“Nuk e njoh Izraelin dhe nuk debatoj me izraelitët” / Video

0
186

George-GallowayDeputeti britanik, George Galloway është kapur në kamera duke braktisur një debat për shkak se personi që po fliste me të ishte izraelit.

Deputeti i njohur për qëndrimet e tij pro- Palestinës, ishte në një aktivitet në Universitetin e Oksfordit, kur zbuloi se personi me të cilin po fliste ishte izraelit.

Menjëherë ai u largua nga salla, duke thënë: “unë nuk debatoj me izraelitë”.

Galloway kishte folur për dhjetë minuta se si Izraeli duhet të tërhiqet menjëherë nga West Bank.

Eylon Aslan-Levy, një student i vitit të tretë, u ngjit në podium për t’u përgjigjur, por Galloway e ndërpreu.

“Ti po thua ne. A je izraelit ti?”.

“Po, jam,” iu përgjigj studenti.

“Unë nuk debatoj me izraelitë,” tha deputeti duke u larguar. “Më paskan mashtruar, më vjen keq. Unë nuk e njoh Izraelin dhe nuk debatoj me izraelitë”.

Pas tij u largua edhe e shoqja, që ishte në sallë.

Studenti reagoi më pas për mediat, duke thënë se të refuzosh të flasësh me dikë për shkak të kombësisë së tij, është racizëm i pastër dhe një akt i papranueshëm për një deputet.

Galloway, ish- deputet i laburistëve është përjashtuar nga ajo parti dhe ka ndihmuar në krijimin e partisë së majtë Respect. Ai është një oponent i njohur i politikave të Izraelit ndaj palestinezëve, duke thënë se ky është “aparteid”

http://www.youtube.com/watch?v=E2j_2wVepwc&feature=player_embedded

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here