A e ka parë Profeti (alejhi selam) Allahun e Lartësuar? –

0
214

Pyetje: Kur i derguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) udhëtoi në natën e Israsë për në xhaminë Aksa e më pas u ngrit në qiellin e shtatë, e në vendin e quajtur Sidretu Munteha etj, siç është cekur në librin ‘Tefsiru Savi ala Xhelalejn’, qëllimi i pyetjes është: A e ka parë Profeti (alejhi selam) Allahun e Lartësuar me sytë e tij në këtë ngritje në qiell apo nuk e ka shikuar?
Përgjigje: Besimi i ehli sunetit dhe xhematit i bazuar në argumetet fetare është se Muhamedi (paqja dhe nderimi i Allahit qoftë mbi të) nuk e ka parë Zotin e tij me sytë e tij në këtë udhëtim, sepse është transmetuar se ai vetë ka thënë: “Kam parë dritë” e në një transmetim tjetër ka thënë: “Ishte dritë, e si mund ta shihja?!”. Këto transmetime i përmend imam Muslimi në librin e tij të saktë. Gjithashtu pejgamberi (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Dijeni se askush prej jush nuk mund ta shohë Zotin e tij deri sa ai (njeriu) të ndërrojë jetë” traansmeton përsëri imam Muslimi.

Komisioni i përhershëm i kërkimeve akademike dhe fetvave.
Kryetar: Abdulaziz ibn Baz

Nënkryetar: Abdurazak ibn Afifi
Antarë: Abdullah ibn Kuud
Antarë: Abdullah ibn Gudejan

Përktheu: Ylli Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here