A ka të drejta vjehrra mbi nusen?

0
250

Pyetësi:Së pari: Me të vërtet ju duam për Hir të Allahut, o Shejkh. Pyetja – Allahu ju shpërbleftë me të mira – është: A ka të drejta nëna e burrit (vjehrra) mbi nusen?

Përgjigje:Jo. Nëna e burrit (vjehrra) nuk ka të drejta mbi gruan (nusen), porse është prej dashamirësisë dhe mirësisë si dhe prej asaj që e bën burrin ta dojë më shumë gruan e tij është që të kujdeset për të (vjehrrën) në lidhje me interesat e saj dhe t’i shërbej asaj në punët e lehta; kur vjen mëngjesi e përshëndet atë (vjehrrën) me (fjalën) mirëmëngjesi, duke i thënë: O filane, ose oj nëna e filanit, oj vjehrra ime. Kjo është gjë e mirë. Ndërsa të ketë obligime ndaj saj, jo (nuk ka), ngase bashkëjetesa me sjellje të mirë është në mes burrit dhe gruas.

Shejkh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin

Xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here