Dobia e diturisë

0
217

Injoranca është vdekja e ndërgjegjes dhe zhdukja e jetës. “Unë të këshilloj të mos bëhesh nga injorantët” (Kur’an 11:46).

Dituria është dritë për t’i dëshmuar dhe njohur të vertetat, e cila të jep gjallëri në shpirt.

“Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën në mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësira dhe s’mund të shpëtojë nga ato?
(Kur’an 6:122).

Lumturia dhe zgjerimi i kraharorit vjen me kërkimin e diturisë. Ajo ekziston e nëse dëshiron ta gjesh, përpiqu dhe kerkoje, se dituria të zhvillon trurin dhe të bën të kuptosh atë që ishte e panjohur për ty. Dituria të jep zgjuarsi të zbulosh të mbuluarën
dhe të fshehurën. Kur njeh dhe zbulon të panjohurat bëhesh aktiv dhe përpiqesh të shikosh gjithnjë e më larg. Kurse injoranca është mërzi e pikëllim, s’të ndryshon diçka në jetë, jeta jote qëndron në vend dhe i ngjan ujit që nuk rrjedh e djeshmja si e sotmja, e sotmja si e nesërmja.
Nëse dëshiron të jesh i lumtur në këtë botë kërkoje diturinë dhe orvatu të mbledhësh njohuri mbi gjërat që të sjellin dobi. Atëherë do të largohen mendimet e kota që ta lodhin trurin: “Dhe thuaj: ‘O Zoti im, më shto diturinë’” (Kur’an 20:114) “Lexo me Emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi çdo gjë” (Kur’an 96:1) Asnjeri të mos krenohet me pasurinë që ka se edhe po pati sa kodra e Uhudit ai mbetet injorant dhe në dituri ështe zero, jeta e tij mbetet e zbrazur dhe e paplotësuar.
A është i njejtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër?” (Kur’an 13:19)
Sa e lartë dhe e shtrenjtë është dituria, sa mirë freskohet gjoksi me freskinë e saj, dhe sa shpejt ia çel truri derën kur ajo i troket.
A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai të cilit i janë hijeshuar veprat e tija të këqija e që ndjek epshet e veta?” (Kur’an 47:14).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here