Vdekja e Kryekriminelit Ariel Sharon, mësim për tiranët

Vdekja e Kryekriminelit Ariel Sharon, mësim për tiranët

(u130u)hamas-spokesman-sami-abu-zuhri_1

Grupi palestinez Hamas të shtunën e përshkroi vdekjen e ish-kryeministrit izraelit Ariel Sharon si një “mësim për të gjithë tiranët”.

“Vdekja e tij pas një kome tetë vjeçare është një mësim për të gjithë tiranët,” ka thënë zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri.

Ai tha se palestinezët janë në një “moment historik” pas vdekjes së “këtij kriminineli duart e të cilit janë përlyer me gjakun e palestinezëve”.

Sharon, 85, vjeç vdiq të shtunën pas rënies në koma në vitin 2006. Sharon ka shërbyer në luftën për krijimin e Izraelit në vitin 1948 si një officer dhe komandant. Ai kishte shërbyer si kryeministër që nga viti 2001, kur sëmundja e tij e çoi në përfundim të mandatit në vitin 2006.