Mbizotërimi i emocioneve

0
205

Emocionet ndizen dhe ndjenjat lëvizin furishëm në dy raste: Në rastin e gëzimit të madh dhe në rastin e fatkeqësisë së rëndë. Në hadith thuhet: “Jam i ndaluar nga dy zërat e çmendurisë së rreptë: zëri i gëzimit dhe zëri i fatkeqësisë . “Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër për atë që Ai ju ka dhënë”
(Kur’an 57:23).
Ai që i frenoi emocionet dhe i mbajti nën kontroll para ndodhive së dhimbshme e të vështira, shijoi kënaqësinë e lumturisë dhe doli fitues ndaj vetvetes. Por natyra e njeriut në përgjithësi është e tillë që demoralizohet shpejt dhe i rritet mendja shpejt. Kur i ndodh diçka e mirë, ai gëzohet e bëhet shumë përtac. Kurse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet dhe hidhërohet. Këtu bëjnë përjashtim ata që faen, të cilët qëndrojnë besimtarë të mirë e të denjë në Zotin Fuqiplotë, nuk tronditen prej çështjeve që s’i kënaqin, sepse së pari ata durimin e kanë të angazhuar në madhërimin e Zotit, në zbatimin e obligimeve si zëvendës të Allahut mbi tokë, në kujtimet rreth përgjegjësisë që duhet të japin në Ditën e Gjykimit. Angazhimi i tillë i bën aq të matur, sa që nuk e teprojnë as në lavdërim e as në hidhërim. Ata qe s’kanë fuqi të qëndrojnë të fortë para emocioneve të tyre ne rast hidhërimi i sheh të zbehtë, të skuqur, me sy të çapërdisur, nxjerrin fjalë të rënda fyese, kanë zëra të trishtueshëm, e djegin veten dhe prishin brendësinë e tyre, kalojnë çdo kufi njerëzor duke u larguar larg së drejtës dhe zhytur në thellësitë e sëpadrejtës. Kurse në rast gëzimi shndërrohen krejtësisht. I sheh fytyrëqeshur, harrojnë veten në thellësitë e lumuturisë dhe kënaqësisë. Nëse dikush u bërtet, e fyejnë, ia harrojnë të gjitha të mirat qe u bëri, e nëse e duan dikë, i mveshin të gjitha cilësitë dhe e ngrejnë në pikën më të lartë. “Duaje të dashurin me masë, se ndoshta një ditë të bëhet njeriu më i urryer dhe urreje të urryerinn me masë, se ndoshta një ditë do të bëhet i dashuri yt ” Në hadithin tjetër thuhet: “E lus Allahun të më mundësojë drejtësi e maturi në zemërim dhe gëzim”. E ai që i mbizotëron ndjenjat dhe gjykon me mendjen e tij, i peshon gjërat drejt e për çdo gjë vendos masë, shikon të vërtetën, e njeh udhëzimin dhe bindet në realitetin. Ne i dërguam të dërguarit Tonë me argumente të qarta dhe Ne zbritëm me ta librin dhe Adrejtësinë që njerëzit t’i përmbahen së drejtës”
(Kur’an 57:25).
Vërtet, Islami erdhi me peshoren e pashembullt, me moral e program jete, ashtu siç erdhi me ligje që qetësojnë shpirtin. E në bazë të këtyre që përmendëm, i gjithë ummeti islam janë njerëz të drejtë.
“Dhe ashtu (sikur ju udhëzuam në Islam) Ne ju bëmë një popull të drejtë (mesin e zgjedhur)”
(Kur’an 2:143).
Pra, drejtësia duhet të ekzistojë në të gjitha veprat tona praktike, ashtu siç kërkohet në gjykime, sepse feja islame u ndërtua me drejtësi dhe besnikëri. Të jesh besnik në përcjelljen e lajmeve, dhe të jesh i drejtë në gjykime, në fjalë, në punë e në moral:
“Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë)”
(Kur’an 6:115).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here