Macet parandiejnë termetet !

0
234

Mbatja e maceve në shtëpi është e lejuar, pasi Ebu Hurejra radijAllahu anhu mbante mace dhe Pejgamberi alejhi selam nuk ia ndaloi dhe për këtë shkak edhe e quajti Ebu Hurejre (baba i maceve).

Shkencëtarët kanë vënë re se afro 70 lloje qeniesh të gjalla janë në gjendje “të bëjnë punën” e sizmografëve dhe një ndër vendet e para midis tyre e zënë macet e zakonshme shtëpiake.

Historia njeh shumë raste kur në vigjilje të tërmeteve dhe të shpërthimit të tyre dhe janë kthyer vetëm pas katastrofave. Po kështu, është vënë re se para tërmeteve macet janë të shqetësuara, u ngrihet leshi përpjetë, mbledhin veshët. Ato, pa asnjë shkak, tronditen, mjaullijnë, dridhen, fshihen, largohen nga shtëpia, ndofta sepse ato ndjejnë edhe dridhjet më të dobëta të tokës, të cilat mezi i shënojnë edhe aparatet më të ndjeshëm.

10407851_569829853147218_5429187160922518457_n
Ka edhe një mendim tjetër: Para tërmeteve dhe shpërthimit të vullkaneve shtohet elektriciteti statik, të cilin ato e ndjejnë të parat. Edhe organizmi i njeriut i ndjen këto “ngarkesa elektrike”: Shpeshohet pulsi, sistemi nervor irritohet, mirëpo kurrkujt nuk i shkon ndërmend se këto janë paralajmërim fatkeqësish. Veç kësaj, macet, më fort se njerëzit, reagojnë edhe ndaj ndryshimeve në fushën magnetike të Tokës, ndaj ultratingujve, që shpesh paraprijnë tërmetet dhe shpërthimet e vullkaneve. Mbase të gjitha këto së bashku i bëjnë macet parashikuese të përpikta të fatkeqësive natyrore.

Macat nuk konsiderohen si naxhis (të papastërta). Prej tyre është transmetimi i Aishes (All-llahu qoftë i kënaqur me të), të cilës një grua i solli diçka për të ngrënë derisa ajo ishte duke u falur. Ajo ia bëri me shenjë asaj gruaje që ta lërë enën me ushqim poshtë. Derisa falej Aisha radijAllahu anhu, një mace filloi të hajë nga ena me ushqim. Pasi e fali namazin, Aisha hëngri nga ajo enë duke thënë: “I Derguari i All-llahut (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë: ´Ato (macat) nuk janë naxhis (të papastërta), për më tepër, ato janë prej jush.´ Hadithi gjendet në Sunenin e Ebu Davudit.

Në transmetime tjera mësojme se, i Derguari i All-llahut (salAllahu alejhi ve selem) ka marrë abdes nga ena në të cilën maca ka pirë ujë, etj.

Përshtati: Mjeku Musliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here