KUSH PËRMBAHET NGA NEVRIKOSJA

0
162

HADITHI:

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Kush e përmban veten kur nevrikoset, Allahu do ta mbron atë nga dënimi i Tij.”[1],[2]

KOMENTI:

Më herët e kemi përmendur hadithit kur një njeri erdhi tek i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: “Më këshillo?” E i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i tha: “Mos u nevrikos.” Ai ia përsëriti, e i tha: “Mos u nevrikos.”

Nevrikosja është natyrshmëri e njeriut, nevrikoset, mirëpo, kur të nevrikoset e përmban veten.

Në këtë hadith përmendet (Kush e përmban veten kur nevrikoset) pra, ai nevrikoset por e përmban veten, Allahu atij i ka premtuar shpërblim ta mbron atë nga zjarri ditën e Kiametit. E që shpërblimi i takon llojit të veprës, Allahu thotë: “për ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe të këqiave dhe të cilët, kur t’i zemërojë dikush, falin.” Sureja Shura, ajeti 37.

Kështu që kur njeriu të nevrikoset ai nuk duhet ta realizon nevrikosjen e tij, por përmbahet nga realizimi i saj, e pasi që ai përmbahet nga nevrikosja Allahu e ruan nga zjarri ditën e Kiametit, që flet për vlerën e të përmbajturit gjatë nevrikosjes.

Në hadithin autentik i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Nuk është i fortë ai i cili mund në dyluftim, i fortë është ai i cili frenon veten kur të nevrikoset.” Pra, ai i cili e mban dhe e pengon veten për të realizuar hidhërimit e tij, ky është trim, ky është i forti. Është një nxitje për njeriun që kur ai të nevrikoset të duron e të mos e realizon synimet e tija.

[1] E shënon Taberani në (Evsat, me numër 1320).

[2] Ngjashëm me këtë hadith e shënon edhe ibn Ebi Dunja në librin e tij (Es Samt ve edeb el Lisan) me numër (18) transmetuar nga Abdullah ibn Omer, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me fjalët: “Kush frenon gjuhën e tij, Allahu do ta mbron avretin e tij, kush e përmban nevrikosjen Allahu e ruan nga dënimi i Tij, dhe kushdo që arsyetohet tek Allahu, Allahu pranon arsyet e tija.”

El Ukajli në librin e tij (Ed Duafa, 2/350) ka thënë: “në lidhje me nevrikosjen dhe ruajtjen e gjuhës ka shumë hadithe me zingjir të mirë të transmetimit, për dallim nga transmetimi i përmendur dhe me tekst tjetër.” Hadithi është i dobët, e vlerësoi të dobët shejh Albani në librin e tij (Vargu i haditheve të dobëta, me numër 1916). Dijetati i njohur Abdullah ibn Salih el Feuzan, në shpjegimin e tij të (Bulug el Meram, 10/277) thotë: “Ky hadith transmetohet nga shumë të tjerë, por që të gjitha janë të dobëta…”

———————-

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E GJASHTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here