Lajmëroje Botën Se Cili Ishte Muhamedi Alejhi Selam! –

0
220

Është ai i cili i mbrojti të drejtat e njerëzimit 1400 vjet më parë. Ruajti të drejtat e burrit, gruas dhe fëmijës. Urdhëroi për dashuri dhe harmoni midis të afërmëve dhe fqinjëve. Ndërtoi raportet e bashkëjetesës ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve.

Organizoi marrëdhëniet familjare, të cilat i garantojnë babait dhe nënës të drejta të mëdha mbi fëmijët e tyre. Ndaloi padejtësinë, thirri në drejtësi, dashuri, bashkim dhe në bashkëpunim për të mirën. Ndaloi nga veprat e këqija si vjedhja, vrasja, mashtrimi etj. Ftoi për të ndihmuar nevojtarin, për të vizituar të sëmurin dhe për të këshilluar njëri-tjetrin.

Është ai i cili ndryshoi jetën dhe karakterin tonë nga i keq në të mirë. Pra a e kuptuat pse të gjithë ne e duam Muhamedin alejhi selam?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here