej Teje!”

Pastaj, Allahu i Madhërishëm do të thotë: “Hyr në zjarr!” Njeriu do të niset nga zjarri , por do të kthej kokën duke thënë: “O Zoti im, nuk kam bërë mëkate për shkak se të kam nënçmuar të drejtën Tënde, por kam menduar se mëshira Jote është e pafund dhe se kjo që kam bërë nuk ndikon në mirësinë Tënde”.

Allahu xh.sh. do të thotë: “Të vërtetën e thua, mos e humb asnjëherë shpresën në mëshirën Time.

Betohem në Madhërinë Time, sot Unë po të falë, o melek, futne në Xhennet!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here