KEQKUPTIMET E FESË ISLAME SI REZULTAT I MEDIAVE

0
215

Keqkuptimet me të shpeshta rreth Islamit shfaqen në shumicën e mendjeve te ë jomyslimanëve për shkak se ata vazhdimisht janë të keqinformuar dhe të bombarduar me keqkuptime teë tilla rreth Islamit. Mediat Ndërkombëtare janë kryesisht të kontrolluara nga bota perëndimore, pa marrë parasysh faktin se a janë ato programe të huaja satelitore, radio, gazeta, revista apo libra. Kohëve të fundit Interneti është bërë një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm informimi. Ndonëse ky i fundit nuk është i kontrolluar nga askush, prapë se prapë shohim se ekziston një numër i madh i informatave të rrezikshme propagandistike dhe helmuese ndaj Islamit në internet.

Natyrisht se edhe muslimanët janë duke e përdorur internetin si mjet për të paraqitur imazhin e vërtetë të Islamit dhe muslimanëve, mirëpo duke e krahasuar mundin e tyre me propagandat që jomuslimanët janë duke bërë kundër Islamit, shohim se muslimanët kanë mbetur shumë prapa. Shpresoj se përpjekjet e muslimanëve do rriten dhe do të vazhdojnë të përparojnë edhe me tutje.

Ekziston një numër i madh i jomuslimanëve, të cilët kanë studiuar fenë Islame. Shumica prej tyre kanë lexuar libra mbi Islamin, libra këto të shkruara njëanshmërisht, respektivisht libra me frymë kundërshtuese ndaj Islamit. Këta jomuslimanë posedojnë edhe një grup shtesë të njëzet keqkuptimeve me të shpeshta rreth Islamit. Për shembull, ata pretendojnë se kinse kanë zbuluar kontradikta në Kuran, të tillët debatojnë se Kurani është joshkencor, etj. Për këto keqkuptime ekziston një sërë përgjigjesh shtesë, të cilat definojnë njëzet keqkuptimet aktuale në mes të jomuslimanëve të cilët kanë studiuar Islamin nga burime të shtrembëruara.

Xhamitë e Tiranës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here