SHPAGIMI I PËRGOJIMIT

0
234

HADITHI:

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Shpagimi për atë që e ke përgojuar është të kërkosh falje (lutje) për të.”[1]

KOMENTI:

Gibeti apo përgojimi është haram, siç edhe është përmendur dhe llogaritet si një prej mëkateve të mëdha. Definicioni i saj është: Ta përmendësh vëllain tënd për një gjë që ai e urren në momentin kur ai nuk është prezent. Sikur; të flasësh për të në ndeja, të përmendësh të këqijat e tija, e Allahu i Lartmadhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat. Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit) dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e juve kjo u është e neveritshme! .” Sureja Huxhurat, ajeti 12.

Nëse ndodh që ta përgojosh vëllain tënd, e më pas ke ndjerë keqardhje dhe je penduar, nuk është e mjaftueshme, sepse është e drejtë njerëzore dhe e drejta njerëzore nuk falet përveç se nëse ta fal ai, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i ka bërë vëllait të tij ndonjë zullum, qoftë në pasuri apo në nderin e tij, le t’i kërkojë hallallëk që sot.”[2] Nëse t’i ke përgojuar dikë dhe tani je penduar duhesh të kërkosh hallallëk prej tij, përpos në dy raste:

I pari: Nëse ai vdes, apo është shpërngulur dhe nuk ke mundësi të kërkosh hallallëk,

Për këtë person do të kërkosh falje e do e lavdërosh atë në ndeja në të cilat ti e ke përgojuar.

I dyti: Nëse ndodh që nëse i tregon nevrikoset, e nuk pranon të ta falë, por mund të hidhërohet e të shtohet armiqësia mes jush, në këtë rast pengimi i një të keqe është më parësore se sa arritja e një të mire, në këtë rast kërko falje për të dhe lavdëroje.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E GJASHTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Harith ibn Ebi Usameh në (Bug’jetul bahith) me numër (1087) shejh Albani e vlerësoi të dobët në librin (Vargu i haditheve të dobëta dhe të shpikura, me numër 1519).

[2] E shënon Buhariu me numër (2449).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here