Homoseksualizmi – Pse kërkojnë shfrenimin kafshërorë

0
220

55555Qëllimi i krijimit të njeriut është adhurimi i Allahut. E tërë bota materiale përreth njeriut është krijuar për t’i shërbyer atij dhe ta kryejë më së miri detyrën e adhurimit të Allahut, ku pa dyshim përfshihet edhe ruajtja e promovimi i vlerave njerëzore, si: fisnikëria, nderi, morali i lartë, familja, në qendër të së cilës është lindja, rritja dhe edukimi i fëmijëve, respektimi i lidhjeve farefisnore, siguria e jetës, moralit dhe e shëndetit fizik e mendor të shoqërisë.

Për t’u bërë adhurues i Zotit njeriut i duhet të përmbajë dëshirat e këqija dhe të frenojë pasionet e dëmshme. Nëse ai nuk arrin të çlirohet nga pasimi i dëshirave të liga do të shndërrohet në skllav i shejtanit dhe rob i epsheve të nefsit. Në këtë kuptim, mund të shprehemi me bindje të plot se koncepti më i lartë i lirisë njerëzore qëndron në të qenit e tij adhurues i Allahut, ndërsa skllavëria më ekstreme është të biesh pre’ e dëshirave të këqija, të cilat nxiten nga shejtani i mallkuar dhe bëjnë që njeriu të zhvishet nga vlerat dhe natyra njerëzore, duke ushtruar i shfrenuar nga çdo lloj kontrolli e freri moral paturpësitë, kulmi i të cilave janë marrëdhëniet seksuale brenda së njëjtës gjini.

Ata që gëzojnë dhe promovojnë vlerat duhet ta mbajnë të ndezur luftën dhe ta thellojnë atë kundër shfrenimit shtazarak, shthurjes së tërbuar, rebelimit ndaj vlerave, revolucionit ndaj shenjtërisë së familjes, lidhjes prind-fëmijë, lidhjeve farefisnore dhe përhapjes së paturpësive, më e madhja e të cilave është homoseksualizmi. Allahu e ka bërë ligj të pandryshueshëm, që degjenerimi moral i një sistemi shoqëror të sjellë kapitullimin e tij dhe rigjallërimin ose lindjen e një sistemi që mbron vlerat. Kombi shqiptar nuk ka asnjë arsye të dëgjojë zërat që nxisin për ta hipur atë në një anije, e cila tashmë i ka dhënë shenjat e fundosjes në plehërishten e historisë. Mbrojtësit e vlerave njerëzore nuk duhet të dorëzohen asnjëherë, assesi nuk duhet t’i presin shpresat, sepse edhe nëse në ndonjë vend dominojnë paturpësitë, vlerat nuk mund të zhduken. Prania e tyre mund të zbehet, por Zoti nuk do të lejojë kurrsesi, që ato të zhduken përgjithmonë. Rigjallërimi i sistemit të vlerave tashmë është më i sigurt se kurrë. Errësira më e madhe e natës është në fundin e saj. Në fundin e tunelit të paturpësive të përhapura në disa vende po shndrit një rreze prej dritës së fortë e të vetvetishme të së vërtetës, shpalljes hyjnore, arsyes, prirjeve të natyrshme njerëzore, vlerave. Më në fund triumfi do t’i përkasë dinjitet njerëzor.

Dihet që shejtani, udhëheqësi i ushtarëve të tij në betejën e lartpërmendur përdor mënyra të ndryshme për t’i çuar njerëzit në humbje. Një mënyrë është zbukurimi i të pavërtetës, paraqitja e antivlerave si vlera, shfaqja e krimeve ndaj moralit dhe dinjitetit njerëzor si të drejta që duhet të mbrohen me çdo kusht, trajtimi i paturpësive si trashëgimi historike, pjesë e kulturës dhe e vlerave që gëzojnë të tjerët; sajimi i ideve sociale që vënë shenjën e barazisë mes anormales dhe normales, moraleve të larta dhe paturpësive, ta natyrshmes dhe të panatyrshmes, prirjeve të natyrshme njerëzore dhe prirjeve të sëmura jonjerëzore, të njerëzishmes dhe shtazarakes, kafshës dhe njeriut; mënjanimi i arsyes dhe nxitjes së njeriut që të mos i vendosë asnjëfarë freri e kufiri dëshirave të nefsit, duke u orvatur t’i japin njeriut mbështetje të plotë gjoja logjike, ligjore, morale, kulturore, sociale, historike, që t’i plotësojë dëshirat, të cilat me kuptimin e plotë të fjalës do t’i quaja ‘shfrenim kafshëror’, madje pa hezituar të marrim si shembull edhe veprimet e qenieve pa arsye, si: amoralitetin e veshgjatit, pangopësinë e lopës, dinakërinë e dhelprës, mungesën e xhelozisë tek derri etj. Mbase kjo qasje ndaj një realiteti të hidhur ndonjërit mund t’i duket vulgarizim i pambështetur në fakte konkrete, por faktikisht edhe pse është e pabesueshme për një njeri me sado pak dije, “të mençurit, të emancipuarit” e kësaj kohe sjellin edhe arsyetime të tilla, që janë aq sa qesharake, edhe të neveritshme.

Ky në fakt është produkti i disa teorive sociale që po serviren të gatshme nga disa pseudointelektualë të trojeve tona, të cilët në mënyrë tejet të neveritshme ia kanë lejuar vetes të shndërrohen në mercenarë për mbrojtjen e perversitetit me pretekste të tilla të pabesueshme për një njeri normal. Allahu thotë në Kuran: “Iblisi tha: Zoti im, për shkak se më çove në humbje, unë do t’iu zbukuroj atyre të pavërtetën (rrugën e gabuar, anormalen, antivlerat, paturpësitë) në Tokë dhe të gjithë do t’i shpie në humbje, përveç robërve të Tu të sinqertë”. (Hixhër: 39-40). Iblisi me të gjithë ushtarët e tij prej xhinëve dhe njerëzve kanë një aftësi të çuditshme për ta paraqitur të bukurën si të shëmtuar, të mirën si të keqe, të dobishmen si të padobishme, padrejtësinë si drejtësi, paturpësinë dhe çorientimet seksuale si të drejta, kulturë, emancipim e terma të tjera, të cilat janë pjesë e fjalorit të tyre mashtrues. Ushtarët e Iblisit ia dolën që për pesëdhjetë vite në Shqipëri gjatë regjimit totalitar të shkëpusin shumicën e njerëzve nga besimi në botën tjetër dhe t’u jepnin atyre një formim materialist, çka përbën bazën për të gjitha çorientimet, ndërhyrjet dhe deformimet në natyrën e pastër njerëzore që pasuan rënien e atij regjimi.

Ai ishte hapi i parë, i cili u ndoq me një hap tjetër në Shqipërinë post-komuniste: nxitja e liberalizimi i tejskajshëm i marrëdhënieve heteroseksuale, përmes filmit, telenovelës, kinemasë, trajtimit të ideve, që mbështesin liberalizimin e plotë të marrëdhënieve seksuale në tekstet mësimore të shkollave të mesme dhe të larta etj. Shejtani dhe ushtarët e tij, duke u nisur nga përvoja e tyre e gjatë në shthurjen dhe degradimin e mjaft popujve të hershëm, por edhe të disa shteteve bashkëkohore, që janë zhytur në skajin më të largët të paturpësisë dhe perversitetit, me siguri planifikuan që një ose dy dekada në Shqipërinë post-komuniste do të jenë të mjaftueshme për rrënjosjen e revolucionit të marrëdhënieve të pakufishme heteroseksuale, çka është parakusht për të kaluar në hapin tjetër, atë të degradimit të liberalizimit seksual. Hapi i fundit pra, është mbrojtja dhe përhapja e paturpësisë më të madhe: marrëdhënieve homoseksuale dhe biseksuale.

Por nëse kanë arritur të korrin një farë suksesi në hapin e parë të shkatërrimit të natyrës njerëzore në Shqipërinë post-komuniste për shkak të ideologjisë së trashëguar nga regjimi i kaluar, në hapin e dytë ata e ndjejnë se janë më afër dështimit sesa përparimit. Përpjekjet e tyre përmes medieve më në zë dhe emisioneve më të shikueshme, për të familjarizuar shoqërinë me njerëzit anormalë po hasin rezistencë nga masa e gjerë e njerëzve. Kjo dëshmon se një pjesë e vlerave njerëzore tek populli ynë në përgjithësi nuk ka vdekur. Kjo pjesë e mbetur e vlerave, jo vetëm që duhet të ruhet, por duhet të shfrytëzohet me të gjitha mundësitë për rigjallërimin e pjesës së vlerave, që mbase tek shumë njerëz janë të vdekura. Në këtë mënyrë projekti për t’u shkuar në fund paturpësive me ndihmën e Allahut do të dështojë. Askush tjetër më shumë dhe më mirë sesa hoxhallarët dhe intelektualët muslimanë nuk mund t’u bëjë ballë përpjekjeve të tilla të turpshme. Por nëse shihet e nevojshme mund të bashkërendohen qëndrimet edhe me komunitetet e tjera tradicionale fetare në këtë drejtim, pasi martesa mes mashkullit dhe femrës, familja, rritja e fëmijëve në gjirin e familjes, shëndeti mendor dhe fizik, siguria e jetës, luftimi i krimit dhe fenomeneve negative në shoqëri janë vlera të përbashkëta, të cilat bazohen në mesazhet hyjnore, që Allahu ua shpalli të dërguarve.

Kohët e fundit janë paraqitur në media fakte të pakundërshtueshme, se ka projekte dhe libra të publikuara, të financuara me miliona euro nga disa fondacione të huaja, për të ndikuar në edukimin e fëmijëve të vegjël, pra për feminilizimin e djemve të vegjël dhe mashkullizimin e vajzave të vogla, si një pararendje e pjekurisë seksuale të tyre, duke inkurajuar çorientimin e tyre seksual në adoleshencë, duke influencuar në këtë mënyrë në rritjen e numrit të homoseksualëve në moshat e reja në brezat e ardhshëm. Madje është folur edhe për trajnimin e mësuesve të fillores për implementimin e programeve të tilla.

Përveç kësaj ditët e fundit përkrahësit e perversitetit kanë publikuar në media një valë shkrimesh dhe deklaratash për justifikimin e marrëdhënieve homoseksuale. Ata mashtrojnë duke thënë se homoseksualizmi nuk konsiderohet si sëmundje apo si deviacion nga mjekësia moderne. Për atë që e ka ndjekur me vëmendje këtë debat nuk ka asnjë dyshim, se ky mashtrim vjen nga disa organizata shëndetësore, të cilat financohen me qindra miliona euro dhe kanë si agjendë dekonstruktimin e natyrës së njeriut, sepse po t’i referohesh mjekësisë së mirëfilltë, qoftë të hershme apo bashkëkohore do të konstatosh krejt të kundërtën. Do të mjaftonin për të hedhur poshtë këtë pretendim sëmundjet e shumta, të cilat kanë në bazë dëmtimet e anusit tek homoseksualët.

Aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të homoseksualëve mbështeten në një teori që thotë se orientimi seksual i fëmijës përcaktohet vetëm nga shoqëria, ndërsa prirjet e natyrshme me të cilat lind njeriu nuk kanë asnjëfarë ndikimi. Për këtë arsye ata punojnë për çorientimin seksual të fëmijëve, gjithnjë duke i mëshuar idesë se tek njeriu nuk ka një orientim të natyrshëm apo të lindur seksual. Për të hedhur poshtë këtë mashtrim mjafton të përmendim vetëm faktin se aparatet seksuale të mashkullit dhe femrës në mënyrë të natyrshme janë bërë për njëri-tjetrin, gjë që nuk mund ta thuash kurrë në rastin e marrëdhënieve homoseksuale.

Fakti që ka pasur edhe në popujt e hershëm njerëz të denatyruar, anormalë, me dëshira të çrregullta seksuale, nuk mund të përbëjë argument për natyrshmërinë e homoseksualizmit përveçse për ata, që e kanë të errësuar arsyen dhe të verbuar zemrën prej indoktrinimit me idenë e lartpërmendur, sepse askush nuk e mohon faktin që ka pasur dhe ka njerëz anormalë, por kjo mund të paraqitet si argument vetëm nga mashtruesit.

Po aq i vërtetë sa ky fakt është edhe fakti se një fenomen i tillë është konsideruar, që nga agimi i historisë njerëzore anormal, është shikuar me neveritje nga njerëzit e shëndetshëm.

Akoma më e neveritshme është shpjegimi i tyre se marrëdhënien seksuale mes të njëjtit seks e gjejmë rëndom edhe në botën e kafshëve.

Mbrojtësit e perversitetit pretendojnë se shoqëria shqiptare para komunizmit i toleronte homoseksualët, por edhe ky fakt është i rremë. Nuk mohohet që ka pasur njerëz anormalë para sistemit komunist, gjatë tij, dhe që ka edhe sot, por homoseksualizmi dënohej me ligj gjatë periudhës së regjimit osman, sepse siç dihet vepronte ligji i Sheriatit, kështu që nuk ka se si të tolerohej një sjellje e tillë. Madje kjo i shpjegon më së miri ndjenjat e antipatisë që ushqen me të drejtë masa e gjerë e popullit karshi këtij fenomeni, pasi të gjitha komunitetet fetare me influencë kanë qenë kategorikisht ndër shekuj kundër këtij
fenomeni dhe ky është fakt i pamohueshëm. Pikërisht kjo trashëgimi e shëndetshme bën që populli të urrejë sjelljet homoseksuale.

Përkrahësit e sodomisë nuk pranojnë që burrnia është një vlerë tek meshkujt dhe se mungesa e saj përbën rrezik edhe për meshkujt, edhe për femrat, madje për mbarë shoqërinë. Homoseksualizmi është kërcënim serioz për familjen. Barazia gjinore është një mashtrim i lëvizjes feministe. Pasojat e këtij mashtrimi po i vuajnë më shumë femrat sesa meshkujt. Studiuesit objektivë pohojnë se gruaja prej natyre është e predispozuar të jetë e varur nga burri. Ata që mbështesin sodominë nuk e kuptojnë se përse shprehin edhe femrat neveri ndaj feminilizimit të meshkujve, ose e thënë ndryshe: ndaj zhburrnimit të meshkujve, por nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse femra e shëndetshme psikologjikisht, sidomos ajo shqiptare ndihet krenare kur është në varësi të një mashkulli me burrni, pasi vetëm kjo i shkon asaj për shtat, vetëm në këtë mënyrë mund të funksionojë familja. Njerëzit e shëndetshëm me prirje normale, nuk mund pranojnë sjellje që bie ndesh me natyrshmërinë që u ka dhënë Allahu.

Së fundi, thuhet se mospranimi i homoseksualizmit apo antipatia ndaj homoseksualëve në shoqërinë shqiptare post-komuniste është e diktuar nga kushtet ekonomike. Por edhe kjo nuk qëndron. Përkundrazi, sipas disa të dhënave del se kushtet ekonomike kanë bërë, që një numër i kufizuar refugjatësh shqiptarë nën trysninë e kushteve të vështira ekonomike të pranojnë ushtrimin e ‘prostitucionit homoseksual’ në disa vende evropiane. Përveç kësaj kjo propagandë e turpshme në favor të homoseksualizmit nuk do të mund të bëhej me përmasa të tilla në një vend si Shqipëria me tradita dhe kulturë të njohur ndër shekuj, po të mos ishin këto kushte ekonomike. Gjithsesi, vlerat njerëzore nuk duhet të diktohen nga kushtet ekonomike. Veset e ulëta mbeten të tilla gjithmonë, si për të pasurit, edhe për të varfrit.

Autori: Ismail Bardoshi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here