Fundi i krimineleve i treguar shumë qartë në vargjet e Kur’anit

0
507

Ne emer te Allahut Bemiresit te Pergjithshem Meshiruesit te Posaçem

Falënderimi i takon All-llahut Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqiave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka zot tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.Paqa dhe Bekimi i All-llahut qofshin mbi llamben ndricuese, meshiren e dhuruar, imamin e pejgmaberve dhe komandantin e muxhahideve, mbi Muhammedin, familjen dhe shoket e tij.
I faleminderohem Allahut qe na udhezoi ne rruge te drejte dhe na beri prej atyre qe e kerkojme te verteten dhe na beri prej Ehlus Sunnetit. Pata deshire qe me ane te kesaj letreje te i prezentoj disa ajete nga libri i All-llahut te Madheruar (Perkthimi i Sherif Ahmetit) qe i titullova “Fundi i krimineleve“.

Ata qe tallen me ajetet e All-llahut jane te poshteruarit e ata qe i lexojne e punojne me to jane te ngritur.

Suretu Ibrahim
42. E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
43. (atë ditë) Ata të ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lartë, nuk lëvizin sytë e tyre ( për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).
44. Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t;ju vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: “Zoti ynë! na jep afat për një kohë të shkurtër t’i përgjigjemi thirrjes tënde (për besim) dhe t’i pasojmë të dërguarit!” A nuk e besuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej dynjasë në botën tjetër)?
45. Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
46. (megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duart e All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulën edhe kodrat nga ai.
47. E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkel premtimin e vet, që u dha të dërguarëve të tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.
48. (ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dallin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.
49. E kriminelët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
50. Petkat e tyre janë nga katrani (zifti), kurse fytyrat e tyre do t’i mbulojë zjarri.
51. (dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.
52. Ky (Kur’ani) është kumtesë për njerëz, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një zot, dhe që t’i këshilloj ata që kanë mend.

Suretu Kehf

52.E ditën kur Ai thotë: “Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashpuntorët e Mij!” I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në dynja) Ne i zhdukim.
53.Kriminelët e shohin zjarri dhe binden se do të hudhen në të, dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.
54.Në këtë Kur’an Ne shtruam çdo lloji shembulli për hirë të njerëzve, po njeriu (jobesimtar), më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.
55.Pasi që t’u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojën falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t’u vijë edhe atyre fatëkeqësia e popujve të mëparshëm ose t’u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
56.Ne nuk i dërgojmë ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të, ta mbizotërojë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
57.Kush është më zullumqarë se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthejn shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata nërrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
58.Zoti yt është që flë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t’i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t’ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
59.Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.

Suretu Duhan

16.(Përkujto) Ditën kur do t’i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t’u hakmerremi.
17.Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.
18.(U pat thënë): “Të m’i dorëzoni robërit e All-llahut, se unë jam i dërguar besnik te ju.
19.E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
20.Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (Kërcënimi) që të më gurëzoni (më mbytni).
21.E nëse nuk më besoni atëherë hiqnu meje (më lini të lirë)!”
22.E thirri Zotin e vet: “Këta janë popull kriminelë”.

Suretu Murselat

45. Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit.
46. Ju (jobesimtarë në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë.
47. Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
48. Dhe kur atyre u thuhej: “Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin.
49. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtuan.
50. Pra, cilës fjalë (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë?

Suretu Tevbe

61. Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: “Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)”. Thuaj: “Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson All-llahun (çka i thotë), u zë besë beismtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të dërguarin e All-llahut, ata kanë dënim të dhëmbshëm.
62. Ata ju betohen (muslimanëve) në All-llahun për t’ju bërë juve të kënaqur (se s’kanë qëllime të këqia), e më e drejtë është që ata të bëjnë të kënaqur
All-llahun dhe të dërguarin e Tij (me adhurim dhe vepra të sinqerta) nëse vërtet janë besimtarë.
63. A nuk e ditën ata se kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, atij i është caktuar zjarri i xhehennemit, ku do të jenë përjetë, e ky është ai poshtërimi madh.
64. Hipokritët kanë dro se do të zbritet ndonjë kaptinë që do të nxjerr në shesh atë që kanë në zemrat e tyre. Thuaj: “Ani, talluni!” All-llahu do ta zbulojë atë që i frikësoheni.
65. E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: “Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar”. Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?”
66. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë.
67. Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.
68. Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë.
69. Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan ata që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpruar.
70. A nuk u arrijti atyre lajmi i atyre që ishin më heret si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjemit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. All-llahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre padrejtë, por ata ia bënë padrejtë vetes.
71. Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë.

Suretu Hud

115. Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shprblimin bëmirësve.
116. E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që të ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (ngase frenuan nga të këqiat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.
117. E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë.
118. Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete),
119. Përveç atij që mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: “Gjithsesi do ta mbushë xhehennemin me të gjithë exhinët dhe njerëzit”, ka marrë fund (është plotësuar).
120. Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që të forcojnë zemrën tënde, dhe në to ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe
përkujtime për besimtarët.
121. E atyre që nuk besojnë thuaju: “Veproni sa të mundeni në atë të tuajën, edhe ne jemi duke vepruar”.

Suretu Hixhr

56. Tha: “Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”
57. Tha: “E çka është pra çështja e juaj, o të dërguar?”
58. Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull i prishur!”
59. Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t’i shpëtojmë që të gjithë.
60. Përpos gruas së tij. Ne kemi vendosur, ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).
61. E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit,
62. Ai (Luti) tha: “Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!
63. Ata thanë: “Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.
64. Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka themi).
65. Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ti rri pas tyre (që të mos frkësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.
66. E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes.
67. E banuesit e qytetit (Sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrit.
68. Tha: (Luti): “Këta janë mysafirët e mi, e mos më turpëroni mua,
69. Edhe kinie frikë All-llahun e mos më nënçmoni!”
70. Ata thanë: “A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?
71. Ai (Luti) tha: “Ja, këto (gratë) bijat e mija, nëse do të bëni (martohuni me to)!”
72. Pasha jetën tënde (Muhammed), s’ka dyshim se ata (Populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
73. E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
74. Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehenem) si gurë.
75. Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë.
76. Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
77. Për ata që besojnë, ka fakte në të.
78. Edhe populli i “Ejkës” ishin zullumqarë.
79. E Ne ndërrmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
80. Edhe populli i “Hixhres” i përgënjeshtroi të dërguarit.
81. Ne u patëm parashtruar atyre argumentet (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.
82. Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.
83. E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.
84. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.
85. E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s’ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri.
86. Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.
87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm.
88. E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve bëhu i përulur e i butë.
89. Dhe thuaj: “Unë jam qortues i hapët (për dënimin nga Zoti për ata që kundërshtojnë)”

Suretu Sebe’

28. Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
29. E thonë: “Kur është ai premtim, nëse jeni të vërtetë?”
30. Thuaj: “Ju keni afatin e një dite që për asnjë moment nuk do të shtyheni për më vonë, e as nuk do të nguteni më para.
31. Dhe ata që nuk besuan thanë: “Ne nuk i besojmë këtij Kur’ani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)?!” E sikur t’i shihje zullumqarët kur të dalin para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!”
32. E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: “A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!”
33. E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: “Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t’i bëjmë Atij shokë. E kur e shohim dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.
34. Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: “Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar”.
35. Ata thoshin: “Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuar”.
36. Thuaj: “All-llahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk e dinë”.
37. Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
38. Ndërsa, ata që përpiqen t’i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar.

Suretu Xhathije

30. Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në Xhennet), e ai është shpëtim i madh.
31. E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): “A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit popull i zhytur në mëkate!”
32. Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është dhe se do të vijë kijameti për të cilin s’ka dyshim, ju thatë: “Ne nuk dimë se ç’është kijameti, e ne me dyshim menduan për te dhe ne nuk jemi të bindur!”
33. Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshinë ajo me të cilën talleshin.
34. E u thuhet: “Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë”.
35. Këtë (dënim) për shkak se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve u mashtroi jeta e dynjasë. Sot, pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t’i kthehen pendimit të All-llahut.
36. Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë.
37. Vetëm Atij i takon lartëmadhëria në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, më i urti.

Suretu Dharijate

31. Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”
32. Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!”
33. Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
34. (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
35. Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).
36. Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.
37. Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.

DHE PËR FUND Suretu Ta ha

74. Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminelë, e ka Xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton.
75. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.

All-llahu i Lartesuar na drejtofte, udhezofte, perforcofte e furnizofte ne rrugen e Tij te drejte e mos na befte prej atyre qe tallen me ajetet e Tij subhanehu ve teala dhe mos na befte prej krimineleve qe e mohojme te verteten (dinin) e tallem me dispozitat e tij.

Lulëzim Blaka/