Çka do të ndodhte me ne, nëse silleshim me të ashtu si sillemi me gjërat që nuk mundemi të jetojmë pa to?? Dhe me të vërtetë, ne nuk mundemi të jetojmë pa të, librin e Allahut!! Çka nëse fëmijëve tanë ua jepnim si dhuratë?? Çka nëse e lexonim gjatë udhëtimeve?? Çka do të ndodhte me ne, nëse atë e bënim të jetë gjëja primare e ditës sonë?? Le të bëhet parulla jonë: “Kurani Famëlartë Shoku Im”!! Për çdo ditë i hapim mesazhet e celularëve dhe i lexojmë mesazhet e dërguara nga shokët, por sa herë e hapim Kuranin dhe i lexojmë mesazhet e dërguara nga Allahu!?