Ish ushtari i UÇK-së hoxhë Shukri Aliu kërkon lirimin e menjëhershëm nga...

Ish ushtari i UÇK-së hoxhë Shukri Aliu kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

getImageThumbnail2-248x140Shukri Alija kërkon lirinë, mediat anti-shqiptare ende e akuzojnë

getImageThumbnailNjeriu më i përfolur kohën e fundit nga mediat pro-qeveritare anti-shqiptare ishte Shukri ALIJA, i cili atëherë kur u ekstradua, mediat, ende pa e shpallur gjykata si fajtorë, ata e shpallën si “truri” i operacionit të ashtu quajtur Monstrum, në të cilin humbën jetën 5 qytetarë maqedonas.

Edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme thanë se ai nuk ka lidhje me operacionin e vrasjes së qytetarëve, mediat anti shqiptare, ende e thonë të kundërtën. Kështu, Televizioni nacional “Kanal”, pa fare turp gënjen se Shukri Alija nga ana e MPB-së ka qenë i akuzuar si iniciator i protestave.

Sot, më 20.02.2012, para gjykatës, Shukri Alija kërkoi lirimin e tij dhe edhe njëherë deklaroi se është i pafajshëm.

“Ditën e parë kur u ekstradua nga Kosova kishte spekulime të tilla, mirëpo edhe MBP-ja u largua vetë nga këto trillime”, tha sot avokati i Shukri Alijës.

Përndryshe, Shukri Alija njihet tek qytetarët si “fajtorë pa asnjë fajësi”, sepse mediat dhe qeveria që moti vrapojnë pas tij dhe e akuzojnë për shumë vepra, mirëpo pa asnjë dëshmi të saktë dhe të vërtetë. Gjatë intervistës në emisionin KOD, në kanalin nacional “Kanal5”, Alija u prezantua si fajtorë për bombardimin e dy stacioneve, rrahjen e imamëve dhe vepra të tjera, por për asnjërën, MPB-ja ende nuk ka asnjë dëshmi të plotë.

Shukri Alija ka qenë pjesëmarrës në UÇK-në e Kosovës dhe Maqedonisë dhe njihet si një ndër komandantët më të mirë të betejave. Qytetarët çdoherë e parashtrojnë pyetjen se mos vallë kjo është arsyeja pse ai edhe akuzohet dhe burgoset.

“Ne, Shukri Alijën e njohim si njeri të urtë, policia moti vrapon pas tij, por nuk ka gjetur asgjë që do ta mundësonte burgosjen e tij, nëse vrapojnë pas tij për shkak pjesëmarrjes së tij në Kondovë, nuk është normale që vetëm ai të burgoset, e të tjerët të jenë të lirë”, thotë një qytetarë i Shkupit.

Shukri Alija pranë gjykatës kërkoi lirinë sa më të shpejtë, sepse sipas tij, nuk ka asnjë dëshmi për akuzat që ia bëjnë.