Mbytja pa të drejtë e njeriut sipas Islamit !!

0
325

Si e trajton feja jonë e pastër këtë fenomen, a thërret në terror apo paqe? Lexoje vet.
Prej mëkateve të mëdha është vrasja e tjetrit pa të drejtë.
Në radhë të parë futet mbytja e muslimanit e pastaj edhe e jomuslimanit.1623694_655336637884044_6010095224742595524_n
Allahu thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh” (S. Nisa: 93) ky ajet flet për mbytjen e muslimanit. Kurse për mbytjen e muslimanit apo edhe jo muslimanit padrejtësisht flet Fjala e Zotit: “kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve” (S. Maide: 32)
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Mbytja e një muslimani tek Zoti është më e madhe se zhdukja e dunjasë” (Nesaiu. Senedi e tij dijetarët e konsiderojnë të mirë. Nasbu rraje, 4/326)
“Kush e mbytë “muahidin” nuk do ta ndiej erën e Xhenetit. Era e të cilit nuhatet dyzet vite larg” (Buhariu, Nesaiu…) “Muahid” quhet jomuslimani i cili jeton i lirë në shtetin Islam duke paguar tatimin-xhizjen.
Islami shpesh është keqkuptuar apo dikush ka nxitur në keqkuptim të tij duke e cilësuar si të dhunshëm, të egër, vrasës, etj. broçkulla që në fakt shpifësit mund t`i kenë në vete por assesi Islami. Islami vrasjen e një njeriu të pafajshëm e krahason në mëkat sikur vrasjen e tërë botës dhe të kundërtën shpëtimin e një jete që e meriton të jetojë e krahason në shpërblim me shpëtimin e tërë botës. Por a ka mendje të ndritura që logjikojnë këto ajete kuranore.

”..Kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit…” [ Kur’an, Maide : 32 ].

Shkroi: Hoxhe Lulzim Susuri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here