SA I BUKUR QË JE O MUHAMMED Alejhi Selam

0
181

Në ditët e para të Islamit, në një natë të kthjellët Pejgamberi a.s. dhe Ebu Bekri r.a. kishin dalë të ecin në shkretëtirë. Drita e hënës kishte rënë në fytyrë të Pejgamberit a.s. dhe ishte shfaq një bukuri e pashoq. Ebu Bekri duke e shikuar këtë dritë filloi të belbëzojë: “Sa i bukur që je o Muhammed”. Pejgamberi a.s. i tha: “Ke të drejtë”.

Këtë ngjarje e dëgjon Ebu Xhehli dhe një ditë tjetër del para Pejgamberit a.s. dhe i thotë: “Sa i shëmtuar që je o Muhammed”. Pejgamberi a.s. edhe atij, për çudi, i tha: “Ke të drejtë”.
Atëherë Ebu Bekri i drejtohet Pejgamberit a.s.: “O i Dërguari i Allahut unë thashë se jeni i bukur, ju u përgjigjët se kam të drejtë. Ebu Xhelhli ju tha se jeni i shëmtuar, ju edhe atij i thatë se ka të drejtë! Si mundet kjo?” Pejgamberi a.s. i përgjigjet: “O Ebu Bekër, unë jam një pasqyrë. Kur dikush më shikon mua, tek unë ai e sheh veten e tij. Ti je i bukur dhe e pe bukurinë. Kurse, Ebu Xhehli është i shëmtuar dhe e pa shëmtinë. Kështu pra, ju të dy e thatë të vërtetën”.

Vërtetë kjo ngjarje tregon për univerzalitetin dhe karakterin e lartë të Muhammedit a.s. Kushdo që atë e shikon, pavarësisht prizmit, ai ka parë në fakt vetveten e tij. Nëse ne shikojmë në personalitetin e tij bukurinë, drejtësinë, dëlirësinë, modestinë, hyzmetin, madhështinë, etj., ne kemi parë të gjitha këto në qenësinë tonë.
Në të kundërtën, ne do të shohim shëmtinë dhe devijimin tonë! Zot, na bën prej atyre që tek Muhammedi a.s., shohin bukurinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here