Kategoritë e njerëzve në namaz sipas Ibn Kajimit

0
571

Kategoria e parë

Kësaj kategorie i përkasin ata që janë mizorë ndaj vetvetes, të shkujdesur, që e lënë të mangët abdestin, kufijtë dhe shtyllat e namazit.

Kategoria e dytë

I kësaj kategorie është ai që kujdeset për kohët e namazit, për kufijtë dhe shtyllat e tij, për abdestin, por e ka humbur luftën me veten e tij për të përballuar vesveset, të cilat e preokupojnë në namaz bashkë me mendimet.Muslim-Prayer-Information-Infographics

Kategoria e tretë

Këtu hyn ai që kujdeset për kufijtë dhe shtyllat e namazit dhe bën lufte me veten e tij për të larguar vesveset dhe mendimet. Lufta e tij është po aq e fortë si të ishte në dy luftim me armikun dhe kujdeset që të mos i vidhet namazi i tij. Ky person i tillë është në namaz dhe Lufte.

Kategoria e katërt

I kësaj kategorie është ai njeri që kur fal namazin, i plotëson të drejtat e tij, shtyllat dhe kufijtë e tij, zemra e tij është përqendruar duke u munduar të jetë sa më korrekt ndaj asaj që kërkohet, në mënyrë që të mos i humbë asgjë pa praktikuar. I gjithë preokupimi i tij është që ta falë namazin ashtu si duhet, duke e plotësuar dhe kompletuar atë. Kjo është zemra e përqendruar në namaz dhe adhurim ndaj Krijuesit të vet.

Kategoria e pestë

Njeriu që bën pjesë në këtë kategori i ngjan atij të kategorisë së katërt, por megjithatë e ka vendosur zemrën mes duarve të Krijuesit të tij duke shikuar nga Ai, i madhëruar qoftë, si të jetë duke e parë Atë, e ka zemrën të mbushur me dashuri dhe madhërim të Tij. Ai ka shuar vesveset dhe mendimet, diferenca mes tij dhe tjetrit në namaz është shumë më e madhe sesa mes tokës dhe qiellit. Ky në namazin e tij është i lidhur me Krijuesin e tij dhe syri i pushon në të.

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kategoria e parë është e ndëshkuar; e dyta e llogaritur; të tretës do t’i shlyhen mëkatet; e katra është e shpërblyer; e pesta është afruar te Krijuesi i vet

Përktheu dhe përshtati: Rashit Zylfiu