Shpenzoni shumë kohë në telefonin tuaj? Ja si ndien fëmijët tuaj për këtë

0
828
Sad boy

Këto shifra që do sjellim na tregojnë se si telefonat ndikojn në marrëdhëniet njerëzore

Një studim global zbuloi që fëmijët ndjehen të parëndësishëm kur prindërit e tyre kalojnë shumë kohë në telefonat e tyre celular.

Anketa është bërë nga kompania Teknologjike AVG dhe janë përgjigjur më shumë se 6.000 fëmijë të moshës 8 deri 13-vjeç nga Brazili, Australia, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Republika Çeke dhe Shtetet e Bashkuara.

Sad boy
Sad boy

Rezultatet tregojnë se 52{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e fëmijëve mendojnë se prindërit e tyre kalojnë shumë kohë në telefonat e tyre celular. Për krahasim, 54{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e prindërve pranuan mendimin e fëmijëve të tyre dhe u ndjehen të shqetësuar se po japin një shembull të keq si prindër.

Lajm jashtëzakonisht dëshpërues është se 32{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e fëmijëve ndjehen të parëndësishëm kur prindërit e tyre përdorin telefonat e tyre gjatë kohës së ushqimit, bisedave, shikimit të televizionit dhe kur luajn jashtë shtëpisë.

“Unë ndjej se ekuilibri midis përdorimit të telefonit tim celular të cilin e përdori për të qëndruar në kontakt me punën dhe aftësisë sime për të qenë më i pranishëm dhe në dispozicion për familjen time, është mjaft jashtë ekuilibrit,” tha një prej prindërve të anketuar.

25{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e prindërve gjithashtu shprehin dëshirën që fëmijët e tyre të reduktojnë përdorimin e pajisjeve telefonike. Me këtë, këshillohet që prindërit të bëhen lider i shembullit të mirë.

Fëmijët marrin shembull nga ne për shumë gjëra, kështu që është  e natyrshme që ata do të bëjn njejtat shprehi si edhe këtë rast me telefonat celular.

Ne jemi gjenerata e parë e prindërve të cilët kemi qasje 24/7 në telefonat mobil, internet, e-mail dhe shumë teknologji të tjera. Por ne si një nënë dhe baba duhet shmangur telefonat tanë celularë dhe të përqëndrohemi më shumë te fëmijët tanë. Sepse fëmijët tanë janë më të rëndësishëm se puna jonë, emaili, dhe trendet në Facebook apo Twitter. Sigurohuni që fëmijët tuaj të ndjejnë rëndësinë dhe dashurin tuaj.

Referencat:

2 korrik, 2015. “Fëmijët ndjehen të parëndësishëm nga varësia prindë – telefon”. parenting.com

1 korrik, 2015. “Fëmijët thonë se ndjehen parëndësishëm kur prindërit kalojnë shumë kohë duke përdorur smartfonet”. ischoolguide.com

29 qershor, 2015. “Fëmijët ndjehen të parëndësishëm kur prindërit janë të hutuar nga teknologjia”. educationnews.org

Burimi i fotos: thenewage.co.za

Përshtatën:

Dr. Nazmi Z. Mehmeti

Dr. Hamide Veliu Mehmeti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here