Pozita e duhur gjatë përdorimit të mausit !

0
247

Bazuar në fjalorët mjekësorë, pozita neutrale e krahut është pozita kur trupi parandalon traumën kumulative (ngarkesën që grumbullohet) të krahut duke përfshirë vendosjen e duhur të kyqit të dorës, bërrylit dhe supeve.

Në pozitë neutrale, gishtat duhet të jenë të relaksuar dhe lehtas të lakuar, sikur të ishin duke qëndruar mbi një top basketbolli. Shumë njerëz i mbajnë gishtat shumë drejtë deri sa shkruajnë dhe kjo ngurtësi është shumë stresante për muskujt e vegjël në dorë.Keyboard-Ergonomics

Shkaqet më të shpeshta të pozitës së gabuar të gishtave:

Thonjët e gishtave shumë të gjatë. Nëse thonjët janë shumë të gjatë kjo ju detyron që ju ti mbani gishtat në një pozitë më të drejtë, shumë më pak neutrale në mënyrë që ti shtypni pullat.

Goditja e rëndë e pullave. Tensioni i stresit nga jeta shfaqet në mënyrën se si ti shkruan në tastjerë. Nëse ti përjeton shkallë të lartë të stresit, është shumë e mundur që ti të godasësh më rëndë tastjerën, ky veprim në vazhdimësi dhe fuqismishtë shtyen gishtat e tu në pozita më të drejta duke rënduar kështu muskujt e dorës.ergonomics-mouse-hand

Pra gishtat duhet të mbahen lehtas të lakuar, kyqi duhet të jetë në pozitë të drejtë me dorën dhe me parakrahun, siq edhe e kemi paraqitur në foton ilustrative.

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Abdurrezak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here