Gjatë një vizite të kryeimamit Sabri Bajgora në kryeqytetin e Arabisë Saudite, në Riad, ku është ftuar për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për studime kuranore, ai u takua edhe me studentët kosovarë, që studiojnë në atë qytet.
Në këtë takim, kryeimami vuri në pah angazhimet e mëdha, që po i bën Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, që muslimanëve kosovarë t’u jepen të drejtat elementare që po u mohohen, siç janë shkollimi i vajzave të mbuluara, mësimi i lëndës fetare nëpër shkolla e çështje të tjera të cilat i preokupojnë muslimanët kosovarë.
Në fund të takimit, kryeimamit iu nda një mirënjohje nga Unioni i Studentëve Kosovarë në Riad, në shenjë nderimi dhe respekti./Shembulli/Besimtari.com