Turqia 1 milion dollarë ushtrisë shqiptare

0
262

foto.phpQeveria turke do t’i dhurojë qeverisë shqiptare një shumë prej 1 milion e 137 mijë e 500 dollarë për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës.

Ndihma do të vijë në bazë të një marrëveshje bashkëpunimi, të miratuar në parim në mbledhje e sotme të qeverisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë e të protokollit të zbatimit të ndihmës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë.

“Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar konsiston në dhurimin nga pala turke, të një shume prej 2 275 000 liretave turke ekuivalente me 1 137 500 $, për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës”, thuhet në vendimin e qeverisë “Rama”, transmeton panorama.

Vetëm dy ditë më parë, kryeministri Rama u takua me homologun e tij turk Erdogan, gjatë përurimit të terminalit të ri të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here