FRM: Letër drejtuar Ambasadës Amerikane në Kosovë

FRM: Letër drejtuar Ambasadës Amerikane në Kosovë

10598_611836838840323_2107416296_nLetër drejtuar Ambasadës Amerikane në Kosovë

Forumi i të Rinjve Myslimanë është koshient dhe ka ndjekur zgjdhjen e presidentes së Kosovës A.Jahjaga, e cila u propozua nga një zarf që ambasadori Dell propozoi, ne besojmë që Atifete Jahjaga me rastin e propozimit nga ambasada Amerikane vjen nga morali amerikan.

Për ne ka qenë dhe është e pa pranueshme Atifete Jahjaga të katapultohet si presidente e Kosovës dhe nga një zbatuese e ligjit të shëndrrohet në një ksenefobiste duke nëpërkëmbë të drejtat e femrave të cilat ashtu sikurse shteti Amerikan dhe shteti i ri i Kosovës duhet ti respektoj si një e drejtë që vjen prej legjislacionit juridik dhe jo prej Institucionit të Presidences e cila del jashtë kompetencave të saj prej ndonjë xhelozie

Me këtë rast ne i bëjmë thirrje Ambasadës Amerikane sikurse ndërhyri në zgjedhjen e presidentes le të ndërhyej edhe në deklaratat e saja që bien në kundershtim me principet e demokracisë Amerikane.

Si e tillë Presidentja Jahjaga prezenton moralin Amerikan, e cila nuk duhet të shfaq islamofobi ndaj myslimanëve në Kosovë për të cilën ne gjithnjë duhet ta drejtojmë gishtin ambasadës Amerikane për gabimet e saj.

Ne mendojmë se ambasada Amerikane sikurse ndërhyen në politikat e Kosovës, mirë bënë që ndërhyen, ta qortojnë presidenten për deklaratat e saj sepse ajo nuk u zgjodh nga populli i Kosovës, por na erdhi si princ Vidi, për të vendosur për ekuilibrat politik.

Ne mendojme se presidentja do të kafshoj gishtin për mëkatin që bëri dhe në vend që të merret me shaminë le të nxisë organet e drejtesisë kundër hajnisë-korrupsionit, kriminalitetit, prostitucinit, trafikut të qenieve njerëzore, dhe drogës. Të inicioj reformat në sistemin arsimor,atë të drejtësisë dhe rritjen e mirëqenies ekonomike.

Në rast se ambasada Amerikane në Kosovë nuk përmison atë që e bëri presidentja nga hiqi, atëher kjo do të çoj në një luftë civile Kosovën, ku nga mosekuilibri politik që po shfaq Presidentja Jahjaga do të pasohet me protesta dhe pakënaqësi të mëdha ndaj presidentes Jahjaga.

Ne si qytetar të Kosovës dhe FRM bëjmë thirrje ambasadës Amerikane që të mëson presidenten Jahjaga që të rrespektoj myslimanet ne Kosove dhe te i tregoj si pasqyre shtetin amerikan per shkollimin e vajzave me shami.